L I G J

Nr.9179, datë  29.1.2004

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE

(ndryshuar me ligjin nr.9687, datë 5.3.2007)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe  83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Ky ligj për­cak­ton mënyrën, masën, pro­ce­du­rat e për­fitim­it të tra­j­tim­it të veçan­të dhe kon­tributin e sig­urimeve shoqërore për punon­jësit, që kanë punuar në disa ndër­mar­rje të indus­trisë ushtarake.

Neni 2

Qël­li­mi i këtij ligji është rreg­ul­li­mi i një tra­j­ti­mi të veçan­të të punon­jësve, që kanë punuar në disa ndër­mar­rje të indus­trisë ushtarake, kur plotë­so­hen kriteret e ven­do­sura nga ky ligj.

Neni 3

Në kup­tim të këtij ligji:

  1. “Bazë e vlerë­suar” është paga, sipas së cilës janë derd­hur kon­tributet e sig­urimeve shoqërore nga data 1.1.1994 deri në ditën e fun­dit të lënies së punës.
  2. “Peri­ud­hë gatish­mërie” është peri­ud­ha gjatë së cilës punon­jësi është paguar me një pagë gatish­mërie, me vendim të Këshillit të Min­is­trave, si dhe janë derd­hur kon­tributet e sig­urimeve shoqërore.
  3. “Peri­ud­hë sig­uri­mi” është peri­ud­ha gjatë së cilës punon­jësi ka qenë në mar­rëd­hënie pune, si dhe janë derd­hur kon­tributet e sig­urimeve shoqërore.
  4. “Peri­ud­hë pune” është peri­ud­ha gjatë së cilës punon­jësi ka qenë në mar­rëd­hënie pune në ndër­mar­rjet përkatëse ushtarake dhe peri­ud­ha që është tra­j­tu­ar me vendimet e Këshillit të Min­is­trave nr.389, datë 8.8.2002 “Për tra­j­timin e punon­jësve, që dalin të papunë nga pro­ce­si i ristruk­turim­it të Uzinës Mekanike Gramsh” dhe nr.695, datë 27.12.2002 “Për disa sht­e­sa dhe ndryshime në vendimin nr.766, datë 8.12.1998 “Për pagesën e punon­jësve të disa lin­jave teknologjike ushtarake të rëndë­sisë së veçan­të””.
  5. “Veprim­tari ekonomike” është ushtri­mi i çdo lloj veprim­tarie, në të cilën per­son­at janë në mar­rëd­hënie si punëd­hënës, të punë­suar ose të vetëpunë­suar, me për­jash­tim të atyre per­son­ave, të cilët ushtro­jnë veprim­tari ekonomike si të vetëpunë­suar në bujqësi.

Neni 4

Për­fi­to­jnë tra­j­tim të veçan­të punon­jësit e ndër­mar­rjeve të sis­temit të indus­trisë ushtarake, të cilët:

- në datën 31.12.2002 kanë qenë në mar­rëd­hënie pune ose janë tra­j­tu­ar në bazë të vendimeve nr.389, datë 8.8.2002 dhe nr.695, datë 27.12.2002 të Këshillit të Min­is­trave në Kom­bi­natin Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparim­it të Avionëve në Kuçovë;

- kanë një peri­ud­hë pune ose gatish­mërie jo më pak se 15 vjet dhe peri­ud­hë sig­uri­mi jo më pak se 18 vjet për gratë dhe peri­ud­hë pune ose gatish­mërie jo më pak se 18 vjet dhe peri­ud­hë sig­uri­mi jo më pak se 23 vjet për bur­rat;

- nuk ushtro­jnë veprim­tari ekonomike.

Neni 5

Masa e për­fitim­it për këta punon­jës është e barabartë me 70 për qind të bazës së vlerë­suar, por jo më shumë se pen­sioni mak­si­mal.

Në rastet kur për llog­a­r­it­jen e bazës së vlerë­suar mungo­jnë doku­mentet përkatëse, masa e për­fitim­it min­i­mal për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 6

E drej­ta e kërkesës për për­fitime, sipas këtij ligji, ushtro­het nga sub­jek­tet që për­fi­to­jnë deri në datën 30.9.2004.

Neni 7

(shtu­ar nje para­graf me ligjin nr.9687, datë 5.3.2007)

Të gjithë per­son­at, që për­fi­to­jnë tra­j­tim të veçan­të, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta mar­rin atë, deri në çastin e lind­jes të së drejtës së një për­fiti­mi nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë” ose deri kur ata bëhen ekonomik­isht aktivë.

Në rast punësi­mi të përkohshëm me kon­tratë pranë ndër­mar­rjes, ku kanë aplikuar për tra­j­tim, sipas ligjit, per­son­ave për­fitues, sipas ligjit në fuqi, u ndër­pritet tra­j­ti­mi i veçan­të për kohën që janë të punë­suar. Per­son­at për­fitues rifi­to­jnë të drejtën për t’u rik­thy­er në skemën e tra­j­tim­it të veçan­të, me për­fundimin e punësim­it të përkohshëm.

Neni 8

Masa e këtij tra­j­ti­mi do të indek­so­het në vite, në për­puth­je me atë të pen­sion­eve të ple­qërisë.

Neni 9

Per­son­at, të cilët për­fi­to­jnë të ard­hu­ra nga ske­ma e sig­urimeve shoqërore, për­jash­to­hen nga për­fitimet, sipas këtij ligji, me për­jash­tim të pen­sion­it të pjesshëm të inva­liditetit.

Neni 10

Të gjithë ata punon­jës, që dalin të papunë nga pro­ce­si i ristruk­turim­it të ndër­mar­rjeve, prod­huese dhe riparuese, të Min­istrisë së Mbro­jt­jes dhe nuk për­fi­to­jnë nga ky ligj, tra­j­to­hen për një vit me pagë, sipas vendimeve nr.389, datë 8.8.2002 dhe nr.695, datë 27.12.2002 të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 11

Efek­tet finan­cia­re, që rrjed­hin nga zba­ti­mi i këtij ligji, për­bal­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit.

Mënyra e llog­a­r­it­jes, cak­tim­it dhe pagim­it të për­fitimeve, që rrjed­hin nga ky ligj dhe page­sa e komi­sion­it kun­drejt të cilës Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore kryen këto shër­bime, për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 12

Peri­ud­ha gjatë së cilës punon­jësit për­fi­to­jnë tra­j­tim të veçan­të vlerë­so­het peri­ud­hë sig­uri­mi dhe kon­tributet për­bal­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit.

Neni 13

Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­eve 5, 10 dhe 11 të këtij ligji.

Neni 14

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.4138, datë 20.2.2004 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim