LIGJ
Nr.9278, datë 23.9.2004

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NR.173 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “MBROJTJA E PRETENDIMEVE TË PUNËTORËVE NË RAST FALIMENTIMI TË PUNËDHËNËSIT”, 1992

Në mbështet­je të nen­eve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushte­tutës, me propoz­imin e Këshillit të Min­is­trave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rat­i­fiko­het Kon­ven­ta nr.173 e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës “Mbro­jt­ja e pre­tendimeve të punë­torëve në rast fal­i­men­ti­mi të punëd­hënësit”, 1992.

Neni 2

Repub­li­ka e Shqipërisë deklaron se do të zba­to­jë pjesën e dytë të Kon­ven­tës: “Mbro­jt­ja e pre­tendimeve të punë­torëve nëpër­m­jet priv­i­legjit”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

Shpal­lur me dekretin nr.4343, datë 11.10.2004 të Pres­i­den­tit të Repub­likës së Shqipërisë, Alfred Moi­siu

KONVENTA
LIDHUR ME MBROJTJEN E PRETENDIMEVE TË PUNËTORËVE NË RASTIN E FALIMENTIMIT TË PUNËDHËNËSVE TË TYRE

Kon­fer­en­ca e Përgjithshme e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës,
e thirrur në Gjenevë nga Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës dhe mbled­hur në sesion­in e saj të 79-të më 3 qer­shor 1992,
duke thek­suar rëndës­inë e mbro­jt­jes së pre­tendimeve të punë­torëve në rastin e fal­i­men­timeve të punëd­hënësve të tyre dhe duke kuj­tu­ar dis­poz­i­tat lid­hur me të, të parashikuara nga neni 11 i Kon­ven­tës, 1949, Mbro­jt­ja e pagave dhe neni 11 i Kon­ven­tës, 1925, Kom­pen­si­mi i punë­torëve (Aksi­den­tet);
duke vënë re se, qysh nga mira­ti­mi i Kon­ven­tës 1949, Mbro­jt­ja e pagave, i është kush­tu­ar një rëndësi më e mad­he riha­bil­itim­it të ndër­mar­rjeve që nuk kanë aftësi paguese dhe që për shkak të paso­jave ekonomike dhe sociale të fal­i­men­tim­it, duhet të bëhen për­p­jek­je, nëse është mundësia, për reha­bil­itimin e ndër­mar­rjeve dhe rua­jt­jen e punësim­it;
duke vënë re se, qysh me mira­timin e stan­dard­eve të për­men­dura më sipër, kanë ndod­hur zhvil­lime të rëndë­sishme në legjis­la­cionin dhe prak­tikën e shumë anë­tarëve, të cilët kanë për­mirë­suar mbro­jt­jen e pre­tendimeve të punë­torëve në rastin e fal­i­men­ti­mi të punëd­hënësve të tyre dhe duke gjykuar se është koha që Kon­fer­en­ca të mira­to­jë stan­darde të reja mbi objek­tin e pre­tendimeve të punë­torëve;
pasi ka ven­do­sur mbi mira­timin e disa propoz­imeve, lid­hur me mbro­jt­jen e pre­tendimeve të punë­torëve në rastin e fal­i­men­tim­it të punëd­hënësve të tyre, e cila është pika e katërt e axhendës së sesion­it;
pasi ka ven­do­sur që këto propoz­ime të mar­rin for­mën e një Kon­vente ndërkom­bëtare, mira­ton në datën 23.6.1992 Kon­ven­tën e mëposhtme, e cila mund të quhet Kon­ven­ta për mbro­jt­jen e pre­tendimeve të punë­torëve (fal­i­men­ti­mi i punëd­hënësit), 1992.

Pje­sa e 1
Dis­pozi­ta të përgjithshme

Neni 1

1. Në kup­tim të kësaj Kon­vente, ter­mi “fal­i­men­tim” nënkup­ton sit­u­atat në të cilat, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikën e ven­dit, kanë fil­lu­ar pro­ce­du­rat lid­hur me pasuritë e punëd­hënësit, me qël­lim që të rim­bur­so­hen kolek­tivisht kred­i­torët e tij.
2. Në kup­tim të kësaj Kon­vente, anë­tari mund të përf­shi­jë në ter­min “fal­i­men­tim” edhe sit­u­atat në të cilat pre­tendimet e punë­torëve për page­sat që ju tako­jnë nuk mund të plotë­so­hen për shkak të sit­u­atës finan­cia­re të punëd­hënësit, për shem­bull kur vlera e pasurive të punëd­hënësve është e tillë që nuk e jus­ti­fikon fil­lim­in e pro­ce­du­rave të fal­i­men­tim­it.
3. Masa në të cilën pasuritë e punëd­hënësit janë objekt i pro­ce­du­rave të për­men­dura në para­grafin 1 të këtij neni për­cak­to­het nga legjis­la­cioni ose prak­ti­ka e ven­dit.

Neni 2

Dis­poz­i­tat e kësaj Kon­vente duhet të zba­to­hen nëpër­m­jet legjis­la­cionit ose çdo mjeti tjetër në për­puth­je me prak­tikën e ven­dit.

Neni 3

1. Anë­tari që rat­i­fikon këtë Kon­ven­të duhet të pra­no­jë ose detyrimet e pjesës II, që sig­uron mbro­jt­jen e pre­tendimeve me anën e priv­i­legjit, ose detyrimet e pjesës III, që sig­uron mbro­jt­jen e pre­tendimeve të punë­torëve me anën e insti­tu­tit të garan­cisë, ose detyrimet e të dyja pjesëve. Kjo zgjed­hje duhet të tre­go­het në deklaratën shoqëruese të rat­i­fikim­it.
2. Anë­tari që ka pran­uar fil­lim­isht vetëm pjesën II ose vetëm pjesën III të kësaj Kon­vente mundet që më pas, me anën e një deklarate që i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, ta shtri­jë pra­n­imin e tij për pjesën tjetër.
3. Anë­tari që pra­non detyrimet e të dyja pjesëve të kësaj Kon­vente, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punë­torëve dhe të punëd­hënësve, mund të kufi­zo­jë zba­timin e pjesës III në disa kat­e­gori të punë­torëve dhe në disa degë të veprim­tarisë ekonomike. Këto kufiz­ime duhet të për­cak­to­hen në deklaratën e pra­nim­it.
4. Anë­tari që ka kufizuar pra­n­imin e detyrimeve të pjesës III, në për­puth­je me para­grafin 3 të mësipërm, në raportin e tij të parë në për­puth­je me nenin 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, duhet të japë arsyet për kufiz­imin e pra­nim­it të tij. Në raportet vijuese ai duhet të infor­mo­jë mbi çdo shtrir­je të mbro­jt­jes, sipas pjesës II të kësaj Kon­vente, në kat­e­gori të tjera të punë­torëve ose degë të tjera të veprim­tarisë ekonomike.
5. Anë­tari që ka pran­uar detyrimet e pjesës II dhe III të kësaj Kon­vente, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe punë­mar­rësve, mund të për­jash­to­jë nga zba­ti­mi i pjesës II të kësaj Kon­vente pre­tendimet që mbro­hen sipas pjesës III.
6. Pra­n­i­mi nga anë­tari i detyrimeve të pjesës II të kësaj Kon­vente përf­shin automatik­isht heq­jen dorë nga detyrimet e tij sipas nen­it 11 të Kon­ven­tës, 1949, Mbro­jt­ja e Pagave.
7. Anë­tari që ka pran­uar vetëm detyrimet e pjesës III të kësaj Kon­vente, me anën e një deklarate që i komu­niko­het Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës mund të heqë dorë nga detyrimet e parashikuara në nenin 11 të Kon­ven­tës, 1949, Mbro­jt­ja e pagave, në lid­hje me pre­tendimet që mbro­hen sipas pjesës III.

Neni 4

1. Përveç për­jash­timeve të parashikuara në para­grafin 2 të këtij neni, dhe kufiz­imeve të për­cak­tu­ara sipas nen­it 3 para­grafi 3, kjo Kon­ven­të zba­to­het ndaj të gjithë punë­mar­rësve dhe në të gjitha degët e veprim­tarisë ekonomike.
2. Autoriteti kom­pe­tent, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, mund të për­jash­to­jë nga pje­sa II, pje­sa III ose nga të dyja pjesët e kësaj Kon­vente kat­e­gori të cak­tu­ara të punë­torëve, veçanër­isht punon­jësit pub­likë, për arsye të natyrës së veçan­të të mar­rëd­hënieve të tyre të punës, ose nëse ka tipe të tjera garan­cie që iu ofron atyre mbro­jt­je të njëjtë me atë që ju sig­uron kjo Kon­ven­të.
3. Anë­tari, duke u mbështe­tur në për­jash­timet e parashikuara në para­grafin 2 më sipër duhet, në raportet sipas nen­it 22 të Kushte­tutës së Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, të infor­mo­jë mbi këto për­jash­time, duke dhënë arsyet përkatëse.

Pje­sa II
Mbro­jt­ja e pre­tendimeve të Punë­torëve me anën e Priv­i­legjit

Neni 5
Pre­tendimet e mbro­j­tu­ra

Në rastin e fal­i­men­tim­it të punëd­hënësit, pre­tendimet e punë­torëve që buro­jnë nga punësi­mi duhet të mbro­hen nga priv­i­legji, me qël­lim që të paguhen nga pasuritë e punëd­hënësit të fal­i­men­tu­ar për­para se të paguhen kred­i­torët e tjerë.

Neni 6

Priv­i­legji duhet të mbro­jë së paku:
a) pre­tendimet e punë­torëve për pagat lid­hur me një peri­ud­hë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë më e vogël se tre muaj para fal­i­men­tim­it ose para për­fundim­it të punësim­it;
b) pre­tendimet e punë­torëve për pagesën e pushimeve që ju tako­jnë si rezul­tat i punës së kry­er gjatë vitit në të cilin ka ndod­hur fal­i­men­ti­mi ose zgjid­h­ja e mar­rëd­hënieve të punës, si dhe në vitet paraard­hëse;
c) pre­tendimet e punë­torëve për shu­mat që ju tako­jnë lid­hur me page­sat e pad­hë­na që lid­hen me një peri­ud­hë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë më e vogël se tre muaj para peri­ud­hës së fal­i­men­tim­it ose për­fundim­it të punësim­it;
d) pagesën e shkëput­jes që iu takon punë­torëve në rastin e për­fundim­it të punësim­it të tyre.

Neni 7
Kufizimet

1. Legjis­la­cioni i ven­dit mund të kufi­zo­jë mbro­jt­jen me anën e priv­i­legjit të pre­tendimeve të punë­torëve për një shumë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë nën një niv­el shoqëror të pranueshëm.
2. Kur priv­i­legji që gëzo­jnë pre­tendimet e punë­torëve është i kufizuar, shu­ma e cak­tu­ar duhet të jetë e tillë që të rua­jë vlerën e saj.

Neni 8
Rad­ha e priv­i­legjit

1. Legjis­la­cioni i ven­dit duhet t’u japë pre­tendimeve të punë­torëve një rad­hë më të lartë priv­i­legji të shu­micës tjetër të pre­tendimeve të priv­i­legjuara, dhe veçanër­isht atyre të shtetit dhe sis­temit të sig­urim­it shoqëror.
2. Kur pre­tendimet e punë­torëve mbro­hen nga një insti­tut garan­cie, në për­puth­je me pjesën III të kësaj Kon­vente, pre­tendimeve të mbro­j­tu­ra në këtë mënyrë mund t’u jepet një rad­hë më e ulët priv­i­legji se ato të shtetit dhe të sis­temit të sig­urim­it shoqëror.

Pje­sa III
Mbro­jt­ja e pre­tendimeve të punë­torëve nga një insti­tut garan­cie

Neni 9
Parime të përgjithshme

Pre­tendimet e punë­torëve kun­drejt punëd­hënësit të tyre për shly­er­jen e detyrimeve, të cilat buro­jnë nga punësi­mi i tyre, kur shly­er­ja e tyre nuk mund të bëhet nga punëd­hënësi për shkak të fal­i­men­tim­it, duhet të garan­to­het nëpër­m­jet një insti­tu­ti garan­cie.

Neni 10

Duke i dhënë fuqi kësaj pjese të Kon­ven­tës, anë­tari, pas kon­sul­tim­it me orga­ni­zatat më të për­faqë­suara të punëd­hënësve dhe të punë­mar­rësve, mund të mira­to­jë masa të për­sh­tashme, me qël­lim që të shmangë abuz­imin e mund­shëm.

Neni 11

1. Orga­niz­i­mi, drej­ti­mi, funk­sion­i­mi dhe financi­mi i insti­tuteve të garan­tim­it të pagave duhet të cak­to­het sipas nen­it 2.
2. Para­grafi i mësipërm nuk e ndalon anë­tarin, në për­puth­je me karak­ter­is­tikat dhe nevo­jat e tij të veçan­ta, të lejo­jë shoqëritë e sig­urimeve për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e parashikuar në nenin 9, për aq sa ato ofro­jnë garan­ci të mjaftueshme.

Neni 12
Pre­tendimet e mbro­j­tu­ra nga insti­tu­ti i garan­cisë

Pre­tendimet e punë­torëve, të mbro­j­tu­ra sipas kësaj pjese të Kon­ven­tës, përf­shi­jnë së paku:
a) pre­tendimet e punë­torëve për pagat lid­hur me një peri­ud­hë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë më e vogël se tetë javë para fal­i­men­tim­it ose para për­fundim­it të punësim­it;
b) pre­tendimet e punë­torëve për pagesën e pushimeve që ju takon si rezul­tat i punës së kry­er gjatë një peri­ud­he të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë më e vogël se gjashtë muaj para fal­i­men­tim­it ose para për­fundim­it të punësim­it;
c) pre­tendimet e punë­torëve për shu­mat që ju tako­jnë lid­hur me page­sat e pad­hë­na për një peri­ud­hë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë më e vogël se tre muaj para peri­ud­hës së fal­i­men­tim­it ose për­fundim­it të punësim­it;
d) pagesën e shkëput­jes që ju takon punë­torëve në rastin e për­fundim­it të punësim­it të tyre.

Neni 13

1. Pre­tendimet e mbro­j­tu­ra sipas kësaj pjese të Kon­ven­tës mund të kufi­zo­hen në një masë të cak­tu­ar, e cila nuk mund të jetë nën një niv­el të pranueshëm social.
2. Kur pre­tendimet e mbro­j­tu­ra janë të kufizuara, masa e cak­tu­ar të jetë e tillë që të rua­jë vlerën e saj.

Neni 14
Dis­pozi­ta të fun­dit

Kjo Kon­ven­të ndryshon Kon­ven­tën, 1949, Mbro­jt­ja e pagave në masën e parashikuar në nenin 3 para­gar­fët 6 dhe 7 të kësaj Kon­vente, por nuk e mbyll atë Kon­ven­të për rat­i­fikim.

Neni 15

Rat­i­fiki­mi zyr­tar i kësaj Kon­vente duhet t’i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës.

Neni 16

1. Kjo Kon­ven­të është e detyrueshme vetëm për ata anë­tarë të Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës, rat­i­fiki­mi i të cilëve është regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm.
2. Ajo hyn në fuqi dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën rat­i­fiki­mi i dy anë­tarëve është regjistru­ar te Drej­tori i Përgjithshëm.
3. Pas kësaj, kjo Kon­ven­të do të hyjë në fuqi për çdo anë­tar dym­bëd­hjetë muaj pas datës në të cilën është regjistru­ar rat­i­fiki­mi i saj.

Neni 17

1. Anë­tari, i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të, mund ta denon­co­jë atë pas kalim­it të dhjetë vjetëve nga data në të cilën Kon­ven­ta ka hyrë për herë të parë në fuqi, me anë të një akti që i komu­niko­het për regjistrim Drej­torit të Përgjithshëm të Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës. Ky denoncim hyn në fuqi pas një viti nga data e regjistrim­it të tij.
2. Çdo anë­tar, i cili ka rat­i­fikuar këtë Kon­ven­të dhe që nuk e ushtron të drejtën e denoncim­it të parashikuar në këtë nen bren­da një viti pas kalim­it të peri­ud­hës dhjetëv­jeçare të parashikuar në para­grafin e mësipërm, do të jetë i detyru­ar për një peri­ud­hë tjetër dhjetëv­jeçare dhe pas kësaj mund ta denon­co­jë këtë Kon­ven­të pas kalim­it të çdo peri­ud­he dhjetëv­jeçare sipas kushteve të parashikuara në këtë nen.

Neni 18

1. Drej­tori i Përgjithshëm i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës duhet të njofto­jë të gjithë anë­tarët e Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës për regjistrim­in e të gjitha rat­i­fikimeve dhe denoncimeve që i komu­niko­hen atij nga anë­tarët e Orga­ni­za­tës.
2. Kur njofton anë­tarët e Orga­ni­za­tës për regjistrim­in e rat­i­fikim­it të dytë që i komu­niko­het atij, Drej­tori i Përgjithshëm duhet t’u kuj­to­jë anë­tarëve të Orga­ni­za­tës datën në të cilën Kon­ven­ta hyn në fuqi.

Neni 19

Drej­tori i Përgjithshëm i Orga­ni­za­tës Ndërkom­bëtare të Punës duhet t’i komu­niko­jë Sekre­tar­it të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim, në për­puth­je me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, veçoritë e plota të të gjitha rat­i­fikimeve dhe akteve të denoncim­it që janë regjistru­ar tek ai në për­puth­je me dis­poz­i­tat e nen­eve të mësipërme.

Neni 20

Këshilli Drejtues i Zyrës Ndërkom­bëtare të Punës, në kohën që e gjykon të nevo­jshme, duhet t’i paraqesë Kon­fer­encës së Përgjithshme një raport mbi ecur­inë e kësaj Kon­vente dhe të shqyr­to­jë nevo­jën e ven­dos­jes në axhendën e Kon­fer­encës të çësht­jes së ndryshim­it të plotë apo të pjesshëm të saj.

Neni 21

1. Kon­fer­en­ca mira­ton një Kon­ven­të të re, që ndryshon tërë­sisht apo pjesër­isht këtë Kon­ven­të, përveç kur në Kon­ven­tën e re parashiko­het ndryshe:

a) rat­i­fiki­mi nga një anë­tar i Kon­ven­tës së re sjell denoncimin e men­jëher­shëm të kësaj Kon­vente, si dhe të dis­poz­i­tave të nen­it 17 të mësipërm, në qoftë se dhe në kohën kur Kon­ven­ta e re hyn në fuqi;
b) kjo Kon­ven­të do të pusho­jë së qeni e hapur për rat­i­fikim nga anë­tarët në datën kur Kon­ven­ta e re hyn në fuqi.
2. Kjo Kon­ven­të do të mbetet në fuqi në çdo rast në for­mën dhe përm­ba­jt­jen e saj për ata anë­tarë, të cilët e kanë rat­i­fikuar atë, por nuk kanë rat­i­fikuar Kon­ven­tën që e ndryshon atë.

Neni 22

Tek­stet anglisht dhe frengjisht të kësaj Kon­vente kan fuqi të barabartë.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim