LIGJ

Nr. 4/2014

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C187 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR KUADRIN PROMOCIONAL TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË”, 2006

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ven­dosi:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta C187 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për kuadrin pro­mo­cional të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë”, 2006.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Mirat­u­ar në datën 30.1.2014

Shpal­lur me dekretin nr. 8497, datë 18.2.2014 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bujar Nis­hani

KONVENTA 187

PËR KUADRIN PROMOCIONAL TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

e mbled­hur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur në sesion­in e saj të nën­tëd­hjete­pestë, më 31 maj 2006,

duke njo­hur rëndës­inë e dëm­timeve, sëmund­jeve dhe vdek­jeve në punë, dhe nevo­jën për veprim të mëte­jshëm për t’i pakë­suar ato; dhe

duke riku­j­tu­ar se mbro­jt­ja e punë­torëve ndaj sëmund­jeve dhe dëm­timeve që rrjed­hin nga punësi­mi për­bën një ndër objek­ti­vat e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, siç për­cak­to­het në Kushte­tutën e saj; dhe

duke pran­uar se dëm­timet, sëmund­jet dhe vdek­jet kanë ndikim neg­a­tiv në pro­duk­tivitetin dhe zhvil­lim­in ekonomik social; dhe

duke vëre­j­tur para­grafin III (g) të deklaratës së Filadelfias, që për­cak­ton se Orga­ni­za­ta Ndërkom­bëtare e Punës ka detyrim­in solemn për të zhvil­lu­ar më tej midis kombeve të botës pro­gram­et, të cilat do të arri­jnë mbro­jt­je të për­sh­tat­shme për jetën dhe shën­detin e punë­torëve në të gjitha pro­fe­sionet; dhe

të ndërgjegjshëm për deklaratën e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për parimet dhe të drej­tat themelore në punë dhe ndjek­jen e saj, 1998; dhe

duke vëre­j­tur Kon­ven­tën për Sig­ur­inë dhe Shën­detin në Punë, 1981 (nr. 155), Reko­mandimin për Sig­ur­inë dhe Shën­detin në Punë, 1981 (nr. 164), dhe instru­mente të tjera të lid­hu­ra me kuadrin e nxit­jes së sig­urisë dhe shën­de­tit në punë; dhe

duke riku­j­tu­ar se nxit­ja e sig­urisë dhe e shën­de­tit në punë është pjesë e pro­gramit të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për punë të për­sh­tat­shme për të gjithë; dhe

duke riku­j­tu­ar kon­kluzionet në lid­hje me aktivitetet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të lid­hu­ra me stan­dard­et në fushën e sig­urisë dhe shën­de­tit — një strategji glob­ale e mirat­u­ar nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës në sesion­in e saj të 91-të (2003), në mënyrë të veçan­të lid­hur me garanc­inë që pro­gram­et kom­bëtare do t’i japin për­parësi sig­urisë dhe shën­de­tit në punë; dhe

duke thek­suar rëndës­inë e nxit­jes së vazh­dueshme të kul­turës kom­bëtare të paran­dalim­it në funk­sion të sig­urisë dhe të shën­de­tit; dhe

pasi ka ven­do­sur për mira­timin e disa propoz­imeve të dhë­na në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, që është pika e katërt në rendin e ditës së sesion­it; dhe

pasi ka për­cak­tu­ar që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton më 15 qer­shor 2006 Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të cito­het si Kuadri Mbështetës për Kon­ven­tën e Sig­urisë dhe Shën­de­tit në Punë, 2006.

  1. Përku­fiz­ime

Neni 1

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

  1. a) Ter­mi “poli­tikë kom­bëtare” i refer­o­het poli­tikës kom­bëtare të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë dhe mje­dis­it të punës të zhvil­lu­ar në për­puth­je me parimet e nen­it 4 të Kon­ven­tës së Sig­urisë dhe Shën­de­tit në Punë, 1981 (nr. 155);
  2. b) Ter­mi “sis­te­mi kom­bë­tar i sig­urisë dhe i shën­de­tit në punë” ose “sis­te­mi kom­bë­tar” i refer­o­het infra­struk­turës, e cila sig­uron kuadrin krye­sor për zba­timin e poli­tikës kom­bëtare dhe pro­grameve kom­bëtare të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë;
  3. c) Ter­mi “pro­gra­mi kom­bë­tar i sig­urisë dhe i shën­de­tit” ose “pro­gra­mi kom­bë­tar” i refer­o­het çdo pro­gra­mi kom­bë­tar që përf­shin objek­ti­vat, të cilët duhen arrit­ur në një kuadër kohor të para­cak­tu­ar, për­parësitë dhe mjetet e veprim­it të for­mu­lu­ara për të për­mirë­suar sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, dhe mjetet për të vlerë­suar pro­gresin;
  4. d) Ter­mi “një kul­turë kom­bëtare paran­daluese për sig­ur­inë dhe shën­detin” i refer­o­het një kul­ture, në të cilën e drej­ta për mjedis pune të sig­urt dhe të shën­det­shëm respek­to­het në të gjitha nivelet, ku qev­e­ria, punëd­hënësit dhe punë­torët mar­rin pjesë në mënyrë aktive në garan­timin e një mje­disi pune të sig­urt dhe të shën­det­shëm nëpër­m­jet një sis­te­mi të drej­tash, përgjegjë­sish dhe detyrash të për­cak­tu­ara, dhe ku pari­mi i paran­dalim­it merr për­parës­inë më të lartë.
  5. Objek­tivi

Neni 2

  1. Çdo anë­tar, i cili mira­ton këtë Kon­ven­të, mbështet për­mirësimin e vazh­dueshëm të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë për të paran­dalu­ar dëm­timet, sëmund­jet dhe vdek­jet në punë, me anë të zhvil­lim­it të një poli­tike kom­bëtare, sis­te­mi kom­bë­tar dhe të një pro­gra­mi kom­bë­tar, në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­torëve.
  2. Çdo anë­tar ndërmerr hapa aktivë në drej­tim të arrit­jes në mënyrë pro­gre­sive të një mje­disi pune të sig­urt dhe të shën­det­shëm nëpër­m­jet një sis­te­mi kom­bë­tar dhe pro­gramesh kom­bëtare për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, duke mar­rë parasysh parimet e për­cak­tu­ara në instru­mentet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ONP) që lid­hen me kuadrin mbështetës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.
  3. Çdo anë­tar shqyr­ton në mënyrë peri­odike dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më për­faqë­suese, të punëd­hënësve dhe të punë­torëve se çfarë masash mund të ndërmer­ren për të mirat­u­ar kon­ven­tat përkatëse të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për Sig­ur­inë dhe Shën­detin.

III. Poli­ti­ka Kom­bëtare

Neni 3

  1. Çdo anë­tar mbështet një mjedis pune të sig­urt dhe të shën­det­shëm me anë të har­tim­it të një poli­tike kom­bëtare.
  2. Çdo anë­tar mbështet para­prak­isht, në të gjitha nivelet përkatëse, të drejtën e punë­torëve për një mjedis pune të sig­urt e të shën­det­shëm.
  3. Gjatë har­tim­it të kësaj poli­tike, çdo anë­tar, duke mar­rë parasysh kushtet dhe prak­tikën kom­bëtare, dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­torëve, mbështet parimet bazë, të tilla si: vlerësi­mi i risqeve ose i rrez­iqeve në punë; lufti­mi i risqeve ose i rrez­iqeve në punë që në burim; dhe zhvil­li­mi i kul­turës kom­bëtare paran­daluese për sig­ur­inë dhe shën­detin që përf­shin informimin, kon­sul­timin dhe tra­jn­imin.
  4. SISTEMI KOMBËTAR

Neni 4

  1. Çdo anë­tar kri­jon, ruan, zhvil­lon në mënyrë pro­gre­sive dhe shqyr­ton në mënyrë peri­odike sis­temin kom­bë­tar të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe të punë­torëve.
  2. Sis­te­mi kom­bë­tar i sig­urisë dhe i shën­de­tit në punë duhet të përf­shi­jë, ndër të tjera:
  3. a) aktet ligjore dhe aktet nën­ligjore, mar­rëvesh­jet kolek­tive, kur është e për­sh­tat­shme, dhe çdo instru­ment tjetër përkatës në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;
  4. b) një autoritet apo organ, apo autoritete dhe organe, përgjegjëse për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, të emëru­ara në për­puth­je me të drejtën dhe prak­tikën kom­bëtare;
  5. c) mekaniz­ma për të garan­tu­ar respek­timin e akteve ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, duke përf­shirë sis­temin e inspek­tim­it; dhe
  6. d) masat për të mbështe­tur, në niv­el sipër­mar­rje, bashkëpunimin ndër­m­jet drej­tim­it, punë­torëve dhe për­faqë­suesve të tyre, si ele­ment thel­bë­sor i lid­hur me masat paran­daluese në vendin e punës.
  7. Sis­te­mi kom­bë­tar për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë duhet të përf­shi­jë, kur është e për­sh­tat­shme:
  8. a) një organ apo organe këshilli­mi tri­palëshe që tra­j­to­jnë çësht­jet e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë;
  9. b) shër­bime informi­mi dhe këshilli­mi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;
  10. c) sig­uri­mi i tra­jnim­it për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;
  11. d) shër­bimet e shën­de­tit në për­puth­je me të drejtën dhe prak­tikën kom­bëtare;
  12. e) kërki­mi në fushën e sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë;
  13. f) një mekanizëm për mbled­hjen dhe anal­iz­imin e të dhë­nave për dëm­timet dhe sëmund­jet në punë, duke mar­rë parasysh të gjitha instru­mentet përkatëse të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës;
  14. g) dis­pozi­ta për bashkëpunimin me ske­mat përkatëse të sig­urimeve apo sociale që mbu­lo­jnë dëm­timet dhe sëmund­jet në punë; dhe
  15. h) mekaniz­ma mbështetës për një për­mirësim pro­gre­siv të kushteve të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë në ndër­mar­rjet mikro, në ndër­mar­rjet e vogla e të mesme dhe në ekonom­inë infor­male.
  1. PROGRAMI KOMBËTAR

Neni 5

  1. Çdo anë­tar for­mu­lon, zba­ton, mon­i­toron, vlerë­son dhe rishikon në mënyrë peri­odike një pro­gram kom­bë­tar për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punëd­hënë­seve dhe punë­torëve.
  2. Pro­gra­mi kom­bë­tar:
  3. a) mbështet zhvil­lim­in e kul­turës kom­bëtare paran­daluese për sig­ur­inë dhe shën­detin;
  4. b) kon­tribuon për mbro­jt­jen e punë­torëve me anë të eli­m­inim­it ose min­i­mizim­it, aq sa është prak­tik­isht e arsyeshme, të rrez­iqeve dhe risqeve që lid­hen me punën, në për­puth­je me të drejtën dhe prak­tikën kom­bëtare, me qël­lim që të shmangë dëm­timet, sëmund­jet dhe vdek­jet në punë dhe të mbësht­esë sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës;
  5. c) for­mu­lo­het dhe rishiko­het në bazë të anal­izës së sit­u­atës kom­bëtare në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin, duke përf­shirë anal­izën e sis­temit kom­bë­tar për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;
  6. d) përf­shin objek­ti­vat, synimet dhe tregue­sit e pro­gre­sit; dhe
  7. e) mbështetet, ku është e mundur, nga pro­grame dhe plane kom­bëtare të tjera sht­esë, të cilat do të ndih­mo­jnë në arrit­jen në mënyrë pro­gre­sive të një mje­disi pune të sig­urt dhe të shën­det­shëm.
  8. Pro­gra­mi kom­bë­tar pub­liko­het gjerë­sisht dhe, në atë masë që është e mundur, mira­to­het dhe shpal­let nga autoritetet më të lar­ta kom­bëtare.
  9. DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 6

Kjo Kon­ven­të nuk rishikon asnjë kon­ven­të apo reko­mandim ndërkom­bë­tar të punës.

Neni 7

Drej­tori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofto­het për mira­timet zyrtare të kësaj Kon­vente për regjistrim.

Neni 8

  1. Kjo Kon­ven­të është detyruese vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Botërore të Punës, mira­timet e të cilëve janë regjistru­ar pranë drej­torit të përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
  2. Ajo hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën janë regjistru­ar pranë drej­torit të përgjithshëm mira­timet e dy anë­tarëve.
  3. Pas kësaj, kjo kon­tratë hyn në fuqi për çdo anë­tar dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar mira­ti­mi i tij.

Neni 9

  1. Anë­tari, i cili ka mirat­u­ar këtë Kon­ven­të, mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të një peri­ud­he prej dhjetë vitesh nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anë të një akti që i komu­niko­het drej­torit të përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Një denoncim i tillë nuk hyn në fuqi për një peri­ud­hë kohore deri një vit pas datës në të cilën është regjistru­ar.
  2. Çdo anë­tar që ka mirat­u­ar këtë Kon­ven­të dhe që, bren­da vitit pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare, të për­men­dur në para­grafin pararendës, nuk ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen, do t’i nën­shtro­het Kon­ven­tës për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe, për rrjed­ho­jë, mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në për­fundim të çdo peri­ud­he prej dhjetë vjetësh në bazë të kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 10

  1. Drej­tori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha mira­timeve dhe denoncimeve që u janë komu­nikuar nga anë­tarët e orga­ni­za­tës.
  2. Kur njofton anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e mira­tim­it të dytë që i është komu­nikuar, drej­tori i përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të orga­ni­za­tës për datën në të cilën hyn në fuqi Kon­ven­ta.

Neni 11

Drej­tori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton sekre­tarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim­in në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deta­jet e plota të të gjitha mira­timeve dhe akteve të denoncim­it që janë regjistru­ar.

Neni 12

Në ato raste që mund ta çmo­jë të nevo­jshme, organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i paraqet kon­fer­encës së përgjithshme një raport për funk­sion­imin e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton dëshirën e ven­dos­jes së rishikim­it të pjesshëm apo të plotë të saj në rendin e ditës së Kon­fer­encës.

Neni 13

  1. Nëse Kon­fer­en­ca mira­ton një Kon­ven­të që rishikon këtë Kon­ven­të tërë­sisht ose pjesër­isht, atëherë, nëse Kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
  2. a) mira­ti­mi nga një anë­tar i Kon­ven­tës së re rishikuese përf­shin ipso jure denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nen­it 9 më sipër, nëse, dhe kur të hyjë në fuqi Kon­ven­ta e re;
  3. b) në datën kur hyn në fuqi Kon­ven­ta e re rishikuese, kjo Kon­ven­të nuk është më e hapur për mira­tim nga anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj fak­tike për ata anë­tarë që e kanë mirat­u­ar atë, por që nuk kanë mirat­u­ar Kon­ven­tën rishikuese.

Neni 14

Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente kanë fuqi të njëjtë.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim