L I G J

Nr.9197, datë 26.2.2004

 

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NR.171 “MBI PUNËN E NATËS”, 1990 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS”

 

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Rat­i­fiko­het “Kon­ven­ta nr.171 “Mbi punën e natës”, 1990 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.4178, datë 23.3.2004 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

 

KONVENTA

MBI PUNËN E NATËS (NR.171)

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, e thirrur në Gjenevë nga organi qev­erisës i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe e mbled­hur në sesion­in e 77 të saj, më 6 qer­shor 1990:

duke vënë re dis­poz­i­tat e kon­ven­tave dhe reko­mandimeve ndërkom­bëtare të punës mbi punën e natës së fëmi­jëve dhe per­son­ave të rinj në moshë dhe veçanër­isht klau­zo­lat në Kon­ven­tën dhe reko­mandimin mbi punën e natës të per­son­ave të rinj (pro­fe­sionet join­dus­tri­ale, 1946, Kon­ven­tën (Indus­tri­ale) të punës së natës të per­son­ave të rinj (e riparë), 1948 dhe reko­mandimin (bujqë­sor) të punës së natës së fëmi­jëve dhe per­son­ave të rinj, 1921;

duke vënë re dis­poz­i­tat e kon­ven­tave dhe reko­mandimeve të punës ndërkom­bëtare mbi punën e natës së grave dhe veçanër­isht klau­zo­lat në Kon­ven­tën e punës së natës (së grave) (e riparë), 1948 dhe pro­tokollin e 1990 për sa më sipër, reko­mandimin (bujqë­sor) të punës së natës së grave, 1921 dhe para­grafit 5 të reko­mandim­it të mbro­jt­jes së amë­sisë, 1952 dhe

duke vënë re dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës (së punësim­it dhe pro­fe­sion­it) së diskri­m­inim­it, 1958;

duke vënë re dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës së mbro­jt­jes së amë­sisë (rishikuese), 1952;

duke ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve lid­hur me punën e natës, e cila është pika e katërt në axhendën e sesion­it;

duke ven­do­sur që këto propoz­ime do të mar­rin for­mën e një kon­vente ndërkom­bëtare,

mira­ton sot, më 26.6.1990 Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të cito­het si Kon­ven­ta e punës së natës 1990.

Neni 1

Për qël­limet e kësaj Kon­vente:

  1. a) Ter­mi “punë nate” do të nënkup­to­jë të gjithë punën që kry­het gjatë një peri­ud­he prej jo më pak se shtatë orë të një­pas­njëshme, duke përf­shirë inter­valin nga mes­na­ta gjer më 5 të mëng­je­sit, që do të ven­doset nga autoriteti kom­pe­tent pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punë­suesve dhe punë­torëve ose me mar­rëvesh­je të për­bashkë­ta;

Kon­ven­ta nuk kish hyrë në fuqi gjer më 1 shta­tor 1991.

  1. b) Ter­mi “punë­tor nate” nënkup­ton një per­son të punë­suar, puna e të cilit kërkon kry­er­jen e një num­ri të mjaftueshëm orësh të punës së natës që tejkalon kufirin e për­cak­tu­ar. Ky kufi do të fik­so­het nga autoriteti kom­pe­tent i kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më kom­pe­tente të punë­suesve dhe të punë­torëve me mar­rëvesh­je të për­bashkë­ta.

Neni 2

  1. Kjo Kon­ven­të u drej­to­het të gjithë per­son­ave, përveç atyre të punë­suar në bujqësi, bleg­tori, peshkim, trans­portin detar dhe lun­drim­in e brenda­tokës.
  2. Një anë­tar që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të, pasi të kon­sul­to­het me orga­ni­zatat për­faqë­suese përkatëse të punë­suesve dhe të punë­torëve, mund të për­jash­to­jë tërë­sisht ose pjesër­isht nga fusha e veprim­it të saj kat­e­gori të kufizuara punë­torësh, kur zba­ti­mi i Kon­ven­tës ndaj tyre do të nxir­rte mjaft prob­leme të jashtëza­kon­shme.
  3. Çdo anë­tar që për­fi­ton nga mundësia e ofru­ar në para­grafin 2 të këtij neni duhet që, në raportin e tij të aplikim­it për në Kon­ven­të në nenin 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të paraqesë kat­e­goritë e veçan­ta të punë­torëve kësisoj të për­jash­tu­ar dhe arsyet për për­jash­timin e tyre. Gjithash­tu duhet të për­shkru­a­jë të gjitha masat e mar­ra që kanë si qël­lim të zgjero­jnë vazhdimisht dis­poz­i­tat e Kon­ven­tës për punë­torët përkatës.

Neni 3

  1. Masa të veçan­ta që kërko­hen nga natyra e punës së natës, që do të përf­shi­jë si min­i­mum, ata që për­menden në nenet 4 dhe 5, do të mer­ren për punë­torët e natës, me qël­lim që të mbro­het shën­de­ti i tyre, të ndih­mo­hen për të mbu­lu­ar përgjegjësitë e tyre famil­jare dhe shoqërore, të kri­jo­hen mundësi për për­parim pro­fe­sion­al dhe t’i kom­pe­so­jë ata siç e mer­i­to­jnë. Masa të tilla do të mer­ren gjithash­tu në fushat e sig­urisë dhe mbro­jt­jes së amë­sisë, për të gjithë punë­torët që krye­jnë punë nate.
  2. Masat që i refer­o­hen pra­grafit 1 më sipër mund të zba­to­hen në mënyrë të vazh­dueshme.

Neni 4

  1. Me kërkesë të tyre punë­torët do të kenë të drejtë t’i nën­shro­hen një kon­trol­li mjekë­sor pa pagesë dhe të mar­rin këshilla, se si të pakë­so­jnë ose të evi­to­jnë prob­lemet e shën­de­tit, që lid­hen me punën e tyre:
  2. a) për­para se të për­cak­to­hen si punë­torë nate;
  3. b) në inter­vale të rreg­ull­ta gjatë kohës së mba­jt­jes së këtij për­cak­ti­mi;
  4. c) nëse pëso­jnë prob­leme shën­de­ti gjatë këtij për­cak­ti­mi, që nuk shkak­to­hen nga fak­torë të ndryshëm nga kry­er­ja e punës së natës.
  5. Me për­jash­tim të një vendi­mi paaftësie për punë nate, vendimet e për­cak­timeve të tilla, nuk do t’u trans­me­to­hen të tjerëve, pa mira­timin e punë­torëve dhe nuk do të për­doren në dëm të tyre.

Neni 5

Punë­torëve që krye­jnë punë nate, do t’u ofro­hen lehtësira të ndih­mës së parë, duke përf­shirë edhe para­për­gatit­je që, punë­torët, aty ku është e nevo­jshme,  mund të çohen shpe­jt në një vend ku mund t’u ofro­het kuri­mi i për­sh­tat­shëm.

Neni 6

  1. Punë­torët e natës, të pajisur me cer­ti­fikatë si të papër­sh­tat­shme nga ana shën­de­të­sore për punë nate, do të trans­fer­o­hen, kur­do­herë kur kjo është e zbat­ueshme, në një punë të ngjashme për të cilën ata janë të aftë.
  2. Nëse trans­fer­i­mi në një punë të tillë nuk është i real­izueshëm, këtyre punë­torëve do t’u garan­to­hen të njëj­tat për­fitime si punë­torëve të tjerë, që janë të paaftë të puno­jnë ose të sig­uro­jnë punësim.
  3. Një punë­tori nate të cer­ti­fikuar si përko­hë­sisht i papër­sh­tat­shëm për punën e natës, do t’i jepet e njëj­ta mbro­jt­je kundër pushim­it ose par­ala­jmërim­it për pushim, ash­tu si dhe punë­torëve të tjerë që u ndalo­het punësi­mi për arsye shën­de­ti.

Neni 7

  1. Duhet të mer­ren masa që të sig­uro­jnë që një mundësi për punë nate është e vlef­shme dhe për punë­toret gra, që do t’u lypet nevo­ja të krye­jnë një punë të tillë:
  2. a) para dhe pas lind­jes, për një peri­ud­hë prej të pak­tën gjashtëm­bëd­hjetë javësh prej të cilave tetë javë do të jenë para datës së parashikuar të lind­jes;
  3. b) për peri­ud­ha sht­esë, në lid­hje me të cilat paraqitet një cer­ti­fikatë mjekë­sore, që deklaron se është e nevo­jshme për shën­detin e nënës ose të fëmi­jës:
  4. i) gjatë shtatzënisë,
  5. ii) gjatë një kohe të speci­fikuar pas lind­jes së fik­suar, në për­puth­je me nën­para­grafin (a) sipër, gjatësia e së cilës do të ven­doset nga autoriteti kom­pe­tent pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më për­faqë­suese të punë­suesve dhe punë­torëve.
  6. Masat e për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni mund ta përf­shi­jë kalim­in në punë dite, kur kjo është e mundur, klau­zolën e për­fitim­it të sig­urisë shoqërore ose të zgjat­jes së lejes së lind­jes.
  7. Gjatë peri­ud­hës së për­men­dur në para­grafin 1 të këtij artikul­li:
  8. a) Një punë­tore grua nuk do të pushohet e as do t’i jepet par­ala­jmërim për pushim, përveç arsyeve të përligju­ra që nuk lid­hen me shtatzën­inë ose lind­jen.
  9. b) E ard­hu­ra e një punë­tore grua do të mba­het në një niv­el të mjaftueshëm për mba­jt­jen e vetes dhe të fëmi­jës së saj, në për­puth­je me një stan­dard të për­sh­tat­shëm jetese. Kjo rua­jt­je e të ard­hurës mund të sig­uro­het nga çdon­jëra prej masave të rad­hi­tu­ra në para­grafin 2 të këtij neni, nga masa të tjera të për­sh­tat­shme ose nga një kom­bin­im i këtyre masave.
  10. c) Një punë­tore grua nuk do të hum­basë për­fitimet, lid­hur me sta­tusin, vjetërsinë dhe mundës­inë për ngrit­je në detyrë, e cila mund t’i bashkëngjisë një pozi­cion pune nate.
  11. Klau­zo­lat e kësaj pike nuk do të ndiko­jnë në zvogëlim­in e mbro­jt­jes dhe për­fitimeve që lid­hen me lejen e lind­jes.

Neni 8

Kom­pen­si­mi për punë­torët e natës në for­mën e kohës së punës, pagesës ose për­fitimeve të ngjashme do të shqua­jë natyrën e punës së natës.

Neni 9

Punë­torëve të natës, dhe kur është e nevo­jshme dhe atyre që krye­jnë punë nate, do t’u ofro­hen shër­bime shoqërore të për­sh­tat­shme.

Neni 10

  1. Para se të paraqesin plan­et e punës që kërko­jnë shër­bimet e punë­torëve të natës, punë­sue­si do të kon­sul­to­het me për­faqë­sue­sit e punë­torëve që kanë të bëjnë me deta­jet e plan­eve të tilla, for­mave të orga­nizim­it të punës së natës që i për­sh­tat­en sa më mirë ndër­mar­rjes dhe per­son­elit, si dhe me masat shën­de­të­sore pro­fe­sion­ale dhe shër­bimet shoqërore që kërko­hen. Në ndër­mar­rjet që punë­so­jnë punë­torët e natës, ky kon­sul­tim duhet të ndod­hë rreg­ull­isht.
  2. Për qël­limet e këtij neni “për­faqë­sue­sit e punë­torëve” do të thotë per­sona që nji­hen si të tillë nga ligji e prak­ti­ka kom­bëtare, në për­puth­je me Kon­ven­tën e për­faqë­sueve të punë­torëve, 1971.

Neni 11

  1. Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente mund të imple­men­to­hen nga lig­je ose rreg­ul­lore, mar­rëvesh­je të për­bashkë­ta, vendime të arbi­trave apo vendime gjyqi, një kom­bin­im i këtyre mjeteve ose me ndon­jë mënyrë tjetër që shkon me kushtet dhe prak­tikat kom­bëtare. Përderisa atyre nuk u është dhënë fuqi nga mënyra të tjera, ato do të zba­to­hen me lig­je dhe rreg­ul­lore.
  2. Kur dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente zba­to­hen nga lig­je ose rreg­ul­lime duhet që të bëhen kon­sul­time me orga­ni­zatat më për­faqë­suesve të orga­ni­zatave të punë­suesve dhe punë­torëve.

Nenet 12–19

Dis­poz­i­tat stan­darde finale

Stan­dar­di i dis­poz­i­tave të fun­dit

  1. Rat­i­fikimet

Rat­i­fikimet zyrtare të kësaj Kon­vente do t’i komu­niko­hen  Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës së Punës për regjistrim.

  1. Hyr­ja në fuqi

1) Kjo Kon­ven­të do të ketë fuqi vetëm mbi ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fikimet e të cilëve janë regjistru­ar nga drej­tori i përgjithshëm.

2) Kjo do të hyjë në fuqi 12 muaj pas datës kur rat­i­fiki­mi i dy anë­tarëve është regjistru­ar nga drej­tori i përgjithshëm.

3) Pas kësaj, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo  anë­tar, 12 muaj pas datës që është regjistru­ar rat­i­fiki­mi.

  1. Denonci­mi

1) Një anë­tar që ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të mund ta denon­co­jë atë, kur kanë mbaru­ar dhjetë vjet që prej datës kur Kon­ven­ta ka hyrë në fuqi për herë të parë, me një doku­ment drej­tu­ar Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim.

Denoncime të tilla nuk do hyjnë në fuqi para një viti që prej datës së regjistrim­it të tyre.

2) Çdo anë­tar që ka rat­i­fikuar Kon­ven­tën dhe bren­da vitit që pason skadimin e peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të për­men­dur në para­grafin paraard­hës, nuk ushtron të drejtën e denoncim­it që i jepet nga ky nen, do të jetë i lid­hur edhe për dhjetë vjet të tjera, dhe pas kësaj mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të në mbarim­in e çdo peri­ud­he prej dhjetë vjetësh, nën kushtet e dhë­na në këtë nen.

  1. Njof­tim i rat­i­fikim­it të anë­tarëve

1) Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do të njofto­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i janë komu­nikuar nga anë­tarët e Orga­ni­za­tës.

2) Gjatë vënies në dijeni të anë­tarëve të Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i është komu­nikuar, Drej­tori i Përgjithshëm do t’u tërhe­që vëmend­jen anë­tarëve të Orga­ni­za­tës për datën që Kon­ven­ta do të hyjë në fuqi.

  1. Komu­niki­mi me Kom­bet e Bashkuara

Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës do t’i komu­niko­jë Kryetar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të regjistrim­it, në për­puth­je në nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një raport të hol­lë­sishëm për të gjitha rat­i­fikimet dhe aktet e denoncim­it të regjistru­ara nga ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve pararendëse.

  1. Shqyr­ti­mi i rishikim­it

Në raste që mund ta qua­jë të arsyeshme, Trupi Qev­erisës i Zyrës Ndërkom­bë­tar të Punës do t’i paraqesë kon­fer­encës së përgjithshme një raport mbi mbarë­va­jt­jen e kësaj Kon­vente dhe do të shqyr­to­jë vull­netin për të ven­do­sur në axhendën e kon­fer­encës, çësht­jen e rishikim­it tërë­sor ose të pjesshëm.

Vini re: Në kon­ven­tat me num­ra: 1–98 kjo klau­zolë luante rolin e raporteve të Trupit Qev­erisës më çdo dhjetë vjet pas hyr­jes në for­cë. Ajo u zëvendë­sua në këto kon­ven­ta me tek­stin e tan­ishëm, sipas kushteve të Kon­ven­tës së Rishikim­it të nen­eve finale, 1961 (Nr.116).

  1. Efek­tet e Kon­ven­tës rishikuese
  2. Nëse kon­fer­en­ca do të mira­tonte një kon­ven­të të re që do të rishikonte këtë Kon­ven­të tërë­sisht ose pjesër­isht, atëherë vetëm përveç rasteve kur kon­ven­ta e re e parashikon ndryshe:
  3. a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i kon­ven­tës së re së rishikuar do të sjel­lë ipso jure denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, pavarë­sisht dis­poz­i­tave të nen­it 3 më sipër, asaj se ku dhe kur Kon­ven­ta rishikuese e re duhet të ketë hyrë në for­cë;
  4. b) që prej datës kur kon­ven­ta e re e rishikuar do të hyjë në fuqi, kjo Kon­ven­të do të pusho­jë së qeni e hapur për rat­i­fikimet e anë­tarëve.
  5. Kjo Kon­ven­të sido­qoftë, do të qën­dro­jë në fuqi me for­mën dhe përm­ba­jt­jen aktuale për ata anë­tarë që e kanë rat­i­fikuar, por s’kanë rat­i­fikuar kon­ven­tën e riparë.

Vini re: Kjo klau­zolë nuk shfaqet në kon­ven­tat nr.1–26. Kon­ven­tat nr.27–33 nuk përm­ba­jnë fjalët “atëherë, vetëm përveç rasteve kur kon­ven­ta e re e parashikon ndryshe”.

  1. Tek­stet e besueshme

Ver­sionet në anglisht dhe frëngjisht të tek­steve të kësaj Kon­vente janë një­soj të besueshme.

Vini re: Në kon­ven­tat nr.1–67 kjo klau­zolë lex­on “Tek­stet angleze, franceze do të jenë aut­en­tike”.

 

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim