Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit ka mirat­u­ar Paketën Fiskale 2012, duke i bërë ndryshime draftit të har­tu­ar nga Bashkia sipas reko­mandimeve të dala nga disku­ti­mi që iu bë asaj pakete fiskale me gru­pet e intere­sit dhe pub­likun, disku­tim ky i mundë­suar nga Qen­dra për Çesht­je të Informim­it Pub­lik (ÇIP) dhe Zyra për Trans­parencë Qytetare (ZTQ) Dur­rës. Një pjesë e tak­save dhe tar­i­fave ven­dore nuk u rritën, duke mbe­tur në nivelin e vitit 2011. Në draftin e për­gat­i­tur nga Bashkia e Dur­re­sit parashiko­hej rrit­je 10% ‑30% e pothua­jse të gjithë zërave të Paketës Fiskale 2012, kra­ha­suar me atë të nje viti me parë.  Për­cak­tues për mos-rrit­jen e tak­save dhe tar­i­fave për vitin 2012 ka qenë grupi i këshill­tarëve të djathtë, i cili adop­toi pothua­jse të plota reko­mandimet e gru­peve të intere­sit të cilat dolën nga taki­mi i orga­nizuar nga Qen­dra ÇIP dhe dega e saj lokale në Dur­rës, Zyra për Trans­parencë Qytetare. Ato më pas u reflek­tu­an në vendi­mar­jen për­fundimtare nga Këshilli Bashki­ak në mbled­hjen e datës 17 Janar.

 

Pake­ta fiskale për­faqë­son tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore, detyrime këto që duhet t’i paguhen Bashk­isë së Dur­rësit nga per­son­at, famil­jet dhe biz­ne­set. Har­ti­mi i paketës fiskale kry­het nga Bashkia, e më pas i kalo­het për disku­tim dhe mira­tim Këshillit Bashki­ak. Në bazë të paketës fiskale të mirat­u­ar, Bashkia nis har­timin e bux­hetit, i cili edhe ky i kalo­het për disku­tim dhe mira­tim Këshillit Bashki­ak.

 

Më 21 dhje­tor 2011, Qen­dra ÇIP dhe ZTQ Dur­rës, në bashkëpunim me Këshillin Bashki­ak të Dur­rësit, orga­nizuan një disku­tim të zgjeru­ar të Paketës Fiskale 2012. Ky disku­tim me aktoret e intere­suar zhvil­lo­hej per here te pare ne Dur­res per­sa i takon Paketes Fiskale (te ard­hu­rat nga tak­sat dhe tar­i­fat ne bux­het). Ne vitet e meper­parshme ka patur vetem disku­tim me pub­likun per inves­timet pub­like, por asnje­here per bar­ren fiskale dhe nivelin e tar­i­fave. Në disku­tim ishin të pran­ishëm për­faqë­sues të Dhomës së Tregtisë dhe Indus­trisë, të Shoqatës së Ndërtuesve, të Dhomës Kom­bëtare të Vesh­jeve të Këpucëve, të Shoqatës së Treg­tarëve të Veg­jël, të Shoqatës së Oper­a­torëve Tur­is­tikë, të shoqërisë civile, etj. Gjatë disku­tim­it dolën mjaft propoz­ime për ndryshime në draftin e paketës fiskale, si: heq­ja ose ulja e tak­sës së fjet­jes në hotel, ulja dhe difer­enci­mi i tar­ifës së pastrim­it, dhë­nia në për­dorim me konkurs e plazheve pri­vate, ulja e tak­save për biz­nesin e vogël, rajon­al­iz­i­mi fiskal i qytetit, etj.

 

Këshill­tarët disku­tu­an në deta­je paketën fiskale, duke thek­suar fak­tin se Bashkia nuk kishte pasqyru­ar në draft asnjë prej reko­mandimeve të dala nga dik­tu­mi me gru­pet e intere­sit. Por, gjatë disku­tim­it, Komi­sioni i Finan­cave, Bux­hetit dhe Tatim-Tak­save të Këshillit Bashki­ak dha propozimet e veta për çdo tak­së e tar­ifë, duke votu­ar më pas ndryshimet e tyre. Kësh­tu, Këshilli Bashki­ak mira­toi Paketën Fiskale 2012 të Bashk­isë së Dur­rësit, duke rua­j­tur nivelin e tak­save dhe tar­i­fave të vitit të kalu­ar. Në këtë mënyrë, disku­ti­mi i mundë­suar nga Qen­dra ÇIP dhe ZTQ Dur­rës tre­goi efek­tivitetin dhe suk­sesin e kësaj ndër­mar­je. Që në fil­lim të mbled­hjes, Qen­dra ÇIP dhe ZTQ Dur­rës shpër­danë për të gjithë këshill­tarët pro­ces-ver­balin e plotë të disku­tim­it pub­lik të paketës fiskale, duke u ard­hur kësh­tu në ndih­më për të kup­tuar nevo­jat e pub­likut.

 

Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit ka 45 anë­tarë, nga të cilët 24 kon­trol­lo­hen nga koa­li­cioni “Alean­ca për Qyte­tarin” e udhëhe­qur nga Par­tia Demokratike dhe 21 kon­trol­lo­hen nga koa­li­cioni “Alean­ca për të Ardhmen” e udhëhe­qur nga Par­tia Social­iste. Në këtë mbled­hje të Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit ishin të pran­ishëm 43 anë­tarë të tij.

 
 

Pake­ta Fiskale 2012, Keshilli Bashki­ak Dur­res, Dt. 17.01.2012, from Qen­dra CIP on Vimeo.

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim