L I G J

Nr.8775, datë 23.4.2001

 

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.131, DATË 6.6.1970 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “CAKTIMI I PAGËS MINIMALE””

Në mbështet­je të nen­eve 47, 78  dhe 83 pika 1 të Kushte­tutës,  me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K UV E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I :

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.131, datë 6.6.1970 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës “Cak­ti­mi i pagës min­i­male””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.2998, datë 4.5.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë

Rex­hep Mei­dani

Kon­ven­ta nr. 131

Kon­ven­ta lid­hur me Cak­timin e Pagës Min­i­male, me Ref­er­encë të veçan­të për Vendet në Zhvil­lim

 

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,

E thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Nderkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur në sesion­in e saj të pesëd­hjetë e katër, më 3 Qer­shor 1970, dhe

Duke vëre­j­tur kushtet e Kon­ven­tës, 1928, Meto­dat e Cak­tim­it te Pagës Min­i­male dhe të Kon­ven­tës 1951, Shpër­bli­mi i Barabartë, të cilat janë rat­i­fikuar nga shu­mi­ca e Anë­tarëve, si dhe të Kon­ven­tës, 1951, Meto­dat e Cak­tim­it të Pagës Min­i­male (Bujqësi), dhe

Duke mar­rë në kon­sid­er­atë që kjo Kon­ven­të ka lua­j­tur një rol të rëndë­sishëm në mbro­jt­jen e gru­peve të dis­fa­vorizuara të rrogë­mar­rësve, dhe

Duke mar­rë në kon­sid­er­atë se ka ard­hur koha që të mira­to­het një instru­ment tjetër që të plotë­so­jë këtë Kon­ven­të dhe të sig­uro­jë mbro­jt­jen e pagë­mar­rësve kun­drejt pagave padrejtë­sisht të ulta, që, ndër­sa për një zba­tim të gjerë, i kush­ton vëmënd­je të veçan­të nevo­jave të vendeve në zhvil­lim, dhe

Pasi ka ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve, lid­hur me meto­dat e cak­tim­it të pagës min­i­male dhe çësht­jet që lid­hen me të, me ref­er­encë të veçan­të për vendet në zhvil­lim, e cila është pika e pestë e axhendës së sesion­it dhe

Pasi ka ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një Kon­vente ndërkom­bëtare mira­ton në këtë ditë të njëzetë e dytë të Qer­shorit të vitit njëmi­jë e nën­tëqin­të e shtatëd­hjetë, Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta për Cak­timin e Pagës Min­i­male, 1970:

Neni 1

1.Çdo anë­tar i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, angazho­het të kri­jo­jë një sis­tem të pagës min­i­male, i cili të mbro­jë të gjitha gru­pet e rrogë­mar­rësve, kushtet e punësim­it të të cilëve janë të tilla që kërko­jnë mbro­jt­je të për­sh­tatëshme.

  1. Autoriteti kom­pe­tent në secilin vend duhet, në mar­rëvesh­je ose pas kon­sul­tim­it të plotë me orga­ni­zatat për­faqë­suese të intere­suara të punë­torëve dhe të punë­mar­rësve, ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë, të për­cak­to­jë gru­pet e rrogë­mar­rësve që duhen mbro­j­tur.
  2. Çdo Anë­tar, i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, duhet të lis­to­jë, në raportin e parë mbi zba­timin e Kon­ven­tës, që paraqitet sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, çdo grup të pagë­mar­rësve të cilët mund të mos jenë mbro­j­tur sipas këtij Neni, duke dhënë arsyet e mosm­bro­jt­jes së tyre, dhe të deklaro­jë në raportet e ard­hëshme pozi­cionin e legjis­la­cionit dhe prak­tikës në lid­hje me gru­pet e pam­bro­j­tu­ra, dhe masën në të cilën i është dhënë fuqi ose është propozuar për t’i dhënë fuqi Kon­ven­tës lid­hur me këto grupe.

Neni 2

  1. Pagat min­i­male duhet të kenë fuqinë e ligjit dhe nuk duhet të jenë objekt i uljeve dhe per­soni ose per­son­at që nuk zba­to­jnë kuo­tat e cak­tu­ara duhet t’u nën­shtro­hen san­skion­eve penale ose san­skion­eve të tjera.
  2. Me rez­ervën e dis­poz­itës së para­grafit 1 të këtij Neni, liria  e nego­ci­atave  kolek­tive duhet të respek­to­het plotë­sisht.

Neni 3

Ele­men­tët që duhen mar­rë në kon­sid­er­atë për për­cak­timin  e nivelit të pagave min­i­male duhet, për aq sa është e mundëshme dhe e për­sh­tatëshme në lid­hje me prak­tikën dhe kushtet e ven­dit, të përf­shi­jnë:

  1. a) nevo­jat e punë­torëve dhe të famil­jeve të tyre, duke mar­rë në kon­sid­er­atë nivelin e përgjithshëm të pagave në vend, kos­ton e jetesës, për­fitimet nga mbro­jt­ja shoqërore dhe stan­dartet rel­a­tive të jetesës të gru­peve të tjera shoqërore;
  2. b) fak­torët ekonomikë, duke përf­shirë kërke­sat e zhvil­lim­it ekonomik, nivelet e prod­him­it, si dhe dëshirën për arrit­jen dhe rua­jt­jen e një niveli të lartë punësi­mi.

Neni 4

  1. Çdo Anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të kri­jo­jë dhe/ose të mba­jë meto­da, në për­puth­je me kushtet dhe kërke­sat e ven­dit, me anën e të cilave pagat min­i­male për gru­pet e rrogë­mar­rësve të mbro­j­tur sipas Nen­it 1, mund të cak­to­hen dhe për­mirë­so­hen herë pas here.
  2. Në për­puth­je me kri­jimin, funk­sion­imin dhe për­mirësimin e këtyre meto­dave, duhet të nxiren dis­pozi­ta për kon­sul­timin me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punë­torëve dhe punë­mar­rësve të intere­suar, ose në mungesë të këtyre orga­ni­zatave, me për­faqë­sue­sit e punë­torëve dhe punëd­hënësve të intere­suar.
  3. Në çdo rast që është i për­sh­tat­shëm për natyrën e meto­dave të cak­tim­it të pagës min­i­male, duhet të nxir­ren gjithash­tu dis­pozi­ta për pjesë­mar­rjen direkt në zba­timin e tyre të:
  4. a) për­faqë­suesve të orga­ni­zatave të intere­suara të punë­torëve dhe të punëd­hënësve, ose në mungesë të tyre, të për­faqë­suesve të punë­torëve dhe punëd­hënësve të intere­suar, mbi bazën e brazisë;
  5. b) per­son­ave kom­pe­tente për të për­faqë­suar intere­sat e përgjithshme të ven­dit dhe të cak­tu­ar pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punë­torëve dhe punëd­hënësve të intere­suar, ku këto orga­ni­za­ta ekzis­to­jnë dhe ky kon­sul­tim në për­puth­je me legjis­la­cionin ose prak­tikën e ven­dit.

Neni 5

Për të sig­u­ru­ar zba­timin efek­tiv të dis­poz­i­tave që lid­hen me pagën min­i­male, duhet të mer­ren masat e duhu­ra, si inspek­ti­mi adeku­at i për­for­cuar me masa të tjera të nevo­jshme.

Neni 6

Kjo Kon­ven­të nuk do të prezu­mo­het që ndryshon çdo Kon­ven­të në fuqi.

Neni 7

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 8

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata Anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të cilët e kanë regjistru­ar rat­i­fikimin e saj te Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it të saj nga dy Anë­tarë tek Drej­tori i Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj Kon­vente do të hyjë në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 9

  1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga dita e hyr­jes së saj në fuqi për herë të parë me anën e një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga dita e regjistrim­it të tij.
  2. Çdo Anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe i cili nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë Nen, bren­da një viti pas kalim­it të afatit 10-vjeçar të për­men­dur në para­grafin e mësipërm, do të jetë i detyru­ar për një afat tjetër 10 vjeçar, dhe pas këtij afati mund të denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas kalim­it të çdo afati 10 vjeçar, në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë Nen.

Neni 10

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për të gjitha rat­i­fikimet dhe denoncimet që i komu­niko­hen atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur njofton Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i komu­niko­het atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’ju bëjë të ditur Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 11

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim sipas Nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e rat­ifkimeve dhe akteve të denoncimeve të regjistru­ara nga ai, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Nen­it të mësipërm.

Neni 12

Këshilli Drejtues i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë, në një kohë që e gjykon të nevo­jshme, Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport për zba­timin e kësaj Kon­vente dhe duhet të shqyr­to­jë nëse mund të ven­doset në axhendën e Kon­fer­encës çësht­ja e ndryshim­it të pjesshëm apo të plotë të saj.

Neni 13

  1. Kur Kon­fer­en­ca mira­ton një Kon­ven­të të re, duke ndryshuar këtë Kon­ven­të pjesër­isht apo tërë­sisht, atëherë përveç kur Kon­ven­ta e re parashikon ndryshe:
  2. a) Rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i një Kon­vente të re që ndryshon këtë Kon­ven­të sjell denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj të fun­dit, pavarë­sisht  nga dis­poz­i­tat e Nen­it 9 më sipër, nëse dhe kur Kon­ven­ta e re hyn në fuqi.
  3. b) Nga data kur Kon­ven­ta e re që ndryshon këtë Kon­ven­të hyn në fuqi, kjo e fun­dit pushon së qëni e hapur për rat­i­fikim nga Anë­tarët.
  4. Kjo Kon­ven­të do të mbetet, në fuqi në çdo rast, në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata Anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën që e ndryshon atë.

Neni 14

Tek­stet frengjisht dhe anglisht të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim