Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit, mbeshte­tur nga Zyra e Trans­parencës Qyter­are, Dur­rës (degë e Qen­drës INFOCIP), orga­nizuan diten e merkure, dt. 21 Dhje­tor 2011, tek Hotel Bar Restorant “Aragos­ta” kon­fer­encën me teme: “Pake­ta Fiskale 2012 — disku­tim i Këshillit Bashki­ak me gru­pet e intere­sit & pub­likun”

 

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra qyte­tarë të cilët janë angazhuar në Rrjetin e Trasparncës Qytetare, Dur­rës. Po ash­tu, në takim morën pjesë për­faqë­sue­sit e lartë të Dhomës së Tregtisë dhe Indus­trise Dur­rës, Shoqatës së Ndërtuesve, komu­niteti të bis­ne­sit të vogel, indus­trisë “fason”. Të pran­ishëm ishin edhe një numër i kon­siderueshëm këshill­tarësh bashki­akë.

 

Aktiviteti u për­coll me interes­im të veçan­të nga media, e cila mad­je për­col­li “live” disku­timet dhe debatet në këtë takim (Ora NEWS TV).

 

Ky aktivitet i rëndë­sishëm u hap me fjalën e kryetar­it të Këshillit Bashki­ak, Idrit Hami­ti, i cili thek­soi rëndës­inë e pro­ce­sit të disku­tim­it me gru­pet i intere­sit dhe pub­likun të buzhetit bashki­ak në përgjithësi si dhe të Paketës Fiskale 2012 në veçan­ti. Ai gjithash­tu thek­soi rëndës­inë e kon­trol­lit të vazh­dueshëm nga Këshilli Bashki­ak si të të ard­hu­rave që mbledh Bashkia ash­tu edhe të mënyrës se si shko­jnë më pas në des­ti­na­cion paratë e tak­sapaguesve Durrsakë.

 

Pas Z. Hami­ti, pasoi fjala e Drej­torit Ekzeku­tiv të Qen­drës ÇIP, z. Ger­ti Shel­la i cili falën­deroi pjesë­mar­rësit në takim, dhe poza­çër­isht anë­tarët e rrjetit të Trans­parencës Qytetare të cilët pro­movo­heshin për herë të parë në një disku­tim pub­lik të një rëndësi kaq të veçan­të, sikurse është Pake­ta Fiskale. “Nuk ka rast më të mirë se sa disku­ti­mi i tak­save dhe tar­i­fave ven­dore për të pro­movuar pjesë­mar­rjen pub­likut në vendi­mar­rje dhe trans­paren­cen qev­erisëse”, tha Shel­la në disku­timin e tij.

 

Me pas u bë një prezan­tim i deta­juar i pro­jekt-Paketës Fiskale nga nënkryetari i Bashk­isë Dur­rës, Z Ardian Çela. Pas tij më pas mor­rën fjalën me rrad­hë,  Z. Andrea Xhavara, kryetar i Dhomes Tregtisë dhe Indus­trisë, Dur­res, i cili paraqi­ti kërke­sa për mod­i­fikim e pro­jek­tit të paraqi­tur nga Bashkia. Po ash­tu, proz­ime konkrete paraqi­ti edhe Z. Oliv­er Ushi­na, per­faqe­sues i Shoqates se ndertuesve, Dur­rës. Propozimet e tij mad­je prokuan reag­imin e nënkryetar­it të Bashk­isë i cili kundër­sh­toi disa prej kërke­save të z. Ushi­na. Sug­jer­ime konkrete shtru­an edhe Ing. Shpre­sa Pro­dani, anetare e Bor­dit drejtues, nga Dhoma Kom­bëtare e Vesh­jeve dhe Këpucëve (indus­tria Fason).

 

Sug­jerimet dhe imputet që do të gjen­ero­hen në këtë aktivitet do të zbard­hen nga Qen­dra ÇIP dhe Zyra për Trans­parencë Qytetare dhe do t’i për­cillen për vlerësime të mëte­jshme Këshill­tarëve Bashki­akë të qytetit të Dur­rësit. Kjo zyrë  do t’i për­cillen këshill­tarëve bashki­akë për shqyrtim/ vleres­im në vendi­mar­rjen e tyre për Paketën Fiskale 2012 të Bashk­isë Dur­rës.

 

Qen­dra ÇIP dhe dega e saj, Zyra e Trans­parencës Qytetare, Dur­rës që prej Majit të këtij viti janë duke punuar për të pro­movuar pjesë­mar­rjen qytetare në qev­eris­jen ven­dore dhe trans­parencën në vendi­mar­rje, falë kjo edhe mirekup­ti­m­it me te zgjed­hu­rit  ven­dore atje. Nis­ma mbeshtetet nga  NED, me seli në Wash­ing­ton D.C.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim