L I G J

Nr.8787, datë 7.5.2001

 

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.95 “MBROJTJA E PAGAVE, 1949”,

TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

 

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K UV E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.95  “Mbro­jt­ja e Pagave, 1949” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

 

Shpal­lur me dekretin nr.3015 datë, 18.5.2001 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

 

 

KONVENTA NR.95

Kon­ven­ta lid­hur me mbro­jt­jen e pagave

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur në sesion­in e saj të trid­hjetë e dytë me 8 Qer­shor 1949, dhe

Pasi ka ven­do­sur për mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me mbro­jt­jen e pagave, e cila është çësht­ja e shtatë e axhendës së sesion­it, dhe

Pasi ka ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një Kon­vente Ndërkom­bëtare,

Mira­ton në këtë ditë të parë të Qer­shorit të vitit njëmi­jë e nën­tëqint e dyzetë e nën­të, Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta për Mbro­jt­jen e Pagave, 1949:

Neni 1

Në këtë Kon­ven­të ter­mi “Paga” nënkup­ton shpër­blime ose fitime, të për­cak­tu­ara ose të llog­a­r­it­u­ra, që mund të shpre­hen në para dhe që fik­so­hen  në mar­rëvesh­je dypalëshe ose në legjis­la­cionin e ven­dit dhe që në bazë të një kon­trate pune të shkru­ar ose të pashkru­ar i paguhen nga punëd­hënësi punë­mar­rësit për punën e kry­er ose që duhet të kry­het, apo për shër­bime të kry­era ose që duhet të kry­hen.

Neni 2

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het ndaj të gjithë per­son­ave të cilëve iu paguhet paga apo ajo është e pagueshme.
  2. Autoriteti kom­pe­tent mund, pas kon­sul­timeve me orga­ni­zatat e intere­suara drejt­për­drejt të punëd­hënësve apo të punë­mar­rësve, nëse ka, të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi i të gjitha apo një pjese të dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente kat­e­gori të per­son­ave, rrethanat dhe kushtet e punësim­it të të cilëve janë të tilla që nga zba­ti­mi i të gjitha apo të një pjese të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës mund të ishte i papër­sh­tat­shëm dhe të cilët nuk janë të punë­suar në punë krahu ose janë të punë­suar në shër­bime famil­jare apo në punë të ngjashme me to.
  3. Çdo anë­tar duhet të tre­go­jë raportin e tij të parë vje­tor mbi zba­timin e kësaj Kon­vente, i cili paraqitet në bazë të nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, çdo kat­e­gori të per­son­ave që ai propo­zon të për­jash­to­hen nga zba­ti­mi i të gjitha apo të një pjese të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e para­grafit të mësipërm; asnjë anë­tar nuk duhet, pas datës së rapor­tit të tij të parë vje­tor, të bëjë për­jash­time përveçse në lid­hje me kat­e­goritë e per­son­ave të treguar.
  4. Çdo anë­tar, pasi ka treguar në raportin e tij të parë vje­tor kat­e­goritë e per­son­ave të cilët i propo­zon që të për­jash­to­hen nga zba­ti­mi i të gjitha apo të një pjese të dis­poz­i­tave të Kon­ven­tës, duhet të tre­go­jë në raportet e tjera vje­tore çdo kat­e­gori të per­son­ave në lid­hje me të cilët nuk zba­to­hen dis­poz­i­tat e para­grafit 2 të këtij neni, si dhe çdo për­parim që mund të jetë bërë në kup­ti­min e zba­tim­it të Kon­ven­tës ndaj këtyre kat­e­gorive të per­son­ave.

Neni 3

  1. Pagat që jepen në para duhet të paguhen vetëm në kursin ligjor të mon­ed­hës dhe duhet të ndalo­hen page­sat në for­mën e prem­timeve me shkrim të kupon­ave ose dëfte­save, ose në çdo for­më tjetër që pre­tendon të zëvendë­so­jë kursin ligjor të mon­ed­hës.
  2. Autoriteti kom­pe­tent mund të lejo­jë ose të për­cak­to­jë dhënien e pagave me çek bankar, postar ose me urd­hër pagese në rastet kur page­sa në këtë mënyrë është e zakon­shme ose e nevo­jshme për shkak të rrethanave të veçan­ta ose kur parashiko­het nga mar­rëvesh­ja kolek­tive apo vendi­mi i arbi­trazhit ose kur nuk parashiko­het, me pëlqimin e punë­torit të intere­suar.

Neni 4

  1. Legjis­la­cioni i ven­dit, mar­rëvesh­jet kolek­tive ose vendimet e arbi­trazhit mund të autor­i­zo­jnë pagesën e pjesshme të pagave në natyrë, në indus­tri apo pro­fe­sione në të cilat page­sa në këtë for­më është e zakon­shme ose e dëshirueshme për shkak të natyrës se indus­trisë ose të pro­fe­sion­it përkatës; nuk duhet të lejo­het, në çdo rrethanë, dhë­nia e pagës në for­mën e pijeve me përm­ba­jt­je të lartë alkoo­like ose dro­ga të dëmshme.
  2. Në rastet kur autor­i­zo­het page­sa e pjesshme në natyrë, duhet të mer­ren masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që:
  1. a) këto page­sa janë të për­sh­tat­shme për për­dorim per­son­al dhe në dobi të punë­torit dhe të famil­jes së tij; dhe
  2. b) vlera e këtyre page­save të jetë e drejtë dhe e arsyshme.

Neni 5

Pagat duhet t’i paguhen drejtëpërsë­drejti punë­torit përkatës, përveç se kur parashiko­het ndryshe në legjis­la­cionin e ven­dit, mar­rëvesh­jen kolek­tive ose vendimet e arbi­trazhit apo kur punë­tori i intere­suar ka rënë vetë dako­rd për të kundërtën.

Neni 6

Ndalo­hen punëd­hënësit që të kufi­zo­jnë në çfarë­do mënyre për­dorim­in e lirë nga punë­tori të pagës së tij.

Neni 7

  1. Kur në ndër­mar­rje kri­jo­hen mag­a­z­i­na për shit­jen e mall­rave punë­torëve ose funk­siono­jnë shër­bime lid­hur me ndër­mar­rjen, punë­torët janë të lirë nga çdo detyrim për të shfry­tëzuar këto mag­a­z­i­na apo shër­bime.
  2. Kur për­dori­mi i mag­a­zi­nave ose shër­bimeve të tjera nuk është i mundur, autoriteti kom­pe­tent duhet të mar­rë masat e nevo­jshme me syn­imin për të sig­u­ru­ar që mall­rat dhe shër­bimet të ofro­hen me çmime të drej­ta e të arsyeshme ose që mag­a­z­i­nat e kri­juara dhe shër­bimet e admin­istru­ara nga punëd­hënësi të funk­siono­jnë jo për qël­lim fiti­mi, por për t’u ard­hur në ndih­më punë­torëve të intere­suar.

Neni 8

  1. Zbrit­jet nga pagat mund të lejo­hen vetëm në kushtet dhe në masën e cak­tu­ar nga legjis­la­cioni i ven­dit ose të parashikuara në mar­rëvsh­jen kolek­tive ose në vendimin e arbi­trazhit.
  2. Punë­torët duhet të infor­mo­hen në mënyrën që gjyko­het më e për­sh­tat­shme nga autoriteti kom­pe­tent, për kushtet dhe masën në të cilën mund të bëhet zbrit­ja.

Neni 9

Ndalo­het çdo zbrit­je nga pagat e deklaru­ara nga punë­tori para punëd­hënësit ose për­faqë­sue­sit të tij apo ndër­m­jetësit, e cila syn­on të sig­uro­jë pagesë direk­te ose indi­rek­te me qël­lim që ai të punë­so­het apo të rua­jë punësimin e tij.

Neni 10

  1. Pagat mund të jepen ose të lihen peng vetëm në mënyrën dhe në kufi­jtë e cak­tu­ar në legjis­la­cionin e ven­dit.
  2. Pagat mbro­hen kun­drejt dhënies dhe lënies peng në atë masë që gjyko­het e domos­doshme për mbat­jen e punë­torit dhe të famil­jes së tij.

Neni 11

  1. Në rastin e fal­i­men­tim­it ose të likuidim­it të ndër­mar­rjes në bazë të vendim­it të gjykatës, punë­torët e punë­suar atje duhet të tra­j­to­hen si kred­i­torë të priv­i­legjuar, lid­hur me pagat që u tako­jnë për shër­bimin që kanë kry­er gjatë peri­ud­hës para fal­i­men­tim­it ose likuidim­it mbi bazën e vendim­it të gjykatës, sipas dis­poz­i­tave të legjis­la­cionit të ven­dit ose lid­hur me pagat deri në një masë të cak­tu­ar që mund të për­cak­to­het në legjis­la­cionin e ven­dit.
  2. Pagat që për­cak­to­hen si detyrim i priv­i­legjuar duhet të paguhen të plota para se kred­i­torët e zakon­shëm të kërko­jnë ndar­jen e pasurive.
  3. Pri­or­iteti rel­a­tiv i pagave, që për­bëjnë një detyrim të priv­i­legjuar dhe detyrimeve të tjera të priv­i­legjuara, për­cak­to­hen nga legjis­la­cioni i ven­dit.

Neni 12

  1. Pagat duhet të paguhen rreg­ull­isht. Përveçse kur ka rreg­ul­lime të për­sh­tat­shme të cilat sig­uro­jnë pagesën e pagave në inter­vale të rreg­ull­ta, inter­valet për pagesën e pagave duhet të për­cak­to­hen në legjis­la­cionin e ven­dit ose të fik­so­hen në kon­tratat kolek­tive apo vendimet e arbi­trazhit.
  2. Në rastet e mbarim­it të afatit të kon­tratës së punësim­it lid­hur me pagat që duheshin paguar duhet të bëhet një zgjid­hje për­fundimtare në për­puth­je me legjis­la­cionin e ven­dit, mar­rëvesh­jen kolek­tive ose vendimin e arbi­trazhit ose në mungesë të një ligji të zbat­ueshëm mar­rëvesh­je­je apo vendi­mi, bren­da një peri­ud­he kohe të arsyeshme dhe duke mar­rë në kon­sid­er­atë kushtet e kon­tratës.

Neni 13

  1. Page­sa e pagave me para në dorë duhet të bëhet në ditën e punës vetëm dhe pranë ven­dit të punës, përveç kur parashiko­het ndryshe në legjis­la­cionin e ven­dit, mar­rëvesh­jen kolek­tive ose vendimin e arbi­trazhit ose kur rreg­ul­lime të tjera të njo­hu­ra nga punë­torët e intere­suar kon­sidero­hen më të për­sh­tat­shme.
  2. Ndalo­het page­sa e pagave në tav­er­na ose lokale të tjera të ngjashme dhe, kur është e nevo­jshme për paran­dal­im­in e abuzim­it, në dyqane ose mag­a­z­i­na të shit­jes me pakicë të mall­rave dhe në vendet e dëfrim­it, përveçse për punë­mar­rësin e punë­suar në to.

Neni 14

Kur është e nevo­jshme, duhet të mer­ren masa efek­tive për të sig­u­ru­ar që punë­torët të nji­hen në mënyrën e për­sh­tat­shme dhe të kuptueshme lehtë nga ata për:

  1. a) kushtet lid­hur me pagat e punës, për­para punësim­it dhe çdo ndryshi­mi të ven­dit të punës; dhe
  2. b) veçoritë e pagave të tyre për peri­ud­hën përkatëse të pagueshme, për aq sa këto veçori mund të jenë objekt i ndryshim­it.

Neni 15

Legjis­la­cioni që ju jep fuqi dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente duhet:

të bëhet i disponueshëm për per­son­at e intere­suar;

 të për­cak­to­jë per­son­at përgjegjës për zba­timin e tij;

 të për­cak­to­jë sank­sione përkatëse ose mjete të tjera të për­sh­tat­shme  për çdo shkel­je të tij;

 të sig­uro­jë, në të gjitha rastet e për­sh­tat­shme,

mba­jt­jen e doku­menta­cionit në for­mën dhe mënyrën e mirat­u­ar.

Neni 16

Në raportin vje­tor që duhet paraqi­tur sipas nen­it 22 të Kushte­tutës  së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, duhet të përf­shi­het infor­ma­cion i plotë lid­hur me masat nëpër­m­jet të cilave iu është dhënë fuqi dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente.

Neni 17

  1. Në rastin e një anë­tari, ter­ri­tori i të cilit përf­shin rajone të mëd­ha ku, për arsye të dendë­sisë së vogël të pop­ull­sisë, ose të shkallës së zhvil­lim­it të rajonit, autoriteti kom­pe­tent e kon­sideron të pamundur zba­timin e dis­poz­i­tave të kësaj Kon­vente, autoriteti mund, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat e punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve të intere­suar, ku ekzis­to­jnë, të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi i kësaj Kon­vente kre­jtë­sisht këto rajone ose të zba­to­jë atë vetëm për ndër­mar­rje apo pro­fe­sione të veçan­ta të rajonit në fjalë.
  2. Çdo anë­tar duhet të tre­go­jë në raportin e tij të parë vje­tor mbi zba­timin e kësaj Kon­vente, që paraqitet sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, çdo rajon në lid­hje me të cilin propo­zon që të zba­to­hen dis­poz­i­tat e këtij neni dhe të japë arsyet për të cilat e propo­zon këtë; asnjë anë­tar nuk mund t’iu drej­to­het dis­poz­i­tave të këtij neni pas datës së rapor­tit të tij të parë vje­tor, përveç se lid­hur me rajonet e treguara.
  3. Çdo anë­tar që ka të drejtë t’i drej­to­het dis­poz­i­tave të këtij neni duhet, në inter­vale që nuk i kalo­jnë tre vjet, të rishqyr­to­jë në kon­sul­tim me orga­ni­zatat e intere­suara të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, ku ekzis­to­jnë, efek­t­shmërinë e shtrir­jes së zba­tim­it të Kon­ven­tës në rajonet e për­jash­tu­ara sipas para­grafit 1.
  4. Çdo anë­tar që ka të drejtë t’i drej­to­het dis­poz­i­tave të këtij neni duhet të tre­go­jë në raportet pasuese vje­tore çdo rajon në lid­hje me të cilin ai heq dorë nga e drej­ta për t´iu drej­tu­ar dis­poz­i­tave të këtij neni dhe çdo për­parim që mund të jetë bërë në pik­pam­jen e zba­tim­it pro­gre­siv të Kon­ven­tës në këto rajone.

Neni 18

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 19

  1. Kjo Kon­ven­të është e detyrushme vetëm për ata anë­tar të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të cilët e kanë regjistru­ar rat­i­fikimin e saj te Drej­tori i Përgjithshëm.
  2. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it të saj nga dy anë­tarë te Drej­tori i Përgjithshëm.
  3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 20

  1. Deklarimet që i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në për­puth­je me para­grafin 2 të nen­it 35 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, duhet të tre­go­jnë:

ter­ri­toret në lid­hje me të cilin anë­tari i intere­suar angazho­het që dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës do të zba­to­het pa ndryshime;

ter­ri­toret në të cilat ai angazho­het që dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen me ndryshime, si dhe të speci­fiko­jnë këto ndryshime;

terir­toret në të cilën Kon­ven­ta nuk mund të zba­to­het, si dhe arsyet e moszbazim­it;

ter­ri­toret në lid­hje me të cilat ai rez­er­von të drejtën për mar­rjen e një vendi­mi pas shyr­tim­it të pozi­cionit në të ardhmen.

  1. Angazimet e për­men­dura në nën­para­grafet (a) dhe (b) të para­grafit 1 të këtij neni do të prezu­mo­hen si një pjesë inte­grale e rat­i­fikim­it dhe do të kenë fuqinë e rat­i­fikim­it.
  2. Çdo anë­tar mundet që, në çdo kohë, me anën e një deklarate tjetër të anu­lo­jë kre­jtë­sisht apo pjesër­isht çdo rez­ervë të shpre­hur në deklarim­in e tij të parë sipas nën­para­grafeve (a) dhe (b) ose (d) të para­grafit 1 të këtij neni.
  3. Çdo anë­tar mund, në çdo kohë në të cilën Kon­ven­ta është objekt i denoncim­it, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 20, t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë që ndryshon në çdo kup­tim tjetër kushtet e çdo deklarate të mëparshme dhe të poho­jë pozi­cionin aktu­al në lid­hje me ter­ri­toret e për­cak­tu­ara nga ai.

Neni 21

  1. Deklarimet që i komu­niko­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës në për­puth­je me para­grafet 4 dhe 5 të nen­it 35 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, duhet të tre­go­jnë nëse dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës do të zba­to­hen në ter­i­toret e treguara me ndryshime apo pa ndryshime, në të duhet të tre­go­hen edhe hol­lësitë lid­hur me këto ndryshime.
  2. Anë­tari, anë­tarët, ose autoriteti ndërkom­bë­tar i intere­suar mund, në çdo kohë me anën e një deklarate tjetër, të anul­lo­jë tërë­sisht apo pjesër­isht ndryshimet e treguara në deklaratat e mëparshme.
  3. Anë­tari, anë­tarët, ose autoriteti ndërkom­bë­tar i intere­suar mund, në çdo kohë në të cilin Kon­ven­ta është objekt i denoncim­it në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it 20, t’i komu­niko­jë Drej­torit të Përgjithshëm një deklaratë për ndryshimin e kushteve të çdo deklarate të mëparsh­më dhe që pohon pozi­cionin aktu­al lid­hur me zba­timin e Kon­ven­tës.

Neni 22

  1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga dita e hyr­jes së saj në fuqi për herë të parë, nëpër­m­jet një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim do të hyjë në fuqi pas një viti nga dita e regjistrim­it të tij.
  2. Çdo anë­tar i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe i cili nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen, bren­da një viti nga dita e kalim­it të afatit 10-vjeçar të për­men­dur në para­grafin e mësipërm, do të jetë i detyru­ar për një afat tjetër 10-vjeçar dhe pas këtij afati mund të denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas kalim­it të çdo afati 10-vjeçar, në për­puth­je me kushtet e parashikuar në këtë nen.

Neni 23

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të lajmëro­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për të gjitha rat­i­fikimet dhe denoncimet që i komu­niko­hen atij nga antarët e Orga­ni­za­tës.
  2. Kur lajmëron anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i komu­niko­hen atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u bëjë të ditur anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 24

Drej­tori i  Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, sipas nen­it 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha veçoritë e rat­i­fikim­imeve dhe akteve të denoncimeve të regjistru­ara nga ai, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it të mësipërm.

Neni 25

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet, në inter­vale kohe që ai mund t’i konsedero­jë të nevo­jshme, t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithëshme një raport mbi zba­timin e kësaj Kon­vente  dhe të shyr­to­jë mundës­inë e ven­dos­jes në tem­atikën e Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të plotë apo të pjesshëm të saj.

Neni 26

1.Kur Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re duke ndryshuar këtë Kon­ven­të pjesër­isht apo tërë­sisht, përveçse kur Kon­ven­ta e re parashikon ndryshe

  1. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i Kon­ven­tës së re që ndryshon këtë Kon­ven­të sjell denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj të fun­dit, pavarë­sisht nga dis­poz­i­tat e nen­it 22 më sipër, nëse dhe kur Kon­ven­ta e re hyn në fuqi.
  2. b) nga data kur Kon­ven­ta e re që ndryshon këtë Kon­ven­të hyn në fuqi, kjo e fun­dit do të pusho­jë së qëni e hapur për rat­i­fikimin nga anë­tarët.
  3. Kjo Kon­ven­të do të mbetet në fuqi në çdo rast në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata anë­tarë të cilët e kanë rat­i­fikuar atë por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën që e ndryshon atë.

Neni 27

Tek­stet anglisht dhe frengjisht të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim