L I G J

Nr.9148, datë 30.10.2003

 

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË VITIT 2002 TË KONVENTËS  NR.155 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR SIGURINË NË PUNË, SHËNDETIN DHE MJEDISIN E PUNËS, 1981”

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Pro­tokol­li i vitit 2002 i Kon­ven­tës nr.155 të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës “Për sig­ur­inë në punë, shën­detin dhe mje­disin e punës, 1981”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekret nr.4008,  datë 18.11.2003 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë,

Alfred Moi­siu

PROTOKOLL

PËR KONVENTËN E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË, 1981

Kon­fer­en­ca e përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës:

duke u mbled­hur në Gjenevë nga organi drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe duke zhvil­lu­ar sesion­in e 90-të më, 3 kor­rik 2002;

duke parë dis­poz­i­tat e nen­it 11 të Kon­ven­tës së sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, 1981 (tani e tut­je quhet “Kon­ven­ta”), e cila parashikon në mënyrë të veçan­të:

“Për zba­timin e poli­tikës së për­men­dur në nenin 4 të Kon­ven­tës, organi ose organet kom­pe­tente sig­uro­jnë që funk­sionet e mëposhtme të kry­hen në mënyrë pro­gre­sive:

  1. c) cak­ti­mi dhe zba­ti­mi i pro­ce­du­rave për njof­timin e aksi­den­teve dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale nga punëd­hënësit dhe, kur është e për­sh­tat­shme, nga insti­tutet e sig­urimeve dhe sub­jek­teve të tjera të intere­suara drejt­për­drejt, si dhe har­ti­mi i sta­tis­tikave vje­tore, në lid­hje me aksi­den­tet dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale;
  2. e) boti­mi çdo vit i infor­ma­cionit mbi masat e mar­ra në paj­tim me poli­tikën e për­men­dur në nenin 4 të kësaj Kon­vente dhe mbi aksi­den­tet në punë, sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe dëm­timet e tjera të shën­de­tit që janë shkak­tu­ar gjatë ose në lid­hje me punën”;

duke pasur parasysh nevo­jën e forcim­it të pro­ce­du­rave të regjistrim­it dhe njof­tim­it për aksi­den­tet dhe sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe nxit­jes së har­mo­nizim­it të sis­temit të regjistrim­it me qël­lim­in e iden­ti­fikim­it të shkaqeve të tyre dhe mar­rjen e masave paran­daluese;

duke ven­do­sur për aprovimin e propoz­imeve të cak­tu­ara në lid­hje me regjistrim­in dhe njof­timin e aksi­den­teve dhe sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, që është pika e pestë e punimeve të sesion­it;

duke ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një pro­tokol­li të Kon­ven­tës për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, 1981,

aprovon më 20 qer­shor 2002 pro­tokollin e mëposhtëm, i cili mund të cito­het si pro­tokol­li i vitit 2002 i Kon­ven­tës së sig­urisë dhe shën­de­tit në punë, 1981.

  1. Përku­fiz­ime

Neni 1

Për qël­lim­in e këtij pro­tokol­li:

  1. a) Ter­mi “aksi­dent në punë” mbu­lon një ndod­hi që shkak­to­het nga ose gjatë punës, e cila mund të rezul­to­jë në dëm­tim fatal ose jofa­tal.
  2. b) Ter­mi “sëmund­je pro­fe­sion­ale” mbu­lon çdo sëmund­je që shkak­to­het si rezul­tat i ekspozim­it karshi rrez­iqeve që rrjed­hin nga aktiviteti i punës.
  3. c) Ter­mi “ndod­hi e rrezik­shme” mbu­lon një ngjar­je lehtë­sisht të iden­ti­fikueshme sipas përku­fizim­it të lig­jeve dhe rreg­ul­loreve ven­dase, me poten­cialin për t’i shkak­tu­ar një dëm­tim ose sëmund­je një per­soni në punë ose pub­likut.
  4. d) Ter­mi “aksi­dent në rrugë” mbu­lon një aksi­dent që shkak­ton vdek­jen ose dëm­timin e per­son­it, që ndodh në rrugën ndër­m­jet ven­dit të punës dhe
  5. i) vend­ba­nim­it të parë ose të dytë të punë­torit;
  6. ii) ven­dit ku punë­tori zakon­isht ushqe­het;

iii) ven­dit ku punë­tori zakon­isht merr pagesën e tij ose të saj.

  1. Sis­temet e regjistrim­it dhe njof­tim­it

Neni 2

Organi kom­pe­tent, me anë të lig­jeve dhe rreg­ul­loreve ose ndon­jë metodë tjetër në paj­tim me kushtet dhe prak­tikat ven­dase dhe në kon­sul­tim me orga­ni­zatat me për­faqë­sues të punëd­hënësve dhe punë­torëve, për­cak­to­jnë dhe rishiko­jnë peri­odik­isht kërke­sat dhe pro­ce­du­rat për:

  1. a) regjistrim­in e aksi­den­teve në punë, sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme, aksi­den­tet në rrugë dhe rastet e dyshuara të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale;
  2. b) njof­timin e aksi­den­teve në punë, sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme, aksi­den­tet në rrugë dhe rastet e dyshuara të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale.

Neni 3

Kërke­sat dhe pro­ce­du­rat për regjistrim­in rreg­ul­lo­jnë:

  1. a) përgjegjës­inë e punëd­hënësit për:
  2. i) regjistrim­in e aksi­den­teve në punë, sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme, aksi­den­tet në rrugë dhe rastet e dyshuara të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale;

(ii) dhënien e infor­ma­cionit të për­sh­tat­shëm punë­torëve dhe për­faqë­suesve të tyre në lid­hje me sis­temin e regjistrim­it;

(iii) sig­urim­in e mba­jt­jes së për­sh­tat­shme të këtyre të dhë­nave dhe për­dorim­in e tyre për mar­rjen e masave paran­daluese;

(iv) mën­ja­n­imin e mar­rjes së masave hak­mar­rëse ose disi­plinore kundër një punë­tori që rapor­ton një aksi­dent në punë, sëmund­je pro­fe­sion­ale, ndod­hi të rrezik­shme, aksi­dent në rrugë ose rast të dyshuar të sëmund­jes pro­fe­sion­ale;

  1. b) infor­ma­cionin që duhet të regjistro­het;
  2. c) peri­ud­hën e mba­jt­jes së këtyre të dhë­nave;
  3. d) masat për të sig­u­ru­ar kon­fi­den­cialitetin e të dhë­nave per­son­ale dhe mjekë­sore në zotërim të punëd­hënësit, në paj­tim me lig­jet dhe rreg­ul­loret, kushtet dhe prak­tikat ven­dase.

Neni 4

Kërke­sat dhe pro­ce­du­rat për njof­timin parashiko­jnë:

  1. a) përgjegjës­inë e punëd­hënësve për:
  2. i) njof­timin e organ­eve kom­pe­tente ose organ­eve të tjera të cak­tu­ara në lid­hje me aksi­den­tet në punë, sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme, aksi­den­tet në rrugë dhe rastet e dyshuara të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe
  3. ii) dhënien e infor­ma­cionit të për­sh­tat­shëm punë­torëve dhe për­faqë­suesve të tyre në lid­hje me rastet e njof­tu­ara;
  4. b) kur është rasti, masat për njof­timin e aksi­den­teve në punë dhe sëmund­jeve pro­fe­sion­ale nga insti­tutet e sig­urimeve, shër­bimet mjekë­sore në punë, mjekët dhe organe të tjera që janë drejt­për­drejt të intere­suara;
  5. c) kriteret sipas së cilave duhet të njofto­hen aksi­den­tet në punë, sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme, aksi­den­tet në rrugë dhe rastet e dyshuara të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale;
  6. d) afatet e njof­tim­it.

Neni 5

Njof­ti­mi përf­shin të dhë­na mbi:

  1. a) ndër­mar­rjen, sub­jek­tin ose punëd­hënësin;
  2. b) nëse është e zbat­ueshme, per­son­at e dëm­tu­ar dhe natyrën e dëm­timeve ose sëmund­jes;
  3. c) vendin e punës, rrethanat e aksi­den­tit ose ndod­hinë e rrezik­shme dhe, në rastin e një sëmund­je­je pro­fe­sion­ale, rrethanat e ekspozim­it karshi rrezikim­it të shën­de­tit.

III. Sta­tis­tikat kom­bëtare

Neni 6

Çdo shtet anë­tar që rat­i­fikon këtë pro­tokoll, bazuar  mbi njof­timet dhe infor­ma­cionin tjetër të disponueshëm, boton çdo vit sta­tis­ti­ka, të cilat për­pi­lo­hen në mënyrë të tillë që të për­faqë­so­jnë të gjithë vendin në lid­hje me aksi­den­tet në punë, sëmund­jet pro­fe­sion­ale dhe, sipas rastit, ndod­hitë e rrezik­shme dhe aksi­den­tet në rrugë, si dhe një anal­izë të tyre.

Neni 7

Sta­tis­tikat për­pi­lo­hen në paj­tim me ske­mat e klasi­fikim­it, që janë në paj­tim me ske­mat përkatëse të fun­dit, ndërkom­bëtare, që janë për­pilu­ar nën kujdesin e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës ose orga­ni­za­ta të tjera ndërkom­bëtare.

  1. Dis­pozi­ta të fun­dit

Neni 8

  1. Një anë­tar mund ta rat­i­fiko­jë këtë pro­tokoll në të njëjtën kohë ose në çdo moment pas rat­i­fikim­it të Kon­ven­tës, duke ia njof­tu­ar rat­i­fikimin for­mal Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in.
  2. Pro­tokol­li hyn në fuqi 12 muaj pas datës në të cilën janë regjistru­ar rat­i­fikimet për dy anë­tarë nga drej­tori i përgjithshëm. Pas kësaj, për një anë­tar ky pro­tokoll hyn në fuqi 12 muaj pas datës së regjistrim­it të rat­i­fikim­it nga drej­tori i përgjithshëm dhe Kon­ven­ta është detyruese për anë­tarin përkatës, duke shtu­ar edhe nenet 1 deri 7 të këtij pro­tokol­li.

Neni 9

  1. Një anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë pro­tokoll mund ta denon­co­jë atë kur­do­herë që Kon­ven­ta është e hapur për t’u denon­cuar sipas nen­it 25, nëpër­m­jet një akti drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.
  2. Denonci­mi i Kon­ven­tës sipas nen­it 25 të saj nga një anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë pro­tokoll shkak­ton ipso jure denoncimin e këtij pro­tokol­li.
  3. Çdo denoncim i këtij pro­tokol­li, në paj­tim me para­grafët 1 ose 2 të këtij neni, nuk hyn në fuqi deri një vit pas datës në të cilën është regjistru­ar.

Neni 10

  1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha ver­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it të njof­tu­ar nga anë­tarët e orga­ni­za­tës.
  2. Kur bën njof­timin e anë­tarëve të orga­ni­za­tës në lid­hje me regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë, drej­tori i përgjithshëm tërheq vëmend­jen e anë­tarëve të orga­ni­za­tës për datën kur ky pro­tokoll hyn në fuqi.

Neni 11

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës njofton Sekre­tarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në lid­hje me regjistrim­in sipas nen­it 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të gjitha hol­lësitë e rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it të regjistru­ara nga drej­tori i përgjithshëm sipas dis­poz­i­tave të nen­eve të mësipërme.

Neni 12

Ver­sionet e tek­stit në anglisht dhe frëngjisht të këtij pro­tokol­li janë një­soj aut­en­tike.

Tek­sti i mësipërm është tek­sti aut­en­tik i pro­tokol­lit, i mirat­u­ar rreg­ull­isht nga kon­fer­en­ca e përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës gjatë sesion­it të 90, të mba­j­tur në Gjenevë dhe deklaru­ar e mbyl­lur më 20 qer­shor 2002.

Në dësh­mi të kësaj, ne i vumë fir­mat tona më 21.6.2002.

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim