Për­para se Këshilli Bashki­ak i Dur­re­sit të fil­lonte disku­timin për Bux­hetin 2011, mbled­h­ja e dates 29 Shta­tor u hap me një cer­e­moni mjaft të veçan­të. Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik dhe dega e saj në Dur­rës, Zyra për Transparncë Qytetare i dhu­ru­an bashk­isë së Dur­rësit data­bazën elek­tron­ike të vendimeve të Këshillit Bashki­ak, Dur­rës që nga viti 2007 e deri në ditët e tan­ishme.

 

Kryetari i Këshillit Bashki­ak, Z. Idrid Hami­ti ftoi drej­torin Ekzeku­tiv të ÇIP, Ger­ti Shel­la të adreson­të Këshillin Bashki­ak dhe të bën­të një demon­strim mbi  për­dorim­it online të data­bazës së dhu­ru­ar.

 

Data­baza e akteve të Këshillit Bashki­ak Dur­rës për­ban rreth 280 vendime të Këshillit Bashki­ak të cilat janë dix­h­tal­izuar nga ÇIP dhe më pas janë upload-uar online. Falë bashkëpunim­it të ngushtë me kre­un e Këshillit bashki­ak, Z Hami­ti dhe kryetarine  bashk­isë Dur­rës, Z Dako, kjo data­bazë do të jetë e linkuar edhe në faqen zyrtare të Bashk­isë Dur­rës. Kjo data­bazë, e vetme në llo­jin e vet, kon­soli­don mem­o­rien insti­tu­cionale të bashk­isë së Dur­rësit dhe sig­uron  vijush­mëri insti­tu­cionale në qev­eris­jen lokale.

 

 

Drej­tori i ÇIP, Ger­ti Shel­la, në një  fjalë të shkurtër, foli pwr mision­in e ÇIP dhe të ZTQ-së Dur­rës. “Qyte­tarët durrsakë duhet të dinë se çfarë vendimesh mer­ren në emër të tyre” është moto­ja e punës së Zyrës së trans­parencës në Dur­rës. “Një qyte­tar i infor­muar mbi nor­mat ligjore që qev­erisin qytetin është padyshim një qyte­tar më i mirë”, shtoi Shel­la. Drej­tori i ÇIP ka kuj­tu­ar që demokra­cia në niv­el ven­dor nuk është në një fazë kalimtare por një kom­po­nent esen­cial dhe një detyrë e shoqërisë e gjithëpran­uar tash­më nga 44 vende europi­ane të cilat kanë rat­i­fikuar Kartën Europi­ane të Autonomisë ven­dore të KE-së ku bën pjesë dhe Shqipëria.

 

Për­dori­mi i teknologjive të reja dhe hap­ja ndaj ino­va­cionit është një ndër 12 Parimet e Qev­eris­jes së Mirë dhe Demokratike të Këshillit të Evropës. Falë punës dhe përkush­tim­it tëÇIP dhe ZTQ-së Dur­rës, Data­baza e Akteve të Pushtetit Lokal Dur­rës do të ofro­jë mundësi për të gjithë qyte­tarët që të nji­hen me vendi­mar­rjen e Këshillit Bahki­ak në çdo kohë, pa pagesë dhe në mënyrë efikase.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim