LIGJ
NR.9634, datë 30.10.2006

PËR INSPEKTIMIN E PUNËS
(ndryshuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qël­li­mi

Qël­li­mi i këtij ligji është të sig­uro­jë, nëpër­m­jet Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës, zba­timin e legjis­la­cionit të punës nga sub­jek­tet, mbi të cilat vepron ky ligj, në për­puth­je me pro­ce­du­rat e kry­er­jes së inspek­tim­it në punë.

Neni 2
Përku­fiz­ime
(ndryshuar pika 1, 2, 6 dhe shfuqizuar pikat 16, 17, 18, me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:
“Inspek­torat” janë të gjitha struk­tu­rat e Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës.
“Inspek­tim në punë” është pro­ce­si i inspek­tim­it dhe veprim­taria e kry­er nga Inspek­torati.
3. “Legjis­la­cion i punës” janë:
a) kon­ven­tat e rat­i­fikuara nga Kuven­di i Repub­likës së Shqipërisë;
b) ligji nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”;
c) ligji nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxit­jen e punësim­it”, i ndryshuar;
ç) ligji nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbled­hjen e kon­tributeve të detyrueshme të sig­urimeve shoqërore dhe shën­de­të­sore në Repub­likën e Shqipërisë”;
d) lig­jet që duhet të zba­to­jë inspek­torati;
dh) aktet nën­ligjore, që dalin në zba­tim të shkro­n­jave “b”, “c”, “ç” dhe “d” të pikës 3 të këtij neni.
4. “Min­istër” është min­istri, i cili mbu­lon çësht­jet që kanë të bëjnë me legjis­la­cionin e punës.
5. “Per­son fizik” , “Per­son juridik” apo “Sub­jek­te” është çdo per­son fizik apo juridik, sipas për­cak­tim­it të bërë në Kodin Civ­il.
6. “Inspek­tor pune” është inspek­tori i inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës.
7. “Kon­trol­lor pune” është çdo per­son i rekru­tu­ar në shër­bimet e inspek­tim­it me të drejtën e ushtrim­it të kon­trol­lit në çdo vend pune që lejon ligji dhe me detyrim­in për të rapor­tu­ar tek inspek­tori i punës.
8. “Sig­uria në punë” janë masat kolek­tive dhe indi­vid­uale, të mar­ra për të paran­dalu­ar apo për të shman­gur aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale, nëpër­m­jet formim­it dhe rreg­ul­loreve.
9. “Shën­de­ti në punë” janë ele­mentet fizike dhe men­dore që ndiko­jnë në shën­det, të cilat kanë të bëjnë drejt­për­drejt me sig­ur­inë dhe higjienën në punë.
10. “Mirëqe­nie” janë të gjitha lehtësitë sociale, që duhet t’u kri­jo­jë punëd­hënësi punë­mar­rësve si: shër­bi­mi i ushqim­it, shër­bi­mi i shën­de­tit në punë, shër­bi­mi i kohës së lirë, shër­bi­mi i trans­portit të punë­mar­rësve, si dhe shër­bi­mi i per­son­elit.
11. “Kushte pune” janë ele­mentet, që lid­hen me mje­disin, në të cilin një punë­mar­rës ushtron veprim­tar­inë e vet, si dhe ele­mentet sociale dhe admin­is­tra­tive të tilla, si pagat, kohëzg­jat­ja e punës, puna e natës, pushi­mi javor dhe ai vje­tor.
12. “Aksi­dent në punë” është dëm­ti­mi i men­jëher­shëm i punë­mar­rësit gjatë kry­er­jes së punës, gjatë rrugës për në/nga punë/na, ose gjatë një pro­ce­si që ka lid­hje me punën, i cili çon në hum­b­jen e përkohshme ose të përher­shme të aftë­sisë për punë ose/dhe vdek­je.
13. “Sëmund­je pro­fe­sion­ale” është çdo sëmund­je e shkak­tu­ar si rezul­tat i ekspozim­it ndaj rrez­iqeve, që rrjed­hin nga veprim­taria e punës.
14. “Vend pune” janë të gjitha vendet e punës, ku punë­mar­rësi duhet të jetë ose shkon për qël­lime pune dhe që janë nën kon­trol­lin e drejt­për­drejtë ose jo të punëd­hënësit.
15. “Degë e veprim­tarisë ekonomike” është çdo degë, ku punë­so­het punë­mar­rësi, përf­shirë dhe shër­bimin pub­lik.
16. Shfuqizuar.
17. Shfuqizuar.
18. Shfuqizuar.
19.“Substanca të rrezik­shme” janë sub­stan­cat që, për vetitë e tyre fizike, kimike apo biologjike, paraqesin rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve. Në sub­stan­ca të tilla përf­shi­hen lëndët plasëse, radioak­tive, djegëse, hel­muese, gër­ryese, infek­tuese, kancerog­jene dhe lëndët dëmtuese, siç për­cak­to­hen nga Këshilli i Min­is­trave.
20. “Objek­te të rrezik­shme” janë ndërte­sat, pajis­jet dhe makiner­itë, instalimet apo objek­te të tjera, që paraqesin rrezik për jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësve. Në objek­tet e rrezik­shme përf­shi­hen ashen­sorët, vinçat dhe mjetet e tjera të veçan­ta të trans­portit, sipas për­cak­tim­it nga Këshilli i Min­is­trave.
21. “Punë­mar­rës ile­gal” është çdo per­son i punë­suar, që kryen një punë me pagesë, të padeklaru­ar në organet tati­more sipas legjis­la­cionit në fuqi.
22. “Këshillim dhe informim” është ofri­mi i këshillave dhe i infor­ma­cion­eve punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve për mjetet më efikase të njo­hjes së dis­poz­i­tave ligjore.

Neni 3
Fusha e zba­tim­it dhe shtrir­ja në hapësirë

Ky ligj zba­to­het mbi per­son­at fizikë dhe juridikë, ven­das ose të huaj, pri­vatë ose pub­likë, që ushtro­jnë veprim­tari ekonomike fitim­prurëse apo jofitim­prurëse në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.

Neni 4
Për­jash­timet

1. Për­jash­to­hen nga fusha e zba­tim­it të këtij ligji:
a) insti­tu­cionet apo veprim­tar­itë, ku hyr­ja e inspek­torit të punës vë në rrezik interesin e sig­urisë kom­bëtare;
b) të gjitha vendet e punës, ku inspek­ti­mi për mar­rëd­hëni­et e punës, sig­ur­inë dhe shën­detin në punë janë të rreg­ul­lu­ara me lig­je të veçan­ta.
2. Për rastet e veçan­ta, me për­jash­tim të rasteve të parashikuara në shkro­n­jat “a” dhe “b” të pikës 1 të këtij neni, inspek­torët e punës duhet të pajisen me autor­iz­im nga insti­tu­cionet përkatëse.

KREU II
SISTEMI I INSPEKTIMIT TË PUNËS

Neni 5
Poli­tikat shtetërore të inspek­tim­it në punë

1. Shteti për­cak­ton, për të gjitha vendet e punës, një sis­tem të inspek­tim­it në punë, në bazë të të cilit kërko­het zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, kon­tratës kolek­tive dhe mbro­jt­jes gjatë pro­ce­sit të punës të punë­mar­rësve dhe që sig­uro­het nga inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës.
2. Min­istri har­ton poli­ti­ka dhe merr masa, që syn­o­jnë zba­timin e tyre nëpër­m­jet:
a) zba­tim­it të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës në të gjitha vendet e punës;
b) nxit­jes së masave të sig­urim­it në vendet e punës, ku për­doren sub­stan­ca të rrezik­shme;
c) fuqizim­it të masave për paran­dal­im­in e aksi­den­teve në punë dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale.

Neni 6
Misioni i Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës

1. Misioni i përgjithshëm i Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës është kon­trol­li, kon­sta­ti­mi, këshilli­mi, njof­ti­mi, formi­mi, zbut­ja e kon­flik­teve, paran­dal­i­mi dhe sank­sion­i­mi.
2. Inspek­torati shtetëror që mbu­lon fushën e punës ngarko­het:
a) të sig­uro­jë zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe mbro­jt­jen e punë­mar­rësve në ushtrim­in e pro­fe­sion­it të tyre, për kohëzg­jat­jen e punës, pagat, sig­urim­in, higjienën dhe mirëqe­nien, punësimin e fëmi­jëve, të të miturve dhe grave, si dhe për çësht­je të tjera, që lid­hen ngushtë me to, në atë masë, që inspek­torët e punës ngarko­hen të sig­uro­jnë zba­timin e këtyre dis­poz­i­tave;
b) t’u japë të dhë­na dhe këshilla teknike punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit për mjetet më efikase të shqyr­tim­it të dis­poz­i­tave ligjore;
c) të vërë në dijeni autoritetin përgjegjës për mangësitë dhe abuzimet, që nuk mbu­lo­hen në mënyrë të veçan­të nga dis­poz­i­tat ligjore në fuqi, si dhe të propo­zo­jë mjetet dhe instru­mentet e nevo­jshme për për­mirësimin e gjend­jes.

Neni 7
Autoriteti dhe kom­pe­ten­cat e min­istrit
(Shfuqizuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Neni 8
Orga­niz­i­mi dhe drej­ti­mi i Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës

(Shfuqizuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Neni 9
Autoriteti i Kryein­spek­torit

(Shfuqizuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Neni 10
Kom­pe­ten­cat dhe detyrat e Kryein­spek­torit

(Shfuqizuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)
.

Neni 11
Kom­pe­ten­cat dhe detyrat e drej­torit të drej­torisë rajonale

Drej­tori i drej­torisë rajonale ka këto detyra:
1. Për­faqë­son dhe drej­ton veprim­tar­inë e drej­torisë rajonale të inspek­tim­it të punës.
2. Për­cak­ton objek­ti­vat e punës, që dalin nga për­parësitë e inspek­tim­it.
3. Rapor­ton tek Kryein­spek­tori sa herë që i kërko­het.
4. Rapor­ton, bren­da javës së parë të mua­jit pasard­hës, për të gjithë tregue­sit e inspek­tim­it të real­izuar, sipas pro­gramit të mirat­u­ar nga Kryein­spek­tori.
5. Ushtron kon­troll për vlerësimin e efek­tivitetit të punës së inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës.
6. Har­ton raportin vje­tor të veprim­tarisë së drej­torisë rajonale, të cilin ia paraqet Kryein­spek­tori.
7. I propo­zon Kryein­spek­torit për mar­rjen e masave disi­plinore ndaj inspek­torëve dhe kon­trol­lorëve të punës për rastet e shkel­jes së etikës në punë.

Neni 12
Bashkëpuni­mi me insti­tu­cionet e tjera

1. Gjatë ushtrim­it të veprim­tarisë, Inspek­torati shtetëror që mbu­lon fushën e punës sig­uron bashkëpunimin me:
min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre, si dhe me insti­tu­cione të tjera shtetërore;
punë­mar­rësit dhe me punëd­hënësit, si dhe me orga­ni­zatat e tyre;
shër­bime pri­vate, që krye­jnë veprim­tari të ngjashme.
2. Bashkëpuni­mi me sub­jek­tet e sipër­për­men­dura rreg­ul­lo­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

KREU III
KOMPETENCAT DHE DETYRAT E INSPEKTORIT DHE
TË KONTROLLORIT TË PUNËS

Neni 13
Kom­pe­ten­cat e përgjithshme të inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës
(shtu­ar një fjali në pikën 1 dhe hequr fjalë me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

1. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, janë të autor­izuar të hyjnë në mjedis­et e punës së çdo sub­jek­ti, me për­jash­tim të mjedi­s­eve të banim­it, pa bërë njof­tim para­prak, në çdo orë të ditës ose të natës, në të gjitha sub­jek­tet, fil­ialet, kantieret, që i nën­shtro­hen inspek­tim­it. Në rast të kry­er­jes së inspek­tim­it pa njof­tim para­prak, inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës është i detyru­ar të respek­to­jë edhe kërke­sat e ligjit për inspek­timin.
2. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, për të kon­trol­lu­ar zba­timin e dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, në mjedis­et që shër­be­jnë për ban­im, autor­i­zo­hen të hyjnë nëse ka tregues të mjaftueshëm apo motive ligjore, të cilat e prezu­mo­jnë këtë.
Për kry­er­jen e këtij kon­trol­li, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës dety­ro­hen të njofto­jnë Inspek­torin e Përgjithshëm për vazhdimin e pro­ce­du­rave të mëte­jshme ligjore për inspek­tim.
3. Me fil­lim­in e ushtrim­it të kon­trol­lit, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës janë të detyru­ar të njofto­jnë për pran­inë e tyre punëd­hënësin apo për­faqë­suesin e tij, si dhe për­faqë­suesin e sindikatës, nëse ekzis­ton një e tillë, ose për­faqë­suesin e punë­mar­rësve.
Kur inspek­tori apo kon­trol­lori gjykon se shoqëri­mi ose pra­nia e punëd­hënësit ose e për­faqë­sue­sit të tij për­bën pengesë për kry­er­jen e detyrës, ai kryen inspek­timin pa pran­inë e tyre.
4. Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, gjatë inspek­tim­it, janë të autor­izuar:
a) të kërko­jnë të dhë­nat e nevo­jshme për per­son­at e pran­ishëm në vendet e punës dhe të provo­jnë iden­titetin, duke kërkuar pro­va iden­ti­fiki­mi;
b) të kon­trol­lo­jnë pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë të punë­suar­it në vendin e punës;
c) të krye­jnë inspek­timin e vendeve të punës aq herë dhe në atë masë sa është e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës në fuqi.
5. Inspek­tori i punës ka për detyrë të njofto­jë autoritetin përgjegjës për par­reg­ull­sitë, që nuk mbu­lo­hen në mënyrë të veçan­të nga dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit të punës.
6. Kon­trol­lori i punës nuk gëzon autoritetin e ven­dos­jes së gjobës, por rapor­ton tek inspek­tori i punës për shkel­jen e vënë re.

Neni 14
Kom­pe­ten­cat e veçan­ta të inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës
(ndryshuar pika 4 me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Për të sig­u­ru­ar zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore, nën­ligjore dhe admin­is­tra­tive, inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës janë të autor­izuar:
1. Të krye­jnë ekza­min­ime, kon­trolle dhe het­ime në mjedis­et e punës.
2. Të inter­vis­to­jnë punë­mar­rësit vetëm ose në pran­inë e punëd­hënësit apo të për­faqë­sue­sit të tij për kushtet e punës.
3. Të doku­men­to­jnë të gjitha shkel­jet e vëna re gjatë inspek­tim­it nëpër­m­jet fotografim­it, regjistrimeve audio dhe video.
4. Të ver­i­fiko­jnë regjis­trat apo doku­mentet e tjera dhe të bëjnë kop­jet e tyre, kur e shohin të arsyeshme. Mar­r­ja e kop­jeve, sekuestri­mi i doku­menteve dhe tra­j­ti­mi i infor­ma­cionit, që pasqy­ro­het në to, bëhen në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.
5. Të kërko­jnë ven­dos­jen e sin­jal­is­tikës së nevo­jshme sipas pro­ce­seve të punës.
6. Të urd­hëro­jnë punëd­hënësin të njofto­jë punë­mar­rësit nëpër­m­jet afishim­it dhe/ose nëpër­m­jet një mjeti tjetër komu­niki­mi të për­sh­tat­shëm për:
a) vendimet e mar­ra nga inspek­tori i punës për ndër­mar­rjen;
b) udhëzimet apo rreg­ul­loret mbi të drejtën e punës, sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve;
c) instruk­timin teknik të sig­urisë, të shpre­hur me fjalë apo të shpre­hur në mënyrë grafike.
7. Të mar­rin apo të nxjer­rin, për qël­lime anal­izash, mostra të lëndëve dhe sub­stan­cave, që për­doren gjatë pro­ce­sit të punës. Në çdo rast duhet që punëd­hënësi apo për­faqë­sue­si i tij të jetë në dijeni për qël­lim­in e mar­rjes së tyre.
8. Të kërko­jnë nga punëd­hënësi kry­er­jen e mat­jeve teknike, me qël­lim respek­timin e stan­dard­eve, për sa i për­ket shën­de­tit dhe sig­urisë së punë­mar­rësve, në rastet kur një gjë e tillë është e motivuar në mënyrë të ndjeshme.
9. Të kon­trol­lo­jnë pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë të punë­suar­it, sipas vendeve të punës.

Neni 15
Mjetet e ndërhyr­jes në rastin e shkel­jeve të legjis­la­cionit të punës
(ndryshuar fjalë me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, me qël­lim për­mirësimin e gjend­jes dhe shmang­ien e shkel­jeve të dis­poz­i­tave ligjore, të cilat i janë ngarkuar për zba­tim Inspek­torati shtetëror që mbu­lon fushën e punës, ven­dosin masa urgjente për:
1. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për kushtet e punës dhe të punësim­it për detyrim­in e punëd­hënësit:
a) për të për­fun­d­uar me shkrim kon­tratën indi­vid­uale të punës për ata punë­mar­rës që nuk e kanë një doku­ment të tillë në çastin e kon­trol­lit dhe kon­tratën kolek­tive;
b) për kor­rigjimin e atyre nen­eve të kon­tratës indi­vid­uale, të cilat parashiko­jnë kushte më të dis­fa­vor­shme se ato të parashikuara në legjis­la­cionin dhe kon­tratën kolek­tive të punës;
c) për të paraqi­tur doku­mentin e degës përkatëse të tatimeve për deklarim­in dhe pagesën e kon­tributeve për sig­urimet e detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit;
ç) për të respek­tu­ar punësimin e per­son­ave me aftësi të kufizuar;
d) për të respek­tu­ar punësimin e të miturve, grave shtatzë­na dhe nënave me fëmi­jë në gji;
dh) për pezul­lim­in e punës në rastet kur nuk zba­to­hen:
i) detyrimet e parashikuara në ligj për kohëzg­jat­jen e punës dhe të pushim­it;
ii) detyrimet ligjore për punën e natës, si dhe për mbro­jt­jen e të mitu­rit dhe të gruas shtatzënë në punë;
e) për të respek­tu­ar pajis­jen me leje pune për punë­mar­rësit e huaj, në për­puth­je me ligjin “Për të hua­jt”;
ë) për të paraqi­tur vërte­timin e zyrës përkatëse të punësim­it për regjistrim­in e punë­mar­rësve pranë kësaj zyre;
f) për respek­timin e pagës min­i­male, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave;
g) për respek­timin e lirive dhe të drej­tave sindikale.
2. Respek­timin e dis­poz­i­tave ligjore për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë të punë­mar­rësve për detyrim­in e punëd­hënësit:
a) për riparim­in e defek­teve, që vëre­hen gjatë funk­sionim­it të pajis­jeve apo të për­dorim­it të meto­dave të punës, për të cilat inspek­tori vlerë­son se ka shkaqe të arsyeshme dhe se ato për­bëjnë një kër­cën­im për shën­detin apo sig­ur­inë e punë­mar­rësve;
b) për kry­er­jen e kon­trolleve teknike të instal­imeve të aparat­u­rave e të makiner­ive;
c) për mod­i­fikimin e instal­imeve të nevo­jshme bren­da një afati të cak­tu­ar kohor;
ç) për pezul­lim­in e punës, në rast se vazhdi­mi i saj për­bën rrezik për punë­mar­rësit dhe evakuimin e tyre nga ven­di i punës, në rast të paraqit­jes së një rreziku të duk­shëm, të thek­suar dhe të pae­vitueshëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

Neni 16
Mbro­jt­ja e kon­trol­lit të punës
(ndryshuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Gjatë ushtrim­it të detyrave të tij, kon­trol­lori i punës gëzon të njëjtën mbro­jt­je ligjore sikurse inspek­tori, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

Neni 17
Shman­gia e kon­flik­tit të intere­save

1. Inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës janë të ndalu­ar të kon­trol­lo­jnë sub­jek­tet, që u përkasin të afër­mve të tyre deri në shkallën e dytë, si dhe nuk mund të përf­shi­hen në këto kon­trolle në rastet kur ekzis­ton një mar­rëd­hënie e drejt­për­drejtë apo e tërthortë, kon­flikt intere­si ose mos­mar­rëvesh­je vet­jake ndër­m­jet tyre dhe sub­jek­tit që do të kon­trol­lo­het.
2. Në çdo rast, kur ekzis­ton një mar­rëd­hënie e drejt­për­drejtë apo e tërthortë, kon­flikt intere­si ose mos­mar­rëvesh­je vet­jake ndër­m­jet sub­jek­tit që do të kon­trol­lo­het dhe inspek­torit e kon­trol­lorit të punës, këta të fun­dit bëjnë një deklaratë pranë epror­it direkt.
3. Nëpunësit e nivelit qen­dror, rajon­al dhe ven­dor, inspek­torët dhe kon­trol­lorët e punës nuk lejo­hen të ushtro­jnë veprim­tari pri­vate, si dhe të jenë të punë­suar në sek­torin pri­vat.

Neni 18
Mosz­ba­ti­mi i ligjit nga inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës

1. Në rastet kur inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, gjatë ushtrim­it të detyrës, shke­lin nenet 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 26, 27, 30, 31, 32, 33, 35 dhe 37 të këtij ligji, zba­to­hen pro­ce­du­rat dhe masat disi­plinore, të parashikuara në ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Sta­tusi i nëpunësit civ­il”.
2. Në rastet kur shkel­ja për­bën vepër penale, zba­to­hen dis­poz­i­tat e Kodit Penal.

Neni 19
Rreg­ul­lat e sjell­jes së inspek­torit dhe të kon­trol­lorit të punës

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës, përveç ligjit nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rreg­ul­lat e etikës në admin­is­tratën pub­like”, duhet të respek­to­jnë edhe rreg­ul­lat e veçan­ta të nxjer­ra nga min­istri.

Neni 20
Rua­jt­ja e kon­fi­den­cialitetit

Inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës duhet të rua­jnë kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave përkatëse, që ata mund të kenë për sub­jek­tet ku kanë ushtru­ar kon­troll për një peri­ud­hë trevjeçare pas largim­it nga detyra.

KREU IV
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PUNËDHËNËSVE DHE TË PUNËMARRËSVE

Neni 21
Të drej­tat e punëd­hënësit

Punëd­hënësi ka të drejtë:
a) të mar­rë nga Inspek­torati të gjitha të dhë­nat e kërkuara në lid­hje me legjis­la­cionin e punës;
b) të kërko­jë, me shkrim, mendimin e Inspek­toratit për çdo çësht­je ose prob­lem të veçan­të, që lid­het me zba­timin e legjis­la­cionit të punës.

Neni 22
Detyrimet e punëd­hënësit

1. Punëd­hënësi duhet të njofto­jë men­jëherë Inspek­toratin për të gjitha aksi­den­tet në punë, që shoqëro­hen me vdek­je ose jo, si dhe për sëmund­jet pro­fe­sion­ale.
2. Punëd­hënësi duhet të sig­uro­jë të gjitha të dhë­nat e nevo­jshme, që lid­hen me zba­timin e legjis­la­cionit të punës, kur e kërko­jnë inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës.
3. Punëd­hënësi ka për detyrë të rapor­to­jë tek inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës për rezul­tatet e kon­trol­lit teknik që ai kryen në instalimet, aparat­u­rat dhe makiner­itë që zotëron.
4. Punëd­hënësi, që është i regjistru­ar për t’iu nën­shtru­ar një inspek­ti­mi të rreg­ullt, duhet t’i rapor­to­jë çdo vit Inspek­toratit të Punës për të gjitha vendet e punës që i nën­shtro­hen këtij inspek­ti­mi, për num­rin e per­son­ave të punë­suar, si dhe adresën ku ushtron veprim­tar­inë e vet.
5. Në rastet kur punëd­hënësi ndryshon teknologjinë e prod­him­it, kushtet e punës, num­rin e punë­mar­rësve, si dhe adresën ku ushtron veprim­tar­inë, duhet të njofto­jë zyr­tar­isht Inspek­toratin para këtij ndryshi­mi.
6. Punëd­hënësi ose për­faqë­sue­si i tij është i detyru­ar të paraqitet në zyrën e inspek­torit të punës pas mar­rjes së njof­tim­it të bërë nga inspek­tori i punës në ndër­mar­rjen e tij.

Neni 23
Bashkëpuni­mi i punëd­hënësit me punë­mar­rësit

Punëd­hënësi duhet të bashkëpuno­jë me punë­mar­rësit ose me orga­ni­za­tën sindikale të punë­mar­rësve, në rastet kur ekzis­ton një e tillë, me qël­lim për­mirësimin e kushteve që ndiko­jnë në shën­detin dhe sig­ur­inë në punë.

Neni 24
E drej­ta e punë­mar­rësit

Punë­mar­rësi apo orga­ni­za­ta sindikale e punë­mar­rësve, nëse ka një të tillë, ku ai bën pjesë, ka të drejtë të anko­het, me shkrim apo me gojë, pranë Inspek­toratit, nëse punëd­hënësi shkel një dis­poz­itë të legjis­la­cionit të punës.
Inspek­torati, në rastet e kon­trol­lit në vijim të një ankese, duhet të tra­j­to­jë tërë­sisht kon­fi­den­cial burim­in e çdo ankim­i­mi, si në rastet e depoz­itim­it me shkrim pranë Inspek­toratit, ash­tu dhe në rastet e pro­cedim­it gjatë viz­itës së inspek­tim­it.

Neni 25
Detyrimet e punë­mar­rësit

Punë­mar­rësit duhet të mar­rin pjesë në pro­cesin e formim­it për masat e sig­urim­it dhe të për­dorin të gjitha pajis­jet indi­vid­uale të sig­urim­it, si dhe të respek­to­jnë të gjitha rreg­ul­lat e sig­urim­it në pro­cesin e punës që ata bëjnë.

KREU V
DETYRIMI I INSPEKTORATIT PËR INFORMIM

Neni 26
Informi­mi

Inspek­torati këshillon dhe instruk­ton punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit për legjis­la­cionin e punës dhe për çësht­jet që lid­hen me sig­urim­in në punë nëpër­m­jet:
a) lek­sion­eve, bise­dave në media, poster­ave, fletë­palos­jeve, fil­mave, si dhe mjeteve të tjera që shp­je­go­jnë dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit të punës dhe sug­jero­jnë meto­dat për zba­timin e tyre dhe masat paran­daluese për aksi­den­tet në punë e sëmund­jet pro­fe­sion­ale;
b) udhëz­imeve për shën­detin dhe sig­ur­inë në punë.

Neni 27
Detyri­mi i inspek­torëve dhe i kon­trol­lorëve të punës për
paraqit­jen e raporteve peri­odike

Zyrat ven­dore dhe drej­toritë rajonale dety­ro­hen t’u paraqesin autoriteteve qen­drore të inspek­tim­it të punës raporte peri­odike për rezul­tatet e veprim­tarisë së tyre.
Këto raporte har­to­hen sipas mënyrës së parashikuar nga Inspek­torati shtetëror që mbu­lon fushën e punës dhe në to tra­j­to­hen tema që dik­to­hen, kohë pas kohe, nga ky i fun­dit.

Neni 28
Rapor­ti vje­tor

1. Inspek­torati shtetëror që mbu­lon fushën e punës har­ton dhe boton një raport të përgjithshëm vje­tor për punën e shër­bimeve të inspek­tim­it, të ven­do­sura nën kon­trol­lin e tij, të cilin Inspek­tori i Përgjithshëm, para­prak­isht, ia paraqet bren­da mua­jit janar të vitit pasard­hës min­istrit. Ky i fun­dit, bren­da tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës, ia paraqet komi­sion­it përkatës të përher­shëm par­la­men­tar të Kuven­dit.
2. Rapor­ti i mësipërm duhet t’i dër­go­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës bren­da tremu­jorit të parë të vitit pasard­hës.

Neni 29
Përm­ba­jt­ja e rapor­tit
(ndryshuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Rreg­ul­lat e përgjithshme për përm­ba­jt­jen e rapor­tit dhe pro­cesin e rapor­tim­it për­cak­to­hen nga Inspek­tori i Përgjithshëm, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

KREU VI
SANKSIONE DHE PROCEDURA

Neni 30
Zbu­li­mi i shkel­jeve

(Shfuqizuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

Neni 31
Sank­sionet
(Shfuqizuar pika 2, me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

1. Inspek­tori i punës, për shkel­je të legjis­la­cionit të punës, ven­dos për njërin nga këto sank­sione:
— par­ala­jmërim, sipas nen­it 32 pika 1 të këtij ligji;
— gjobë, sipas nen­it 32 pika 2 dhe nen­it 33 të këtij ligji;
— pezul­lim të punës.
2. Shfuqizuar.

Neni 32
Par­ala­jmëri­mi

1. Në rast se inspek­tori dhe kon­trol­lori i punës kon­sta­to­jnë se punëd­hënësi nuk ka zbat­u­ar dis­poz­i­tat ligjore për orët e punës, ditët e pushim­it, fes­tat zyrtare, pagesën e kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit, si dhe për kushtet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, ai par­ala­jmëro­het që të mar­rë masa për zba­timin në mënyrë të plotë të dis­poz­i­tave ligjore bren­da afatit të cak­tu­ar në aktin e inspek­tim­it.
2. Nëse punëd­hënësi nuk ka mar­rë masat për zba­timin në mënyrë të plotë të dis­poz­i­tave ligjore, bren­da afatit të për­cak­tu­ar në aktin e inspek­tim­it të inspek­torit të punës, ky i fun­dit ven­dos gjobë, sipas rasteve të për­cak­tu­ara në nenin 33 të këtij ligji.

Neni 33
Ven­dos­ja e gjobës
(shtu­ar pika 5 me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

1. Për rastet e shkel­jes së legjis­la­cionit të punës, inspek­tori i punës ven­dos gjobë si më poshtë:
a) për shkel­je të dis­poz­i­tave të Kodit të Punës të Repub­likës së Shqipërisë, inspek­tori i punës ven­dos gjobë në masën e për­cak­tu­ar në pikat 1, 2, 3 e 5 të nen­it 202 të Kodit të Punës;
b) për shkel­je të dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të punës, për­jash­tu­ar ato të parashikuara në shkro­n­jën “a” të pikës 1 të këtij neni, inspek­tori i punës ven­dos gjobë nga 30 deri në 50- fishin e pagës min­i­male;
c) në rastet e mosnjof­tim­it bren­da 24 orëve të aksi­den­teve në punë, me paso­jë vdek­jen, apo të aksi­den­teve të rën­da, inspek­tori i punës ven­dos gjobë në masën 100 000 ( njëqind mijë) lekë.
2. Për shkel­je të përsërit­u­ra nga punëd­hënësi, të kon­stat­u­ara më parë nga inspek­tori i punës, ky i fun­dit ven­dos gjobë sa dyfishi i vlerës mak­si­male të parashikuar për atë lloj shkel­je­je.
3. Kur inspek­tori i punës kundër­sh­to­het apo pen­go­het në kry­er­jen e detyrës, sub­jek­ti dëno­het me gjobë me vlerë dhjetë­fishin e pagës min­i­male. Rastet e kundër­sh­tim­it ose të pengim­it, si dhe pro­ce­du­ra për evi­den­timin e tyre për­cak­to­hen me udhëz­im të min­istrit.
4. Inspek­tori i punës, në cak­timin e masës së gjobës ka parasysh përsërit­jen e shkel­jes, kohëzg­jat­jen e saj, shkallën e dëmit dhe num­rin e të punë­suarve të prekur nga kjo shkel­je.
5. Gjo­ba është dën­im krye­sor.

Neni 34
Anki­mi dhe ekzeku­ti­mi
(ndryshuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

1. Shqyr­ti­mi, mar­r­ja e vendim­it për­fundim­tar dhe anki­mi ndaj vendim­it të inspek­torit bëhen në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.
2. Ekzeku­ti­mi i këtyre gjobave bëhet sipas legjis­la­cionit në fuqi për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive.
3. Gjo­bat derd­hen në Bux­hetin e Shtetit.

Neni 35
Pezul­li­mi i punimeve
(ndryshuar me ligjin nr. 24/2013, datë 14.2.2013)

1. Në rastet e shkel­jeve fla­grante të pikës 1 shkro­n­ja “dh” dhe të pikës 2 shkro­n­ja “ç” të nen­it 15 të këtij ligji, inspek­tori i punës ven­dos masën urgjente të pezul­lim­it të punës.
2. Mar­r­ja e pezul­lim­it si masë urgjente ose ven­dos­ja e tij si dën­im plotë­sues bëhet në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.
3. Anki­mi ndaj ven­dos­jes së masës urgjente të pezul­lim­it ose ven­dos­jes së pezul­lim­it si dën­im plotë­sues bëhet në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

Neni 36
Pro­ce­du­ra për ekzeku­timin e urdhrit të pezul­lim­it të inspek­torit të punës

Për punëd­hënësin, i cili vazh­don ushtrim­in e veprim­tarisë edhe pas urdhrit për pezul­lim­in e punës, inspek­tori i punës kërkon bashkëpunimin e organ­eve të Poli­cisë së Ren­dit për pezul­lim­in e veprim­tarisë.
Organet e Poli­cisë së Ren­dit mbësht­esin inspek­torët e punës, në për­puth­je me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.
Nëse masat e mësipërme nuk mjafto­jnë për pezul­lim­in e veprim­tarisë, inspek­tori i punës bën denoncim në organet e prokuror­isë, në mbështet­je të nen­it 289 të Kodit Penal.

Neni 37
Sank­sione penale

Për të gjitha shkel­jet, që për­bëjnë vepra penale, zba­to­hen dis­poz­i­tat e parashikuara në Kodin Penal.

KREU VII
FINANCIMI

Neni 38
Financi­mi

Fondet për funk­sion­imin e Inspek­toratit shtetëror që mbu­lon fushën e punës sig­uro­hen nga Bux­heti i Shtetit, nga dona­cione të ndryshme, si dhe nga të ard­hu­ra të tjera të lejuara me ligj.

KREU VIII
DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 39

Ligji nr.7986, datë 13.9.1995 “Për Inspek­toratin Shtetëror të Punës”, i ndryshuar, shfuqi­zo­het.

Neni 40

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore për zba­timin e nen­eve 2 pikat 19 e 20, 8 pika 4, 12 pika 2 dhe 30 pika 2 të këtij ligji.

Dis­poz­itë kalimtare
(parashikuar me ligjin nr.24/2013, datë 14.2.2013)

Organi ekzistues inspek­tues vazh­don të ushtro­jë funk­sion­in e vet sipas orga­nizim­it aktu­al deri në kri­jimin e organ­it të ri, sikurse parashiko­het në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 41

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.5120, datë 20.11.2006 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim