LIGJ
Nr. 5/2014
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS C167 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË NDËRTIM”, 1988
Në mbështet­je të nen­eve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ven­dosi:

Neni 1
Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta C167 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës (ILO) “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në ndër­tim”, 1988.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
Mirat­u­ar në datën 30.1.2014
Shpal­lur me dekretin nr. 8498, datë 18.2.2014 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Bujar Nis­hani

KONVENTA 167
SIGURIA DHE SHËNDETI NË NDËRTIM

Kon­fer­en­ca e përgjithshme e Orga­ni­za­tës Botërore të Punës,
e mbled­hur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, dhe e mbled­hur në sesion­in e shtatëd­hjete­pestë, më 1 qer­shor 1988; dhe
duke mar­rë parasysh kon­ven­tat dhe reko­mandimet e rëndë­sishme ndërkom­bëtare të punës e në mënyrë të veçan­të, Kon­ven­tën dhe Reko­mandimin e Rreg­ullave të Sig­urisë (në Ndër­tim), 1937, dhe reko­mandimet e bashkëpunim­it për paran­dal­im­in e aksi­den­teve (në ndër­tim), 1937, Kon­ven­tën dhe reko­mandimet e mbro­jt­jes nga rreza­ti­mi, 1960, Kon­ven­tën dhe Reko­mandimin e Rua­jt­jes së Makiner­ive, 1963, Kon­ven­tën dhe Reko­mandimin e Peshës Mak­si­male, 1967, Kon­ven­tën dhe Reko­mandimin e Mbro­jt­jes nga Kanceri në Punë, 1974, Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi për Mje­disin e Punës (ndot­ja e ajrit, zhur­ma dhe drid­hjet), 1977, Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi për Sig­ur­inë dhe Shën­detin në Punë, 1981, Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi për Shër­bimet e Shën­de­tit në Punë, 1985, Kon­ven­ta dhe Reko­mandi­mi për Asbestin, 1986, dhe listën e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale të rishikuar në vitin 1980 dhe bashkëlid­hur Kon­ven­tës së Për­fitimeve të Dëm­timeve të Punësim­it, 1964; dhe
duke mar­rë vendim në bazë të mira­tim­it të propoz­imeve të cak­tu­ara në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në ndër­tim, që është pika e katërt e ren­dit të ditës së sesion­it; dhe
duke për­cak­tu­ar se këto propoz­ime mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare që rishikon Kon­ven­tën e Rreg­ullave të Sig­urisë (në Ndër­tim), 1937,
mira­ton më 20 qer­shor 1988 Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të cito­het Kon­ven­ta e Sig­urisë dhe Shën­de­tit në Ndër­tim, 1988:
I. OBJEKTI DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het për të gjitha veprim­tar­itë ndërtuese, përkatë­sisht në ndër­tim, vepra inx­hinierike, dhe në veprat e ngrit­jes dhe të çmon­tim­it, duke përf­shirë çfarë­do pro­ce­si, opera­cioni apo trans­porti në një kantier ndër­ti­mi, nga për­gatit­ja e kantier­it deri në për­fundimin e pro­jek­tit.
2. Anë­tari që mira­ton këtë Kon­ven­të, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe të punë­torëve në fjalë, kur ato ekzis­to­jnë, mund të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi i Kon­ven­tës apo nga dis­pozi­ta të saj, degë të veçan­ta të veprim­tarisë ekonomike apo ndër­mar­rjeve të veçan­ta në funk­sion të të cilave lindin prob­leme të një natyre thel­bë­sore, me kusht që të ruhet një mjedis pune i sig­urt dhe i shën­det­shëm.
3. Kjo Kon­ven­të zba­to­het edhe për per­sona të vetëpunë­suar, siç mund të për­cak­to­het në aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
Neni 2
Për qël­lim­in e kësaj Kon­vente:
a) Ter­mi “ndër­tim” mbu­lon:
i) ndër­timin, duke përf­shirë gër­mimin dhe kon­struk­sion­in, ndryshimin struk­tur­or, rinovimin, riparim­in, mirëm­ba­jt­jen (duke përf­shirë pastrim­in dhe lyer­jen) dhe shem­b­jen e të gjitha llo­jeve të ndërte­save apo struk­tu­rave;
ii) vepra inx­hinierike, duke përf­shirë gër­mimin, ndryshimin struk­tur­or, riparim­in, mirëm­ba­jt­jen dhe shem­b­jen, për shem­bull: të aero­porteve, kantiereve detare, porteve, rrugëve të brend­shme ujore, digave, veprave mbro­jtëse të lumen­jve, ortekëve dhe deteve, rrugëve dhe heku­rud­have, urave, tuneleve, viaduk­teve dhe veprave që lid­hen me ofrim­in e shër­bimeve, të tilla si: komu­niki­mi, kul­li­mi, ujërat e zeza, uji dhe furnizimet me energji;
iii) ngrit­ja dhe çmon­ti­mi i ndërte­save parafab­rikate, si dhe prod­hi­mi i ele­menteve të parafab­rikuara në kantierin e ndër­tim­it.
b) Ter­mi “kantier ndër­ti­mi” nënkup­ton çdo kantier në të cilin real­i­zo­hen pro­ce­set ose veprim­tar­itë e për­shkru­ara në nën­para­grafin “a” më sipër;
c) Ter­mi “ven­di i punës” nënkup­ton të gjitha vendet ku punë­torët duhet të jenë ose të shko­jnë për shkak të punës së tyre dhe që janë nën kon­trol­lin e një punëd­hënësi, siç për­cak­to­het në nën­para­grafin “e” më poshtë.
d) Ter­mi “punë­tor” nënkup­ton çdo per­son të angazhuar në ndër­tim.
e) Ter­mi “punëd­hënës” nënkup­ton:
i) çdo per­son fizik apo juridik që punë­son një ose më shumë punë­torë në një kantier ndër­ti­mi; dhe
ii) sipas kon­tek­stit, kon­trak­torin krye­sor apo nënkon­trak­tonin.
f) Ter­mi “per­son kom­pe­tent” nënkup­ton një per­son që zotëron kual­i­fikime të mjaftueshme, të tilla si: tra­jn­i­mi i për­sh­tat­shëm dhe njo­hu­ritë e mjaftueshme, për­vo­ja dhe aftësitë për kry­er­jen e sig­urt të punës speci­fike. Autoritetet kom­pe­tente mund të për­cak­to­jnë kritere të për­sh­tat­shme për cak­timin e per­son­ave të tillë dhe mund të për­cak­to­jnë detyrat që u cak­to­hen atyre.
g) Ter­mi “skela” nënkup­ton çdo struk­turë të përkohshme, të fik­suar, të varur apo të lëvizshme dhe kom­po­nen­tët e saj mbështetës, e cila për­doret për mba­jt­jen e punë­torëve dhe mate­ri­aleve ose për të fitu­ar akses ndaj struk­tu­rave të tilla dhe që nuk është një “pajis­je ngritëse”, siç për­cak­to­het në nën­para­grafin “h” më poshtë.
h) Ter­mi “pajis­je ngritëse” nënkup­ton çdo pajis­je të palëvizshme ose të lëvizshme që për­doret për ngrit­jen ose uljen e per­son­ave dhe të ngarke­save.
i) Ter­mi “mekanizëm ngritës” nënkup­ton çdo mekanizëm apo mjet ngritës me anë të të cilit një ngarkesë mund t’i bashkëngjitet një pajis­je­je ngritëse, por që nuk for­mon pjesë inte­grale të pajis­jes apo të ngarkesës.
II. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 3
Orga­ni­zatat më për­faqë­suese të orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe të punë­torëve në fjalë kon­sul­to­hen për masat që duhet të ndërmer­ren në lid­hje me zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente.

Neni 4
Çdo anë­tar që mira­ton këtë Kon­ven­të merr për­sipër që, në bazë të vlerësim­it të rrez­iqeve të përf­shi­ra të sig­urisë dhe të shën­de­tit, ai do të mira­to­jë dhe të mba­jë në fuqi aktet ligjore dhe nën­ligjore, të cilat garan­to­jnë zba­timin e dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës.
Neni 5
1. Aktet ligjore dhe nën­ligjore të mirat­u­ara në zba­tim të nen­it 4 më sipër mund të sig­uro­jnë zba­timin e tyre prak­tik me anë të stan­dard­eve teknike ose kodeve të prak­tikës, ose me anë të meto­dave të tjera të për­sh­tat­shme në për­puth­je me kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare.
2. Për zba­timin e nen­it 4 më sipër dhe para­grafit 1 të këtij neni, çdo anë­tar merr parasysh, sipas rreg­ul­lit, stan­dard­et e rëndë­sishme të mirat­u­ara nga orga­ni­zatat e njo­hu­ra ndërkom­bëtare në fushën e stan­dard­izim­it.
Neni 6
Masat mer­ren për të garan­tu­ar që ekzis­ton bashkëpuni­mi ndër­m­jet punëd­hënësve dhe punë­torëve, në për­puth­je me masat që për­cak­to­hen nga aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, me qël­lim që të nxitet sig­uria dhe shën­de­ti në kantieret e ndër­tim­it.
Neni 7
Aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare kërko­jnë që punëd­hënësit dhe per­son­at e vetëpunë­suar të kenë detyrë respek­timin e masave të për­cak­tu­ara të sig­urisë dhe të shën­de­tit në vendin e punës.
Neni 8
1. Kur­do­herë që dy ose më shumë punëd­hënës ndër­mar­rin aktivitete në mënyrë të njëkohshme në një kantier ndër­ti­mi:
a) Kon­trak­tori krye­sor ose per­soni apo organi tjetër që ka kon­troll fak­tik ose përgjegjës­inë krye­sore për veprim­tar­itë e përgjithshme të kantier­it të ndër­tim­it, është përgjegjës për koor­dinimin e masave të për­cak­tu­ara të sig­urisë dhe shën­de­tit, dhe deri në atë masë që është në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, për garan­timin e respek­tim­it të masave të tilla;
b) Aq sa është në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, kur kon­trak­tori krye­sor ose per­soni apo organi tjetër që ka kon­troll fak­tik ose përgjegjës­inë krye­sore për veprim­tar­itë e përgjithshme të kantier­it të ndër­tim­it, nuk është i pran­ishëm në kantier, ai emëron një per­son apo organ kom­pe­tent në kantier me kom­pe­ten­cat dhe mjetet e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar në emër të tij koor­dinimin dhe respek­timin e masave të parashikuara në nën­para­grafin “a” më sipër;
c) Secili punëd­hënës mbetet përgjegjës për zba­timin e masave të për­cak­tu­ara në lid­hje me punë­torët e ven­do­sur nën autoritetin e tij.
2. Kur­do­herë që punëd­hënësit ose per­son­at e vetëpunë­suar ndër­mar­rin veprim­tari të njëkohshme në një kantier ndër­ti­mi, ata kanë detyrë të bashkëpuno­jnë në zba­timin e masave të sig­urisë dhe të shën­de­tit, siç mund të jenë të speci­fikuara nga aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
Neni 9
Ata që mer­ren me pro­jek­timin dhe plan­i­fikimin e një pro­jek­ti ndër­ti­mi, mar­rin parasysh sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­torëve të ndër­tim­it, në për­puth­je me lig­jet, aktet nën­ligjore dhe prak­tikat kom­bëtare.
Neni 10
Aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare garan­to­jnë që punë­torët kanë të drejtë dhe detyrë në çdo vend pune të mar­rin pjesë në garan­timin e kushteve të sig­ur­ta të punës në atë masë që kanë kon­trol­lin e tyre mbi pajis­jet dhe meto­dat e punës dhe të shpre­hin mendime mbi pro­ce­du­rat e mirat­u­ara të punës, kur ato mund të prekin sig­ur­inë dhe shën­detin.
Neni 11
Aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare garan­to­jnë që punë­torët të kenë detyrat e mëposhtme:
a) të bashkëpuno­jnë sa më ngushtë që të jetë e mundur me punëd­hënësin e tyre për zba­timin e masave të për­cak­tu­ara të sig­urisë dhe të shën­de­tit;
b) të tre­go­jnë kujdes të arsyeshëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre dhe të per­son­ave të tjerë që mund të preken nga veprimet ose mosveprimet e tyre në punë;
c) të për­dorin mjedis­et e vëna në dis­pozi­cion dhe të mos shpër­doro­jnë asgjë që është dhënë për mbro­jt­jen e tyre apo për mbro­jt­jen e të tjerëve;
d) të rapor­to­jnë men­jëherë pranë mbikëqyrësit të tyre të drejt­për­drejtë dhe pranë për­faqë­sue­sit të sig­urisë së punë­torëve, aty ku ekzis­ton, çdo sit­u­atë, për të cilën ata beso­jnë se mund të paraqesë rrezik, dhe të cilën ata nuk mund ta vetë­me­nax­ho­jnë siç duhet;
e) të respek­to­jnë masat e për­cak­tu­ara të sig­urisë dhe të shën­de­tit.
Neni 12
1. Aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare garan­to­jnë se punë­tori ka të drejtë të elim­i­no­jë rrezikun, kur ai ka arsye të fortë për të besuar që ekzis­ton një rrezik i afërt dhe seri­oz ndaj sig­urisë ose shën­de­tit të tij, dhe ka detyrë rrjed­himisht të infor­mo­jë men­jëherë mbikëqyrësin e tij.
2. Kur ekzis­ton një rrezik i afërt për sig­ur­inë e punë­torëve, punëd­hënësi merr hapa të men­jëher­shëm për të ndalu­ar opera­cionin dhe për të evaku­uar punë­torët siç kërko­het.

III. MASAT PARANDALUESE DHE MBROJTËSE
Neni 13
Sig­uria e ven­dit të punës
1. Mer­ren të gjitha masat para­prake për të sig­u­ru­ar që të gjitha vendet e punës të jenë të sig­ur­ta dhe pa rrezik dëm­ti­mi ndaj sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­torëve.
2. Sig­uro­hen, ruhen dhe tre­go­hen, kur është e për­sh­tat­shme, mjete të sig­urisë për hyr­jen dhe dal­jen nga vendet e punës.
3. Mer­ren të gjitha masat para­prake për mbro­jt­jen e per­son­ave që janë të pran­ishëm bren­da ose afër një kantieri ndër­ti­mi, ndaj të gjitha rrez­iqeve që mund të lindin nga një kantier i tillë.
Neni 14
Ske­lat dhe shkallët
1. Në rastet kur puna nuk mund të real­i­zo­het në mënyrë të sig­urt në tokë ose mbi tokë, apo nga një pjesë e ndërtesës, apo struk­turë tjetër e përher­shme, sig­uro­het dhe mba­het një skelë e për­sh­tat­shme, ose ofro­het një zgjid­hje e për­sh­tat­shme po aq e sig­urt.
2. Në mungesë të mjeteve alter­na­tive të sig­ur­ta të hyr­jes në vendet e punës në lartësi, sig­uro­hen shkallë të për­sh­tat­shme dhe të for­ta. Ato duhet të sig­uro­hen sipas rreg­ullave ndaj lëviz­jes së paku­jdesshme.
3. Të gjitha ske­lat dhe shkallët ndër­to­hen dhe për­doren në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
4. Ske­lat inspek­to­hen nga një per­son kom­pe­tent në raste dhe momente të tilla, siç për­cak­to­het në aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
Neni 15
Pajis­jet dhe mekaniz­mat ngritës
1. Çdo pajis­je ngritëse dhe ele­ment i mekanizmit ngritës, duke përf­shirë dhe ele­mentet e tyre për­bërëse: lid­hëset, kapëset dhe mbështetëset, duhet:
a) të kenë pro­jek­tim dhe kon­struk­sion të mirë, mate­r­i­al të fortë dhe for­cë të mjaftueshme për qël­lim­in që ato për­doren;
b) të instalo­hen dhe të për­doren siç kërko­het;
c) të mba­hen në gjend­je të mirë pune;
d) të kon­trol­lo­hen dhe të provo­hen nga një per­son kom­pe­tent në atë kohë dhe në ato raste që për­cak­to­hen nga aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare; rezul­tatet e këtyre kon­trolleve dhe provave regjistro­hen;
e) të oper­o­hen nga punë­torë që kanë mar­rë tra­jn­imin e duhur, në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
2. Asnjë per­son nuk do të ngri­het, ulet apo trans­porto­het nga një pajis­je ngritëse, nëse ajo nuk është kon­struk­tu­ar, instalu­ar dhe për­dorur për atë qël­lim në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, përveç rasteve të një sit­u­ate emergjente në të cilën mund të ndod­hin plagos­je seri­oze ose vdek­je dhe për të cilën pajis­ja ngritëse mund të për­doret në mënyrë të sig­urt.
Neni 16
Trans­porti, mjetet e lëviz­jes së dheut dhe të manovrim­it të mate­ri­aleve
1. Të gjitha mjetet dhe pajis­jet e lëviz­jes së dheut ose të manovrim­it të mate­ri­aleve duhet:
a) të kenë pro­jek­tim dhe kon­struk­sion të mirë, duke mar­rë parasysh aq sa është e mundur, parimet ergonomike;
b) të mba­hen në gjend­je të mirë pune;
c) të për­doren në mënyrë të për­sh­tat­shme;
d) të për­doren nga punë­torë që kanë mar­rë tra­jn­imin e duhur në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
2. Në të gjitha kantieret e ndër­tim­it ku për­doren mjetet, pajis­jet e lëviz­jes së dheut apo manovrim­it të mate­ri­aleve duhet:
a) të sig­uro­hen rrugë hyrëse të sig­ur­ta e të për­sh­tat­shme për to; dhe
b) që qarkul­li­mi të orga­ni­zo­het dhe të kon­trol­lo­het në mënyrë të tillë që të sig­uro­jë funk­sion­imin e tyre të sig­urt.
Neni 17
Impiantet, makiner­itë, pajis­jet dhe mjetet e dorës
1. Impiantet, makiner­itë dhe pajis­jet, duke përf­shirë mjetet e dorës, si ato që vihen në lëviz­je me dorë, ash­tu edhe ato që vihen në lëviz­je me energji, duhet:
a) të kenë pro­jek­tim dhe kon­struk­sion të mirë, duke mar­rë parasysh aq sa është e mundur parimet ergonomike;
b) të mba­hen në gjend­je të mirë pune;
c) të për­doren vetëm për ato punë për të cilat janë pro­jek­tu­ar dhe për punë të tjera jashtë qël­limeve fillestare të pro­jek­tim­it, vetëm nëse është dhënë vlerësim nga një per­son kom­pe­tent, i cili ka arrit­ur në për­fundimin se një për­dorim i tillë është i sig­urt;
d) të për­doren nga punë­torë që kanë mar­rë tra­jn­imin e duhur.
2. Prod­hue­si ose punëd­hënësi sig­uro­jnë në një for­më lehtë­sisht të kuptueshme nga për­dorue­sit udhëzimet e plota, kur është e nevo­jshme, në lid­hje me për­dorim­in e sig­urt.
3. Impianti dhe pajis­jet e pre­sion­it shqyr­to­hen dhe testo­hen nga një per­son kom­pe­tent sipas rasteve dhe në kohën që për­shkruhen në aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
Neni 18
Puna në lartësi, duke për­shirë punën në çati
1. Kur është e nevo­jshme për t’u rua­j­tur nga rreziku ose kur lartësia e një struk­ture apo pjer­rtësia e saj kalon atë që për­shkruhet nga aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare, atëherë mer­ren masa kundër rënies së punë­torëve, si dhe të mjeteve apo objek­teve dhe mate­ri­aleve të tjera.
2. Kur punë­torëve u kërko­het të puno­jnë në çati apo afër tyre, apo në vende të tjera të mbu­lu­ara me mate­ri­ale të thyeshme nga të cilat rreziko­jnë të bien, atëherë mer­ren masa kundër shkel­jes së paku­jdesshme mbi mate­ri­alin e thyeshëm apo rënies për shkak të tij.
Neni 19
Gër­mimet, shpimet, punimet e dheut, punimet nën­tokë­sore dhe tunelet
Gjatë gër­mimeve, shpimeve, punimeve të dheut, punimeve nën­tokë­sore dhe tuneleve duhen mar­rë masa paran­daluese të mjaftueshme, si më poshtë:
a) vënien e mba­jtë­seve të për­sh­tat­shme për të mbro­j­tur punë­torët nga të gjitha zhven­dos­jet e dheut, gurëve dhe mate­ri­aleve të tjera;
b) sig­urim­in e mbro­jt­jes kundër rrez­iqeve që vijnë nga rënia e per­son­ave, mate­ri­aleve, objek­teve apo vër­shi­mi i ujit në gër­mime, shpime, punimet e dheut, punimet nën­tokë­sore ose tunele;
c) sig­urim­in e ven­tilim­it të boll­shëm në çdo vend pune, në mënyrë që të ruhet një atmos­ferë e për­sh­tat­shme për frymë­mar­rje dhe për të kufizuar tym­rat, gazrat, avu­jt, pluhu­rat dhe papastër­titë e tjera në nivele që nuk janë të rrezik­shme apo dëmtuese për shën­detin dhe që janë bren­da kufi­jve të për­cak­tu­ar në aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare;
d) mundësimin për punë­torët që të kenë sig­uri në rast zjar­ri ose në rast vër­shi­mi të ujit apo mate­ri­alit;
e) shmang­ien e rrezikut për punë­torët, që lind nga rrez­iqet e mund­shme nën­tokë­sore, siç janë qarkul­li­mi i lëng­jeve apo pra­nia e xhep­ave të gaz­it, duke ndër­mar­rë het­imin e duhur për t’i lokalizuar ato.
Neni 20
Armat­u­rat e brend­shme dhe kesonët
1. Të gjitha armat­u­rat e brend­shme dhe kesonët:
a) duhet të kenë kon­struk­sion të mirë e të për­sh­tat­shëm dhe të jenë prej mate­ri­ali të mirë dhe mjaftuesh­mër­isht të fortë;
b) të pajisen me mjetet e nevo­jshme për punë­torët, në mënyrë që ata të jenë të sig­urt në rast vër­shi­mi të ujit apo të mate­ri­alit.
2. Ndër­ti­mi, pozi­cioni­mi, mod­i­fiki­mi ose çmon­ti­mi i armat­u­rave të brend­shme dhe kesonëve duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyr­jen e drejt­për­drejtë të një per­soni kom­pe­tent.
3. Të gjitha armat­u­rat e brend­shme dhe kesonët duhet të inspek­to­hen nga një per­son kom­pe­tent në bazë të inter­valeve të për­cak­tu­ara.
Neni 21
Puna në ajër të ngjeshur

1. Puna në ajër të ngjeshur duhet të real­i­zo­het vetëm në për­puth­je me masat e për­cak­tu­ara nga aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
2. Puna në ajër të ngjeshur duhet të real­i­zo­het vetëm nga punë­torë, aftësia fizike e të cilëve për një punë të tillë është për­cak­tu­ar nëpër­m­jet një vizite mjekë­sore dhe kur është i pran­ishëm një per­son kom­pe­tent për të mbikëqyrur real­iz­imin e opera­cion­eve.
Neni 22
Kornizat struk­tur­ore dhe armat­u­rat
1. Ndër­ti­mi i kornizave dhe i kom­po­nen­tëve struk­tur­orë, armat­u­rat, armat­u­rat harko­re dhe armat­u­rat mbështetëse duhet të real­i­zo­het vetëm nën mbikëqyr­jen e per­son­it kom­pe­tent.
2. Duhen mar­rë masa paran­daluese të plota për të rua­j­tur punë­torët nga rrez­iqet që vijnë nga gjend­ja e përkohshme e dobët apo paqën­druesh­mëria e struk­turës.
3. Armat­u­rat, armat­u­rat harko­re dhe armat­u­rat mbështetëse duhen pro­jek­tu­ar, ndër­tu­ar dhe rua­j­tur në atë mënyrë që të mba­jnë në mënyrë të sig­urt të gjitha ngarke­sat që mund të ven­dosen mbi to.

Neni 23
Puna mbi ujë
Kur puna kry­het mbi ujë ose fare pranë ujit, mer­ren masat e mjaftueshme për:
a) paran­dal­im­in e rënies së punë­torëve në ujë;
b) shpë­timin e punë­torëve në rrezik mbyt­je­je;
c) trans­port të sig­urt dhe të mjaftueshëm.
Neni 24
Shem­b­ja
Në rastet kur shem­b­ja e ndërte­save apo e struk­tu­rave mund të paraqesë rrezik për punë­torët apo për pub­likun:
a) mira­to­hen masat, meto­dat dhe pro­ce­du­rat e për­sh­tat­shme, duke përf­shirë ato për largimin e mbe­turi­nave apo mbet­jeve në për­puth­je me aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare;
b) puna plan­i­fiko­het dhe ndërmer­ret vetëm nën mbikëqyr­jen e per­son­it kom­pe­tent.

Neni 25
Ndriçi­mi
Në çdo vend pune dhe çdo vend tjetër në kantierin e ndër­tim­it, kur punë­torëve mund t’u duhet të kalo­jnë, sig­uro­het ndriçim i mjaftueshëm dhe i për­sh­tat­shëm, duke përf­shirë ndriçimin e lëvizshëm, kur është e për­sh­tat­shme.
Neni 26
Energjia
1. Të gjitha pajis­jet dhe instalimet elek­trike ndër­to­hen, instalo­hen dhe mirëm­ba­hen nga një per­son kom­pe­tent dhe për­doren në mënyrë të tillë që të sig­uro­jnë mbro­jt­je nga rreziku.
2. Për­para se të fil­lo­jë ndër­ti­mi dhe gjatë pro­ce­sit të tij ndërmer­ren hapa të mjaftueshëm për të kon­stat­u­ar pran­inë e rrezikut dhe për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e punë­torëve nga rreziku nga kabllot e zhveshu­ra elek­trike apo aparatet, të cilat janë nën, mbi ose në kantier.
3. Shtri­mi dhe mirëm­ba­jt­ja e kabllove elek­trike dhe e aparat­u­rave në kantieret e ndër­tim­it drej­to­hen nga rreg­ul­lat teknike dhe stan­dard­et që zba­to­hen në niv­el nacional.

Neni 27
Lëndët plasëse
Lëndët plasëse ruhen, trans­porto­hen, tra­j­to­hen apo për­doren:
a) vetëm sipas kushteve të për­cak­tu­ara nga akte ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare; dhe
b) vetëm nga një per­son kom­pe­tent, i cili ndërmerr hap­at që janë të nevo­jshëm për të garan­tu­ar që punë­torët dhe per­son­at e tjerë nuk ekspo­zo­hen ndaj rrezikut të dëm­tim­it.
Neni 28
Rrez­iqet ndaj shën­de­tit
1. Kur një punë­tor është i detyru­ar të ekspo­zo­het ndaj rrezikut kimik, fizik ose biologjik në atë masë që është e rrezik­shme për shën­detin, mer­ren masat e duhu­ra paran­daluese ndaj një ekspoz­i­mi të tillë.
2. Masat paran­daluese, të për­men­dura në para­grafin 1 më sipër, për­bëhen nga:
a) zëvendësi­mi i sub­stan­cave të rrezik­shme me sub­stan­ca më pak të dëmshme apo të rrezik­shme, kur­do­herë që është e mundur; ose
b) masat teknike që zba­to­hen në fab­rikë, makineri, pajis­je ose pro­cese; ose
c) kur nuk është i mundur respek­ti­mi i nën­para­grafëve “a” ose “b” më sipër, masa të tjera efek­tive, duke përf­shirë për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse dhe vesh­jeve mbro­jtëse.
3. Kur punë­torëve u kërko­het të hyjnë në një zonë, në të cilën mund të jetë e pran­ishme një sub­stancë tok­sike ose e dëmshme apo në të cilën mund të ketë mungesë oksig­jeni, apo është një atmos­ferë e djegshme, mer­ren masat e duhu­ra për mbro­jt­jen nga rreziku.
4. Mbet­jet nuk shkatër­ro­hen apo asgjë­so­hen në një kantier ndër­ti­mi në një mënyrë që rrezikon dëm­timin e shën­de­tit.
Neni 29
Masat e mbro­jt­jes nga zjar­ri
1. Punëd­hënësi merr masat e duhu­ra:
a) për të shman­gur rrezikun e zjar­rit;
b) për të luftu­ar me shpe­jtësi dhe në mënyrë efikase çdo shpërthim të zjar­rit;
c) për të real­izuar një evakuim të shpe­jtë dhe të sig­urt të per­son­ave.
2. Për lëng­jet, mate­ri­alet e ngur­ta dhe gazrat e ndezshme sig­uro­het rua­jt­je e për­sh­tat­shme.

Neni 30
Pajis­jet dhe vesh­jet per­son­ale mbro­jtëse
1. Kur nuk mund të sig­uro­het mbro­jt­je e mjaftueshme me mjete të tjera kundër rrezikut nga aksi­den­tet apo dëm­timet ndaj shën­de­tit, duke përf­shirë ekspoz­imin ndaj kushteve të rrezik­shme, atëherë, sipas llo­jit të rrezikut dhe punës, punëd­hënësi duhet të sig­uro­jë dhe të rua­jë pajis­je dhe vesh­je per­son­ale mbro­jtëse pa i sjel­lë asnjë kos­to punë­torëve, siç për­cak­to­het në aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare.
2. Punëd­hënësi duhet t’u sig­uro­jë punë­torëve mjetet e për­sh­tat­shme për t’u mundë­suar atyre të për­dorin pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale dhe duhet të garan­to­jë për­dorim­in e duhur të tyre.
3. Pajis­jet dhe vesh­jet mbro­jtëse duhet të respek­to­jnë stan­dard­et e për­cak­tu­ara nga autoriteti kom­pe­tent, duke mar­rë parasysh sa më shumë që të jetë e mundur, parimet ergonomike.
4. Punë­torët duhet të për­dorin siç duhet dhe të tre­go­jnë kujdes për pajis­jet dhe vesh­jet mbro­jtëse per­son­ale që janë sig­u­ru­ar për për­dorim nga ana e tyre.

Neni 31
Ndih­ma e parë
Punëd­hënësi është përgjegjës për të garan­tu­ar që ndih­ma e parë, duke përf­shirë per­son­elin e tra­jnuar, të jetë e disponueshme në çdo kohë. Duhen sig­u­ru­ar kushtet për dërgimin në spi­tal të punë­torëve që pëso­jnë aksi­dent apo sëmund­je të paprit­ur.

Neni 32
Mirëqe­nia
1. Duhet sig­u­ru­ar sasi e mjaftueshme furniz­i­mi me ujë të pijshëm të shën­det­shëm në çdo kantier ndër­ti­mi ose bren­da një aksesi të arsyeshëm.
2. Në çdo kantier ndër­ti­mi ose bren­da një aksesi të arsyeshëm, në varësi të num­rit të punë­torëve dhe kohëzg­jat­jes së punës, duhen sig­u­ru­ar dhe mirëm­ba­j­tur objek­tet e mëposhtme:
a) objek­te san­itare dhe lar­je­je;
b) objek­te për ndër­rim­in, rua­jt­jen dhe thar­jen e rrobave;
c) objek­te për ngrënien e vak­teve ushqi­more dhe për stre­him gjatë ndër­pre­rjes së punës për shkak të kushteve të këqi­ja atmos­ferike.
3. Duhen sig­u­ru­ar objek­te të ndara san­itare dhe lar­je­je për punë­torët bur­ra dhe gra.

Neni 33
Infor­ma­cioni dhe tra­jn­i­mi
Punë­torët duhet:
a) të infor­mo­hen në mënyrë të mjaftueshme dhe të për­sh­tat­shme për rrez­iqet ndaj sig­urisë dhe shën­de­tit, ndaj të cilave ata mund të ekspo­zo­hen në vendin e tyre të punës;
b) të instruk­to­hen dhe tra­jno­hen në mënyrë të mjaftueshme dhe të për­sh­tat­shme për paran­dal­im­in, kon­trol­lin dhe mbro­jt­jen kundër këtyre rrez­iqeve.

Neni 34
Rapor­ti­mi i aksi­den­teve dhe sëmund­jeve
Aktet ligjore dhe nën­ligjore kom­bëtare parashiko­jnë rapor­timin e aksi­den­teve dhe sëmund­jeve në punë pranë autoritetit kom­pe­tent bren­da një kohe të për­cak­tu­ar.
IV. ZBATIMI
Neni 35
Të gjithë anë­tarët:
a) mar­rin të gjitha masat, duke përf­shirë për­cak­timin e sank­sion­eve të për­sh­tat­shme dhe të masave kor­rigjuese për të garan­tu­ar zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës;
b) garan­to­jnë shër­bimet e duhu­ra të inspek­tim­it për të mbikëqyrur zba­timin e masave që duhet të mer­ren në zba­tim të Kon­ven­tës dhe sig­uro­jnë këto shër­bime së bashku me burimet e nevo­jshme për real­iz­imin e detyrës së tyre ose plotë­so­jnë kërke­sat e tyre në lid­hje me fak­tin që është real­izuar inspek­ti­mi i duhur.

V. DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 36
Kjo Kon­ven­të rishikon dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës së Sig­urisë (Ndër­tim­it), 1937.
Neni 37
Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente i komu­niko­het drej­torit të përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.
Neni 38
1. Kjo Kon­ven­të është detyruese vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, mira­ti­mi i të cilëve është regjistru­ar pranë drej­torit të përgjithshëm.
2. Ajo hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën është bërë regjistri­mi i mira­tim­it të dy anë­tarëve pranë drej­torit të përgjithshëm.
3. Pas kësaj, kjo kon­tratë hyn në fuqi për çdo anë­tar dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar mira­ti­mi i tij.

Neni 39
1. Anë­tari, i cili ka mirat­u­ar këtë Kon­ven­të, mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të një peri­ud­he prej dhjetë vitesh nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anë të një akti që i komu­niko­het drej­torit të përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Një denoncim i tillë nuk hyn në fuqi për një peri­ud­hë kohore deri një vit pas datës në të cilën është regjistru­ar.
2. Çdo anë­tar që ka mirat­u­ar këtë Kon­ven­të dhe që, bren­da vitit pas mbarim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin pararendës, nuk ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen, do t’i nën­shtro­het Kon­ven­tës për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe, për rrjed­ho­jë, mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në për­fundim të çdo peri­ud­he prej dhjetë vjetësh në bazë të kushteve të parashikuara në këtë nen.
Neni 40
1. Drej­tori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha mira­timeve dhe denoncimeve që i janë komu­nikuar nga anë­tarët e orga­ni­za­tës.
2. Kur njofton anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e mira­tim­it të dytë që i është komu­nikuar, drej­tori i përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të orga­ni­za­tës për datën në të cilën hyn në fuqi Kon­ven­ta.
Neni 41
Drej­tori i përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton sekre­tarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim­in në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, deta­jet e plota të të gjitha mira­timeve dhe akteve të denoncim­it të regjistru­ara nga ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve pararendëse.
Neni 42
Në ato raste që e çmon të nevo­jshme, organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i paraqet kon­fer­encës së përgjithshme një raport për funk­sion­imin e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton dëshirën e ven­dos­jes së rishikim­it të pjesshëm apo të plotë të saj në rendin e ditës së kon­fer­encës.
Neni 43
1. Nëse kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re duke rishikuar këtë Kon­ven­të tërë­sisht ose pjesër­isht, atëherë, nëse Kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
a) Mira­ti­mi nga një anë­tar i Kon­ven­tës së re rishikuese përf­shin ipso jure denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht nen­it 39 më sipër, nëse hyn në fuqi dhe kur të hyjë në fuqi Kon­ven­ta e re;
b) Në datën kur hyn në fuqi Kon­ven­ta e re rishikuese, kjo Kon­ven­të nuk është më e hapur për mira­tim nga anë­tarët.
2. Kjo Kon­ven­të mbetet në çdo rast në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj fak­tike për ata anë­tarë që e kanë mirat­u­ar atë, por që nuk kanë mirat­u­ar Kon­ven­tën rishikuese.
Neni 44
Ver­sionet në gjuhën angleze dhe frënge të tek­stit të kësaj Kon­vente kanë fuqi të njëjtë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim