LIGJ

Nr. 135/2016

PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË, EMERGJENCAT DHE

SHPËTIMIN NË VEPRIMTARINË MINERARE DHE NË PUNIMET NËNTOKËSORE NË VEPRAT HIDROENERGJETIKE

Në mbështet­je të nen­eve 78 dhe 83, pika 1, të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objek­ti

Objek­ti i këtij ligji është për­cak­ti­mi i parimeve të përgjithshme që rreg­ul­lo­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, emergjen­cat dhe shpë­timin në veprim­tar­inë minerare dhe në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.

Neni 2

Qël­li­mi

Ky ligj ka për qël­lim të garan­to­jë sig­ur­inë e jetës dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit të punë­mar­rësve e të per­son­ave të tjerë, që krye­jnë punë në veprim­tar­inë minerare dhe në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.

Neni 3

Përku­fiz­ime

Në këtë ligj ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

  1. “Emergjencë” është sit­u­a­ta e paza­kon­të që sjell prish­jen e regjim­it nor­mal të punës në minierë apo në punime nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike, e shkak­tu­ar nga fak­torë naty­rorë (gje­ol­o­go-minerarë), teknologjikë apo njerë­zorë, shoqëru­ar me avari, aksi­dente në punë ose për shkak të punës, inci­dente të rrezik­shme apo ngjar­je.
  2. “Shpë­tim” është opera­cioni i orga­nizuar e i drej­tu­ar me burime njerë­zore e mate­ri­ale për ndërhyr­jen në për­bal­lim­in dhe ndal­im­in e emergjencës.
  3. “Avari” është prish­ja e regjim­it nor­mal të punës në veprim­tar­inë minerare.
  4. “Shpëtues” është punë­mar­rësi i kual­i­fikuar, i spe­cial­izuar dhe i tra­jnuar për ndërhyr­je në për­bal­lim­in e ndal­im­in e emergjen­cave dhe në opera­cione shpë­ti­mi në nën­tokë.
  5. “Inspek­tor” është punë­mar­rësi i kual­i­fikuar i AKSEM-it, me ekspe­ri­encë pro­fe­sion­ale, që ushtron kon­troll në zba­timin e kërke­save ligjore e teknike për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë në veprim­tar­inë minerare dhe në punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike.
  6. “Sub­jekt” është per­soni juridik ose fizik që zotëron leje minerare, mar­rëvesh­je kon­trak­tuese për punë në miniera apo në ndër­timin e punimeve nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.
  7. “Autoriteti Kom­bë­tar për Sig­ur­inë dhe Emergjen­cat në Miniera (AKSEM)” është autoriteti shtetëror kom­pe­tent për inspek­timin e sig­urisë, vlerësimin e rrez­iqeve, për­cak­timin e masave paran­daluese, ven­dos­jen e sank­sion­eve dhe ndërhyr­jen për për­bal­lim­in e emergjencës dhe shpë­timin në veprim­tar­inë minerare dhe të punimeve nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.
  8. “Punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­er-gjetike” janë tunele, puse, kanale, xhepa që ndër­to­hen ose hapen në nën­tokë nga sub­jek­ti që kryen veprim­tari për ndër­timin e veprave hidroen­ergjetike.
  9. “Veprim­tari minerare” janë veprim­tar­itë e kërkim­it, të zbu­lim­it, shfry­tëzim­it, për­punim­it, mbyll­jes, kon­servim­it dhe reha­bil­itim­it të mje­dis­it minerar.
  10. “Vepra hidroen­ergjetike” janë vepra të ndër­tu­ara në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, të cilat, me anë të pro­ce­seve shndër­ruese, shfry­të­zo­jnë poten­cialin e rënies së ujit për prod­himin e energjisë elek­trike.
  11. “Pajis­je vetësh­pëtuese” janë aparate që shër­be­jnë për mbro­jt­jen e organ­eve të frymë­mar­rjes nga vepri­mi i gazeve hel­muese, për një peri­ud­hë të cak­tu­ar kohe.
  12. “Min­istri” është min­istri përgjegjës për veprim­tar­inë minerare.

Neni 4

Fusha e zba­tim­it

Dis­poz­i­tat e këtij ligji janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga:

  1. a) insti­tu­cionet qen­drore shtetërore, që për­cak­to­jnë me anë të akteve nën­ligjore pro­ce­du­rat për real­iz­imin dhe mbro­jt­jen e sig­urisë e të shën­de­tit të punë­mar­rësve në veprim­tar­inë minerare dhe në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike;
  2. b) sub­jek­tet pub­like e pri­vate, ven­dase ose të hua­ja, që admin­istro­jnë, krye­jnë punë në veprim­tar­inë minerare, punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike;
  3. c) sub­jek­tet pub­like e pri­vate, ven­dase ose të hua­ja, që krye­jnë e mira­to­jnë studime, për­gatisin dhe zba­to­jnë pro­jek­te teknike, har­to­jnë e mira­to­jnë pro­grame e planiz­im të zhvil­lim­it të punimeve në veprim­tar­inë minerare dhe punime nën­tokë­sore në vepra hidroen­ergjetike;

ç) autoriteti shtetëror kom­pe­tent për inspek­timin e sig­urisë në punë në veprim­tar­inë minerare dhe punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike, për vlerësimin e rrez­iqeve dhe të ndërhyr­jeve në emergjen­ca e shpë­tim.

KREU II

 KËRKESA DHE DETYRIME PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN  NË PUNË, EMERGJENCAT DHE SHPËTIMIN

Neni 5

Kërke­sat e sig­urisë në punë

 

  1. Të gjitha sub­jek­tet që krye­jnë veprim­tari në miniera dhe në punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike, si dhe studime ose pro­jek­te në këto fusha, janë të detyru­ara të zba­to­jnë kërke­sat e sig­urisë në punë në veprim­tar­inë minerare dhe në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike, të emergjen­cave dhe shpë­tim­it.
  2. Kërke­sat e sig­urisë teknike në punë dhe në veprim­tar­inë minerare e punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike, të emergjen­cave dhe shpë­tim­it, har­to­hen nga min­istri, në bashkëpunim me AKSEM-in, dhe mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.

Neni 6

Detyrimet e sub­jek­teve

  1. Çdo sub­jekt që zotëron një leje minerare, që kon­trak­ton një shër­bim të spe­cial­izuar mbi një të drejtë minerare, si dhe ato që kanë mar­rëvesh­je kon­trak­tore për të kry­er punime nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike, para fil­lim­it të veprim­tarisë regjistro­hen në AKSEM.
  2. Sub­jek­tet, në momentin e regjistrim­it të tyre në AKSEM, deklaro­jnë per­son­at përgjegjës, të ngarkuar me drej­timin admin­is­tra­tiv, drej­timin teknik dhe prob­lemet e sig­urisë në punë, si dhe infor­mo­jnë, jo më vonë se 5 ditë pune, për çdo ndryshim të këtij per­son­eli.
  3. Çdo vend pune, objekt, instal­im dhe impiant, që lid­het me veprim­tar­inë minerare dhe që ka punë­mar­rës që krye­jnë punë, duhet të jetë i pro­jek­tu­ar dhe nën kon­trol­lin e mbikëqyr­jen e një per­soni përgjegjës.
  4. Sub­jek­tet njofto­jnë men­jëherë AKSEM-in për çdo rast aksi­den­ti, me rrezik ose hum­b­je jete, si dhe për raste të emergjen­cave seri­oze, që kërko­jnë ndërhyr­jen e trupës së emergjen­cave dhe shpë­tim­it, si dhe këqyr­jen e ven­dit të ngjar­jes nga ky insti­tu­cion.
  5. Çdo sub­jekt minerar apo sub­jekt që kryen punime nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike me palët nënkon­trak­tore për­cak­ton, me mar­rëvesh­je të fir­mo­sur, përgjegjësitë për zba­timin e kërke­save ligjore për sig­ur­inë e jetës dhe mbro­jt­jen e shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve.
  6. Sub­jek­tet duhet të njofto­jnë AKSEM-in, bren­da 5 ditëve pune, për ndër­pre­rjen apo rifil­lim­in e punës në objekt.

Neni 7

Emergjen­ca dhe shpë­ti­mi

  1. Çdo sub­jekt që kryen punime nën­tokë­sore, ku vërte­to­het pra­nia e gaz­it metan ose gazeve të tjera shpërthyese apo ekzis­to­jnë mundësitë e shfaq­jes së tyre, sig­uron orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e skuadrës për emergjencë dhe shpë­tim.
  2. Çdo sub­jekt, që kryen punime nën­tokë­sore, është i detyru­ar të për­gatisë planin e emergjen­cave, si një doku­ment për planiz­imin dhe për­bal­lim­in e emergjen­cave nën­tokë­sore, ku pasqy­ro­hen, në mënyrë të hol­lë­sishme, parashiki­mi, masat paran­daluese dhe burimet njerë­zore e mate­ri­ale për të për­bal­lu­ar rastin dhe shpë­timin e njerëzve.
  3. Rreg­ul­lat për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e emergjen­cave dhe shpë­timin, si dhe pro­ce­du­rat e har­tim­it, përm­ba­jt­jes e mira­tim­it të plan­it të emergjencës, të detyrueshme për sub­jek­tet e për­cak­tu­ara në pikën 2, të këtij neni, dhe për sub­jek­tet e tjera që krye­jnë punime në nën­tokë, në miniera apo në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike, mira­to­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
  4. Çdo punë­mar­rësi të nën­tokës i sig­uro­hen pajis­je të mbro­jt­jes per­son­ale dhe pajis­je vetësh­pë­ti­mi per­son­ale.

Neni 8

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore e punë­mar­rësve është detyrim i punëd­hënësit.
  2. Punëd­hënësi u sig­uron punë­mar­rësve mbikëqyr­je shën­de­të­sore të për­sh­tat­shme, me risqet për sig­ur­inë e shën­detin në vendin e punës, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë e mjekës­inë e punës.
  3. Punëd­hënësi, sig­uron mbikëqyr­je shën­de­të­sore në momentin e fil­lim­it të punës dhe mbikëqyr­je shën­de­të­sore peri­odike, në për­puth­je me për­cak­timet e kuadrit rreg­ul­la­tor në fuqi për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë të punë­mar­rësve në indus­tritë minerare nxjer­rëse sipër­faqë­sore e nën­tokë­sore dhe në punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.
  4. Çdo kos­to finan­cia­re për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve është detyrim i punëd­hënësit.

Neni 9

Sin­jal­iz­i­mi dhe komu­niki­mi

  1. Sub­jek­ti merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar e garan­tu­ar sis­temin dhe pajis­jet e sin­jal­izim­it, të dal­lueshme qartë për çdo vend pune që paraqet rrezik për jetën e shën­detin e punë­mar­rësve, si dhe për të paran­dalu­ar apo mën­jan­u­ar hyr­jen e per­son­ave të tjerë në sipër­faqen e lejuar të veprim­tarisë së tij apo në punimet që kry­hen në veprën e tij nën­tokë­sore.
  2. Sub­jek­ti sig­uron funk­sion­imin e sis­temit të komu­nikim­it të çdo niveli drej­ti­mi me punë­mar­rësit në vendin e punës, si në kushte nor­male, ash­tu edhe në raste për të për­bal­lu­ar e shman­gur rrez­iqe apo për të real­izuar ndërhyr­je të men­jëher­shme, në raste emergjen­cash e fatke­që­sish.

KREU III

 ZHVILLIMI I PUNIMEVE NË OBJEKT

Neni 10

Zhvil­li­mi i punimeve

  1. Sub­jek­tet zhvil­lo­jnë punime në rastet kur:
  2. a) ka pro­jek­te teknike e pas­apor­ta teknologjike të mirat­u­ara për punimet dhe punët që do të krye­jnë;
  3. b) plotë­so­jnë kërke­sat e parashikuara në rreg­ul­loret e sig­urim­it teknik e të mbro­jt­jes në punë dhe sig­uro­jnë nor­mat për rua­jt­jen e mbro­jt­jen e mje­dis­it;
  4. c) janë mar­rë masa që punimet në miniera, punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike, makiner­itë, pajis­jet dhe lën­da plasëse të mirëm­ba­hen në një niv­el të tillë, që të plotë­so­jnë kërke­sat e sig­urisë në punë;

ç) zotërue­si i lejes minerare zba­ton kërke­sat e për­cak­tu­ara në pro­jek­tin e mirat­u­ar tekniko-teknologjik.

Neni 11

Informi­mi i punë­mar­rësve

  1. Sub­jek­tet që krye­jnë veprim­tari minerare dhe punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike mar­rin masa që punë­mar­rësit të përvetë­so­jnë të dhë­nat dhe instruk­sionet e duhu­ra për për­dorim­in e makiner­ive, të pajis­jeve, të lëndës plasëse dhe të mate­ri­aleve që kanë në për­dorim.
  2. Të dhë­nat dhe instruk­sionet e për­dorim­it të makiner­ive, pajis­jeve e të lëndës plasëse duhet të përm­ba­jnë infor­ma­cione për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

Neni 12

Formi­mi i punë­mar­rësve

Sub­jek­tet që krye­jnë veprim­tari minerare dhe punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike mar­rin masat e nevo­jshme që punë­mar­rësit:

  1. a) e ngarkuar për për­dorim­in e makiner­ive, të pajis­jeve dhe të lëndës plasëse të kenë formimin e mjaftueshëm për rrez­iqet që përm­ban për­dori­mi i tyre;
  2. b) e ngarkuar me riparimet dhe mirëm­ba­jt­jen të kenë kual­i­fikimin dhe formimin e duhur për kry­er­jen e këtyre detyrave;
  3. c) që krye­jnë punë me lëndë plasëse dhe ata të skuadrave për emergjen­ca e shpë­tim në sub­jek­te të testo­hen, të vlerë­so­hen e të pajisen me dësh­mi çdo 5 vjet, nga komi­sionet teknike të ngrit­u­ra në AKSEM.

Neni 13

Këqyr­ja e avarive

  1. Për çdo rast aksi­den­ti ose avarie të rëndë në minierë, në kar­ri­erë apo punim nën­tokë­sor në veprat hidroen­ergjetike, sub­jek­ti duhet të njofto­jë men­jëherë AKSEM-in, Drej­tor­inë e Përgjithshme të Emergjen­cave Civile dhe çdo insti­tu­cion tjetër, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
  2. AKSEM‑i shqyr­ton aksi­den­tet e avar­itë e rën­da që ndod­hin gjatë veprim­tarisë dhe për­cak­ton shkaqet e përgjegjësitë si dhe masat që duhen mar­rë për për­mirësimin e gjend­jes.
  3. Zotërue­si i lejes minerare dhe/ose sub­jek­ti që kryen punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike është i detyru­ar t’i japë inspek­torit që shqyr­ton aksi­dentin ose avar­inë çdo të dhënë që ka lid­hje me të.

KREU IV

AUTORITETI KOMBËTAR PËR SIGURINË DHE EMERGJENCAT NË MINIERA

Neni 14

Autoriteti Kom­bë­tar për Sig­ur­inë dhe Emergjen­cat në Miniera

Autoriteti Kom­bë­tar për Sig­ur­inë dhe Emergjen­cat në Miniera është per­son juridik pub­lik, bux­hetor, i orga­nizuar në niv­el qen­dror, i cili kryen veprim­tari në fushën e sig­urisë në punë, të emergjen­cave dhe shpë­tim­it në veprim­tar­inë minerare dhe punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.

Neni 15

Orga­niz­i­mi

  1. AKSEM‑i orga­ni­zo­het si drej­tori në varësi të min­istrit dhe e ka selinë e tij në Tiranë.
  2. Orga­niz­i­mi dhe funk­sion­i­mi i AKSEM-it rreg­ul­lo­hen me vendim të Këshillit të Min­is­trave.
  3. Mar­rëd­hëni­et e punës së tit­ullar­it të AKSEM-it dhe nëpunësve të tij rreg­ul­lo­hen në bazë të legjis­la­cionit për nëpunësin civ­il.
  4. Mar­rëd­hëni­et e punës së punon­jësve admin­is­tra­tivë rreg­ul­lo­hen në bazë të dis­poz­i­tave të Kodit të Punës.

Neni 16

Detyrat e AKSEM-it

  1. Për për­bal­lim­in e emergjen­cave në sub­jek­te, AKSEM‑i real­i­zon këto detyra:
  2. a) për çdo sit­u­atë emergjente në veprim­tari në miniera dhe në punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike sig­uron gatish­mërinë e plotë të per­son­elit, të pajis­jeve e të mjeteve për të ndërhyrë e për­bal­lu­ar sit­u­atën e shpë­tim­it të jetës së njerëzve;
  3. b) kërkon, nga çdo sub­jekt që kryen punime nën­tokë­sore, të parashiko­jë në prak­tikën e punës së tij sit­u­atat emergjente dhe të ketë të për­gat­i­tur planin e emergjen­cave, në lid­hje me masat për për­bal­lim­in e tyre, një kop­je e të cilit dorë­zo­het në AKSEM çdo vit dhe sa herë sub­jek­ti prak­tikon punë në nën­tokë për herë të parë;
  4. c) inspek­ton, bashkëpunon, bashkëve­pron e kryen stërvit­je të për­bashkët me per­son­elin e emergjen­cave të sub­jek­teve në kushtet konkrete të zhvil­lim­it të punimeve apo në sit­u­a­ta të improvizuara emergjence;

ç) mon­i­toron e mbikëqyr minier­at e mbyl­lu­ra dhe jashtë për­dori­mi;

  1. d) vlerë­son, mbyll dhe mon­i­toron grykat e punimeve minerare në minier­at e brak­tisura;
  2. dh) regjistron çdo sub­jekt që kryen veprim­tari minerare dhe në punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike;
  3. e) vlerë­son aftësitë teknike dhe pro­fe­sion­ale të çdo per­soni fizik që kërkon të për­dorë e të krye­jë punë me lëndë plasëse në sub­jek­te apo të puno­jë si spe­cial­ist për emergjen­ca dhe shpë­tim;

ë) regjistron rastet e emergjen­cave dhe të aksi­den­teve të rën­da me rrezik apo hum­b­je jete;

  1. f) kryen anal­izat dhe ver­i­fikon rezis­tencën në tërhe­q­je të litarëve të çelikut, që për­doren në impiantet ngritëse ver­tikale e të pjer­rë­ta të trans­portit në sub­jek­te;
  2. g) ver­i­fikon e vlerë­son ter­ri­torin e vend­ndër­tim­it të depove për mag­a­zin­imin e lëndëve plasëse të sub­jek­teve dhe mira­ton pro­jek­tin e ndër­tim­it të këtyre depove;
  3. gj) kryen vlerësimin e pro­jek­teve teknike, me qël­lim pajis­jen e sub­jek­teve me autor­iz­imin e për­dorim­it civ­il të lëndëve plasëse;
  4. h) çdo detyrë tjetër të për­cak­tu­ar nga legjis­la­cioni në fuqi.

Neni 17

Të drej­tat e AKSEM-it

  1. Inspek­torët e AKSEM-it kanë të drejtë të hyjnë, sipas pro­gramit të inspek­tim­it të mirat­u­ar, në çdo kohë në ter­ri­torin dhe në vendet e punës të sub­jek­teve që krye­jnë punë në veprim­tar­inë minerare dhe në punime nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike.
  2. Në zba­tim të pro­gramit dhe të objek­tit të inspek­tim­it, inspek­torët e AKSEM-it kanë të drejtë të kërko­jnë e të mar­rin një kop­je të doku­menteve admin­is­tra­tive e teknike të veprim­tarisë së sub­jek­tit.
  3. Inspek­torët dhe per­son­eli i emergjen­cave të AKSEM-it kërko­jnë mbështet­jen dhe ndërhyr­jen e for­cave të ren­dit kur:
  4. a) pen­go­hen dhe ceno­hen gjatë kry­er­jes së detyrës;
  5. b) nuk zba­to­het urdhri i ndalim­it dhe ndër­pre­r­ja e punës, në rastet me rrezik seri­oz për jetën e njerëzve;
  6. c) nuk lejo­hen të hyjnë në hapësir­at e punës së sub­jek­teve.

Neni 18

Inspek­ti­mi i sub­jek­teve nga AKSEM‑i

  1. AKSEM‑i kryen inspek­time në sub­jek­te pri­vate dhe pub­like, ven­dase e të hua­ja, që ushtro­jnë veprim­tari minerare dhe punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë, në për­puth­je me këtë ligj dhe me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspek­timin në Repub­likën e Shqipërisë”.
  2. Veprim­tar­itë minerare, punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike u nën­shtro­hen inspek­timeve të pro­gra­muara të AKSEM-it, në për­puth­je me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspek­timin në Repub­likën e Shqipërisë”.
  3. Minier­at dhe punimet nën­tokë­sore të veprave hidroen­ergjetike u nën­shtro­hen inspek­timeve teknike jashtë pro­gramit të AKSEM-it në çdo kohë, kur paraqiten rrethana të veçan­ta, që lid­hen me rrez­iqe për jetën e njerëzve, avari ose aksi­dente.
  4. AKSEM‑i kryen inspek­time në sub­jek­tet që ushtro­jnë veprim­tari minerare dhe punime nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike, ku vlerë­son nëse:
  5. a) ushtri­mi i aktivitetit minerar apo punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike kry­hen në për­puth­je me kërke­sat e këtij ligji dhe të legjis­la­cionit në fuqi;
  6. b) është për­gat­i­tur doku­menta­cioni teknik i nevo­jshëm për ushtrim­in e sig­urt të aktivitetit minerar apo për punimet nën­tokë­sore në veprat hidroen­ergjetike;
  7. c) janë mar­rë masat e nevo­jshme për kujdesin shën­de­të­sor të punë­mar­rësve, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe aktet teknike në fuqi.

Neni 19

Masat urgjente

  1. Kur inspek­tori i AKSEM-it kon­sta­ton se një minierë ose punim nën­tokë­sor në veprat hidroen­ergjetike rrezikon sig­ur­inë e njerëzve dhe të mje­dis­it, me vendim të ndër­m­jetëm, sipas nevo­jave të rastit, merr masa urgjente, në për­puth­je me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspek­timin në Repub­likën e Shqipërisë”.
  2. Kundër vendim­it që ven­dos masa urgjente mund të bëhet ankim i veçan­të, në për­puth­je me ligjin për inspek­timin.

Neni 20

Kon­flik­ti i intere­save

  1. Punë­mar­rësve të AKSEM-it u ndalo­het të kenë intere­sa të drejt­për­drejtë ose të tërthortë me sub­jek­tet ku ata ushtro­jnë kon­troll.
  2. Punë­mar­rësit e AKSEM-it kanë detyrim të përm­bushin çdo kërkesë tjetër, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për paran­dal­im­in e kon­flik­tit të intere­save në ushtrim­in e funk­sion­eve pub­like”, të ndryshuar.

Neni 21

Burimet finan­cia­re

  1. Burimet finan­cia­re të AKSEM-it janë:
  2. a) Bux­heti i Shtetit;
  3. b) të ard­hu­rat me des­ti­na­cion, që real­i­zo­hen nga shër­bimet për të tretët.
  4. AKSEM‑i real­i­zon të ard­hu­ra nga shër­bimet që kryen për sub­jek­tet pri­vate ose pub­like, nga page­sa e tar­i­fave për:
  5. a) lëshimin e dësh­mive dhe dub­likatave për zjar­rmë­tarët dhe shpëtue­sit e sub­jek­teve;
  6. b) real­iz­imin e provave dhe anal­izave të rezis­tencës në tërhe­q­je të litarëve të çelikut të impianteve ngritëse të sub­jek­teve;
  7. c) regjistrim­in fillestar të sub­jek­teve;

ç) mon­i­torim, ver­i­fikim e inspek­tim, të kërkuara nga vetë sub­jek­ti.

  1. Tar­i­fat për këto të ard­hu­ra cak­to­hen me udhëz­im të për­bashkët nga Min­istri i Finan­cave dhe min­istri që mbu­lon veprim­tar­inë minerare.

KREU V

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 22

Kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive

  1. Shkel­jet e mëposhtme, kur nuk për­bëjnë vepër penale, për­bëjnë kundër­va­jt­je admin­is­tra­tive dhe dëno­hen me gjobë nga AKSEM‑i, si më poshtë:
  2. a) kur sub­jek­ti kryen shkel­je të pikave 1, 2 e 6, të nen­it 6, të këtij ligji, masa e gjobës është 150 mijë lekë;
  3. b) kur sub­jek­ti nuk njofton AKSEM-in në rast aksi­den­ti ose avarie të rëndë në minierë, në kar­ri­erë apo në punim nën­tokë­sor në veprat hidroen­ergje-tike, masa e gjobës është 100 mijë lekë;
  4. c) kur sub­jek­ti nuk ka zbat­u­ar detyrat e lëna e të për­cak­tu­ara në aktet e inspek­tim­it të mëparshëm të AKSEM-it, masa e gjobës është 200 mijë lekë;

ç) kur shke­len pikat e nen­it 7, të këtij ligji, masa  e gjobës është 200 mijë lekë;

  1. d) kur kon­sta­to­het se mungon plani vje­tor i zhvil­lim­it të punimeve apo puno­het jashtë këtij plani, nuk ka sig­urim jete për të gjithë punë­mar­rësit, urdhrat e punës dhe udhëzimet teknike nuk respek­to­jnë nor­mat teknike të ven­do­sura, mungo­jnë pas­apor­tat teknologjike për pro­cese të ndryshme të prak­tikës së punës, planime­tria e punës së objek­tit nuk plotë­so­het sipas rreg­ullave teknike të sig­urisë, masa e gjobës është 300 mijë lekë;
  2. dh) kur inspek­tori ose grupi i inspek­torëve të AKSEM-it pen­go­het të krye­jë detyrën, në zba­tim të dis­poz­i­tave të kreut IV, të këtij ligji, masa e gjobës është 400 mijë lekë.
  3. Shqyr­ti­mi i kundër­va­jt­jeve admin­is­tra­tive, pro­ce­si i ankim­it dhe ekzeku­ti­mi i vendimeve të AKSEM-it bëhet në për­puth­je me ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010, “Për kundër­va­jt­jet admin­is­tra­tive”.
  4. Të ard­hu­rat nga masat admin­is­tra­tive, të aplikuara sipas pikës 1, të këtij neni, derd­hen tërë­sisht në Bux­hetin e Shtetit.

Neni 23

Pezul­li­mi i punimeve

  1. Në rastet e për­fundim­it të inspek­timeve të pro­gra­muara apo të inspek­timeve jashtë pro­gramit, inspek­tori ose grupi i inspek­torëve të AKSEM-it, kur vlerë­son prezencë të rrez­iqeve seri­oze për jetën e punë­mar­rësve, shkel­je të rën­da të ligjit e të rreg­ullave teknike për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, pezul­lon kry­er­jen e punimeve në objekt.
  2. Pezul­li­mi i punimeve mund të jetë tërë­sor ose i pjesshëm, për vende e fronte pune të veçan­ta, i përkohshëm ose i përher­shëm.
  3. Pezul­li­mi i punimeve pasqy­ro­het në pro­cesver­bal dhe i bëhet i ditur, men­jëherë, për­faqë­sue­sit të sub­jek­tit. Në pro­cesver­bal pasqy­ro­hen qartë hapësira, koha e pezul­lim­it dhe detyrat konkrete.
  4. Në rastet kur mer­ret vendim për pezul­lim tërë­sor të punimeve, pavarë­sisht nga koha, për­gatitet rela­cioni me prob­lematikën e sub­jek­tit dhe i dër­go­het min­istrit.
  5. Kur sub­jek­ti nuk respek­ton vendimin e pezul­lim­it të punimeve të inspek­torëve, AKSEM‑i i propo­zon min­istrit revokimin e lejes së sub­jek­tit dhe njofton organet e Poli­cisë së Shtetit e të prokuror­isë, në ter­ri­torin ku kryen aktivitet sub­jek­ti.

Neni 24

E drej­ta e sub­jek­teve për ankim

  1. Kundër vendim­it me gjobë, të ven­do­sur nga inspek­torët e AKSEM-it, sub­jek­ti ka të drejtën e ankim­it me shkrim pranë komi­sion­it të shqyr­tim­it të gjobave në AKSEM, në për­puth­je me Kodin e Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive.
  2. Komi­sioni i shqyr­tim­it të gjobave në AKSEM, i mirat­u­ar sipas rreg­ullave dhe pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara me udhëz­im të min­istrit, shqyr­ton ankimin, merr vendimin dhe njofton sub­jek­tin për vendimin e mar­rë bren­da 15 ditëve, nga data e regjistrim­it të ankim­it.
  3. Sub­jek­tet kanë të drejtën që, kundër vendim­it të Komi­sion­it të Shqyr­tim­it të Gjobave, të bëjnë padi për shqyr­tim të mos­mar­rëvesh­jes admin­is­tra­tive në Gjykatën Admin­is­tra­tive të Shkallës së Parë, Tiranë.
  4. Kundër vendim­it për pezul­lim apo ndal­im të punimeve në mënyrë tërë­sore, sub­jek­ti ka të drejtë të bëjë ankim te min­istri, bren­da 10 ditëve, nga data e mar­rjes së vendim­it të inspek­torëve të AKSEM-it.
  5. Bren­da 15 ditëve, nga data efek­tive e ankim­it, min­istri shqyr­ton ankimin, ngre grup pune për rivlerësim të prob­lematikës dhe merr vendim për­fundim­tar.
  6. Sub­jek­tet kanë të drejtë që, kundër vendim­it të min­istrit, të bëjnë padi për shqyr­tim të mos­mar­rëvesh­jes admin­is­tra­tive në gjykatën admin­is­tra­tive të shkallës së parë, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

Neni 25

Aktet nën­ligjore

  1. Ngarko­het Këshilli i Min­is­trave që, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rë aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 5, pika 2, nen­it 7, pika 3, dhe nen­it 15, pika 2, të këtij ligji.
  2. Ngarko­het min­istri dhe Min­istri i Finan­cave që, bren­da 6 mua­jve nga hyr­ja në fuqi e këtij ligji, të nxjer­rin aktet nën­ligjore në zba­tim të nen­it 21, pika 3, të këtij ligji.

Neni 26

Shfuqiz­ime

  1. Ligji nr. 8741, datë 15.2.2001, “Për sig­ur­inë në punë në veprim­tar­inë minerare”, shfuqi­zo­het.
  2. Aktet nën­ligjore, që rreg­ul­lo­jnë veprim­tar­itë e sig­urisë në punë, të emergjen­cave dhe shpë­tim­it në veprim­tar­inë minerare apo në punimet hidroen­ergjetike, të mirat­u­ara për­para hyr­jes në fuqi të këtij ligji, do të zba­to­hen për aq sa nuk bien në kundër­sh­tim me këtë ligj, deri në dal­jen e akteve të reja nën­ligjore.

Neni 27

Ndryshim emër­ti­mi

  1. Në çdo akt ligjor ose nën­ligjor, apo mar­rëd­hënie juridike të kri­juar, emër­ti­mi “Repar­ti i Inspek­tim-Shpë­tim Miniera”, zëvendë­so­het me “Autoriteti Kom­bë­tar për Sig­ur­inë dhe Emergjen­cat në Miniera”.
  2. Tit­ullari dhe punë­mar­rësit e ish-Repar­tit të Inspek­tim-Shpë­tim Miniera kon­sidero­hen të emëru­ar, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

Neni 28

Hyr­ja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Mirat­u­ar në datën 22.12.2016

Shpal­lur me dekretin nr. 9938, datë 9.1.2017 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bujar Nis­hani

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim