L I G J
Nr.8487, datë 13.5.1999

PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS
(ndryshuar me ligjin nr.8935, datë 12.9.2002, nr.9065, datë 8.5.2003)

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Paga për­faqë­son të ard­hu­rat në para që punëd­hënësi i jep punë­mar­rësit për punën e kry­er në sasi, cilësi dhe kohë. Paga për­cak­to­het në kon­tratën e punës, e cila lid­het ndër­m­jet punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit.

Neni 2

Në Repub­likën e Shqipërisë për cak­timin e pagës, sipas përkatë­sisë, kanë kom­pe­tencë:
— Kuven­di;
— Këshilli i Min­is­trave;
— min­istritë dhe insti­tu­cionet e tjera qen­drore dhe organet e pushtetit ven­dor;
— ndër­mar­rjet shtetërore;
— per­son­at e tjerë juridikë a fizikë, ven­das ose të huaj.

Neni 3

Në nenin 2 të këtij ligji me “ndër­mar­rje shtetërore” nënkup­to­hen ndër­mar­rjet me kap­i­tal 100 për qind shtetëror, që funk­siono­jnë në mbështet­je të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, ndër­mar­rjet që funk­siono­jnë në mbështet­je të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 “Për ndër­mar­rjet shtetërore”, si dhe insti­tu­cionet shtetërore jobux­hetore, bankat, INSIG‑u dhe insti­tu­cione të tjera me kap­i­tal tërë­sisht shtetëror, sipas për­cak­tim­it që do të bëjë Këshilli i Min­is­trave.

Neni 4
(ndryshuar me ligjin nr.8935, datë 12.9.2002)

Kuven­di, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave, mira­ton:
pagën e Pres­i­den­tit;
b) raportet e pagave të funk­sion­arëve të lartë shtetërorë, të insti­tu­cion­eve kushtetuese dhe të insti­tu­cion­eve të tjera të pavaru­ra, të kri­juara me ligj;
c) shpër­blim­in e anë­tarëve të këshillave, bor­deve ose komi­sion­eve të insti­tu­cion­eve qen­drore të pavaru­ra.

Neni 5

(ndryshuar me ligjin nr.8935, datë 12.9.2002 dhe nr.9065, datë 8.5.2003 )

Këshilli i Min­is­trave, me propoz­imin e Min­istrit të Punës dhe të Çësht­jeve Sociale, mira­ton:
a) pagën min­i­male mujore, në shkallë ven­di, e cila është e detyrueshme të zba­to­het nga çdo per­son fizik e juridik, ven­das ose i huaj;
b) masën e indek­sim­it të pagave, sipas ndryshim­it të prit­shëm të indek­sit të çmimeve të kon­sum­it, në fil­lim të çdo viti dhe rreg­ul­lat për zba­timin e saj.

Neni 5/1
(shtu­ar me ligjin nr.9065, datë 8.5.2003)

Depar­ta­men­ti i Admin­is­tratës Pub­like, në bashkërendim me Min­istrinë e Finan­cave, për­gatit dhe Këshilli i Min­is­trave mira­ton:
a) pagat e drejtuesve të insti­tu­cion­eve qen­drore, që nuk përf­shi­hen në nenin 4 dhe pagat e per­son­ave të tjerë të barazuar me ta, sipas nen­it 4;
b) aktet nën­ligjore për funk­sion­imin e struk­turës së pagave dhe të shpër­blim­it për punon­jësit e admin­is­tratës pub­like;
c) struk­turën e pagave për punon­jësit e admin­is­tratës pub­like, qen­drore dhe ven­dore;
ç) num­rin e klasave, masën e pagës dhe të sht­e­save mbi pagë, sipas klasave, për punon­jësit e admin­is­tratës pub­like;
d) kriteret për masën e shpër­blimeve sht­esë, për punën jashtë orar­it zyr­tar, për punon­jësit e admin­is­tratës pub­like;
dh) përgjegjës­inë e organ­eve të lar­ta shtetërore, min­istrive e insti­tu­cion­eve të tjera qen­drore në fushën e pagave.

Neni 6
(ndryshuar me ligjin nr.8935, datë 12.9.2002)

Këshilli i qarkut, këshilli bashki­ak, këshilli komu­nal, sipas përkatë­sisë, mira­to­jnë:
a) pagën për çdo funk­sion të zgjed­hur, të emëru­ar, për nëpunësit civilë dhe për punon­jësit e tjerë, bren­da kufi­jve të pagave për çdo grup të një­sive të qev­eris­jes ven­dore, të mirat­u­ara nga Këshilli i Min­is­trave;
b) njehsimin në pagë, në për­puth­je me klasi­fikimin e funk­sion­eve të për­cak­tu­ara nga Këshilli i Min­is­trave, për çdo funk­sion të ri që ven­dos të kri­jo­jë;
c) shpër­blim­in mujor të këshill­tarëve dhe të kryetarëve të fsha­trave, në masën deri 10 për qind të pagës mujore të kryetar­it të këshillit të qarkut, të kryetar­it të bashk­isë dhe të kryetar­it të komunës;
ç) shpër­blime të per­son­ave, nga burimet e veta finan­cia­re, të cilët cak­to­hen në komitete, bor­de, këshilla, komi­sione e të tjera të kësaj natyre, që ngri­hen me vendim të këshillit përkatës;
d) pagat e punon­jësve të një­sive ekonomike dhe të insti­tu­cion­eve të varë­sisë së tij, duke respek­tu­ar legjis­la­cionin në fuqi, me për­jash­tim të rasteve kur me ligj të veçan­të është parashikuar ndryshe.

Neni 7

Ndër­mar­rjet shtetërore i cak­to­jnë vetë pagat e punës, në varësi të mundë­sive të tyre finan­cia­re, sipas pro­gramit të zhvil­lim­it të mirat­u­ar nga organet përkatëse.

Neni 8

Për ndër­mar­rjet shtetërore, veprim­taria e të cilave është me hum­b­je dhe sub­ven­ciono­hen nga shteti, Këshilli i Min­is­trave cak­ton rreg­ul­la të veçan­ta për kufiz­imin e pagave.
Neni 9

Ligji nr.7583, datë 13.7.1992 “Për kom­pe­ten­cat për cak­timin e pagave të punës” shfuqi­zo­het.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.2374, datë 20.5.1999 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim