L I G J

Nr. 8685, datë 9.11.2000

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË

(ndryshuar me ligjin nr. 9356, datë 17.3.2005, nr.9706, datë 5.4.2007)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Me ter­min bazë e vlerë­suar do të kup­to­het paga sipas së cilës janë derd­hur kon­tributet për sig­urimet shoqërore nga data 1.1.1994 e deri në çastin e lind­jes së të drejtës për për­fitim.

Me ter­min për­fitim min­i­mal do të kup­to­het masa mujore e për­fitim­it të cak­tu­ar në nivelin min­i­mal, të për­cak­tu­ar me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Me ter­min peri­ud­hë sig­uri­mi do të kup­to­hen të gjitha peri­ud­hat e mar­rëd­hënieve të punës për të cilat janë derd­hur kon­tributet për sig­urimet shoqërore.

Me ter­min veprim­tari ekonomike do të kup­to­het ushtri­mi i çdo lloj veprim­tarie në të cilën per­son­at janë në mar­rëd­hënie si të punë­suar ose të vetëpunë­suar, me për­jash­tim të atyre per­son­ave të cilët ushtro­jnë veprim­tari ekonomike si të vetëpunë­suar në bujqësi.

Neni 2

Punon­jësit që kanë punuar në miniera për një peri­ud­hë jo më pak se 11 vjet e gjys­më në nën­tokë dhe kanë një peri­ud­hë sig­uri­mi jo më pak se 23 vjet, në rastet kur nuk ushtro­jnë veprim­tari ekonomike, tra­j­to­hen me për­fitim.

Neni 3

Masa e për­fitim­it për këta punon­jës do të jetë e barabartë me 60 për qind të bazës së vlerë­suar. Në rastet kur për llog­a­r­it­jen e bazës së vlerë­suar mungo­jnë doku­mentet, masa e për­fitim­it do të cak­to­het në nivelin e për­fitim­it min­i­mal, i cili për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 4

E drej­ta e ushtrim­it të kërkesës për për­fitime nga ky ligj mund të ushtro­het nga sub­jek­tet që për­fi­to­jnë deri më datë 31.3.2001. Kjo kërkesë paraqitet pranë degëve të agjen­cive të drej­torive rajonale të sig­urimeve shoqërore.

Neni 5

(shtu­ar nje para­graf me ligjin nr. 9356, datë 17.3.2005 dhe nr.9706, datë 5.4.2007)

Për­jash­to­hen nga për­fitimet, sipas këtij ligji, per­son­at të cilët për­fi­to­jnë të ard­hu­ra nga ske­ma e sig­urimeve shoqërore.

Të gjithë per­son­at, që për­fi­to­jnë tra­j­tim të veçan­të, sipas këtij ligji, kanë të drejtë ta mar­rin atë deri në çastin që plotë­so­jnë kushtet për një lloj për­fiti­mi nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë” ose deri kur ata bëhen ekonomik­isht aktivë, me për­jash­tim të per­son­ave, të cilët ushtro­jnë veprim­tari ekonomike si të vetëpunë­suar në bujqësi e bleg­tori.

Page­sa e tra­j­tim­it të veçan­të ndër­pritet për aq kohë sa per­soni për­fi­ton të ard­hu­ra nga veprim­taria ekonomike si i punë­suar ose i vetëpunë­suar, me për­jash­tim të per­son­ave, të cilët ushtro­jnë veprim­tari ekonomike si të vetëpunë­suar në bujqësi e bleg­tori.

Neni 6

Për­fitimet nga ky ligj finan­co­hen nga Bux­heti i Shtetit, ndërko­hë detyrimet e pra­pam­be­tu­ra nga ndër­mar­rjet minier­are ndaj Insti­tu­tit të Sig­urimeve Shoqërore nuk për­bëjnë pengesë për këtë për­fitim.

Llog­a­r­it­ja, cak­ti­mi dhe pag­i­mi i për­fitimeve që rrjed­hin nga ky ligj bëhen nga Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore, kun­drejt një pagese komi­sioni e cila për­cak­to­het me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Këshilli i  Min­is­trave nxjerr aktet përkatëse nën­ligjore në për­puth­je me këtë ligj.

Neni 6/ 1

(shtu­ar me ligjin nr. 9356, datë 17.3.2005)

Për­fitimet nga ky ligj nuk tato­hen.

Për­fitimet e cak­tu­ara, sipas këtij ligji, rriten ose indek­so­hen sa herë dhe në atë masë që rriten ose indek­so­hen pen­sionet e ple­qërisë nga sig­uri­mi i detyrueshëm shoqëror.

Për­fitimet e cak­tu­ara, por të patërhe­qura, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 1 vit.

Për­fitimet e cak­tu­ara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 1 vit.

E drej­ta për të kërkuar shu­mat e mar­ra tepër gjatë një viti ushtro­het jo më vonë se 3 vjet nga mar­r­ja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e kon­sta­tim­it. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të tra­j­tim­it të veçan­të.

Per­soni, që ka për­fi­tu­ar të ard­hu­ra, në mënyrë e me mjete të padrej­ta, si dhe që nuk njofton ndryshimin ose heq­jen e masës së tyre, dety­ro­het të kthe­jë të gjithë shumën e mar­rë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të tra­j­tim­it të veçan­të.

Neni 6/2

(shtu­ar me ligjin nr. 9356, datë 17.3.2005)

Peri­ud­ha e për­fitim­it të tra­j­tim­it të veçan­të, duke fil­lu­ar nga data 16.12.2000 e në vazhdim, nji­het peri­ud­hë sig­uri­mi, për efekt pen­sioni ple­qërie, inva­liditeti e famil­jar, nga ske­ma e sig­urim­it të detyrueshëm shoqëror.

Në këtë rast kon­tributet për­bal­lo­hen nga Bux­heti i Shtetit, në nivelin min­i­mal, në kohën kur mer­ret vendim për cak­timin e pen­sion­it.

Neni 7

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 2800, datë 20.11.2000 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim