L I G J

Nr.8741, datë 15.2.2001

PËR SIGURINË NË PUNË NË VEPRIMTARINË MINERARE

(ndryshuar me ligjin nr.9706, datë 5.4.2007, nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objek­ti

Objek­ti i këtij ligji është për­cak­ti­mi i parimeve të përgjithshme që rreg­ul­lo­jnë punën me një regjim nor­mal dhe bren­da kushteve të lejuara për jetën e njeri­ut në veprim­tar­inë minerare, si dhe mar­rjen e masave për shpë­timin e jetës së njerëzve dhe të vler­ave mate­ri­ale në rast avarie dhe kthimin në regjim nor­mal të punës në veprim­tar­inë minerare.

Neni 2

Përku­fiz­ime

(ndryshuar pikat 3, 5 dhe 8 me ligjin  nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

  1. “Aktiv shpëtue­sish” kup­to­hen spe­cial­istët e minierës që stërviten sipas rreg­ul­lores së shpë­tim­it dhe kanë dësh­minë e shpëtue­sit.
  2. “Avari” kup­to­het prish­ja e regjim­it nor­mal të punës në veprim­tar­inë minerare.
  3. “Inspek­tor” është punon­jësi i kual­i­fikuar, sipas kup­ti­m­it të ter­mit të për­dorur në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspek­timin në Repub­likën e Shqipërisë”.
  4. “Kar­ri­erë” kup­to­het çdo vend ku nxir­ren mate­ri­ale ose min­erale drejt­për­drejt nga sipër­faq­ja.
  5. “Kon­troll teknik” është inspek­ti­mi i orga­nizuar në peri­ud­ha të cak­tu­ara kohe dhe, kur del e nevo­jshme, jashtë këtyre peri­ud­have, për ver­i­fikimin e respek­tim­it të kërke­save ligjore, sipas këtij ligji.
  6. “Minierë” kup­to­het çdo gër­mim mbi ose nën­tokë dhe çdo vend ku shfry­të­zo­het një pasuri minerare në për­puth­je me ligjin minerar.
  7. “Plan likuidim avarie” kup­to­hen doku­mentet që përm­ba­jnë masat e për­cak­tu­ara për shmang­ien e avarive.
  8. “Inspek­torati” kup­to­het inspek­torati përgjegjës që mbu­lon fushën minerare.

8/1. “Struk­tu­ra përgjegjëse” është struk­tu­ra përgjegjëse për shpë­timin e minier­ave.

  1. “Shfry­tëz­im min­er­ali” kup­to­het kry­er­ja e çdo gër­mi­mi, shpi­mi ose pusi kërki­mi ose shfry­tëz­i­mi në çdo vend­burim minerar, me çfarë­do lloj mënyre, për nxjer­rjen e një min­er­ali, duke përf­shirë kërkimin, zbu­lim­in dhe për­punimin bren­da një trupi minerar.
  2. “Shpëtues” kup­to­het punon­jësi me kual­i­fikim të veçan­të që ndërhyn për shpë­timin e jetës së njerëzve dhe për likuidimin e avarive në veprim­tar­inë minerare.
  3. “Sub­jekt” kup­to­het per­soni juridik ose fizik i pajisur me leje minerare.
  4. “Veprim­tari minerare” kup­to­het tërësia e veprimeve që kry­hen në nën­tokë dhe në sipër­faqe të minierës për kërkimin, zbu­lim­in, shfry­tëz­imin dhe për­punimin e min­er­alit.
  5. ”Zjar­rmë­tar” kup­to­het punon­jësi me kual­i­fikim të veçan­të për rua­jt­jen, trans­portin, admin­istrim­in dhe për­dorim­in e lëndëve plasëse.

KREU II

KËRKESA TË PËRGJITHSHME TË SIGURISË NË PUNË

NË VEPRIMTARINË MINERARE

Neni 3

  1. Të gjitha sub­jek­tet, që krye­jnë veprim­tari minerare, studime ose pro­jek­te në këtë fushë, janë të detyru­ar të zba­to­jnë kërke­sat e sig­urisë në punë të ven­do­sura në rreg­ul­loret e sig­urim­it teknik dhe të mbro­jt­jes në punë.
  2. Aktet nën­ligjore përkatëse nxir­ren nga Min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë minerare.

Neni 4

Vënia në shfry­tëz­im

Objek­ti minerar vihet në shfry­tëz­im kur:

  1. a) ka një pro­jekt të mirat­u­ar për hap­jen, për­gatit­jen e shfry­tëz­imin e tij;
  2. b) plotë­son kërke­sat e parashikuara në rreg­ul­loret e sig­urim­it teknik e të mbro­jt­jes në punë dhe sig­uron nor­mat për rua­jt­jen dhe mbro­jt­jen e mje­dis­it;
  3. c) sub­jek­ti që merr lejen minerare është regjistru­ar në Inspek­torat;

ç) zotërue­si i lejes minerare zba­ton kërke­sat e për­cak­tu­ara në pro­jek­tin e mirat­u­ar tekniko-teknologjik.

Neni 5

Kon­trol­li teknik

(shtu­ar një para­graf me ligjin nr.9706, datë 5.4.2007)

1.Minierat dhe kar­ri­er­at i nën­shtro­hen kon­trol­lit teknik të Inspek­toratit.

  1. Zotërue­si i lejes minerare merr të gjitha masat për të kry­er kon­trol­lin teknik peri­odik, sipas llo­jit dhe afat­eve të për­cak­tu­ara në aktet ligjore dhe nën­ligjore të veprim­tarisë minerare.
  2. Minier­at dhe kar­ri­er­at u nën­shtro­hen kon­trol­lit teknik peri­odik të Inspek­toratit jo më pak se një herë në vit për rua­jt­jen e kushteve të sig­urisë në punë dhe për të zbu­lu­ar të metat.
  3. Minier­at dhe kar­ri­er­at u nën­shtro­hen kon­trolleve teknike të posaçme të Inspek­toratit në çdo kohë kur paraqiten rrethana të veçan­ta që lid­hen me vënien në rrezik të minierës, si punime, avari, aksi­dente ose peri­ud­ha të zgjatu­ra të mosvënies në shfry­tëz­im, për t’u sig­u­ru­ar që janë rua­j­tur kushtet e sig­urisë e për të zbu­lu­ar e mën­jan­u­ar të metat.
  4. Kon­trol­let teknike kry­hen nga Inspek­torati ose nga një trup inspek­tues palë e tretë, e mirat­u­ar nga min­istri që mbu­lon veprim­tar­inë minerare.

Page­sa e tra­j­tim­it të veçan­të ndër­pritet për aq kohë sa per­soni për­fi­ton të ard­hu­ra nga veprim­taria ekonomike si i punë­suar ose i vetëpunë­suar, me për­jash­tim të per­son­ave, të cilët ushtro­jnë veprim­tari ekonomike si të vetëpunë­suar në bujqësi e bleg­tori.

Neni 6

Masat urgjente

(ndryshuar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

  1. Kur Inspek­torati Shtetëror që mbu­lon fushën minerare vëren se një minierë ose kar­ri­erë rrezikon sig­ur­inë e njerëzve dhe të mje­dis­it, me vendim të ndër­m­jetëm, sipas nevo­jave të rastit, merr masa urgjente, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.
  2. Kundër vendim­it që ven­dos masa urgjente mund të bëhet ankim i veçan­të në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

KREU III

VEPRIMTARIA SHPËTUESE

Neni 7

Veprim­taria shpëtuese në veprim­tar­inë minerare kry­het nga qen­dra krye­sore e shpë­tim­it në struk­tu­ra përgjegjëse në bashkëveprim me gru­pet e shpë­tim­it të sub­jek­teve minerare.

Neni 8

  1. Sub­jek­tet minerare, që kanë të punë­suar mbi 25 punon­jës që puno­jnë në nën­tokë, duhet të orga­ni­zo­jnë skuadrën e shpë­tim­it prej jo më pak se 5 vetash, nga të cilët një duhet të jetë i punë­suar si shpëtues, kurse anë­tarët e tjerë të skuadrës mer­ren nga aktivi i shpëtuesve të sub­jek­tit.
  2. Në rastet kur num­ri i të punë­suarve të nën­tokës është më i vogël se 25 vetë, sub­jek­tet minerare janë të detyru­ar të kenë skuadra vull­netare shpë­ti­mi.

Neni 9

Rreg­ul­lat dhe detyrat e gru­peve të shpë­tim­it në miniera dhe në struk­tu­ra përgjegjëse për­cak­to­hen me rreg­ul­lore të veçan­të të mirat­u­ar nga min­istri përkatës.

KREU IV

DETYRIME GJATË SHFRYTËZIMIT

Neni 10

Detyrime të zotërue­sit të lejes minerare

  1. Zotërue­si i lejes minerare merr masat që makiner­itë, pajis­jet, lën­da plasëse dhe mate­ri­alet që për­dorin punë­mar­rësit në miniera të jenë të për­sh­tat­shme për punën dhe të garan­to­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve gjatë për­dorim­it.
  2. Zotërue­si i lejes minerare merr masa që miniera ose kar­ri­era, makiner­itë, pajis­jet, lën­da plasëse e mate­ri­alet të mirëm­ba­hen gjatë shfry­tëzim­it në një niv­el të tillë që të plotë­so­jnë kërke­sat thel­bë­sore të sig­urisë në punë.

Neni 11

Informi­mi i punë­mar­rësve

  1. Zotërue­si i lejes minerare merr masa që punë­mar­rësi të përvetë­so­jë të dhë­nat dhe instruk­sionet e duhu­ra për për­dorim­in e makiner­ive, të pajis­jeve, të lëndës plasëse dhe të mate­ri­aleve që ka në për­dorim.
  2. Të dhë­nat dhe instruk­sionet e për­dorim­it të makiner­ive, të pajis­jeve dhe të lëndës plasëse duhet të përm­ba­jnë të dhë­nat për sig­ur­inë dhe shën­detin për­sa u për­ket:
  3. a) kushteve të shfry­tëzim­it;
  4. b) sit­u­atave anor­male të parashikueshme;
  5. c) mjeteve të mbro­jt­jes indi­vid­uale dhe kolek­tive;

ç) ndih­mës së parë mjekë­sore në rast aksi­den­ti.

  1. Të dhë­nat dhe instruk­sionet e pikës 2 të këtij neni duhet të jenë të kuptueshme për punë­mar­rësin.

Neni 12

Formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Zotërue­si i lejes minerare merr masat e nevo­jshme që:
  2. a) punë­mar­rësit e ngarkuar për për­dorim­in e makiner­ive, të pajis­jeve dhe të lëndës plasëse të kenë formimin e mjaftueshëm për rrez­iqet që përm­ban ky për­dorim;
  3. b) punë­mar­rësit e ngarkuar me riparimet dhe mirëm­ba­jt­jen të kenë kual­i­fikimin dhe formimin e duhur për kry­er­jen e këtyre detyrave.
  4. Kra­has kërke­save të pikës 1 të këtij neni, punë­mar­rësit e për­dorim­it të lëndës plasëse dhe të shpë­tim­it në miniera testo­hen çdo vit nga komi­sionet teknike të ngrit­u­ra në struk­tu­ra përgjegjëse dhe të mirat­u­ara nga organi përgjegjës në Min­istri.

Neni 13

Këqyr­ja e avarive

  1. Për çdo rast aksi­den­ti ose avarie të rëndë në minierë ose në kar­ri­erë, zotërue­si i lejes minerare duhet të njofto­jë men­jëherë Inspek­toratit.
  2. Inspek­torati shqyr­ton aksi­den­tet dhe avar­itë që ndod­hin në veprim­tar­inë minerare dhe për­cak­ton shkaqet dhe përgjegjësitë, si dhe masat që duhen mar­rë për për­mirësimin e gjend­jes.
  3. Zotërue­si i lejes minerare është i detyru­ar t’i japë inspek­torit, që shqyr­ton aksi­dentin ose avar­inë, çdo të dhënë që ka lid­hje me të.
  4. Në rast aksi­den­ti në punë, inspek­tori i Inspek­toratit bashkëpunon me inspek­torin e punës për këqyr­jen e aksi­den­tit.

KREU V

Inspek­torati dhe struk­tu­ra përgjegjëse

(ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

Neni 14

Inspek­torati

(ndryshuar tit­ul­li me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

  1. Inspek­torati mbikëqyr zba­timin e dis­poz­i­tave të këtij ligji e të akteve nën­ligjore të dala në zba­tim të tij nga të gjitha sub­jek­tet pri­vate ose pub­like ven­dase ose të hua­ja që krye­jnë veprim­tari minerare.
  2. Shfuqizuar.
  3. Shfuqizuar.
  4. Shfuqizuar.
  5. Drejtue­si i RISHM-ja emëro­het dhe shkarko­het me vendim të min­istrit që mbu­lon veprim­tar­inë minerare.

Neni 14/1

Struk­tu­ra përgjegjëse për shpë­timin e minier­ave

(shtu­ar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i struk­turës përgjegjëse për shpë­timin e minier­ave bëhen me vendim të Këshillit të Min­is­trave, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

Neni 15

Detyrat e struk­turës përgjegjëse

(ndryshuar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

Kra­has detyrave në zba­tim të kërke­save të nen­eve të parashikuara më sipër, struk­tu­ra përgjegjëse kryen edhe këto detyra:

  1. a) lëshon dësh­mi për zjar­rmë­tarët dhe shpëtue­sit e sub­jek­teve pri­vate dhe pub­like;
  2. b) detyra të tjera në për­puth­je me aktet nën­ligjore të mirat­u­ara në bazë dhe në zba­tim të këtij ligji.

Neni 15/1

Detyrat e inspek­toratit që mbu­lon fushën e minier­ave

(shtu­ar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

Kra­has detyrave në zba­tim të kërke­save të nen­eve të parashikuara më sipër, inspek­torati kryen edhe këto detyra:

  1. a) bën regjistrim­in e sub­jek­teve që puno­jnë me leje minerare dhe lëndë plasëse;
  2. b) mban regjistër për gjend­jen teknike, për avar­itë dhe aksi­den­tet në miniera;
  3. c) kryen inspek­time në sub­jek­te, pri­vate dhe pub­like, ven­dase dhe të hua­ja, që krye­jnë veprim­tari minerare në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në për­puth­je me këtë ligj dhe ligjin për inspek­timin.

Neni 16

Të drej­tat e inspek­torit dhe të struk­turës përgjegjëse

(ndryshuar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

  1. Inspek­tori, kur vëren shkel­je të dis­poz­i­tave të këtij ligji dhe të rreg­ul­loreve, ka të drejtë që, kra­has dën­imeve krye­sore admin­is­tra­tive, të parashikuara në nenin 19 të këtij ligji, të ven­dosë një ose më shumë nga dënimet plotë­suese, si më poshtë:
  2. a) të urd­hëro­jë kry­er­jen e detyrave të nevo­jshme, duke për­cak­tu­ar edhe afatet përkatëse për për­mirësimin e gjend­jes;
  3. b) të pezul­lo­jë aktivitetin për një peri­ud­hë kohe të cak­tu­ar ose të pusho­jë përgjith­monë aktivitetin, sipas pro­ce­durës së parashikuar në shkro­n­jën “c” të kësaj pike, kur gjykon se pro­ce­si teknologjik nuk garan­ton sig­ur­inë në punë;
  4. c) t’u propo­zo­jë organ­eve përgjegjëse heq­jen e lejes minerare dhe të për­dorim­it të lëndës plasëse;

ç) për raste shkel­jesh të rën­da të rreg­ul­loreve të sig­urim­it teknik, me paso­ja për jetën e njerëzve, të kërko­jë ndjek­je penale.

  1. Struk­tu­ra përgjegjëse dhe inspek­torati bashkëpuno­jnë me shër­bime përkatëse, pub­like ose pri­vate, për të kry­er eksper­ti­za për kri­jimin e gru­peve të punës dhe për kry­er­jen e kon­trolleve të veçan­ta e të aksion­eve të shpë­tim­it të njerëzve.

Neni 17

Burimet finan­cia­re

(ndryshuar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

 

  1. Burimet finan­cia­re të inspek­toratit dhe struk­turës përgjegjëse janë:
  2. a) Bux­heti i Shtetit;
  3. b) të ard­hu­rat me des­ti­na­cion, që real­i­zo­hen nga shër­bimet për të tretët.
  4. Inspek­torati dhe struk­tu­ra përgjegjëse real­i­zo­jnë të ard­hu­ra nga shër­bimet që krye­jnë për sub­jek­tet pri­vate ose pub­like nga:
  5. a) veprim­taria krye­sore, sipas nen­eve 4, 5 dhe 12 të këtij ligji. Këto të ard­hu­ra derd­hen në Bux­hetin e Shtetit. Tar­i­fat për këto të ard­hu­ra cak­to­hen nga Min­is­tria e Finan­cave në bashkëpunim me min­istrinë që mbu­lon veprim­tar­inë minerare;
  6. b) të ard­hu­rat me des­ti­na­cion nga shër­bimet për të tretët. Këto të ard­hu­ra derd­hen në llog­a­r­itë përkatëse të inspek­toratit dhe struk­turës përgjegjëse dhe për­doren për mbu­lim­in e shpen­z­imeve të kry­era, ndër­sa 10 për qind derd­hen në Bux­hetin e Shtetit. Tar­i­fat për këto të ard­hu­ra cak­to­hen nga min­is­tria që mbu­lon veprim­tar­inë minerare në bashkëpunim me Min­istrinë e Finan­cave.

Neni 18

Pavarësia e paan­sh­mëria

(shfuqizuar pika 1 me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

  1. Shfuqizuar.
  2. Inspek­torët e Inspek­toratit duhet të kenë formim të mirë tekniko-pro­fe­sion­al, njo­hje të kënaqshme të kërke­save për kry­er­jen e detyrës dhe aftësi për të har­tu­ar doku­menta­cionin për kon­trol­let e bëra.
  3. Shpëtue­sit e struk­turës përgjegjëse duhet të jenë të gat­shëm dhe të aftë nga ana shën­de­të­sore për të kry­er aksione shpë­ti­mi, në për­puth­je me rreg­ul­loren e Plan­it të Emergjencës për Miniera.
  4. Struk­tu­ra përgjegjëse ka per­son­elin, uni­for­mën dhe mjetet e nevo­jshme për të kry­er në mënyrë të për­sh­tat­shme funk­sionet teknike dhe admin­is­tra­tive të kon­trol­lit dhe të shpë­tim­it, të mirat­u­ar nga Këshilli i Min­is­trave.

Neni 19

Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

(ndryshuar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

  1. Janë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me dën­im krye­sor me gjobë:
  2. a) shkel­jet e dis­poz­i­tave të nen­eve 3, 4, 5, 8, 10, 11 dhe 12 të këtij ligji, që rreziko­jnë sig­ur­inë e njerëzve, të kaf­shëve shtëpi­ake dhe të vler­ave mate­ri­ale;
  3. b) shkel­jet e përsërit­u­ra të kon­stat­u­ara nga inspek­tori;
  4. c) tejkali­mi i afatit të lënë nga inspek­tori për mën­ja­n­imin e shkel­jeve.
  5. Kur shkel­ja nuk për­bën vepër penale, zotërue­si i lejes minerare, punon­jësi i cak­tu­ar për mbikëqyr­je teknike dhe punë­mar­rësi dëno­hen për kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive me gjobë.

Inspek­tori që vëren shkel­jen, har­ton pro­cesver­balin dhe ven­dos gjobën, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

  1. Masa e gjobës është nga 2 mijë deri në 500 mijë lekë. Llog­a­r­it­ja e gjobës bëhet sipas mënyrave të për­cak­tu­ara në rreg­ul­loret e Inspek­toratit të mirat­u­ara nga min­istri që mbu­lon veprim­tar­inë minerare.
  2. Shqyr­ti­mi, mar­r­ja e vendim­it për­fundim­tar dhe anki­mi ndaj vendim­it bëhen në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.
  3. Shfuqizuar.
  4. Shfuqizuar.

Neni 20

Ekzeku­ti­mi i vendimeve me gjobë

(ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

  1. Gjo­ba paguhet nga kundër­va­jtësit bren­da 30 ditëve nga data kur vendi­mi ka mar­rë for­më të pre­rë. Pas kalim­it të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet një kamatë prej 2 për qind deri në një muaj. Kur edhe pas këtij afati gjo­ba nuk paguhet, atëherë zba­to­het legjis­la­cioni në fuqi për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive.
  2. Gjo­bat derd­hen në Bux­hetin e Shtetit.

Neni 21

Çdo dis­poz­itë tjetër, që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj, shfuqi­zo­het.

Dis­poz­itë kalimtare

(e shtu­ar me ligjin nr. 8/2013, datë 14.2.2013)

Organi ekzistues inspek­tues vazh­don të ushtro­jë funk­sion­in e vet sipas orga­nizim­it aktu­al deri në kri­jimin e organ­it të ri, sikurse parashiko­het në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 22

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.2910, datë 27.2.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim