LIGJ
Nr.9668, datë 18.12.2006

PËR EMIGRIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË PËR MOTIVE PUNËSIMI
(ndryshuar me ligjin nr.10 389, datë 3.3.2011)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objek­ti dhe qël­li­mi

1. Ky ligj rreg­ul­lon mar­rëd­hëni­et në fushën e emi­grim­it, për qël­lime punësi­mi ose formi­mi pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës të shte­tasve shqip­tarë, që largo­hen nga Repub­li­ka e Shqipërisë.
2. Qël­li­mi i këtij ligji është përku­jdes­ja, mbro­jt­ja, rua­jt­ja e iden­titetit kom­bë­tar të shte­tasve shqip­tarë, mba­jt­ja dhe forci­mi i lid­hjeve të tyre me vendlind­jen gjatë kohës që janë të punë­suar jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë.
Ky ligj syn­on:
a) menax­himin e pro­ce­seve emi­gra­tore;
b) mbro­jt­jen e të drej­tave poli­tike, ekonomike dhe sociale të emi­grantëve;
c) paran­dal­im­in e emi­grim­it të par­reg­ullt dhe të trafikim­it të qenieve njerë­zore, duke zgjeru­ar kanalet e emi­grim­it të rreg­ullt;
ç) rrit­jen e bashkëpunim­it me part­nerët socialë, OJF-të e njo­hu­ra ligjër­isht, ven­dase dhe të hua­ja dhe agjencitë pri­vate të punësim­it.
3. Në çdo rast, shteti shqip­tar garan­ton të njëjtën mbro­jt­je, si për shte­t­a­sit që ndod­hen bren­da ter­ri­tor­rit të tij, ash­tu dhe për shte­t­a­sit shqip­tarë që ndod­hen përko­hë­sisht të punë­suar jashtë Repub­likës së Shqipërisë.

Neni 2
Përku­fiz­ime
(ndryshuar me ligjin nr.10 389, datë 3.3.2011)

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
1. “Emi­grim për motive punësi­mi” është largi­mi me dëshirë i shte­t­a­sit shqip­tar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për t’u punë­suar, vetëpunë­suar, për t’u for­muar pro­fe­sion­al­isht nëpër­m­jet punës në një shtet tjetër ose për t’u rib­ashkuar me pjesë­tarin e famil­jes që ka emi­gru­ar.
2. “Emi­grant” është per­soni që është, ka qenë apo do të jetë i punë­suar ose i vetëpunë­suar, në mënyrë të rreg­ullt, në një veprim­tari fitim­prurëse, jofitim­prurëse ose veprim­tari pub­like, me ose pa kufiz­im kohor, në një shtet të ndryshëm nga ai i shtetë­sisë së tij/saj.
3. “Emi­grant i par­reg­ullt” është shte­tasi shqip­tar emi­grant, i cili nuk përm­bush të gjitha kushtet dhe kërke­sat e ven­do­sura nga shteti pritës për hyr­jen, tranz­itin, qën­drim­in dhe ushtrim­in e një veprim­tarie fitim­prurëse, jofitim­prurëse ose pub­like në ter­ri­torin e këtij shteti.
4. “Emi­grant afat­g­jatë” është emi­granti, i cili qën­dron jashtë shtetit për një peri­ud­hë kohore më të gjatë se një vit.
5. “Emi­grant afat­shkurtër” është emi­granti, i cili qën­dron jashtë shtetit për një peri­ud­hë kohore më të shkurtër se një vit.
6. “Shteti shqip­tar” janë të gjitha autoritetet shtetërore përgjegjëse dhe insti­tu­cionet e tjera shtetërore, të cilat mund të lid­hen, drejt­për­drejt ose tërtho­razi, me aspek­tet e punësim­it, të formim­it pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës, punësim­it ndërku­fi­tar, punësim­it sezon­al, si dhe me aspek­tet e përku­jdesjes ndaj shte­tasve shqip­tarë gjatë emi­grim­it.
7. “Emi­grim i rreg­ullt” është lëviz­ja e një per­soni nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë në një vend tjetër, në për­puth­je me lig­jet dhe aktet nën­ligjore, që rreg­ul­lo­jnë dal­jen nga ven­di i origjinës, udhë­timin, tranz­itin, hyr­jen dhe qën­drim­in në vendin pritës.
8. “Menax­him i emi­grim­it” është pro­ce­si i har­tim­it, i har­mo­nizim­it dhe zba­tim­it të poli­tikave, për­mirësimeve ligjore dhe admin­is­tra­tive të vendeve të origjinës dhe të vendeve pritëse.
9. “Autoritete shtetërore përgjegjëse” janë min­istritë e për­men­dura shpre­himisht në dis­poz­i­tat e këtij ligji, si dhe çdo struk­turë tjetër në varësi të tyre, që mbu­lo­jnë çësht­jet e tra­j­tu­ara nga ky ligj në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të të Barabar­ta është autoriteti krye­sor koordinues për zba­timin e këtij ligji.
10. “Punësim ndërku­fi­tar” është punësi­mi i shte­tasve shqip­tarë, që lëvizin nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë në ter­ri­torin e zon­ave kufitare të një shteti fqinj me Repub­likën e Shqipërisë, për ushtrim­in e veprim­tarive të punësim­it, në bazë të kon­tratave, me kusht që të rik­the­hen në vend­ba­n­imin e tyre të përher­shëm çdo ditë ose të pak­tën një ditë në javë, duke rua­j­tur vend­ba­n­imin e tyre të përher­shëm në vendin e origjinës.
11. “Punësim sti­nor” është punësi­mi i shte­tasve shqip­tarë, që kry­het vetëm gjatë një peri­ud­he të vitit dhe në varësi të kushteve sti­nore.
12. “Punëd­hënës” është çdo shte­tas, shqip­tar ose i huaj, me seli bren­da ose jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, i cili ka nën­shkru­ar një kon­tratë pune me emi­gran­tin shqip­tar.
13. “I vetëpunë­suar” është emi­granti, i cili ka qenë, është ose do të angazho­het në një veprim­tari fitim­prurëse, duke sig­u­ru­ar jetesën nëpër­m­jet kësaj veprim­tarie, duke punuar, vetëm ose bashkë me pjesë­tarët e famil­jes, si dhe çdo emi­grant tjetër, i për­cak­tu­ar si i vetëpunë­suar nga legjis­la­cioni i shtetit ku ai është punë­suar nga mar­rëvesh­jet dypalëshe ose shumë­palëshe.
14. “Emi­grant i rik­thy­er” është shte­tasi shqip­tar i rik­thy­er në Repub­likën e Shqipërisë, për t’u larguar përsëri ose jo, pasi ka kalu­ar të pak­tën një vit jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë. Të tillë janë edhe refug­jatët e riat­d­he­suar, me dëshirë apo me detyrim, vik­ti­mat e trafikim­it, fëmi­jët e pashoqëru­ar, të bur­go­surit e luftës, si dhe anë­tarët e famil­jes së tyre. Emi­grant i rik­thy­er është dhe shte­tasi shqip­tar i rik­thy­er me dëshirë apo detyrim nga vendet pritëse në Repub­likën e Shqipërisë, për shkak të mosplotësim­it të doku­menta­cionit e të kushteve për hyr­jen, pran­inë apo qën­drim­in e rreg­ullt në shtetet pritëse, në zba­tim të mar­rëvesh­jeve të ripra­nim­it, si dhe anë­tarët e famil­jes së tyre.
15. “Shtet pritës” është shteti ku është ose do të punë­so­het një shte­tas shqip­tar, pavarë­sisht nga llo­ji i kon­tratës së punës.
16. “Regjistri për emi­grantët” është doku­men­ti zyr­tar në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, në Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, i cili përm­ban një bazë të dhë­nash për shte­t­a­sit shqip­tarë që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë e për shte­t­a­sit shqip­tarë që janë kthy­er nga emi­gri­mi, të cilët janë objekt i këtij ligji.
17. “Kurse formi­mi ori­entuese” janë kurset për formim pro­fe­sion­al, gjuhë­sor dhe njo­huri të tjera, për të drej­tat dhe detyrimet e punë­torëve emi­grantë, si dhe për kul­turën dhe kushtet e punës në vendin pritës, në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, para nis­jes, deri në tri javë, inten­sive, vetëm për shte­t­a­sit, që kanë sig­u­ru­ar një kon­tratë pune jashtë ven­dit dhe janë në prit­je të largim­it nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, si dhe për pjesë­tarët e famil­jes së tyre, që do të emi­gro­jnë apo do të rib­ashko­hen me ta.
18. “Sta­tusi i emi­grantit” është doku­men­ti zyr­tar, i mirat­u­ar nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, që u jepet shte­tasve shqip­tarë emi­grantë, që plotë­so­jnë kushtet e parashikuara në këtë ligj.
19. “Infor­ma­cion i rremë” është çdo infor­ma­cion i pasak­të për pro­cesin e emi­grim­it dhe ofer­tat për punësim, kushtet e punës, shpër­blim­in, formimin dhe punësimin aktu­al në vendin pritës.
20. “Emi­grantë të kual­i­fikuar” janë shte­t­a­sit shqip­tarë, që kanë mar­rë një gradë akademike, që kanë formim apo për­vo­jë të mjaftueshme për vendin e punës, për të cilin paraqesin kërkesë, siç për­cak­to­het nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, si autoriteti shtetëror përgjegjës.
21. “Trafikim” është prokuri­mi për qël­lim për­fiti­mi finan­ciar ose mate­r­i­al, në mënyrë të drejt­për­drejtë ose të tërthortë, nga kali­mi i paligjshëm në një shtet palë të një per­soni, në të cilin ai nuk është shte­tas apo rezi­dent i përher­shëm.
22. “Kon­tra­bandim” është ndër­m­jetësi­mi për të arrit­ur, drejt­për­drejt apo tërtho­razi, për­fitim finan­ciar ose për­fitim tjetër mate­r­i­al, nga hyr­ja e paligjshme e një per­soni në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, duke shkelur legjis­la­cionin përkatës.
23. “Grupe vul­ner­a­bël” janë kat­e­go­ria e emi­grantëve më të prek­shëm për t’u bërë objek­tiv i trafikim­it.

Neni 3
Poli­tikat shtetërore të emi­grim­it

1. Shteti shqip­tar menax­hon emi­grim­in e shte­tasve shqip­tarë, duke e vlerë­suar atë si një zgjed­hje të indi­vid­it dhe në respekt të lirisë së lëviz­jes së lirë të shte­tasve.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse kri­jo­jnë lehtësi ligjore dhe admin­is­tra­tive, të nevo­jshme për shte­t­a­sit shqip­tarë, që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë në mënyrë të ligjshme ose që dëshi­ro­jnë të rik­the­hen.
3. Autoritetet shtetërore përgjegjëse kri­jo­jnë lehtësi ligjore dhe admin­is­tra­tive, të nevo­jshme për menax­himin e emi­grim­it, nëpër­m­jet informim­it peri­odik, pub­lik ose indi­vid­ual, për sit­u­atën ligjore dhe ndryshimet që mund të jenë bërë në shtetet pritëse, për punësimin dhe formimin pro­fe­sion­al.
4. Autoritetet shtetërore përgjegjëse mbësht­esin punësimin ndërku­fi­tar të shte­tasve ship­tarë, nëpër­m­jet nën­shkrim­it të mar­rëvesh­jeve dypalëshe/shumëpalëshe, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij ligji dhe aktet nën­ligjore në fuqi.

Neni 4
Sub­jek­tet dhe fusha e zba­tim­it

1. Sub­jek­te të këtij ligji janë shte­t­a­sit shqip­tarë, të cilët:
a) kanë emi­gru­ar në mënyrë të rreg­ullt dhe janë punë­suar ose vetëpunë­suar e që qën­dro­jnë në një vend të huaj;
b) nuk janë larguar nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë, por janë regjistru­ar pranë autoriteteve shtetërore përgjegjëse, orga­ni­zatave dhe agjen­cive pri­vate dhe pub­like të punësim­it në Repub­likën e Shqipërisë, që orga­ni­zo­jnë punësimin jashtë ven­dit, si kan­di­datë të mund­shëm për të emi­gru­ar për punësim apo formim pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës, jashtë ven­dit, ose që kanë mar­rë leje qëndrimi/pune dhe janë në prag të largim­it;
c) janë rik­thy­er në Repub­likën e Shqipërisë nga shteti pritës pas për­fundim­it të kon­tratës së punës;
ç) janë rik­thy­er vull­ne­tar­isht ose me detyrim në Repub­likën e Shqipërisë nga shteti pritës, ngaqë kanë qenë pa doku­menta­cionin përkatës ose në një sit­u­atë të par­reg­ullt, në zba­tim të mar­rëvesh­jeve të ripra­nim­it, të nën­shkru­ara ndër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë, vendeve pritëse dhe të tranz­i­tit, si dhe të mar­rëvesh­jes së ripra­nim­it me Komu­nitetin Europi­an.
2. Gjithash­tu, janë sub­jek­te të këtij ligji edhe stu­den­tët, të cilët, gjatë peri­ud­hës së studimeve, kanë qenë ose janë në mar­rëd­hënie pune, sipas legjis­la­cionit të ven­dit pritës.

KREU II
TË DREJTAT E PUNËTORËVE EMIGRANTË SHQIPTARË

Neni 5
E drej­ta për të emi­gru­ar

1. Në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe me parimet e përgjithshme të akteve ndërkom­bëtare, të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga Repub­li­ka e Shqipërisë, çdo shte­tas shqip­tar ka të drejtë të emi­gro­jë nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë.
2. Të drejtën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni shte­tasi shqip­tar duhet ta ushtro­jë në për­puth­je me këtë nen.
3. E drej­ta e parashikuar në pikën 1 të këtij neni kufi­zo­het vetëm në rastet kur ceno­het sig­uria kom­bëtare, shën­de­ti dhe morali pub­lik, të drej­tat dhe lir­itë e të tjerëve, si dhe kur ka një vendim gjykate të for­mës së pre­rë.
4. Çdo shte­tas shqip­tar gëzon të drejtën e mundë­sive dhe të tra­j­tim­it të barabartë për të emi­gru­ar, pa dal­lim race, ngjyre, sek­si, etnie, bes­i­mi fetar, bind­je­je poli­tike apo origjine sociale.

Neni 6
Lir­itë dhe të drej­tat poli­tike

1. Emi­grantët shqip­tarë gëzo­jnë lir­itë dhe të drej­tat poli­tike, të parashikuara nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë dhe legjis­la­cioni shqip­tar në fuqi, si dhe duke mar­rë pjesë aktive në jetën poli­tike të ven­dit.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse kri­jo­jnë lehtësitë e nevo­jshme për emi­grantët shqip­tarë, që të ushtro­jnë të drejtën e votës, duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat ligjore të Kodit Zgjed­hor dhe legjis­la­cionin e shtetit pritës.

Neni 7
E drej­ta e për­faqësim­it të emi­grantëve

Emi­grantët shqip­tarë, nëpër­m­jet për­faqë­suesve të zgjed­hur të orga­ni­zatave dhe shoqatave të tyre, kanë të drejtë të kon­tak­to­jnë dhe të bashkëpuno­jnë me organet e qev­eris­jes qen­drore dhe ven­dore të shtetit shqip­tar, si dhe me për­faqësitë diplo­matike e kon­sul­lore të Repub­likës së Shqipërisë në vendet pritëse, për të shpre­hur dhe mbro­j­tur intere­sat e tyre, duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat ligjore në fuqi.

Neni 8
E drej­ta për të për­fi­tu­ar nga shër­bimet shtetërore
(shtu­ar pika 1/1 me ligjin nr.10 389, datë 3.3.2011)

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse ose agjencitë pri­vate të punësim­it duhet t‘u sig­uro­jnë shte­tasve shqip­tarë, që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë, përf­shirë edhe emi­grantët e rik­thy­er, të drejtën e informim­it dhe të këshillim­it falas në fushën e formim­it pro­fe­sion­al, të shër­bimeve të ndër­m­jetësim­it për punësim, të mbro­jt­jes sociale, të orga­nizim­it në sindika­ta, të mundë­sive për stre­him, arsim­im dhe sig­urime shoqërore, si dhe të njo­hjes së kushteve të jetesës e të punës në vendin pritës, nëpër­m­jet mjeteve medi­atike, broshu­rave etj.
1/1. Në zyrat përkatëse të punësim­it ngri­hen dhe funk­siono­jnë sportelet e migra­cionit, të cilat ofro­jnë shër­bim informi­mi për shte­t­a­sit shqip­tarë që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë, si dhe mbështet­je për riin­te­grim­in e emi­grantëve të rik­thy­er.
2. Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta ndih­mon në orga­niz­imin e kur­se­ve të formim­it ori­entues, pa pagesë, për mësimin e gjuhës ose të njo­hurive bazë për pro­fe­sionet e kërkuara nga shteti pritës për shte­t­a­sit shqip­tarë, që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë, si dhe për pjesë­tarët e famil­jes së tyre, që do të emi­gro­jnë apo do të rib­ashko­hen me ta, me kusht që të jenë të regjistru­ar në “Regjistrin për emi­grantët”.

Neni 9
Page­sat doganore dhe tak­sat

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse për­jash­to­jnë nga page­sat doganore dhe tak­sat emi­grantët shqip­tarë, që kanë fitu­ar sta­tusin e emi­grantit të rik­thy­er në shtetin e origjinës, për:
a) sendet vet­jake dhe pronësitë e lua­jt­shme të punë­torëve migrantë dhe pjesë­tarëve të famil­jes, që i përkasin një­sisë famil­jare;
b) një sasi veg­lash dore dhe pajis­jesh të lëvizshme, të nevo­jshme për pro­fe­sion­in që do të ushtro­jnë.
2. Për­jash­timet e mësipërme do të zba­to­hen në për­puth­je me lig­jet dhe aktet nën­ligjore në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë.

KREU III
DETYRIMET E SHTETASVE SHQIPTARË
QË DËSHIROJNË TË EMIGROJNË

Neni 10
Detyri­mi për t‘iu përm­ba­j­tur motiv­it të punësim­it

1. Emi­grantët në vendet pritëse kanë detyrim­in t’i përm­ba­hen motiv­it të punësim­it, për të cilin kanë emi­gru­ar.
2. Kali­mi në sit­u­atë të par­reg­ullt, si dhe kry­er­ja e veprave dhe e kundër­va­jt­jeve penale në vendin pritës vlerë­so­hen vepra të dënueshme penal­isht, sipas për­cak­timeve të bëra në nenin 297 të Kodit Penal të Repub­likës së Shqipërisë.

Neni 11
Doku­menta­cioni për punësim

Shte­t­a­sit shqip­tarë që kërko­jnë të emi­gro­jnë, përveç doku­menta­cionit, që kërko­het në bazë të legjis­la­cionit të vendeve pritëse, duhet të kenë një kon­tratë pune me punëd­hënësin, si dhe pas­aportën ose një doku­ment të vlef­shëm udhë­ti­mi, të pran­uar nga legjis­la­cioni i Repub­likës së Shqipërisë dhe i shtetit pritës, me vizë hyrëse të shtetit pritës.

Neni 12
Regjistri­mi i shte­tasve

Çdo shte­tas shqip­tar, që kërkon të emi­gro­jë për qël­lime punësi­mi, si dhe emi­grantët e rik­thy­er regjistro­hen në “Regjistrin për emi­grantët” pranë Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta. For­ma, përm­ba­jt­ja e regjistrit dhe pro­ce­du­rat e regjistrim­it për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

Neni 13
Për­fiti­mi i sta­tusit të emi­grantit

1. Për­fi­ton sta­tusin e emi­grantit çdo emi­grant i regjistru­ar në “Regjistrin për emi­grantët”, që ka:
a) depoz­i­tu­ar një kon­tratë pune, të nën­shkru­ar nga palët;
b) doku­mentin përkatës, i cili vërte­ton sta­tusin e tij si i vetëpunë­suar në vendin pritës;
c) doku­mentin, që provon se është pjesë­tar i famil­jes së njërës prej kat­e­gorive migra­tore, të sipër­për­men­dura në këtë nen.
2. For­ma, përm­ba­jt­ja e doku­men­tit dhe pro­ce­du­rat për për­fitimin e sta­tusit të emi­grantit për­cak­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

KREU IV
DETYRIMET E AUTORITETEVE SHTETËRORE PËRGJEGJËSE

Neni 14
Respek­ti­mi i lëviz­jes së lirë

Shteti shqip­tar nuk e kufi­zon emi­grim­in për qël­lime punësi­mi. Autoritetet shtetërore përgjegjëse ndih­mo­jnë dhe lehtë­so­jnë inte­grim­in e emi­grantëve të punë­suar në vendet pritëse, duke zbat­u­ar detyrimet që rrjed­hin nga kon­ven­tat, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.

Neni 15
Respek­ti­mi i parim­it të barazisë gji­nore

Autoritetet shtetërore përgjegjëse respek­to­jnë dhe nxisin parim­in e mundë­sive të tra­j­tim­it të barabartë gji­nor të emi­grantëve shqip­tarë gjatë të gjitha fazave të pro­ce­sit të emi­grim­it, veçanër­isht gjatë fushatave pub­lic­itare ose infor­muese, rekru­tim­it, mundë­sive për punësim, mbro­jt­jes së të drej­tave të tyre jashtë ven­dit, si dhe gjatë kthim­it, nga sub­jek­te shtetërore dhe pri­vate.

Neni 16
Ndal­i­mi i trafikim­it

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse paran­dalo­jnë dhe mar­rin të gjitha masat për të elimin­uar trafikimin dhe kon­tra­bandimin e shte­tasve shqip­tarë për motive punësi­mi.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse shqiptare dhe ato të vendeve pritëse bashkëpuno­jnë për bashkërendimin dhe har­mo­niz­imin e instru­menteve ligjore, për paran­dal­im­in dhe reduk­timin e trafikim­it dhe të kon­tra­bandim­it të shte­tasve shqip­tarë për motive punësi­mi.
3. Të mitu­rit, që nuk kanë mbushur moshën për punë, sipas legjis­la­cionit shqip­tar në fuqi, nuk mund të largo­hen nga ter­ri­tori i Repub­likës së Shqipërisë për motive punësi­mi, me për­jash­tim të rasteve kur largi­mi është për motive formi­mi pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës.
4. Autoritetet shtetërore përgjegjëse har­to­jnë dhe zba­to­jnë poli­ti­ka për mbro­jt­jen dhe sig­urim­in e ndih­mës për vik­ti­mat e trafikim­it.

Neni 17
Mos­diskri­m­in­i­mi i emi­grantëve shqip­tarë

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse ver­i­fiko­jnë dhe ndërhyjnë për respek­timin e të drej­tave të emi­grantëve shqip­tarë në vendet pritëse, në zba­tim të instru­menteve ndërkom­bëtare, të rat­i­fikuara nga këto vende, për nën­shkrim­in dhe zba­timin e kon­tratës së punës, në rastet e diskri­m­inim­it të padrejtë, të pajus­ti­fikuar apo arbi­trar.
2. Punë­torët migrantë gëzo­jnë tra­j­tim të njëjtë me shte­t­a­sit e vendeve pritëse për kushtet e punës, pagesën e sig­urimeve shoqërore, anë­tarës­inë në sindika­ta, pavarë­sisht shtetë­sisë, racës, sek­sit dhe bes­im­it fetar.

Neni 18
Boti­mi i ofer­tave për punësim

Autoritetet shtetërore përgjegjëse dhe agjencitë pri­vate të punësim­it boto­jnë, bren­da 30 ditëve nga mira­ti­mi zyr­tar, ofer­tat e shteteve pritëse për shte­t­a­sit shqip­tarë për punësim, formim nëpër­m­jet punës, punësim sezon­al e punësim ndërku­fi­tar.

Neni 19
Infor­ma­cioni i rremë

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse ndalo­jnë pro­pa­gandimin dhe për­dorim­in e infor­ma­cionit të rremë nga çdo sub­jekt, sipas dis­poz­i­tave të Kodit Penal, kur veprim­taria e mësipërme për­bën vepër penale.
2. Agjencitë pri­vate të punësim­it, si dhe çdo sub­jekt, ven­das apo i huaj, i intere­suar për qël­lime punësi­mi, formi­mi pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës, punësi­mi sti­nor ose punësi­mi ndërku­fi­tar jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, duhet të mar­rë një mira­tim zyr­tar nga Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, për­para se t’i bëjë pub­like ofer­tat përkatëse.

Neni 20
Rua­jt­ja e lid­hjeve ndërko­mu­nitare

Autoritetet shtetërore përgjegjëse mbësht­esin ngrit­jen, zhvil­lim­in dhe forcimin e komu­niteteve të emi­grantëve jashtë ven­dit, duke kon­solid­uar veprim­tar­itë e ndër­mar­ra nga klube, orga­ni­za­ta dhe shoqa­ta, me syn­im forcimin e lid­hjeve ndër­m­jet tyre dhe me vendin e origjinës.

Neni 21
Arsim­i­mi i emi­grantëve

Autoritetet shtetërore përgjegjëse përku­jde­sen për kri­jimin e kushteve për arsim­imin e emi­grantëve dhe të famil­jarëve të tyre, për rua­jt­jen e gjuhës, kul­turës dhe të trashëgimisë kom­bëtare, si dhe të lid­hjeve shpirtërore ndër­m­jet komu­niteteve të emi­grantëve, duke respek­tu­ar legjis­la­cionin e shtetit pritës, si dhe mar­rëvesh­jet dypalëshe dhe shumë­palëshe, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.

Neni 22
Nxit­ja e rik­thim­it të emi­grantëve

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse nxisin rik­thimin e vull­net­shëm të emi­grantëve, të kual­i­fikuar dhe të pakual­i­fikuar, për për­fitimin e aftë­sive të reja pro­fe­sion­ale dhe kul­tur­ore, nëpër­m­jet har­tim­it të pro­grameve të veçan­ta, në bashkëpunim me biz­nesin ven­das, OJF-të ven­dase dhe të hua­ja, me dona­torët e ndryshëm dhe shtete të tjera pritëse të intere­suara.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse nxisin dhe mbësht­esin riin­te­grim­in e emi­grantëve në jetën ekonomike, sociale dhe poli­tike të ven­dit, nëpër­m­jet kri­jim­it të lehtë­sive fiskale dhe zba­tim­it të pro­grameve të zhvil­lim­it të biz­ne­sit, të punësim­it dhe të formim­it pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës. Masat dhe struk­tu­rat përkatëse për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 23
Lehtësitë admin­is­tra­tive

Autoritetet shtetërore përgjegjëse lësho­jnë doku­mentet e kërkuara nga shte­t­a­sit shqip­tarë, që do të emi­gro­jnë për qël­lime punësi­mi ose formi­mi nëpër­m­jet punës, përf­shirë edhe emi­grantët e rik­thy­er, duke respek­tu­ar dis­poz­i­tat ligjore përkatëse në fuqi.

Neni 24
Riat­d­hes­i­mi i detyrueshëm i të miturve

Autoritetet shtetërore përgjegjëse, pasi kanë vënë re ose pasi kanë mar­rë infor­ma­cion për punësimin e të miturve jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, bëjnë riat­d­hes­imin e shpe­jtë dhe pa paso­ja, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 25
Për­jash­ti­mi nga tak­sat e udhë­tim­it dhe tar­i­fat aero­por­tuale

Për­jash­to­hen nga tak­sat e udhë­tim­it dhe tar­i­fat aero­por­tuale per­son­at, të cilët kanë për­fi­tu­ar sta­tusin e emi­grantit, me për­jash­tim të rasteve kur parashiko­het ndryshe.

Neni 26
Emi­grantët e kual­i­fikuar

Për t’i pre­rë rrugën fenomenit të emi­grim­it të emi­grantëve të kual­i­fikuar, autoritetet shtetërore përgjegjëse ndër­mar­rin të gjitha veprimet ligjore dhe masat e nevo­jshme, nëpër­m­jet har­tim­it dhe zba­tim­it të pro­grameve të veçan­ta pro­movuese në fusha të cak­tu­ara.

Neni 27
Bashkëpuni­mi me vendet pritëse

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse, për riin­te­grim­in e emi­grantëve të rik­thy­er në Repub­likën e Shqipërisë, i komu­niko­jnë shtetit pritës të dhë­nat për:
a) mundësitë dhe kushtet e punësim­it në Repub­likën e Shqipërisë;
b) ndih­mën finan­cia­re të dhënë për riin­te­grim­in ekonomik;
c) rua­jt­jen e të drej­tave të sig­urimeve shoqërore të fitu­ara jashtë shtetit;
ç) hap­at që do të ndërmer­ren për të lehtë­suar stre­himin;
d) barazvlef­sh­mërinë e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale, të fitu­ara jashtë shtetit dhe të të gjitha testeve që duhen kalu­ar për të sig­u­ru­ar njo­hjen e tyre zyrtare;
dh) barazvlef­sh­mërinë e kual­i­fikimeve arsi­more të fitu­ara jashtë shtetit, që fëmi­jët e punë­torëve migrantë të pra­nohen në shkol­la, pa rënë nga niveli.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bëjnë botimin e këtij infor­ma­cioni, duke për­dorur të gjitha for­mat dhe mjetet e mund­shme, në for­më të shkru­ar dhe elek­tron­ike.
3. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për shkëm­bimin e infor­ma­cionit për kushtet e punës, sig­urimet shoqërore, anë­tarës­inë në sindikatat e lira, që lid­hen me pro­cesin emi­gra­tor.
4. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për çësht­jet që lid­hen me mbro­jt­jen shoqërore, në rastet e për­fitimeve nga sëmund­jet, bar­rëlind­jet, aksi­den­tet në punë, inva­liditeti, sëmund­jet pro­fe­sion­ale, papunësia, ndih­ma sociale dhe vdek­jet.
5. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për har­timin e kur­rikulave të formim­it pro­fe­sion­al për shte­t­a­sit shqip­tarë, të cilët dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë, për njo­hjen e kual­i­fikimeve pro­fe­sion­ale në vendet pritëse.
6. Autoritetet shtetërore përgjegjëse bashkëpuno­jnë me autoritetet përkatëse të vendeve pritëse për kri­jimin e lehtë­sive ligjore dhe admin­is­tra­tive, për njo­hjen e ndërsjel­lë të diplo­mave, cer­ti­fikatave dhe kual­i­fikimeve të tjera të nevo­jshme, me qël­lim lehtësimin e inte­grim­it të tyre në këto vende.

Neni 28
Detyrat dhe përgjegjësitë e Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale
dhe Shan­seve të Barabar­ta

Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta është autoriteti përgjegjës kom­bë­tar, që har­ton poli­tikat dhe propo­zon ndryshime në legjis­la­cionin e fushës së emi­grim­it për qël­lime punësi­mi dhe ka këto detyra e përgjegjësi:
a) në bashkëpunim me Min­istrinë e Brend­shme dhe Min­istrinë e Punëve të Jashtme menax­hon dhe mbikëqyr të gjitha aspek­tet e emi­grim­it për motive punësi­mi;
b) përgjig­jet për mon­i­torim­in dhe vlerësimin e veprim­tarive të zyrave për komentet e punësim­it, si dhe për veprim­tar­inë e agjen­cive pri­vate të punësim­it;
c) nëpër­m­jet struk­tu­rave në varësi të saj, në bashkëpunim me min­istritë e tjera dhe orga­ni­zatat jofitim­prurëse, ushtron kom­pe­ten­ca për përku­jdesjen ndaj emi­grantëve shqip­tarë para largim­it nga ven­di dhe gjatë rik­thim­it të tyre në Repub­likën e Shqipërisë;
ç) në bashkëpunim me insti­tu­cionet e tjera shtetërore të fushës, propo­zon nën­shkrim­in e mar­rëvesh­jeve ndër­m­jet Këshillit të Min­is­trave të Repub­likës së Shqipërisë dhe qev­erive të vendeve të tjera në fushën migra­tore;
d) nën­shkru­an mar­rëvesh­je, dypalëshe ose shumë­palëshe, në fushën e emi­grim­it për punësim dhe për formim pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës me min­istritë homologe të shteteve pritëse.

Neni 29
Detyrat dhe përgjegjësitë e Min­istrisë së Punëve të Jashtme

Min­is­tria e Punëve të Jashtme, në zba­tim të këtij ligji, ushtron këto detyra dhe përgjegjësi për:
a) mbro­jt­jen e të drej­tave dhe të intere­save të emi­grantëve shqip­tarë, kudo qof­shin ata, në bashkëpunim me autoritetet e tjera shtetërore të Repub­likës së Shqipërisë;
b) zgjid­hjen e prob­le­meve të emi­grantëve shqip­tarë, përmes rrit­jes së cilë­sisë së shër­bim­it kon­sul­lor në shtetet pritëse;
c) har­timin dhe për­cak­timin e pro­grameve të bashkëpunim­it me komu­nitetet emi­gra­tore shqiptare;
ç) mbled­hjen dhe shpërn­dar­jen e infor­ma­cionit për legjis­la­cionin e punës dhe të mbro­jt­jes shoqërore, për mbro­jt­jen e të drej­tave të punë­torëve emi­grantë;
d) kry­er­jen e studimeve kërki­more për prir­jet e zhvil­lim­it të treg­jeve të punës në vendet krye­sore pritëse dhe mundësitë e zgjerim­it të këtyre treg­jeve në ato vende, ku kushtet e tra­j­tim­it dhe të punësim­it për fuqi emi­gra­tore të huaj janë të pranueshme, duke ia bërë të njo­hu­ra Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta;
dh) mbështet­jen dhe kri­jimin e shoqatave të emi­grantëve shqip­tarë në frymën e part­ner­itetit, duke i bërë pjesë aktive në har­timin dhe për­mirësimin e poli­tikave dhe të legjis­la­cionit shqip­tar të kësaj fushe;
e) ven­dos­jen dhe fuqiz­imin e komu­nikim­it me insti­tu­cionet dhe struk­tu­rat përkatëse të vendeve pritëse;
ë) mbikëqyr­jen e zba­tim­it të mar­rëvesh­jeve me shtete të tjera për emi­grim­in për punësim dhe formim pro­fe­sion­al nëpër­m­jet punës.

Neni 30
Detyrat dhe përgjegjësitë e Min­istrisë së Brend­shme

1. Min­is­tria e Brend­shme, në zba­tim të këtij ligji, ushtron këto detyra dhe përgjegjësi për:
a) kon­trol­lin e kufi­jve, për të sig­u­ru­ar emi­grim­in e rreg­ullt të shte­tasve shqip­tarë, si dhe mar­rjen e masave për paran­dal­im­in dhe çrrën­jos­jen e trafikim­it të qenieve njerë­zore;
b) tra­j­timin me për­parësi për pajis­jen me doku­menta­cionin e nevo­jshëm të shte­tasve shqip­tarë që kërko­jnë të emi­gro­jnë;
c) mon­i­torim­in e sis­temit të regjistrim­it dhe të kon­trol­lit kufi­tar për emi­grantët shqip­tarë, në bashkëpunim me Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta dhe me Min­istrinë e Punëve të Jashtme;
ç) shkëm­bimin e infor­ma­cionit për num­rin, shtetet dhe kohëzg­jat­jen e qën­drim­it të emi­grantëve shqip­tarë.
2. Emi­grantët, shte­tas shqip­tarë, të cilët largo­hen për një kohë më të gjatë se 6 muaj nga vend­ba­n­i­mi i tyre në Shqipëri, deklaro­jnë vend­ba­n­imin dhe kohën e qën­drim­it në shtetin ku ato shko­jnë në zyrat përkatëse në Min­istrinë e Brend­shme.

Neni 31
Detyrat dhe përgjegjësitë e Min­istrisë së Arsim­it dhe Shkencës

Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës, në zba­tim të këtij ligji, ushtron këto detyra e përgjegjësi për:
a) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për ngrit­jen e qen­drave arsi­more dhe kul­tur­ore shqiptare në këto vende;
b) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për kri­jimin e kushteve lehtë­suese për arsim­imin e fëmi­jëve të emi­grantëve;
c) zba­timin e pro­grameve kom­bëtare për arsim­imin e emi­grantëve shqip­tarë në shtetet pritëse;
ç) zba­timin e pro­grameve të për­bashkë­ta me insti­tu­cionet ven­dase dhe të hua­ja për rik­thimin vull­ne­tar të stu­den­tëve të arsimuar dhe të kual­i­fikuar jashtë ven­dit;
d) bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse të shteteve pritëse për njo­hjen e diplo­mave dhe të kual­i­fikimeve.

Neni 32
Bashkëpuni­mi i struk­tu­rave shtetërore

1. Autoritetet shtetërore përgjegjëse duhet të bashkëpuno­jnë për:
a) shkëm­bimin e infor­ma­cionit për shte­t­a­sit emi­grantë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi;
b) har­timin e pro­grameve të për­bashkë­ta për zba­timin e këtij ligji.
c) rik­thimin e shte­tasve shqip­tarë;
ç) mbikëqyr­jen e veprim­tarisë së zyrave të punësim­it dhe të agjen­cive pri­vate të punësim­it;
d) kri­jimin e kushteve konkrete për riin­te­grim­in e emi­grantëve shqip­tarë në shoqërinë ven­dase.
2. Bashkëpuni­mi i autoriteteve shtetërore përgjegjëse për çësht­jet e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij neni bëhet me udhëz­im të për­bashkët të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­istrit të Punëve të Jashtme, Min­istrit të Brend­shëm, Min­istrit të Arsim­it dhe Shkencës, Min­istrit të Finan­cave dhe Min­istrit të Tur­izmit, Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve.

Neni 33
Kri­ji­mi i lehtë­sive për emi­grantët

Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­is­tria e Finan­cave, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Min­is­tria e Brend­shme, Min­is­tria e Arsim­it dhe Shkencës që, me hyr­jen në fuqi të këtij ligji, të për­mirë­so­jnë legjis­la­cionin përkatës dhe të har­to­jnë pro­grame kom­bëtare të veçan­ta për riin­te­grim­in e shte­tasve shqip­tarë dhe ori­en­timin e dërge­save të tyre drejt inves­timeve pro­duk­tive për zhvil­lim­in e ven­dit.

Neni 34
Sig­urimet shoqërore të emi­grantëve

Sig­urimet shoqërore të emi­grantëve shqip­tarë, të punë­suar në mënyrë të rreg­ullt, rreg­ul­lo­hen në bazë të legjis­la­cionit për sig­urimet shoqërore të shtetit shqip­tar dhe të shtetit pritës, mar­rëvesh­jeve dypalëshe në këtë fushë dhe kon­ven­tave ndërkom­bëtare për sig­urimet shoqërore, ku Repub­li­ka e Shqipërisë është palë.

Neni 35
Fon­di i emi­grim­it

1. Për të për­bal­lu­ar nevo­jat për kri­jimin e kushteve dhe të lehtë­sive të parashikuara në dis­poz­i­tat e këtij ligji kri­jo­het fon­di i emi­grim­it. Ky fond kri­jo­het dhe funk­sionon si zë i veçan­të në bux­hetin e autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe për­doret për:
a) prod­himin dhe shpërn­dar­jen e mate­ri­aleve infor­muese dhe ori­entuese për aspek­tet ligjore, kul­tur­ore, etnike të shteteve pritëse, që do t’u ofro­hen shte­tasve që dëshi­ro­jnë të emi­gro­jnë për qël­lime punësi­mi, emi­grantëve të rik­thy­er, si dhe pjesë­tarëve të famil­jeve të tyre, që do të emi­gro­jnë apo do të rib­ashko­hen me to;
b) kurse ori­entuese formi­mi gjuhë­sor dhe pro­fe­sion­al;
c) raste të emergjencës, përveç rasteve të parashikuara në ligjin nr.8372, datë 9.7.1998 “Për ushtrim­in e funk­sion­eve kon­sul­lore nga për­faqësitë diplo­matike ose kon­sul­lore”;
ç) riat­d­hes­imin e shte­tasve.
2. Burimet e këtij fon­di janë Bux­heti i Shtetit, 1 për qind e të ard­hu­rave nga shër­bimet që u ofro­hen emi­grantëve bren­da dhe jashtë ven­dit dhe dona­cionet e ndryshme.

Neni 36
Dita e emi­grantit

Shteti, në respekt të emi­grantëve të larguar, cak­ton datën 2 kor­rik “Ditën e emi­grantit”.

KREU V
SHËRBIMET PRIVATE TË EMIGRIMIT

Neni 37
Agjencitë pri­vate të punësim­it

1. Shteti njeh dhe përkrah veprim­tar­inë e agjen­cive pri­vate të punësim­it që, për qël­lime të këtij ligji, ka të bëjë me:
a) shër­bimet për informimin, këshillim­in, si dhe për vlerësimin e kërke­save e të aplikimeve për ndër­m­jetësim për punësim;
b) kërkimin e vendeve të punës;
c) shër­bimet që lid­hen me ndër­m­jetësimin ndër­m­jet punëkërkuesve dhe punëd­hënësve jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, pa qenë palë e mar­rëd­hënieve të punësim­it që mund të lindin nga ky ndër­m­jetësim;
ç) tra­jn­imin e punëkërkuesve, për t’i bërë ata të për­sh­tat­shëm për sub­jek­tet fizike ose juridike të shteteve pritëse;
d) bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprim­tarisë me autoritetet shtetërore përgjegjëse, për ofrim­in e infor­ma­cionit të nevo­jshëm e për zhvil­lim­in e kur­se­ve for­muese, ori­entuese;
dh) shkëm­bimin e infor­ma­cionit ndër­m­jet tyre dhe autoritetit shtetëror përgjegjës për num­rin e shte­tasve të regjistru­ar në “Regjistrin për emi­grantët”;
e) për­fitimin e një kuote të për­cak­tu­ar për punësimin e shte­tasve shqip­tarë, në rastet kur Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta i vihen në dis­pozi­cion kuo­ta të veçan­ta nga shtetet pritëse. Min­istri i Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, pas vlerësim­it të veprim­tarisë së agjen­cive pri­vate të punësim­it, për­cak­ton kuo­tat për agjencitë e përzg­jed­hu­ra.
2. Kushtet e përzg­jed­hjes së agjen­cive dhe kuo­tat përkatëse mira­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

Neni 38
Detyrimet e agjen­cive pri­vate të punësim­it

1. Agjencitë pri­vate të punësim­it përku­jde­sen në çdo kohë për shte­t­a­sit shqip­tarë, për të cilët ato kanë qenë ndër­m­jetë­suese për punësimin jashtë ter­ri­torit të Repub­likës së Shqipërisë, për respek­timin e kushteve të kon­tratës, mos­diskri­m­in­imin dhe respek­timin e të drej­tave të tyre.
2. Autoritetet shtetërore përgjegjëse har­to­jnë pro­grame tra­jn­i­mi për stafin e agjen­cive pri­vate të punësim­it. Tar­i­fat e këtyre shër­bimeve mira­to­hen me urd­hër të Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

Neni 39
Njof­ti­mi i autoritetit shtetëror përgjegjës

1. Agjen­cia pri­vate e punësim­it, në fund të çdo 6‑mujori, i dër­gon me shkrim Min­istrisë së Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta të dhë­na për shte­t­a­sit shqip­tarë, për të cilët ka ndër­m­jetë­suar për punësim jashtë ven­dit dhe çdo infor­ma­cion tjetër të kërkuar për veprim­tar­inë e tyre.
2. Agjencitë pri­vate të punësim­it njofto­jnë autoritetet shtetërore përgjegjëse, kur vëre­jnë ose vihen në dijeni se nuk respek­to­hen dis­poz­i­tat ligjore të shtetit pritës ose aktet ndërkom­bëtare.

Neni 40
Paran­dal­i­mi i veprim­tarive të jashtëligjshme

Autoritetet shtetërore përgjegjëse, kur vëre­jnë ose mar­rin dijeni se agjen­cia pri­vate e punësim­it ka ndër­m­jetë­suar punësimin ose formimin e shte­tasve shqip­tarë jashtë ven­dit, nëpër­m­jet prak­tikave mashtruese, ngarko­jnë organet e për­cak­tu­ara me ligj për të vlerë­suar veprim­tar­inë e kësaj agjen­cie.

KREU VI
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 41

Shte­t­a­sit shqip­tarë, që kanë emi­gru­ar para datës së hyr­jes në fuqi të këtij ligji, regjistro­hen në “Regjistrin për emi­grantët” në Min­istrinë e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta.

Neni 42

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të pikës 2 të nen­it 22 të këtij ligji.

Neni 43
Shfuqiz­ime

1. Ligji nr.9034, datë 20.3.2003 “Për emi­grim­in e shte­tasve shqip­tarë për motive punësi­mi”, shfuqi­zo­het.
2. Çdo akt nën­ligjor, në zba­tim të ligjit të mësipërm, që nuk bie në kundër­sh­tim me dis­poz­i­tat e këtij ligji, vazh­don të jetë në fuqi deri në dal­jen e akteve të reja.

Neni 44

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5181, datë 12.1.2007 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim