L I G J

Nr.8786, datë 7.5.2001

 

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.26 “KRIJIMI I MEKANIZMIT PËR CAKTIMIN E PAGËS MINIMALE, 1928” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K UV E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.26 “Kri­ji­mi i mekanizmit për cak­timin e pagës min­i­male, 1928” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 3014, datë 18.5.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

KONVENTA NR.26

 

KONVENTA LIDHUR ME KRIJIMIN E MEKANIZMIT PËR CAKTIMIN E PAGËS MINIMALE

 

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkomëtare të Punës, e thirrur nga Këshilli Drejtues i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës në Gjenevë dhe e mbled­hur në sesion­in  e njëm­bëd­hjetë më 30 maj 1928, dhe

Pasi ka ven­do­sur për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me mekaniz­imin e cak­tim­it të pagës min­i­male që është pika e parë e axhendës së Sesion­it, dhe

Pasi ka ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një Kon­vente Ndërkom­bëtare,

Mira­ton në ditën e gjashtëm­bëd­hjetë të Qer­shorit  të vitit njëmi­jë e nën­tëqind e tetëd­hjetë e të të, Kon­ven­ten e mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta për Mekaniz­imin e cak­tim­it të pagës min­i­male, 1928, për rat­i­fikimin nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkomëtare të Punës:

Neni 1

  1. Çdo anë­tar i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, i cili rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, angazho­het të kri­jo­jë dhe të mba­jë mekanizmin me anë të të cilit mund të cak­to­het kuo­ta e pagave min­i­male për punë­torët e punë­suar në indus­tri ose pjesë të indus­trisë (dhe veçanër­isht në indus­tritë shtëpi­ake), në të cilat nuk ka ndon­jë rreg­ull për rreg­ul­lim­in efek­tiv të pagave nga mar­rëvesh­ja kolek­tive apo ndon­jë mjet tjetër dhe pagat janë jashtëza­kon­isht të ulë­ta.
  2. Në kup­tim të kësaj Kon­vente ter­mi “indus­tri” nënkup­ton indus­trinë për­punuese dhe tregt­inë.

Neni 2

Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të jetë i lirë të ven­dosë, pas kon­sul­timeve me orga­ni­zatat e punë­torëve dhe punëd­hënësve në indus­tritë në fjalë ose në pjesë të saj (nëse ka), se në cilat indus­tri ose pjesë të indus­trisë duhet të zba­to­het metodi­ka e cak­tim­it të pagës min­i­male e për­men­dur në nenin 1.

Neni 3

  1. Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të jetë i lirë të cak­to­jë natyrën dhe for­mën e meto­dave të cak­tim­it të pagës min­i­male dhe modalitetet e zba­tim­it të tyre.
  2. Me kusht që:
  3. për­para se të zba­to­hen meto­dat në indus­tri ose pjesë të indus­trisë, duhet të kon­sul­to­hen me për­faqë­sue­sit e punë­torëve dhe punëd­hënësve të intere­suar, përf­shi për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të tyre respek­tive, nëse ka, si dhe çdo per­son tjetër, të cilët janë të kual­i­fikuar për këtë qël­lim si rezul­tat i pro­fe­sion­it ose funk­sion­it të tyre dhe që gjyko­hen nga autoriteti kom­pe­tent të për­sh­tat­shme për t’u kon­sul­tu­ar.
  4. punë­torët dhe punëd­hënësit e intere­suar duhet të mar­rin pjesë në zba­timin e meto­dave në mënyrën dhe masën që për­cak­to­het në legjis­la­cionin e ven­dit, por në çdo rast në numër të barabartë dhe në kushte të barabar­ta;
  5. kuo­tat min­i­male të pagave, të cilat janë cak­tu­ar, janë të detyrueshme për punëd­hënësit dhe punë­torët përkatës nuk mund të ulen nga ata nëpër­m­jet mar­rëvesh­jes indi­vid­uale, as asaj kolek­tive, përveç me autor­iz­im të veçan­të të autoritetit kom­pe­tent.

Neni 4

1.Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të mar­rë masat e nevo­jshme, nëpër­m­jet një sis­te­mi të mbikëqyr­jes së sank­sion­eve, për të sig­u­ru­ar informimin e punë­torëve dhe punëd­hënësve të  intere­suar, lid­hur me kuo­tat min­i­male të pagave që janë në fuqi, si dhe që pagat e dhë­na nuk janë më të ulta se këto kuo­ta në rastet kur janë të zbat­ueshme.

  1. Punë­tori, ndaj të cilit zba­to­het kuo­ta min­i­male dhe të cilit i është dhënë pagë më e ulët se këto kuo­ta, ka të drejtë të kërko­jë në gjykatë ose nëpër­m­jet pro­ce­du­rave të tjera ligjore, pag­imin e shumës së papaguar.

Neni 5

Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të paraqesë në Zyrën Ndërkom­bëtare të Punës një deklaratë të përgjithshme, në të cilën të lis­to­hen indus­tritë ose pjesë të indus­trive, në të cilat zba­to­hen meto­dat e cak­tim­it të pagës min­i­male, duke treguar modalitetet, si dhe rezul­tatet e zba­tim­it të meto­dave dhe, në for­më të përm­bled­hur, num­rin e përafërt të punë­torëve ndaj të cilëve gjen zba­tim paga min­i­male, kuo­tat e pagave min­i­male dhe masat e tjera më të rëndë­sishme, lid­hur me pagën min­i­male.

Neni 6

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 7

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të cilët kanë regjistru­ar rat­i­fikimin e saj te Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it të saj nga dy anë­tarë te Drej­tori i Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 8

  1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga data e hyr­jes së saj në fuqi për herë të parë, nëpër­m­jet një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga data e regjistrim­it të tij.
  2. Çdo anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe i cili nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas kalim­it të afatit 10-vjeçar, të përm­bled­hur në para­grafin e mësipërm, do të jetë i detyru­ar për një afat tjetër 10-vjeçar dhe pas këtij afati mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas kalim­it të çdo afati 10-vjeçar, në për­puth­je me kushtet e parashikuara në këtë nen.

Neni 9

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të lajmëro­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për të gjitha rat­i­fikimet dhe denoncimet që i komu­niko­hen atij nga anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur lajmëron Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i komu­niko­het atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u bëjë të ditur anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 10

Këshilli drejtues i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i paraqesë, në një kohë që e gjykon të nevo­jshme, Kon­fer­encës së Përgjithshme, një raport për zba­timin e kësaj Kon­vente dhe duhet të shqyr­to­jë nëse duhet të ven­doset në axhendën e Kon­fer­encës çësht­ja e ndryshim­it të pjesshëm ose të plotë të saj.

Neni 11

Tek­stet frëngjisht dhe anglisht të kësaj Kon­vente janë të barasvlef­shme.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim