L I G J

Nr.7889, datë 14.12.1994

PËR STATUSIN E INVALIDËVE TË PUNËS

(ndryshuar me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995, nr.9143, datë 16.10.2003

Në mbështet­je të nen­it 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dis­poz­i­tat krye­sore kushtetuese”, me propoz­im të Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

(ndryshuar me ligjin nr.9143, datë 16.10.2003)

 

Sta­tusin e inva­lid­it e gëzon per­soni i aksi­den­tu­ar në punë, i sëmurë nga sëmund­je pro­fe­sion­ale ose sëmund­je të ndryshme, që për­fi­ton pen­sion inva­liditeti nga sis­te­mi i sig­urimeve shoqërore, sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën Pop­ul­lore të Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pen­sion­in e ish-anë­tarëve të koop­er­a­ti­vave bujqë­sore”, i ndryshuar dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”, i ndryshuar.”

Neni 2

Shoqëria dhe shteti mar­rin në mbro­jt­je invalidët, në mënyrë që ata të mar­rin pjesë në jetën shoqërore njël­loj si të tjerët, t’u sig­uro­het niveli ekonomik i nevo­jshëm për të jet­u­ar në mënyrë din­ji­toze, të kenë kushte ban­i­mi, të shfry­të­zo­jnë mje­disin e jashtëm, të kenë një punë të për­sh­tat­shme, si dhe t’u kri­jo­hen mundësi nor­male për kurim, arsim­im dhe veprim­tari çlod­hëse e argëtuese.

Neni 3

Shteti mbron invalidët nga të gjitha llo­jet e shfry­tëzim­it, diskri­m­inim­it, abuzim­it, fyer­jes dhe tall­jes.

Neni 4

(ndryshuar me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995)

 

Invalidët pajisen me dësh­mi zyrtare iden­ti­fiki­mi. Dësh­mia lëshohet nga Shoqa­ta e Invalidëve të Punës, në bazë të KMAC

Neni 5

Asnjë organ nuk ka të drejtë të japë të dhë­na për gjend­jen e inva­liditetit të një per­soni pa pëlqimin e tij.

Neni 6

Sta­tusi i inva­lid­it vazh­don edhe pas mbush­jes së moshës për pen­sion ple­qërie.

Neni 7

(ndryshuar me ligjin nr.9143, datë 16.10.2003)

Invalidët e punës, që kanë qenë të punë­suar në ndër­mar­rjet, insti­tu­cionet shtetërore, ish-koop­er­a­ti­vat bujqë­sore, repartet ushtarake, si dhe ushtarët e shër­bim­it të detyrueshëm, që vua­jnë nga sëmund­je pro­fe­sion­ale, të aksi­den­tu­ar në punë dhe me sëmund­je të ndryshme, që mar­rin pen­sion inva­liditeti, në mbështet­je të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën Pop­ul­lore të Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pen­sion­in e ish-anë­tarëve të koop­er­a­ti­vave bujqë­sore”, i ndryshuar dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sig­urimet shoqërore në Repub­likën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për­fi­to­jnë një sht­esë mujore mbi pen­sion­in e inva­liditetit, si për­fitim paaftësie, nga Bux­heti i Shtetit.

Kriteret e mar­rjes së për­fitim­it të paaftë­sisë dhe masa e tij për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 8

(ndryshuar shkro­n­ja “a” e pikës 1 me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995)

8.1. Insti­tu­ti i Sig­urimeve Shoqërore admin­istron pajis­jen e invalidëve me:

  1. a) mjete lëvizëse dhe pajis­je të ndryshme orto­pe­dike, përf­shi dhe autove­tu­ra;
  2. b) me mjete ndih­mëse dëgji­more e pamore spe­ciale;
  3. c) me mjete ndih­mëse kar­diake etj.

Kriteret për­cak­to­hen me rreg­ul­lore të Insti­tu­tit të Sig­urimeve Shoqërore.

8.2. Invalidët nuk pagua­jnë tak­sa doganore për mjetet lëvizëse dhe ndih­mëse të për­cak­tu­ara në pikat a,b dhe c të pikës 8.1 të nen­it 8.

Neni 9

(ndryshuar me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995)

Në shtëpitë ekzistuese të pushim­it shteti në mar­rëvesh­je me sub­jek­tet që i kanë në pronësi cak­ton një konting­jent vendesh për pushimin e invalidëve.

Në vendet e për­sh­tat­shme kli­ma­terike, shteti cak­ton sipër­faqe të lira për ndër­timin e kam­peve të pushim­it dhe qen­drave të reha­bil­itim­it për invalidët. Rreg­ul­lat e financim­it për ndër­timin e tyre ven­dosen me vendim të Këshillit të Min­is­trave

Neni 10

Për të par­al­izuar­it dhe të gjym­tu­ar­it rëndë që nuk lëvizin, orga­ni­zo­het shër­bi­mi mjekë­sor në banesë falas.

Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe e Mbro­jt­jes së Mje­dis­it nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

Neni 11

11.1. Udhë­ti­mi i invalidëve me mjetet e komu­nika­cionit shtetëror dhe pri­vat qyte­tas bëhet falas.

11.2. Udhë­ti­mi me mjetet e komu­nika­cionit shtetëror dhe pri­vat ndërqyte­tas bëhet me 50 për qind të vlerës së biletës.

11.3. Të gjitha mjetet e udhë­tim­it qyte­tas dhe ndërqyte­tas rez­er­vo­jnë vende të veçan­ta për invalidët.

Min­is­tria që mbu­lon trans­portin dhe komu­nika­cionin  nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

Neni 12

Hyr­ja e invalidëve në shfaq­je artis­tike, muze, ndesh­je e man­i­fes­time sportive bëhet me 50 për qind të çmim­it të biletës.

Min­is­tria që mbu­lon kul­turën, rin­inë e sportet nxjerr aktet nën­ligjore përkatëse.

Neni 13

13.1. Mjedis­et e insti­tu­cion­eve shën­de­të­sore, të përku­jdesjes shoqërore dhe ato pub­like për­sh­tat­en për për­dorim­in e tyre nga të verbrit dhe para­plegjikët.

Pro­ce­du­ra dhe fazat e për­sh­tat­jes për­cak­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

13.2. Të gjitha ndër­timet e reja pub­like që real­i­zo­hen pas hyr­jes në fuqi të këtij ligji, duhet të ofro­jnë mundësi për­dori­mi nga kat­e­goritë e ndryshme të per­son­ave me aftësi të kufizuara.

Min­is­tria që mbu­lon ndër­timin, stre­himin dhe rreg­ul­lim­in e ter­ri­torit nxjer aktet nën­ligjore përkatëse.

Neni 14

(ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995)

Invalidët punë­so­hen dhe ripunë­so­hen në ndër­mar­rje shtetërore dhe pri­vate në pro­cese pune të për­sh­tat­shme që reko­man­do­hen nga Komi­sioni Mjekë­sor i Cak­tim­it të Aftë­sisë për Punë.

Rreg­ul­lat e punësim­it dhe ripunësim­it të inva­lid­it cak­to­hen me ligj të veçan­të.

Neni 15

Invalidët favorizo­hen në ndjek­jen e kur­se­ve të kual­i­fikim­it e të rikual­i­fikim­it pro­fe­sion­al, si dhe ndjek­jen e shkollave të lar­ta.

Neni 16

16.1. Invalidët për­jash­to­hen nga tak­sat e drejt­për­drej­ta të parashikuara në ligjin nr.7680, datë 3.3.1993 “Për sis­temin e tak­save në Repub­likën e Shqipërisë”.

16.2. Kur inva­li­di ushtron veprim­tari pri­vate, nuk për­jash­to­het nga tak­sat.

Neni 17

Gjatë për­gatit­jes së akteve ligjore e nën­ligjore dhe të pro­grameve qever­itare mba­hen parasysh intere­sat e nevo­jat e invalidëve.

Shoqatat që mbro­jnë intere­sat e invalidëve, mar­rin pjesë në mbled­hjet për disku­timin dhe mira­timin e akteve ligjore dhe nën­ligjore që prekin drejt­për­drejt a tërtho­razi intere­sat e invalidëve.

Neni 18

18.1. Shteti finan­con veprim­tar­inë e Shoqatës së Invalidëve të Punës sipas mundë­sive dhe burimeve finan­cia­re të plan­i­fikuara për këtë qël­lim.

18.2. Mjedis­et që shteti vë në dis­pozi­cion të Shoqatës së Invalidëve të Punës për të zhvil­lu­ar veprim­tar­inë e saj, jepen në për­dorim pa shpër­blim.

Neni 19

(ndryshuar para­grafi i dytë me ligjin nr.8052, datë 21.12.1995)

19.1. Të drej­tat që gëzo­jnë invalidët sipas sta­tusit të tyre, afishohen në vende të duk­shme në mjedis­et pub­like.

19.2. Për shkel­je të të drej­tave që sank­siono­hen nga ky ligj, inva­li­di ka të drejtë t’i drej­to­het gjykatës indi­vid­u­al­isht ose nëpër­m­jet shoqatave që mbro­jnë intere­sat e tyre.

Neni 20

20.1. Për zba­timin e këtij ligji ngarko­het Min­is­tria e Punës, Emi­gra­cionit, Përkrah­jes Sociale dhe e ish të Përnd­jekurve Poli­tikë.

20.2. Min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera qen­drore përkatëse nxjer­rin aktet nën­ligjore të për­cak­tu­ara me këtë ligj bren­da 90 ditëve nga data e hyr­jes në fuqi të këtij ligji.

Neni 21

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.1000, datë 28.12.1994 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Sali Berisha

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim