LIGJ

Nr.8425, datë  7.12.1998

 

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NR.144 “KONSULTIMI TRIPALËSH (STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË PUNËS)” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështet­je të nen­eve 121 dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Repub­li­ka e Shqipërisë aderon në Kon­ven­tën nr.144 “Kon­sul­ti­mi Tri­palësh (Stan­dard­et Ndërkom­bëtare të Punës)” të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.2266, datë 17.12.1998 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

KONVENTA NR.144

KONVENTA LIDHUR ME KONSULTIMET TREPALËSHE PËR TË NXITUR ZBATIMIN E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1976

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur në Sesion­in e saj të Gjashtëd­hjetë e pestë më 2 Qer­shor 1976 dhe

Duke riku­j­tu­ar dis­poz­i­tat e Kon­ven­tave dhe Reko­mandimeve ndërkom­bëtare të punës që janë të rat­i­fikuara, veçanër­isht Kon­ven­tën, 1948, Liria e Orga­nizim­it dhe Mbro­jt­ja e të drejtës së Orga­nizim­it  dhe Kon­ven­tën, 1949, e Drej­ta për t’u Orga­nizuar dhe Nego­ci­atat Kolek­tive dhe Rekomandimi,1960, Kon­sul­ti­mi (Nivelet Indus­tri­ale dhe Kom­bëtare), që afir­mo­jnë të drejtën e punë­torëve dhe punëd­hënësve për të kri­juar orga­ni­za­ta të lira dhe të pavaru­ra dhe kërko­jnë mar­rjen e masave për nxit­jen e kon­sul­timeve efek­tive në niv­el kom­bë­tar midis autoriteteve pub­like dhe orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe të punë­torëve, si dhe dis­poz­i­tat e një sërë Kon­ven­tave dhe Reko­mandimeve ndërkom­bëtare të punës të cilat parashiko­jnë kon­sul­timin e orga­ni­zatave të punëd­hënësve dhe të punë­torëve mbi masat që duhen mar­rë për t’u dhënë atyre fuqi dhe

Pasi kanë mar­rë në kon­sid­er­atë çësht­jen e katërt të ren­dit të ditës të sesion­it që është tit­ul­lu­ar “kri­ji­mi i orga­nizmit trepalësh për të nxi­tur zba­timin e stan­dard­eve ndërkom­bëtare të punës” dhe pasi kanë ven­do­sur për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me kon­sul­timin trepalësh për të nxi­tur zba­timin e stan­dard­eve ndërkom­bëtare të punës­d­he

Pasi kanë ven­do­sur që këto propoz­ime duhet të mar­rin for­mën e një Kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton në këtë ditë të njëzetë e njëtë të Qer­shorit të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e shtatëd­hjetë e gjashtë, Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të quhet  Konventa,1976, Kon­sul­ti­mi Trepalësh (Stan­dard­et Ndërkom­bëtare të punës):

Neni 1

Në kup­ti­min e kësaj Kon­vente me ter­min “orga­ni­za­ta për­faqë­suese” do të kup­to­hen orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe të punë­torëve që gëzo­jnë të drejtën e lirisë së orga­nizim­it.

Neni 2

  1. Çdo Anë­tar i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të angazho­het të zba­to­jë pro­ce­du­ra të cilat sig­uro­jnë kon­sul­time efek­tive, në lid­hje me çësht­je që kanë të bëjnë me aktivitetet e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, midis për­faqë­suesve të qev­erisë, të punëd­hënësve dhe të punë­torëve, të cilat parashiko­hen në Nenin 5, para­grafi 1 më poshtë.
  2. Natyra dhe for­ma e pro­ce­du­rave të parashikuara në para­grafin 1 të këtij neni duhet të për­cak­to­het në për­puth­je me prak­tikën kom­bëtare të çdo ven­di, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese, atje ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë dhe këto pro­ce­du­ra nuk ekzis­to­jnë.

Neni 3

  1. Për­faqë­sue­sit e punëd­hënësve dhe të punë­torëve, për qël­limet e pro­ce­du­rave të parashikuara në këtë Kon­ven­të, duhet të zgjid­hen lirisht nga orga­ni­zatat e tyre për­faqë­suese, ku këto këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë.
  2. Punëd­hënësit dhe punë­torët duhet të për­faqë­so­hen në mënyrë të barabartë në çdo orga­nizëm ku zhvil­lo­hen kon­sul­time.

Neni 4

  1. Autoriteti kom­pe­tent duhet të përgjig­jet për mbështet­jen admin­is­tra­tive të pro­ce­du­rave të parashikuarar në këtë Kon­ven­të.
  2. Midis autoritetit kom­pe­tent dhe orga­ni­zatave për­faqë­suese, ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë, duhet të bëhen mar­rëvesh­je për financimin e çdo kual­i­fiki­mi të nevo­jshëm të pjesë­mar­rësve në këto pro­ce­du­ra.

Neni 5

  1. Qël­li­mi i pro­ce­du­rave të parashikuara në këtë Kon­ven­të duhet të jenë kon­sul­timet mbi:
  2. përgjig­jet e qev­erisë për pyet­sorët lid­hur me çësht­jet që parashiko­hen në tem­atikën e Kon­fer­encës Ndërkom­bëtare të punës dhe komentet e qev­erisë për tek­stet e propozuarar për t’u disku­tu­ar nga Kon­fer­en­ca;
  3. propozimet që duhet t’i bëhen autoritetit kom­pe­tent lid­hur me paraqit­jen e Kon­ven­tave dhe Reko­mandimeve në për­puth­je me nenin 19 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të punës;
  4. rishqyr­ti­mi në inter­valet e duhu­ra i Kon­ven­tave dhe Reko­mandimeve të cilave nuk u është dhënë ende fuqi, për të shqyr­tu­ar se çfarë masash mund të mer­ren për të nxi­tur zba­timin dhe rat­i­fikimin e tyre, në se paraqitet nevo­ja;
  5. çësht­je që dalin nga raportet që duhen for­mu­lu­ar për Zyrën Ndërkom­bëtare të punës në zba­tim të nen­it 22 të Kushte­tutës së ILO‑s;
  6. propozimet për denoncimin e Kon­ven­tave të Rat­i­fikuara.
  7. Me qël­lim që të sig­uro­het shqyr­ti­mi i duhur i çësht­jeve të parashikuara në para­grafin 1 të këtij Neni, duhet të bëhen kon­sul­time në inter­valet e duhu­ra, të cak­tu­ara në mar­rëvesh­je, por jo më pak se një herë në vit.

Neni 6

Kur gjyko­het e për­sh­tat­shme, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e për­faqë­suara, ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë, autoriteti kom­pe­tent pub­likon një raport vje­tor mbi funk­sion­imin e pro­ce­du­rave të parashikuara në këtë Kon­ven­të.

Neni 7

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 8

  1. Kjo Kon­ven­të do të jetë e detyrueshme vetëm për ata Anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të cilët e kanë regjistru­ar rat­i­fikimin e tyre te Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës që rat­i­fiki­mi i Kon­ven­tës nga dy Anë­tarë është regjistru­ara te Drej­tori I Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni  9

  1. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas 10 vjetësh nga data që kjo Kon­ven­të ka hyrë në fuqi për herë të parë me anën e një akti, që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga data e regjistrim­it të tij.
  2. Çdo Anë­tar, që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas mbarim­it të peri­ud­hës 10- vjeçare të parashikuar në para­grafin e mësipërm, do të jetë i detyru­ar për një peri­ud­hë tjetër 10 vjeçare dhe pas kësaj mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të vetëm me mbarim­in e çdo peri­ud­he 10-vjeçare, në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 10

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjithë rat­i­fikimeve dhe denoncimeve, që i komu­niko­hen atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur lajmëron Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, që i komu­niko­het atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u bëjë të qartë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën do të hyjë në fuqi Kon­ven­ta.

Neni 11

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në për­puth­je me Nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncimeve të regjistru­ara nga ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it të mësipërm.

Neni 12

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme, në një kohë që ai e kon­sideron të nevo­jshme, një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente dhe të shqyr­to­jë propoz­imin për ven­dos­jen në rendin ditës së Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të saj të pjesshëm ose të plotë.

Neni 13

  1. Kur mira­to­het nga Kon­fer­en­ca një Kon­ven­të e re, duke ndryshuar ketë Kon­ven­të tërë­sisht ose pjesër­isht, përveçse kur parashiko­het ndryshe në Kon­ven­tën e re, atëherë-
  2. a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i Kon­ven­tës së re të ndryshuar do të bëjë detyrim­isht

men­jëherë çfuqiz­imin e kësaj Kon­ven­të, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it  9 më sipër, nëse dhe kur Kon­ven­ta e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi;

  1. b) datën që Kon­ven­ta e re e ndryshuar do të hyjë në fuqi, kjo Kon­ven­të do të pusho­jë së qeni e hapur për rat­i­fikim nga Anë­tarët.
  2. Kjo Kon­ven­të do të mbetet në fuqi, në ndon­jë rast dhe në for­mën dhe përm­ba­jt­jen aktuale, për ata Anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e ndryshuar

Neni 14

Ver­sionet anglisht dhe frëngjisht të tek­stit të kësaj Kon­ven­të janë të barasvlef­shëm.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim