L I G J
Nr.8921, datë 11.7.2002

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR. 174 “PARANDALIMI I AKSIDENTEVE TË RËNDA NË INDUSTRI, 1993”” TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS

Në mbështet­je të nen­eve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr. 174 “Paran­dal­i­mi i aksi­den­teve të rën­da në indus­tri, 1993”” e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr. 3412, datë 22.7.2002 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Rex­hep Mei­dani

C 174: KONVENTA PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE
TË RËNDA NË INDUSTRI

Kon­ven­ta në lid­hje me Paran­dal­im­in e Aksi­den­teve të Rën­da në Indus­tri
(Shën­ime: data e hyr­jes në fuqi: 3.1.1997)
Kon­ven­ta: C 174
Ven­di: Gjenevë
Sesioni i Kon­fer­encës: 80
Data e mira­tim­it: 22.6.1993
Shih rat­i­fikimet për këtë Kon­ven­të
Doku­men­ti është paraqi­tur në: frëngjisht, span­jisht
Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,
E thirrur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në sesion­in e saj të 80-të, më 2 qer­shor 1993,
Duke parë kon­ven­tat dhe reko­mandimet përkatëse ndërkom­bëtare të punës, veçanër­isht, Kon­ven­tën dhe Reko­mandimet për Shën­detin dhe Sig­urim­in në Punë, 1981, Kon­ven­tën e Reko­mandimet për Kimikatet, 1990, duke thek­suar nevo­jën e një qën­dri­mi glob­al të për­bashkët, dhe
Duke u nisur nga Kodi i ILO mbi prak­tikat për paran­dal­im­in e aksi­den­teve të rën­da në indus­tri, botu­ar më 1991, dhe
Duke pasur parasysh nevo­jën për të sig­u­ru­ar mar­rjen e masave të nevo­jshme për:
a) paran­dal­im­in e aksi­den­teve të rën­da;
b) min­i­miz­imin e rrezikut të këtyre aksi­den­teve;
c) min­i­miz­imin e efek­tit të këtyre aksi­den­teve, dhe
Duke pasur parasysh shkaqet e këtyre aksi­den­teve, përf­shi gabimet orga­ni­za­tive, fak­torin njeri, mosplotësimin e kom­po­nen­tëve, devi­jimin nga kushtet nor­male të funk­sionim­it, jashtë influ­en­cave dhe for­cave të natyrës, dhe
Duke u nisur nga nevo­ja për kooper­im, në kuadrin e Pro­gramit Ndërkom­bë­tar mbi Sig­urim­in nga Kimikatet, ndër­m­jet Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, Pro­gramit të Kombeve të Bashkuara për Ambi­entin dhe Orga­ni­za­tës Botërore të Shën­de­të­sisë, si edhe me orga­ni­za­ta të tjera ndërqever­itare përkatëse, dhe
Pasi kanë ven­do­sur për mira­timin e propoz­imeve të ndryshme në lid­hje me paran­dal­im­in e aksi­den­teve të rën­da në indus­tri, e cila është pika e katërt në axhendën e sesion­it, dhe
Pasi kanë ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare;
Mira­to­jnë sot, më njëzet e dy qer­shor, të vitit një mijë e nën­tëqind e nën­tëd­hjetë e tre, kon­ven­tën e mëposhtme, e cila do të quhet Kon­ven­ta për Paran­dal­im­in e Aksi­den­teve të Rën­da në Indus­tri, 1993.

PJESA I:
FUSHA E VEPRIMIT DHE PËRCAKTIMET

Neni 1

1. Qël­li­mi i kësaj Kon­vente është të paran­dalo­jë aksi­den­tet e rën­da nga lëndët e rrezik­shme dhe të min­i­mi­zo­jë paso­jat e aksi­den­teve të tilla.
2. Kjo Kon­ven­të apliko­het për instalimet e mëd­ha të rrezik­shme.
3. Kjo Kon­ven­të nuk zba­to­het për:
a) instalimet e mëd­ha bërthamore dhe uzi­nat që për­puno­jnë lëndë radioak­tive, me për­jash­tim të rasteve kur në këto instal­ime për­doren lëndë jora­dioak­tive;
b) instalimet ushtarake;
c) trans­porti­mi jashtë ambi­en­teve të këtyre instal­imeve, me për­jash­tim të tuba­cion­eve.
4. Anë­tari që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve e punë­mar­rësve të intere­suar dhe palë të tjera të intere­suara, mund të për­jash­to­jë nga apliki­mi i kësaj Kon­vente instal­ime apo degë të aktiviteteve ekonomike për të cilat është sig­u­ru­ar një mbro­jt­je e njëjtë.

Neni 2

Kur dalin prob­leme të veçan­ta e të rëndë­sishme dhe kur nuk është e mundur të imple­men­to­hen men­jëherë të gjitha masat paran­daluese e mbro­jtëse që shpre­hen në këtë Kon­ven­të, çdo Anë­tar duhet të har­to­jë, në kon­sul­tim me organzi­atat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve dhe me palë të tjera të intere­suara që preken nga kjo, plane për imple­men­timin me suk­ses të masave të mësipërme dhe me afate të fik­suara.

Neni 3

Për qël­lim të kësaj Kon­vnte:
(a) ter­mi “lëndë e rrezik­shme” kup­ton një sub­stancë apo përzier­je sub­stan­cash, të cilat në bazë të cilë­sive kimike, fizike apo tok­sike, veç­mas apo të kom­bin­uara, për­bëjnë një rrezik;
(b) ter­mi “kufiri i sasisë” për një lëndë të rrezik­shme apo kat­e­gori të kësaj lënde kup­to­het ajo sasi që e shp­jeguar nga lig­jet dhe rreg­ul­lat kom­bëtare, duke pasur parasysh kushtet e veçan­ta, nëse tejkalo­het, për­bën një instal­im me rrezik të madh;
© ter­mi “instal­im i madh i rrezik­shëm” kup­to­het ai që prod­hon, për­punon, manip­u­lon, për­dor, livron apo mag­a­zi­non, përko­hë­sisht apo gjith­n­jë, një ose më shumë lëndë të rrezik­shme, apo nën­pro­duk­te të këtyre lëndëve në sasi që e kalon kufirin e sasisë së lejuar;
(d) ter­mi “aksi­dent i madh” kup­to­het një ndod­hi e paprit­ur si shpërthim, zjarr ose eksplozion gjatë veprim­tarisë në një instal­im të madh të rrezik­shëm, duke përf­shirë në të një ose më shumë lëndë të rrezik­shme, e cila bëhet rrezik i madh për punë­torët, pub­likun apo ambi­entin, men­jëherë apo edhe me veprim të vonuar;
(e) ter­mi “raport i sig­urim­it” kup­ton një mate­r­i­al me shkrim me karak­ter infor­ma­tiv teknik, menax­hi­mi apo oper­i­mi, duke tra­j­tu­ar rrez­iqet dhe risqet e një instal­i­mi të madh e të rrezik­shëm dhe kon­trol­lin e tyre dhe duke dhënë shp­jegime për masat që duhen mar­rë për sig­urim­in e instalim­it;
(f) ter­mi “dësh­tim i mund­shëm” kup­ton çdo ngjar­je të paprit­ur, ku përf­shi­hen një ose më shumë lëndë të rrezik­shme, e cila, në sajë të sis­te­meve, veprimeve dhe efek­teve jo frenuese, mund të çojë në një aksi­dent të madh.

PJESA II:
PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 4

1. Në bazë të lig­jeve dhe rreg­ullave kom­bëtare, kushteve dhe prak­tikave dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve e punë­mar­rësve dhe me palët e tjera të intere­suara që mund të preken nga kjo, secili Anë­tar duhet të for­mu­lo­jë, imple­men­to­jë dhe të shqyr­to­jë peri­odik­isht një poli­tikë koher­ente kom­bëtare në lid­hje me mbro­jt­jen e punë­torëve, pub­likut dhe ambi­en­tit kundër rrez­iqeve nga aksi­den­tet e mëd­ha.
2. Kjo poli­tikë do të zba­to­het nëpër­m­jet masave paran­daluese e mbro­jtëse për instalimet e mëd­ha të rrezik­shme, dhe, ku është e mundur, të zhvil­lo­jë e për­dorë teknologjitë më të mira të sig­urim­it që janë në dis­pozi­cion.

Neni 5

1. Autoritetet kom­pe­tente ose një organ i mirat­u­ar i njo­hur nga organet kom­pe­tente, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punë­mar­rësve e punëd­hënësve dhe palët e tjera të intere­suara që mund të preken nga kjo, do të ngre­jnë një sis­tem për evi­den­timin e instal­imeve me rrez­iqe të mëd­ha, siç për­cak­to­het në nenin 3 © në bazë të listës me lëndët e rrezik­shme apo nën­pro­duk­tet e këtyre lëndëve apo edhe të dyja, të shoqëru­ara me kufi­jtë e sasive për këto lëndë, në për­puth­je me lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit apo stan­dard­et ndërkom­bëtare.
2. Sis­te­mi i për­men­dur në para­grafin I më sipër duhet të shiko­het dhe për­mirë­so­het rreg­ull­isht.

Neni 6

Autoritetet kom­pe­tente, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve e punë­mar­rësve, do të mar­rin masa të veçan­ta për të mbro­j­tur trans­me­timin apo mar­rjen nga ata të infor­ma­cion­eve kon­fi­den­ciale në për­puth­je me nenet 8, 12, 13 dhe 14, rua­jt­ja e të cilëve lid­het me dëmin që mund t’i shkak­to­het një punon­jësi, biz­ne­sit deri në atë shkallë që nuk për­bën ndon­jë rrezik seri­oz për punë­torët, pub­likun apo ambi­entin.

PJESA III.
PËRGJEGJËSIA E PUNONJËSVE

EVIDENTIMI

Neni 7

Punon­jësit duhet të evi­den­to­jnë e të kenë në kon­troll, sipas sis­temit citu­ar në nenin 5, çdo instal­im me rrezik­sh­mëri të lartë.

NJOFTIMI

Neni 8

1. Punon­jësit duhet të njofto­jnë autoritetet kom­pe­tente për çdo instal­im me rrezik­sh­mëri të lartë që kanë evi­den­tu­ar:
(a) në një kohë të cak­tu­ar për çdo instal­im ekzistues;
(b) në rastin kur bëhet fjalë për një instal­im të ri, para fil­lim­it të tij nga puna;
2. Punon­jësit duhet, gjithash­tu, të njofto­jnë autoritetet kom­pe­tente para se ndon­jë instal­im me rrezik­sh­mëri të lartë të mbyl­let përgjith­monë.

MASAT NË NIVEL TË INSTALIMIT

Neni 9

Për çdo instal­im me rrezik­sh­mëri të lartë, punon­jësit do të ndër­to­jnë e mba­jnë një sis­tem për kon­trol­lin e këtyre rrez­iqeve të mëd­ha ku përf­shi­hen dis­poz­i­tat për:
(a) evi­den­timin dhe anal­izat e rrez­iqeve dhe vlerësimin e tyre, duke përf­shirë edhe reak­sion­in e mund­shëm midis sub­stan­cave;
(b) masat teknike, përf­shi dizen­jimin, sis­temin e sig­urim­it, kon­struk­sion­in, përzg­jed­hjen e kimikat­eve, funk­sion­imin, mirëm­ba­jt­jen dhe kon­trol­lin sis­tem­atik të instalim­it;
© masat orga­ni­za­tive, përf­shi tra­jn­imin dhe instruk­sion­in për per­son­elin, kushtet e pajis­jeve me qël­lim që të garan­to­het sig­uri­mi i tyre, nivelin e stafit, orët e punës, për­cak­timin e përgjegjë­sive dhe kon­trol­lin për kon­trak­tue­sit e jashtëm dhe punon­jësit e përher­shëm në kantierin e instalim­it;
(d) plan­et dhe pro­ce­du­rat emergjente, ku përf­shi­hen:
(i) për­gatit­ja e plan­eve dhe pro­ce­du­rave efek­tive për emergjen­cat, duke përf­shirë pro­ce­du­rat për emergjen­cat kimike që do të mer­ren në rastet e aksi­den­teve të mëd­ha, nga ato apo nëpër­m­jet tyre, duke tes­tu­ar dhe vlerë­suar peri­odik­isht efek­tivitetin e kon­trol­lin e tyre nëse është e nevo­jshme;
(ii) dis­poz­i­tat për informimin mbi aksi­den­tet e mund­shme dhe plan­et e rasteve urgjente në zonë për autoritete dhe organet përgjegjëse për për­gatit­jen e plan­eve dhe pro­ce­du­rave të emergjencës për të mbro­j­tur pub­likun dhe ambi­entin jashtë zonës së instalim­it;
(iii) nëse është e nevo­jshme, kon­sul­ti­mi me këto organe dhe autoritete;
(e) masat për të min­i­mizuar paso­jat e këtyre aksi­den­teve të rën­da;
(f) kon­sul­timin me punë­torët dhe për­faqë­sue­sit e tyre;
(g) për­mirësimin e sis­temit, përf­shi masat për grum­bul­lim­in e infor­ma­cionit dhe anal­izën e aksi­den­teve dhe dësh­timet e mund­shme. Mësimet e nxjer­rra duhet të disku­to­hen me punë­torët dhe për­faqë­sue­sit e tyre dhe do të mba­hen shën­im sipas lig­jeve dhe prak­tikave të çdo ven­di.

RAPORTI PËR SIGURIMIN

Neni 10

1. Punon­jësit do të për­gatisin një raport për sig­urim­in në bazë të kërke­save të nen­it 9.
2. Rapor­ti për­gatitet në këto raste:
(a) kur ekzis­to­jnë instal­ime me rrezik­sh­mëri të lartë dhe bren­da afat­eve, siç shpre­het në lig­jet dhe rreg­ul­lat e çdo ven­di;
(b) në rastet e instal­imeve të reja me rrezik­sh­mëri të lartë, para se të vihet në punë.

Neni 11

Punon­jësit do të shqyr­to­jnë, plotë­so­jnë dhe shto­jnë raportin e sig­urim­it:
(a) në rastin e ndon­jë mod­i­fiki­mi që ka influ­encë të rëndë­sishme në shkallën e sig­urim­it në instal­im­in e cak­tu­ar, apo në për­punimin dhe sasitë e sub­stan­cave të rrezik­shme që janë prezente;
(b) kur zhvil­limet në njo­hu­ritë teknike ose në lid­hje me vlerësimin e rrez­iqeve e bëjnë atë të nevo­jshme;
© në afatet siç për­cak­to­het në lig­jet dhe rreg­ul­lat e ven­dit;
(d) me kërkesë të autoriteteve kom­pe­tente.

Neni 12

Raportet për sig­urim­in që bëhet fjalë në nenin 10 dhe 11 punon­jësit ua për­c­jellin apo dorë­zo­jnë autoriteteve kom­pe­tente.

RAPORTIMI I AKSIDENTEVE

Neni 13

Punon­jësit do të njofto­jnë autoritetet kom­pe­tente dhe organet e tjera, të cak­tu­ara për këto qël­lime men­jëherë sapo ndodh aksi­den­ti.

Neni 14

1. Bren­da një afati të cak­tu­ar qysh më parë, pasi ndodh aksi­den­ti, punon­jësit i paraqesin autoriteteve kom­pe­tente një njof­tim të deta­juar ku përf­shi­het anal­iza e shkaqeve të aksi­den­tit dhe paso­jat e tij të men­jëher­shme në zonë dhe masat e mar­ra për pakësimin e efek­tit të tij.
2. Rapor­ti duhet të përm­ba­jë reko­mandime dhe masat e hol­lë­sishme që do të mer­ren për paran­dal­im­in e përsërit­jes së tij.

PJESA IV:
DETYRAT E AUTORITETEVE KOMPETENTE
PËRGATITJA E MASAVE TË EMERGJENCËS JASHTË ZONËS

Neni 15

Duke u nisur nga infor­ma­cionet e mar­ra nga punon­jësit, autoriteti kom­pe­tent duhet të sig­uro­jë që plan­et dhe pro­ce­du­rat e har­tu­ara për rastet emergjente, të cilat përm­ba­jnë masat për mbro­jt­jen e pub­likut dhe ambi­en­tit për­reth çdo instal­i­mi me rrezik­sh­mëri të lartë, të jenë për­punuar në inter­vale kohore të cak­tu­ara dhe të jenë koordinuar me autoritetet e orgnet përkatëse.

Neni 16

Autoriteti kom­pe­tent do të sig­uro­jë që:
(a) informi­mi mbi masat e sig­urim­it dhe sjell­ja kor­rek­te që do të zba­to­het në rastet e një aksi­den­ti të madh u bëhen të njo­hu­ra të gjithë njerëzve që kanë lid­hje me efek­tet e aksi­den­tit, pa u kërkuar nga këta të fun­dit, dhe ky infor­ma­cion ripuno­het e rish­përn­da­het në inter­vale të cak­tu­ara kohe;
(b) në rastin e një aksi­den­ti të madh, jepet men­jëherë alar­mi;
© kur një aksi­dent i madh mund të ketë efek­te ndërku­fitare, infor­ma­cioni i cak­tu­ar në pikat (a) dhe (b) më lart u jepet edhe shteteve përkatëse, për të ndih­muar në koor­dinimin dhe kooper­im­in e masave që do të mer­ren.

VENDOSJA E INSTALIMEVE ME RREZIKSHMËRI TË LARTË

Neni 17

Autoritetet kom­pe­tente duhet të ndër­to­jnë një poli­tikë të qartë për për­cak­timin e she­sheve të ndër­tim­it për instalimet me rrezik­sh­mëri të lartë që të jenë në dis­tancën e duhur nga zonat e banim­it e indus­tri­ale, nga ambi­en­tet pub­like dhe masat e duhu­ra për instalimet ekzistuese. Këto poli­ti­ka duhet të pasqy­ro­jnë parimet e përgjithshme, të për­cak­tu­ara në Pjesën II të Kon­ven­tës.

KONTROLLI

Neni 18

1. Autoritetet kom­pe­tente duhet të kenë një staf të tra­jnuar dhe të kual­i­fikuar e me aftësitë e duhu­ra, të japin ndih­mën e mjaftueshme teknike dhe pro­fe­sion­ale për të inspek­tu­ar, inves­tiguar, vlerë­suar dhe këshillu­ar për çësht­jet që bëhet fjalë në këtë Kon­ven­të dhe të sig­uro­jnë për­puth­jen e tyre me lig­jet dhe rreg­ul­lat e çdo ven­di.
2. Për­faqë­sue­sit e punëd­hënësit dhe ata të punë­mar­rësit të një instal­i­mi me rrezik­sh­mëri të lartë duhet t’u kri­jo­het mundësia të shoqëro­jnë inspek­torët që kon­trol­lo­jnë zba­timin e masave të mar­ra në mbështet­je të kësaj Kon­vente, me kusht që inspek­torët, në për­puth­je me rreg­ul­lat e përgjithshme të organ­eve kom­pe­tente, nuk e kon­sidero­jnë këtë paragjykim për punën e tyre.

Neni 19

Autoritetet kom­pe­tente do të kenë të drejtë të shtyjnë çdo aktivitet që dyshohet se për­bën kër­cën­im për aksi­den­tet e rën­da.

PJESA V:
TË DREJTAT DHE DETYRAT E PUNËTORËVE
DHE PËRFAQËSUESVE TË TYRE

Neni 20

Punë­torët dhe për­faqë­sue­sit e tyre në një instal­im me rrezik­sh­mëri të lartë duhet të kon­sul­to­hen nëpër­m­jet mekaniz­mave të për­bashkët, me qël­lim që të sig­uro­jnë një sis­tem të sig­urt në punë. Në mënyrë të veçan­të, punë­torët dhe për­faqë­sue­sit e tyre duhet:
(a) të jenë të infor­muar mirë e për çdo gjë në lid­hje me rrez­iqet e ndër­mar­rjes dhe paso­jat e mund­shme të tyre;
(b) të infor­mo­hen për çdo urd­hër, instruk­sion dhe reko­mandim të bërë nga autoritetet kom­pe­tente;
© të kon­sul­to­hen dhe të kenë mundësi të shfry­të­zo­jnë doku­mentet e mëposhtme:
(i) raportin e sig­urim­it;
(ii) plan­et dhe pro­ce­du­rat për emergjencën;
(iii) raportet mbi aksi­den­tet;
(d) të instruk­to­hen dhe tra­jno­hen rreg­ull­isht për prak­tikat dhe pro­ce­du­rat për paran­dal­im­in e aksi­den­teve të rën­da dhe të kon­trol­lo­jnë kushtet të cilat mund të çojnë në aksi­dente dhe ndjek­ja e pro­ce­du­rave të emergjencës në rastet e ndod­hjes të aksi­den­tit të rëndë;
(e) në kuadër të punës së tyre dhe pa u ven­do­sur në kushte dis­a­van­tazhi, të mar­rin masa për kufiz­imin dhe nëse është e nevo­jshme për ndër­pre­rjen e aktivitetit dhe ku, në bazë të ekspe­ri­encës e tra­jnim­it të tyre, kanë jus­ti­fikime të arsyeshme të beso­jnë se kemi të bëjmë me një rrezik emi­nent për një aksi­dent të rëndë dhe të njofto­jnë përgjegjësin apo të japë alarmin, sipas rastit, para dhe men­jëherë se të ndër­mar­rë këto veprime;
(f) të disku­to­jë me punëd­hënësin çdo rrezik të mund­shëm që ata e kon­sidero­jnë se mund të mundë­so­jë e gjen­ero­jë një aksi­dent të rëndë dhe ka të drejtë të njofto­jë autoritetet kom­pe­tente për këto rrez­iqe.

Neni 21

Punë­torët e punë­suar në instal­im­in e aksi­den­teve të rën­da:
(a) do të ndjekin të gjitha prak­tikat dhe pro­ce­du­rat në lid­hje me paran­dal­im­in e aksi­den­teve të rën­da dhe do të kon­trol­lo­jnë gjend­jen që dyshohet se mund të shkak­to­jnë aksi­dente të rën­da bren­da ndër­mar­rjes.
(b) nëse aksi­den­ti ndodh, do të ndjekin të gjitha pro­ce­du­rat e emergjencës.

PJESA VI:
PËRGJEGJËSITË E SHTETEVE EKSPORTUESE

Neni 22

Kur në një Shtet Anë­tar eksportues, për­dori­mi i lëndëve, teknologjive e pro­ce­seve të rrezik­shme është e ndalu­ar si mundësi reale për aksi­den­tet e rën­da, infor­ma­cioni për këto ndal­ime dhe arsyet e tij duhet t’i bëhen të njo­hu­ra nga ven­di anë­tar eksportues për çdo vend tjetër importues.

PJESA VII:
DISPOZITA

Neni 23

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente do t’i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Neni 24

1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ato vende anëtare të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i të cilëve është regjistru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm.
2. Hyn në fuqi 12 muaj pas datës kur është bërë regjistri­mi i rat­i­fikim­it të dy Anë­tarëve nga Drej­tori i Përgjithshëm.
3. Më pas, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo Anë­tar 12 muaj pas datës kur është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 25

1. Anë­tari që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të 10 vjetëve nga data kur Kon­ven­ta hyri në fuqi për herë të parë, me anën e një akti drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Një denoncim i tillë nuk hyn në fuqi deri sa të kalo­jë një vit nga data e regjistrim­it të tij.
2. Kur një Anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, bren­da një viti pasi ka kalu­ar peri­ud­ha dhjetëv­jeçare e për­men­dur në para­grafin e mësipërm, nuk e shfry­të­zon të drejtën për ta denon­cuar atë siç shp­je­go­het në këtë nen, atëherë ajo do të jetë e vlef­shme për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare, dhe më pas mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të me mbarim­in e çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare, sipas kushteve që sig­uron ky nen.

Neni 26

1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i njofto­jë të gjithë Anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për gjithë regjistrimet dhe denoncimet që i janë bërë të njo­hu­ra atij nga Anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
2. Kur njofton Anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë komu­nikuar atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’i tërhe­që vëmend­jen e Anë­tarëve të Orga­ni­za­tës për datën në të cilën Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.

Neni 27

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i komu­nikon Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës të Kombeve të Bashkuara, të dhë­na të plota për regji­s­tirmin e të gjitha rat­i­fikimeve dhe aktet e denoncim­it të regjistru­ara nga ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­it të mësipërm.

Neni 28

Në afate që mund t’i kon­sidero­jë të nevo­jshme, Organi Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i paraqet Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport për funk­sion­imin e kësaj Kon­vente dhe shpreh dëshirën për të ven­do­sur në axhendën e Kon­fer­encës çësht­jet për rishikimin e saj pjesër­isht ose tërë­sisht.

Neni 29

1. Nëse Kon­fer­en­ca mira­ton një kon­ven­të të re, duke ripunuar këtë Kon­ven­të, pjesër­isht apo tërë­sisht, dhe nëse në Kon­ven­tën e re nuk shpre­het ndryshe:
(a) rat­i­fiki­mi nga një Anë­tar i Kon­ven­tës se re të ripunuar do të për­bëjë de juro denoncim të men­jëher­shëm të Kon­ven­tës ekzistuese, pavarë­sisht dis­poz­i­tave të nen­it 25 më sipër, por me kusht që Kon­ven­ta e re e ripunuar të ketë hyrë në fuqi.
(b) nga data kur Kon­ven­ta e re e ripunuar hyn në fuqi, Kon­ven­ta ekzistuese nuk hapet më për t’u rat­i­fikuar nga Anë­tarët.
2. Kjo Kon­ven­të, në çdo rast, mbetet në fuqi në for­mën e përm­ba­jt­jen e saj aktuale për ata Anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar atë por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën e ripunuar.

Neni 30

Ver­sioni i tek­steve në anglisht dhe frëngjisht të kësaj Kon­vente kanë fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim