LIGJ

Nr.8424, datë 7.12.1998

 

PËR RATIFIKIMIN E “INSTRUMENTIT TË AMENDAMENTIT TË KUSHTETUTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1997”

Në mbështet­je të nen­eve 121 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Instru­men­ti i Amen­da­men­tit të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, 1997”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.2265, datë 17.12.1998 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

INSTRUMENT

PËR AMENDAMENTIN E KUSHTETUTËS SE ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mbled­hur në Sesion­in e saj  të tetëd­hjetë e pestë më 3 qer­shor 1997, dhe pasi ven­dosi mira­timin e një amen­da­men­ti të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, çësht­je e cila  është përf­shirë në pikën e shtatë të ren­dit të ditës së Sesion­it; mira­ton, në ditën e nën­tëm­bëd­hjetë të qer­shorit të vitit 1997, instru­mentin e mëposhtëm, amen­da­mentin e Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, i cili mund të cito­het si Instru­men­ti i Amen­da­men­tit të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës 1997.

Neni 1

Nga dita e hyr­jes në fuqi të këtij Instru­men­ti të Amen­da­men­tit, neni 19 i Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës ndryshohet duke shtu­ar pas para­grafit 8 të këtij neni para­grafin e mëposhtëm:

“9. Me propoz­im të Këshillit Drejtues dhe me një shu­micë prej dy të tre­tat e votave të del­e­gatëve të pran­ishëm, Kon­fer­en­ca mund të shfuqi­zo­jë çdo Kon­ven­të të mirat­u­ara në për­puth­je me dis­poz­i­tat e këtij neni, nëse rezul­ton që Kon­ven­ta ka plotë­suar qël­lim­in e saj ose që ajo nuk për­bën më një kon­tribut të dobishëm në arrit­jen e objek­ti­vave të Orga­ni­za­tës.”

Neni 2

Dy kop­je të këtij Instru­men­ti të Amen­da­men­tit duhet të vërte­to­hen me nën­shkrim­in e Pres­i­den­tit të Kon­fer­encës dhe të Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Një nga këto kop­je duhet të depoz­i­to­het në arki­vat e Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe tje­tra duhet t’i dër­go­het Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u dër­go­jë një kop­je të vërte­t­u­ar të Instru­men­tit të gjithë anë­tarëve të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 3

  1. Rat­i­fiki­mi zyr­tar ose pra­n­i­mi i këtij Instru­men­ti të Amen­da­men­tit duhet t’i der­go­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, i cili duhet të njofto­jë anë­tarët e Orga­ni­za­tës për mar­rjen e saj.
  2. Ky Instrumet i Amen­da­men­tit do të hyjë në fuqi në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 36 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.
  3. Me hyr­jen në fuqi të këtij Instru­men­ti, Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë për këtë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës dhe Sekre­tarin e Përgjithshëm të Kombeve te Bashkuara.

Sa më sipër është tek­sti aut­en­tik i instru­men­tit të mirat­u­ar rreg­ull­isht nga Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në Sesion­in e saj të tetëd­hjetë e pestë, i cili u mblodh në Gjenevë dhe u deklarua i mbyl­lur më 19 qer­shor 1997.

Duke pran­uar tek­stin e mësipërm ne nën­shkru­a­jmë, sot më 20 qer­shor 1997.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim