Mazho­ran­ca, e drej­tu­ar nga Par­tia Demokratike, ka brak­tisur mbled­hjen e rad­hës së Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit, duke mos mirat­u­ar për­bër­jen e këshillit kul­tur­or. Këshill­tarët e mazho­rancës kërkuan që, para se të voto­hej për­bër­ja e këshillit kul­tur­or për man­datin e ri, të mer­rej në anal­izë puna e zhvil­lu­ar nga ky organ gjatë man­datit të kalu­ar. Por, mazho­ran­ca u gjend për­bal­lë një teknikaliteti ligjor që duhet ta respek­tonte. Pro­jekt-vendi­mi për për­bër­jen e këshillit kul­tur­or ishte në rend të ditës dhe, ligjër­isht, Këshilli Bashki­ak duhet të shpre­hej me votë pro ose kundër për­bër­jes, por nuk mund ta hiqte këtë pro­jekt-vendim nga ren­di i ditës. Në këto kushte, duke mos dashur të voto­jë kundër këtij pro­jekt-vendi­mi, mazho­ran­ca brank­tisi sal­lën. Mbled­h­ja u ndër­pre për shkak të mungesës së kuo­ru­mit të nevo­jshëm.

 

Këshilli kul­tur­or funk­sionon si organ këshillimor pranë Bashk­isë së Dur­rësit për të ndih­muar në menax­himin e fondeve për aktivitetet kul­tur­ore. Çdo vit, në bux­hetin e Bashk­isë parashiko­hen rreth 30 mil­ionë lekë të reja për zhvil­lim­in e aktiviteteve kul­tur­ore përmes aplikim­it me pro­jek­te. Përzg­jed­hjen e pro­jek­teve e bën këshilli kul­tur­or, në të cilin bëjnë pjesë një grup njerëzish të kul­turës dhe artit të qytetit.

 

Zamir Ramadani, kryetari i grupit të këshill­tarëve të Par­tisë Demokratike në Këshillin Bashki­ak të Dur­rësit, tha se “është e nevo­jshme që të anal­i­zo­het puna e këshillit kul­tur­or gjatë man­datit të kalu­ar.” “Unë men­doj që këtë pro­jekt-vendim ta shtyjmë për mbled­hjen tjetër, pasi ne më parë duhet të disku­to­jmë një rela­cion të deta­juar mbi punën e zhvil­lu­ar gjatë man­datit të kalu­ar,” — tha Ramadani. Armand Teliti, këshill­tar i Par­tisë Demokratike, sqaroi se “mazho­ran­ca nuk ka asgjë kundër këtij pro­jekt-vendi­mi.” “Ne nuk kemi asgjë kundër emrave të propozuar për këshillin kul­tur­or, ne nuk duam të voto­jmë kundër tyre, — tha Teliti, — por kërko­jmë që më parë të anal­i­zo­jmë punën e bërë gjatë man­datit të kalu­ar.”

 

Bard­hyl Agasi, këshill­tar i Par­tisë Social­iste, tha se “ky pro­jekt-vendim nuk për­bën pengesë për të kry­er anal­izën e kërkuar.” “Anal­izën e punës së këshillit kul­tur­or mund ta bëjmë në mbled­hjen e rad­hës, — tha Agasi, — në tani jemi këtu për të zgjed­hur anë­tarët për man­datin e ri të këshillit kul­tur­or.” Ndër­sa Roland Xhelili, kryetari i grupit të këshill­tarëve të Par­tisë Social­iste, e cilë­soi të pakup­timtë kërkesën e mazho­rancës. “Kjo është tekë e jua­ja, — tha Xhelili, — anal­iza e punës së këshillit kul­tur­or nuk ka lid­hje me për­bër­jen e tij.”

 

Për­faqë­sue­sit e Par­tisë Demokratike, në një pushim të shkurtër në mes të mbled­hjes, kërkuan kon­sen­susin e opoz­itës për të hequr nga ren­di i ditës këtë pro­jekt-vendim, por ky kon­sen­sus nuk u ofrua. Për këtë, mazho­ran­ca brak­tisi sal­lën. “Ne nuk voto­jmë kundër, — tha Ramadani, — pasi nuk kemi asgjë kundër njerëzve që do të jenë anë­tarë të këshillit kul­tur­or, por ne do të largo­he­mi.”

 

Deri në momentin e disku­tim­it të këtij pro­jekt-vendi­mi, Këshilli Bashki­ak kishte disku­tu­ar dhe mirat­u­ar me kon­sen­sus një numër vendimesh, që kishin të bënin me ndih­mën sociale, pagesën e paaftë­sisë, shër­blim­in për sportistin Sahit Prizreni, ndryshimin e disa tak­save ven­dore, mira­timin e një agjen­ti tati­mor për mbled­hjen e të ard­hu­rave nga parkimet me pagesë, etj.

 

Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit ka 45 anë­tarë, ndërko­hë që mazho­ran­ca kon­trol­lon 25 dhe opozi­ta 20 prej tyre.

Për­gati­ti

Val­bona Mehmeti

Zyra e Trans­parences Qytetare, Dur­rës

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim