L I G J
Nr.8774, datë 23.4.2001
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.182 “FORMAT MË TË KËQIA TË PUNËS SË FËMIJËVE, 1999” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,
K UV E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :


Neni 1
Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.182 “For­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve, 1999” të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.
Shpal­lur me dekretin nr.2997, datë 4.5.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë
Rex­hep Mei­dani
KONVENTA 182
Kon­ven­ta lid­hur me Ndal­im­in e For­mave më të Këqia të Punës së Fëmi­jëve dhe veprim­in e men­jëher­shëm për eli­m­in­imin e tyre.
Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,
E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Admin­is­tra­tiv i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, dhe e mbled­hur në sesion­in e saj të 87-të më 1 Qer­shor 1999, dhe
Duke kon­sideru­ar nevo­jën e mira­tim­it të instru­menteve të rinj për ndal­im­in dhe eli­m­in­imin e for­mave më të këqia të punës së fëmi­jëve, si pri­or­itetin krye­sor për veprim­in kom­bë­tar dhe ndërkom­bë­tar, duke përf­shirë bashkëpunimin dhe ndih­mën ndërkom­bëtare, për të plotë­suar Kon­ven­tën dhe Reko­mandimin lid­hur me moshën min­i­male për pra­n­imin në punë, 1973, të cilat mbeten instru­mentet themelore për punën e fëmi­jëve, dhe
Duke kon­sideru­ar se eli­m­in­i­mi efek­tiv i for­mave më të këqia të punës së fëmi­jëve kërkon veprim të men­jëher­shëm dhe të gjithanshëm, duke mar­rë në kon­sid­er­atë rëndës­inë e arsimim­it falas dhe nevo­jën për të larguar fëmi­jët nga të gjitha këto lloj pune dhe të sig­uro­jë reha­bil­itimin dhe inte­grim­in e tyre social duke pasur parasysh nevo­jat e famil­jeve të tyre, dhe
Duke kuj­tu­ar rezo­lutën lid­hur me eli­m­in­imin e punës së fëmi­jëve të mirat­u­ar nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës në sesion­in e saj të 83-të më 1996, dhe
Duke pran­uar se puna e fëmi­jëve ekzis­ton, në një masë të mad­he, për shkak të var­fërisë dhe se zgjid­h­ja afat­g­jatë varet nga rrit­ja e qën­drueshme ekonomike që çon në pro­gresin social, veçanër­isht në zbut­jen e var­fërisë dhe arësimin për të gjithë, dhe
Duke kuj­tu­ar Kon­ven­tën mbi të Drej­tat e Fëmi­jës të mirat­u­ar nga Asam­ble­ja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 20 Nën­tor 1989, dhe
Duke kuj­tu­ar Deklaratën e ILO‑s mbi të Drej­tat dhe Lir­itë Themelore në Punë dhe Fol­low-up-in e saj, mirat­u­ar nga Kon­fer­en­ca Ndërkom­bëtare e Punës në sesion­in e saj të 86-të më 1998, dhe
Duke kuj­tu­ar se disa nga for­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve tra­j­to­hen nga instru­mente të tjerë ndërkom­bëtare, veçanër­isht nga Kon­ven­ta Puna e Detyru­ar, 1930, dhe nga Kon­ven­ta Plotë­suese e Kombeve të Bashkuara mbi Eli­m­in­imin e Skllavërisë, Tregë­tia e Skllevërve, dhe Insti­tu­cionet dhe Prak­tikat e Ngjashme me Skllavërinë, 1956, dhe
Pasi ven­dosi mbi mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me punën e fëmi­jëve, e cila është pika e 4‑të në rendin e ditës së sesion­it, dhe
Pasi ven­dosi që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare:
mira­ton këtë ditë të shtatëm­bëd­hjetë të Qer­shorit të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e nën­tëd­hjetë e nën­të Kon­ven­tën e mëposhtëme, e cila mund të quhet Konen­ta For­mat më të Këqia të Punës së Fëmi­jëve, 1999.
Neni 1
Çdo anë­tar i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të mar­rë masa të men­jëher­shme dhe efek­tive për të sig­u­ru­ar ndal­im­in dhe eli­m­in­imin e for­mave më të këqia të punës së fëmi­jëve, si një çësht­je urgjente.
Neni 2
Në kup­tim të kësaj Kon­vente, ter­mi “fëmi­jë” nënkup­ton të gjithë per­son­at nën moshën 18 vjeç.
Neni 3
Në kup­tim të kësaj Kon­vente, ter­mi “for­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve” nënkup­ton:
a — të gjitha for­mat e skllavërisë ose prak­tikave të ngjashme me të, si shit­ja dhe trafiki­mi i fëmi­jëve, robëria dhe bujkrobëria për shkak të borx­heve dhe puna e detyru­ar apo e detyrueshme, duke përf­shirë rekru­timin e detyru­ar apo të detyrueshëm të fëmi­jëve për t’i angazhuar në kon­flikt të armato­sur;
b — për­dori­mi, sig­uri­mi ose ofri­mi i fëmi­jës për pros­ti­tu­cion, për prod­himin e mate­ri­aleve pornografike ose për shfaq­je pornografike;
c- për­dori­mi, sig­uri­mi ose ofri­mi i fëmi­jës për veprim­tari të paligjshme, veçanër­isht për prod­himin dhe trafikimin e narkotikëve, sipas për­cak­tim­it në trak­tatet përkatëse ndërkom­bëtare;
d- puna e cila, nga natyra ose rrethanat në të cilat kry­het, mund të dëm­to­jë shën­detin, sig­ur­inë ose moralin e fëmi­jëve.
Neni 4
1. Llo­jet e punëve të për­men­dura në nenin 3 (d) duhet të për­cak­to­hen nga aktet ligjore ose nën­ligjore të ven­dit ose nga autoritetet kom­pe­tente, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e intere­suara të punë­torëve dhe punëd­hënësve, duke mar­rë në kon­sid­er­atë stan­dard­et përkatëse ndërkom­bëtare, veçanër­isht para­grafet 3 he 4 të Reko­mandim­it, 1999, For­mat më të Këqia të Punës së Fëmi­jëve.

Neni 5
Çdo anë­tar duhet, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e punë­torëve dhe punëd­hënësve, të kri­jo­jë ose për­cak­to­jë mekanizmin e për­sh­tat­shëm për të mon­i­toru­ar zba­timin e dis­poz­i­tave që i japin fuqi kësaj Kon­vente.
Neni 6
1. Çdo anë­tar duhet të har­to­jë dhe zba­to­jë pro­grame vepri­mi për eli­m­in­imin, si pri­or­itet, të for­mave më të këqia të punës së fëmi­jëve.
2. Këto pro­grame vepri­mi duhet të har­to­hen dhe zba­to­hen në kon­sul­tim me insti­tu­cionet përkatëse shtetërore dhe orga­ni­zatat e punë­torëve dhe punëd­hënësve, duke mar­rë në kon­sid­er­atë pik­pam­jet e gru­peve të tjera të intere­suara, kur paraqitet rasti.
Neni 7
1. Çdo anë­tar duhet të mar­rë të gjitha masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv dhe hyr­jen në fuqi të dis­poz­i­tave që i japin efekt kësaj Kon­vente duke përf­shirë dis­poz­i­tat dhe zba­timin san­skion­eve penale ose, kur është e nevo­jshme, sank­sione të tjera.
2. Çdo anë­tar duhet, duke mar­rë në kon­sid­er­atë rëndës­inë e arsim­it në elem­i­nimin e punës së fëmi­jëve, të mar­rë masa efek­tive dhe në një afat të cak­tu­ar për:
a- të ndalu­ar angazhimin e fëmi­jëve në for­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve;
b- të sig­u­ru­ar ndih­mën direk­te të nevo­jshme dhe të për­sh­tat­shme për largimin e fëmi­jëve nga for­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve, si dhe për reha­bil­itimin e inte­grim­in social të tyre;
c- të sig­u­ru­ar akses në arsimin bazë falas, dhe, kur është e mund­shme dhe e nevo­jshme, kual­i­fikimin pro­fe­sion­al, për të gjithë fëmi­jët e larguar nga for­mat më të këqia të punës së fëmi­jëve;
d- të iden­ti­fikuar dhe kon­tak­tu­ar direkt me fëmi­jët që ndod­hen në rrezik të veçan­të; dhe
e- të mar­rë në kon­sid­er­atë sit­u­atën e veçan­të të vajzave.
3. Çdo Anë­tar duhet të cak­to­jë autoritetin kom­pe­tent përgjegjës për zba­timin e dis­poz­i­tave që i japin fuqi kësaj Kon­vente.
Neni 8
Anë­tarët duhet të mar­rin masat e nevo­jshme që të ndih­mo­jnë njeri-tjetrin për t’iu dhënë fuqi dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente nëpër­m­jet rrit­jes së bashkëpunim­it ndërkom­bë­tar dhe ose ndih­mës, duke përf­shirë mbështet­jen për zhvil­lim­in social dhe ekonomik, pro­gram­et për eli­m­in­imin e var­fërisë, si dhe të arsim­it për të gjithë.
Neni 9
Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
Neni 10
1. Kjo Kon­ven­të do të jetë e detyrueshme vetëm për ata Anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.
2. Ajo do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën rat­i­fikimet e dy Anë­tarëve janë regjistru­ar tek Drej­tori i Përgjithshëm.
3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.
Neni 11
1.Anëtari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë, pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga data në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi për herë të parë, me anën e një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim nuk do të hyjë në fuqi deri në një vit pas datës në të cilën ai është regjistru­ar.
2. Çdo Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe i cili nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas mbarim­it të peri­ud­hës 10 vjeçare të parashikuar në para­grafin e mësipërm, nuk mund ta ushtro­jë këtë të drejtë për një peri­ud­hë tjetër 10 vjeçare dhe, pas kësaj, mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim të çdo peri­ud­he 10 vjeçare, sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.
Neni 12
1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it që komu­niko­hen nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
2. Kur njofton Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u kuj­to­jë Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.
Neni 13
Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim­in, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it që janë regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërm.
Neni 14
Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme, sa herë që e gjykon të nevo­jshme, një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente, si dhe të shqyr­to­jë mundës­inë e ven­dos­jes në rendin e ditës së Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të pjesshëm apo të plotë të saj.
Neni 15
1. Në rastin kur Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re, që ndryshon pjesër­isht ose plotë­sisht këtë kon­ven­të, përveç kur kon­ven­ta e re parashikon ndryshe:
a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re prezu­mon, pavarë­sisht nga kërke­sa e nen­it 11 më sipër denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj kon­vente, nëse dhe kur kon­ven­ta e re hyn në fuqi.
b) nga data e hyr­jes në fuqi të kon­ven­tës së re, kjo kon­ven­të do të pusho­jë së qeni e hapur për rat­i­fikim nga Anë­tarët.
2. Kjo Kon­ven­të, në çdo rast, do të mbetet në fuqi në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj për të gjithë ata Anë­tarë që kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e re.
Neni 16
Ver­sionet frengjisht dhe anglisht të tek­stit të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim