Bashkia e qytetit të Dur­rësit pritet të përf­shi­het në disku­timin dhe më pas mira­timin e Paketës Fiskale 2012. Këshilli Bashki­ak ndërko­hë, në bashkë-koor­dinim me Zyrën e Trasparencës Qytetare, Dur­rës (dega lokale e ÇIP), janë duke orga­nizuar një disku­tim të gjerë me gru­pet e intere­sit dhe pub­likun për të har­mo­nizuar sa më mirë intere­sat e gjithese­cilit në këtë vendi­mar­rje shumë të rëndë­sishme për qytetin.

 

Ditën e mërkurë, dt. 21 Dhje­tor 2012 pritet të zhvil­lo­het një disku­tim kon­sul­ta­tiv në amb­jen­tet e Bar Restorant Hotel “Aragos­ta”, i cili për nga për­masat e pjesë­mar­rjes i jep një dimen­sion të ri disku­tim­it pub­lik në kuadër të har­tim­it dhe mira­tim­it të buzhetit të qytetit bregde­tar.

 

Pake­ta e re Fiskale, 2012, pritet të gjen­ero­jë debate dhe disku­time për shkak të rrit­jes që kanë për­suar përgjithë­sisht tak­sat dhe tar­i­fat që Bashkia syn­on të apliko­jë për vitin e ri që po vjen. Ndërko­hë, vihet re një interes­im i madh i gru­peve të intere­sit për t’u përf­shirë në disku­timin e kësaj pakete Fiskale, për­para se ajo të kthe­het në vendim nor­ma­tiv nga Këshilli Bashki­ak. Kryetari i Këshillit Bashki­ak Dur­rës, syn­on që përf­shir­ja e të gjitha aktorëve të intere­suar në këtë disku­tim pub­lik të jetë e garan­tu­ar dhe imputet e ofru­ar të jenë sa më efek­tive.

 

Qen­dra ÇIP, përmes faqes së saj në inter­net, e cila është tash­më e linkuar edhe në faqen zyrtare të Bashk­isë së Dur­rësit, ven­dos në dis­pozi­cion të qyte­tarëve të Dur­rësit pro­jek­tin e Paketës Fiskale 2012, në mënyrë që të gjithë të intere­suar­it të mund të nji­hen me të para­prak­isht. Zyra e Trans­parencës Qytetare, Dur­rës, ndërko­hë është duke koordinuar për­p­jek­jet me struk­tu­rat vendi­mar­rëse të qytetit bregde­tar, për të sig­u­ru­ar një pjesë­mar­rje sa më të gjerë të qyte­tarëve të intere­suar në eventin që pritet të orga­ni­zo­het ditën e mërkurë, dt 21 Dhe­je­tor 2012.

 
 

ShkarkoDRAFT — Paketa Fiskale 2012

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim