L i G J

Nr.9147, datë 30.10.2003

 

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.155 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR SIGURINË NË PUNË, SHËNDETIN DHE MJEDISIN E PUNËS, 1981”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta nr.155 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës “Për sig­ur­inë në punë, shën­detin dhe mje­disin e punës, 1981”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekret nr.4007,  datë 18.11.2003 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë,

Alfred Moi­siu

KONVENTË NR.155

KONVENTË

MBI SIGURINË NË PUNË, SHËNDETIN DHE AMBIENTIN E PUNËS[1]

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës:

mbled­hur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe duke u mbled­hur në sesion­in e 67-të, më 3 qer­shor 1981;

duke ven­do­sur për mira­timin e propoz­imeve të cak­tu­ara në lid­hje me sig­ur­inë, shën­detin dhe ambi­entin e punës, e cila është çësht­ja e gjashtë në rendin e ditës të sesion­it;

duke ven­do­sur që këto propoz­ime mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton më 22 qer­shor të vitit 1981, Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të cito­het si Kon­ven­ta për shën­detin dhe sig­ur­inë në punë, 1981.

Pje­sa I. Fusha e zba­tim­it dhe përku­fiz­ime

Neni 1

  1. Kon­ven­ta zba­to­het në të gjitha degët e aktivitetit ekonomik.
  2. Një anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, pas kon­sul­timeve në momentin më të parë të mundur me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­torëve të intere­suar, mund të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi, pjesër­isht ose tërë­sisht, degë të veçan­ta të aktivitetit ekonomik, si trans­portin detar ose peshkimin, në lid­hje me të cilat lindin prob­leme të veçan­ta të një natyre lën­dore.
  3. Çdo shtet anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, në raportin e parë mbi zba­timin e Kon­ven­tës, të paraqi­tur sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, bën një listë për të gjitha degët që mund të jenë për­jash­tu­ar, në paj­tim me para­grafin 2 të këtij neni, duke dhënë arsyet për këtë për­jash­tim dhe duke për­shkru­ar masat e mar­ra për të bërë një mbro­jt­je të për­sh­tat­shme të punë­torëve në degët e për­jash­tu­ara dhe në raportet pasuese tre­gon në lid­hje me për­parim­in e bërë për një zba­tim më të gjerë.

Neni 2

  1. Kjo Kon­ven­të zba­to­het për të gjithë punë­torët në degët e aktivitetit ekonomik që mbu­lo­hen.
  2. Një anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, pas kon­sul­timeve në momentin më të parë të mundur me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­torëve të intere­suar, mund të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi i saj, pjesër­isht ose tërë­sisht, kat­e­gori të kufizuara të punë­torëve në lid­hje me të cilët ka vështirësi të veçan­ta.
  3. Çdo anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, në raportin e parë mbi zba­timin e Kon­ven­tës të paraqi­tur sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, bën një listë me të gjitha kat­e­goritë e kufizuara të punë­torëve që mund të jenë për­jash­tu­ar në paj­tim me para­grafin 2 të këtij neni, duke paraqi­tur arsyet e për­jash­tim­it, dhe në raportet e mëvon­shme tre­gon çdo për­parim të bërë drejt një zba­ti­mi më të gjerë.

Neni 3

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

  1. a) Ter­mi “degë e aktivitetit ekonomik” mbu­lon të gjitha degët ku punë­so­hen punë­torë, duke përf­shirë edhe shër­bimin pub­lik.
  2. b) Ter­mi “punë­torë” mbu­lon të gjithë per­son­at e punë­suar, duke përf­shirë punon­jësit e shër­bim­it pub­lik.
  3. c) Ter­mi “vend pune” mbu­lon të gjitha vendet ku punë­torët duhet të jenë ose duhet të shko­jnë për qël­limet e punës dhe që janë nën kon­trol­lin e drejt­për­drejtë ose jo të drejt­për­drejtë të punëd­hënësit.
  4. d) Ter­mi “rreg­ul­lore” mbu­lon të gjitha dis­poz­i­tat, që u jepet fuqia e ligjit nga organi ose organet kom­pe­tente.
  5. e) Ter­mi “shën­det”, në lid­hje me punën, nuk tre­gon vetëm mungesën e sëmund­jes ose dobë­sisë; ai përf­shin, gjithash­tu, ele­mentet fizike dhe men­dore që influ­en­co­jnë shën­detin dhe që kanë të bëjnë direkt me sig­ur­inë dhe higjienën në punë.

Pje­sa II. Principet e poli­tikës kom­bëtare

Neni 4

  1. Çdo anë­tar, nën dritën e kushteve dhe prak­tikave ndërkom­bëtare dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat me për­faqë­sues të punëd­hënësve dhe punë­torëve for­mu­lon, zba­ton dhe rishikon peri­odik­isht poli­tikën kom­bëtare të kohës mbi sig­ur­inë në punë, shën­detin në punë dhe ambi­entin e punës.
  2. Qël­li­mi i poli­tikës është paran­dal­i­mi i aksi­den­teve dhe i dëm­tim­it të shën­de­tit që shkak­to­hen, kanë të bëjnë ose ndod­hin në punë e sipër, duke min­i­mizuar, aq sa është prak­tik­isht e arsyeshme, shkaqet e rrez­iqeve që janë në ambi­entin e punës.

Neni 5

Poli­ti­ka e për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente merr parasysh sfer­at krye­sore të mëposhtme të veprim­it, për aq sa ato kanë të bëjnë me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe me ambi­entin e punës:

  1. a) pro­jek­timin, provimin, zgjed­hjen, zëvendësimin, instal­im­in, rreg­ul­lim­in, për­dorim­in dhe mirëm­ba­jt­jen e ele­menteve mate­ri­ale të punës (vendet e punës, ambi­entin e punës, veg­lat, makiner­itë dhe pajis­jet, sub­stan­cat dhe agjen­tët kimikë, fizikë dhe biologjikë, pro­ce­set e punës);
  2. b) raportet ndër­m­jet ele­menteve mate­ri­ale të punës dhe per­son­ave që krye­jnë ose mbikëqyrin punën dhe për­sh­tat­jen e makiner­ive, pajis­jeve, kohës së punës, orga­niz­imin e punës dhe pro­ce­set e punës, aftë­sive fizike dhe men­dore të punë­torëve;
  3. c) kual­i­fikimin, duke përf­shirë kual­i­fikimin e mëte­jshëm të nevo­jshëm, aftësitë dhe motivimet e per­son­ave përkatës, në çdo cilësi, në arrit­jen e niveleve të për­sh­tat­shme të sig­urisë dhe të shën­de­tit;
  4. d) komu­nikimin dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet e grupit të punës dhe ndër­mar­rjen në të gjitha nivelet e tjera të për­sh­tat­shme, deri tek dhe duke përf­shirë nivelin kom­bë­tar;
  5. e) mbro­jt­jen e punë­torëve dhe për­faqë­suesve të tyre nga masat disi­plinore si rezul­tat i veprimeve të ndër­mar­ra prej tyre në paj­tim me poli­tikën e për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente.

Neni 6

For­muli­mi i poli­tikës së për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente tre­gon funk­sionet dhe përgjegjësitë përkatëse në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe ambi­entin e punës së organ­eve pub­like, punëd­hënësve, punë­torëve dhe të tjerëve, duke mar­rë parasysh karak­terin plotë­sues të këtyre përgjegjë­sive dhe të kushteve dhe prak­tikës kom­bëtare.

Neni 7

Sit­u­a­ta, në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe ambi­entin e punës, rishiko­het në peri­ud­ha të për­sh­tat­shme kohore, e gjitha ose në lid­hje me sfera të veçan­ta, me qël­lim­in e iden­ti­fikim­it të prob­le­meve mad­hore, mar­rjen e masave të efek­t­shme për tra­j­timin e tyre dhe të pri­or­iteteve të veprim­it dhe vlerësimin e rezul­tat­eve.

Pje­sa III. Vepri­mi në niv­el kom­bë­tar

Neni 8

Çdo anë­tar me ligj ose rreg­ul­lore, ose ndon­jë mënyrë tjetër që për­pu­thet me kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare, dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat për­faqë­suese të punëd­hënësve dhe punë­torëve të intere­suar, ndër­mar­rin ato hapa që janë të nevo­jshëm për t’i dhënë fuqi nen­it 4 të kësaj Kon­vente.

Neni 9

  1. Zba­ti­mi i lig­jeve dhe rreg­ul­loreve, në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe ambi­entin e punës, sig­uro­het nëpër­m­jet një sis­te­mi të mjaftueshëm dhe të për­sh­tat­shëm inspek­ti­mi.
  2. Sis­te­mi i zba­tim­it parashikon dën­ime të mjaftueshme për shkel­jet e lig­jeve dhe rreg­ul­loreve.

Neni 10

Mer­ren masa për të ori­en­tu­ar punëd­hënësit dhe punë­torët për t’i ndih­muar ata të përm­bushin detyrimet ligjore.

Neni 11

Për t’i dhënë fuqi poli­tikës së për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente, organi ose organet kom­pe­tente sig­uro­jnë që funk­sionet e mëposhtme të zba­to­hen në mënyrë pro­gre­sive:

  1. a) për­cak­ti­mi i kushteve, kur kjo kërko­het nga natyra dhe shkalla e rrezikut, që rreg­ul­lo­jnë pro­jek­timin, ndër­timin dhe paraqit­jen e sipër­mar­rjeve, fil­lim­in e opera­cion­eve të tyre, ndryshimet mad­hore që kanë efekt mbi to dhe ndryshimet në qël­limet e tyre, sig­ur­inë e pajis­jeve teknike që për­doren në punë, si dhe zba­timin e pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ra nga organet kom­pe­tente;
  2. b) për­cak­ti­mi i pro­ce­seve të punës dhe i sub­stan­cave dhe agjen­tëve, ekspoz­i­mi karshi të cilave ndalo­het, kufi­zo­het ose i nën­shtro­het autor­izim­it, ose kon­trol­lit nga organi ose organet kom­pe­tente; rrez­iqet për shën­detin për shkak të ekspozim­it të njëkohshëm karshi disa sub­stan­cave dhe agjen­tëve mer­ren parasysh;
  3. c) për­cak­ti­mi dhe zba­ti­mi i pro­ce­du­rave për njof­timin e aksi­den­teve në punë dhe sëmund­jeve pro­fe­sion­ale nga punëd­hënësit dhe, sipas rastit, nga insti­tutet e sig­urimeve dhe sub­jek­te të tjera që janë drejt­për­drejt të intere­suara dhe për­pil­im­in e sta­tis­tikave vje­tore mbi aksi­den­tet në punë dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale;
  4. d) kry­er­ja e het­imeve kur rastet e aksi­den­teve në punë, sëmund­jeve pro­fe­sion­ale ose dëm­time të tjera të shën­de­tit që janë shkak­tu­ar në punë e sipër ose në lid­hje me punën, duket se paraqesin sit­u­a­ta seri­oze;
  5. e) botimin çdo vit të infor­ma­cionit mbi masat e mar­ra në paj­tim me poli­tikën e për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente dhe mbi aksi­den­tet në punë, sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe dëm­time të tjera të shën­de­tit që shkak­to­hen në punë e sipër ose në lid­hje me punën;
  6. f) prezan­ti­mi ose zgjer­i­mi i sis­te­meve, duke mar­rë parasysh kushtet dhe mundësitë kom­bëtare për ekza­min­imin e agjen­tëve kimikë, fizikë dhe biologjikë, në lid­hje me rrezikimin e shën­de­tit të punë­torëve.

Neni 12

Mer­ren masa, në paj­tim me ligjin dhe prak­tikën kom­bëtare, me qël­lim që të sig­uro­het se ata që pro­jek­to­jnë, prod­ho­jnë, impor­to­jnë, furni­zo­jnë ose trans­fer­o­jnë makineri, pajis­je ose sub­stan­ca  për për­dorim pro­fe­sion­al:

  1. a) të jenë të bindur që, për aq sa është prak­tike në mënyrë të arsyeshme, makine­r­ia, pajis­ja ose sub­stan­ca nuk për­bën rrezik për sig­ur­inë dhe shën­detin e atyre që i për­dorin ato rreg­ull­isht;
  2. b) të bëjnë të ditur infor­ma­cionin në lid­hje me instal­im­in e rreg­ullt dhe për­dorim­in e makiner­isë dhe pajis­jes dhe për­dorim­in e rreg­ullt të sub­stancës, infor­ma­cionin mbi rrez­iqet e makiner­isë dhe pajis­jes dhe cilësitë e dëmshme të sub­stan­cave kimike dhe të agjen­tëve fizikë ose biologjikë, ose pro­duk­teve, si dhe udhëz­ime se si mund të mën­janohen rrez­iqet;
  3. c) të ndër­mar­rë studime dhe kërkime ose të jetë në kor­rent me njo­hu­ritë shken­core dhe teknike të nevo­jshme për të respek­tu­ar nën­para­grafët (a) dhe (b) të këtij neni.

Neni 13

Një punë­tor, që është larguar nga një ambi­ent pune për të cilin ai ka jus­ti­fikim të mjaftueshëm për të besuar se për­bën një rrezik të drejt­për­drejtë dhe seri­oz për jetën ose shën­detin e tij, mbro­het nga paso­jat e rën­da në paj­tim me kushtet dhe prak­tikën kom­bëtare.

Neni 14

Mer­ren masa që, në mënyrën e për­sh­tat­shme për kushtet dhe prak­tikën kom­bëtare, të nxitet përf­shir­ja e çësht­jeve të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë dhe e ambi­en­tit të punës në të gjitha nivelet e arsim­it dhe kual­i­fikim­it, duke përf­shirë arsimin e lartë teknik, mjekë­sor dhe pro­fe­sion­al, në një mënyrë që të përm­bushen nevo­jat për kual­i­fikim të të gjithë punë­torëve.

Neni 15

  1. Me qël­lim që të sig­uro­het koheren­ca e poli­tikës së për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente dhe e masave në zba­tim të saj, çdo anë­tar, pas kon­sul­timeve në momentin më të parë të mundur me orga­ni­zatat me për­faqë­sues të punëd­hënësve dhe punë­torëve dhe me organe të tjera sipas rastit, merr masa që u për­sh­tat­en kushteve dhe prak­tikave kom­bëtare, për të sig­u­ru­ar koor­dinimin e nevo­jshëm ndër­m­jet organ­eve dhe autoriteteve të ndryshme që kërko­hen për t’u dhënë fuqi pjesëve II dhe III të kësaj Kon­vente.
  2. Kur­do­herë që kërko­het nga rrethanat dhe lejo­het nga kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare, këto masa përf­shi­jnë kri­jimin e një organi qen­dror.

Pje­sa IV. Vepri­mi në nivelin e ndër­mar­rjes

Neni 16

  1. Punëd­hënësve u kërko­het të sig­uro­jnë që, për aq sa është prak­tike në mënyrë të arsyeshme, vendet e punës, makiner­itë, pajis­jet dhe pro­ce­set nën kon­trol­lin e tyre të jenë të sig­ur­ta dhe pa rrezik për shën­detin.
  2. Punëd­hënësve u kërko­het të sig­uro­jnë që, për aq sa është prak­tike në mënyrë të arsyeshme, sub­stan­cat dhe agjen­tët kimikë, fizikë dhe biologjikë nën kon­trol­lin e tyre të jenë pa rrezik për shën­detin, nëse mer­ren masat e për­sh­tat­shme për mbro­jt­jen.
  3. Punëd­hënësve u kërko­het, kur është e nevo­jshme, të japin vesh­je të për­sh­tat­shme mbro­jtëse dhe pajis­je mbro­jtëse, për aq sa është prak­tike në mënyrë të arsyeshme, për të paran­dalu­ar rrez­iqet e aksi­den­teve ose efek­tet e dëmshme për shën­detin.

Neni 17

Kur dy ose më shumë ndër­mar­rje përf­shi­hen në aktivitete në të njëjtin vend pune, ato bashkëpuno­jnë në zba­timin e kërke­save të kësaj Kon­vente.

Neni 18

Punëd­hënësve u kërko­het, kur është e nevo­jshme, të parashiko­jnë masat në tra­j­timin e urgjen­cave dhe aksi­den­teve, duke përf­shirë dhe masat për ndih­mën e shpe­jtë.

Neni 19

Në nivelin e ndër­mar­rjes mer­ren masa që:

  1. a) gjatë kry­er­jes së punës, punë­torët të bashkëpuno­jnë për plotësimin nga punëd­hënësi të detyrimeve që ai u nën­shtro­het;
  2. b) për­faqë­sue­sit e punë­torëve në ndër­mar­rje të bashkëpuno­jnë me punëd­hënësin në fushën e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë;
  3. c) për­faqë­suesve të punë­torëve në një ndër­mar­rje u jepet infor­ma­cion i mjaftueshëm mbi masat e mar­ra nga punëd­hënësit për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe mund të kon­sul­to­hen me orga­ni­zatat e tyre për­faqë­suese mbi këtë infor­ma­cion, me kusht që të mos nxjer­rin sekrete tregtare;
  4. d) punë­torët dhe për­faqë­sue­sit e tyre në ndër­mar­rje të mar­rin kual­i­fikim të për­sh­tat­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë;
  5. e) punë­torëve ose për­faqë­suesve të tyre, sipas rastit, orga­ni­zatave të tyre për­faqë­suese në një ndër­mar­rje, në paj­tim me ligjin dhe prak­tikën kom­bëtare, u jepet mundësia të het­o­jnë dhe të kon­sul­to­hen nga punëd­hënësi për të gjitha aspek­tet e sig­urisë dhe shën­de­tit në punë që ka të bëjë me aktivitetin e tyre; për këtë qël­lim mund të sillen me mar­rëvesh­je rec­i­proke, këshill­tarë teknikë nga jashtë ndër­mar­rjes;
  6. f) një punë­tor i rapor­ton men­jëherë mbikëqyrësit të tij, në lid­hje me çdo sit­u­atë për të cilën ai ka jus­ti­fikim të arsyeshëm të beso­jë se për­bën një rrezik të drejt­për­drejtë dhe seri­oz për jetën dhe shën­detin e tij; derisa punëd­hënësi, nëse është e nevo­jshme, nuk ka mar­rë ndon­jë masë për­mirë­suese, punëd­hënësi nuk mund t’u kërko­jë punë­torëve të kthe­hen në një ambi­ent pune ku vazh­don të mbetet rreziku i drejt­për­drejtë dhe seri­oz për jetën ose shën­detin.

Neni 20

Bashkëpuni­mi ndër­m­jet menax­him­it dhe punë­torëve dhe/ose për­faqë­suesve të tyre bren­da ndër­mar­rjes është ele­ment thel­bë­sor i masave orga­ni­za­tive ose të tjera që mer­ren në paj­tim me nenet 16–19 të kësaj Kon­vente.

Neni 21

Masat për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë nuk shkak­to­jnë ndon­jë shpen­z­im nga ana e punë­torëve.

Pje­sa V. Dis­pozi­ta e fun­dit

Neni 22

Kjo Kon­ven­të nuk ndryshon asnjë kon­ven­të ose reko­mandim ndërkom­bë­tar për punën.

Neni 23–30

Dis­poz­i­tat stan­darde të fun­dit

Lid­h­ja 1

Dis­poz­i­tat stan­darde të fun­dit

  1. Rat­i­fikimet

Rat­i­fikimet for­male të kësaj Kon­vente i njofto­hen Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

  1. Hyr­ja në fuqi
  2. Kjo Kon­ven­të është detyruese për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar nga drej­tori i përgjithshëm.
  3. Ajo hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën janë regjistru­ar rat­i­fikimet e dy anë­tarëve nga drej­tori i përgjithshëm.
  4. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të hyn në fuqi për çdo anë­tar 12 muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i tij.
  5. Denonci­mi
  6. Një anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund t’a denon­co­jë atë pasi të kenë kalu­ar 10 vjet nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me anë të një akti drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim. Ky denoncim nuk hyn në fuqi pa kalu­ar një vit nga data në të cilën ai është regjistru­ar.
  7. Çdo anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas kalim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare, të për­men­dur në para­grafin e mësipërm, i nën­shtro­het asaj për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj mund t’a denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas skadim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.
  8. Njof­ti­mi i rat­i­fikimeve për anë­tarët
  9. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i drej­to­hen atij nga anë­tarët e orga­ni­za­tës.
  10. Kur njofton anë­tarët e orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i është drej­tu­ar atij, drej­tori i përgjithshëm u tërheq vëmend­jen anë­tarëve të orga­ni­za­tës në lid­hje me datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.
  11. Njof­ti­mi i Kombeve të Bashkuara

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i njofton Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në paj­tim me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara të gjitha hol­lësitë e të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it të regjistru­ara prej tij, në paj­tim me dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërme.

Shën­im: Kjo dis­poz­itë nuk është në kon­ven­tat nr.1–67.

  1. Shqyr­ti­mi i rishikim­it

Në momentin që i duket e nevo­jshme, organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës i paraqet, kon­fer­encës së përgjithshme një raport mbi mbarë­va­jt­jen e kësaj Kon­vente dhe shqyr­ton dëshiruesh­mërinë e fut­jes së çësht­jes së rishikim­it të saj në rendin e ditës së kon­fer­encës plotë­sisht ose pjesër­isht.

Shën­im: Në kon­ven­tat nr.1–98 kjo dis­poz­itë, fil­lim­isht, parashikonte raporte nga organi drejtues edhe dhjetë vjet pas hyr­jes në fuqi. Ajo u zëvendë­sua në këto kon­ven­ta nga ky tekst, sipas kushteve të kon­ven­tës për rishikimin e nen­eve të fun­dit, 1961, (nr.116).

  1. Efek­ti i rishikim­it të Kon­ven­tës
  2. Nëse kon­fer­en­ca aprovon një kon­ven­të të re duke ndryshuar këtë Kon­ven­të plotë­sisht ose pjesër­isht, atëherë nëse kon­ven­ta e re nuk parashikon ndryshe:
  3. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re të rishikuar sjell ipso jure denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, në ndryshim nga dis­poz­i­tat e nen­it 3 të mësipërm, nëse dhe kur kon­ven­ta e re e rishikuar do të ketë hyrë në fuqi.
  4. b) që nga data kur Kushte­tu­ta e re e rishikuar hyn në fuqi, kjo Kon­ven­të pushon së qeni e hapur për rat­i­fikimin nga anë­tarët.
  5. Kjo Kon­ven­të qën­dron në fuqi për çdo rast me këtë for­më dhe përm­ba­jt­je për ata anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e rishikuar.

Shën­im: Kjo dis­poz­itë nuk është në kon­ven­tat nr.1–26. Kon­ven­tat nr.27–33 nuk përm­ba­jnë fjalën “atëherë, nëse kon­ven­ta e re nuk e parashikon ndryshe”.

  1. Tek­stet aut­en­tike

Ver­sionet e tek­stit në anglisht dhe frëngjisht të kësaj Kon­vente janë njël­loj aut­en­tike.

Shën­im: Në kon­ven­tat nr.1–67 kjo dis­poz­itë thotë: “Tek­stet në frëngjisht dhe anglisht të kësaj Kon­vente janë të dyja aut­en­tike”.

[1] Data  e hyr­jes në fuqi 11 gusht 1983

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim