9 Mars 2012 - Këshilli bashki­ak i Dur­rësit në bashkëpunim me Zyrën e Trans­parencës Qytetare Dur­rës (degë e Qen­drës për Çësht­je të Informim­it Pub­lik), orga­nizuan ditën e premte, dt. 09 mars 2012, tek Hotel “Adri­atik”, takimin me temë: “Tryeza për mje­disin me aktorët e intere­suar – në kuadër të har­tim­it të bux­hetit të Bashk­isë Dur­rës 2012”.

Ky takim, i cili u mbështet nga Nation­al Endow­ment or Democ­ra­cy, me seli ne Wash­ing­ton D.C., kishte si qël­lim nxit­jen e pjesë­mar­rjes efek­tive në vendi­mar­rjen lokale për bux­hetin dhe konkretisht disku­timin dhe ndërveprim­in mes vendi­mar­rësve lokalë, gru­peve të intere­sit dhe pub­likut për prob­lematikat mjedis­ore në këtë qytet.

 

Të pran­ishëm në takim ishin kryetari i Këshillit Bashki­ak, për­faqë­sues të Bashk­isë, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Indus­trisë, sipër­mar­rës në indus­trinë e ricik­lim­it dhe trans­portit, ekspertë të mje­dis­it, si dhe qyte­tarë të angazhuar përmes Zyrës së Trans­parencës Qytetare. Disku­ti­mi për mje­disin në qytetin e Dur­rësit u për­coll me shume interes nga medi­at me te ren­de­sishme kom­bëtare.

 

Në këtë pan­el u ngritën dhe u debat­u­an një numër i madh prob­lematikash të rëndë­sishme për­sa i për­ket mje­dis­it, si ndër­ti­mi i një land­fil­li për ngrum­bul­lim­in dhe për­punimin e mbet­jeve, shfry­tëz­i­mi i energjive alter­na­tive, efek­tiviteti i mbled­hjes së tak­save për pastrim­in e qytetit, gjel­bëri­mi, reha­bil­iti­mi i mjedi­s­eve të ndo­tu­ra, etj. Për­faqë­sue­sit e gru­peve të intere­sit, ekspertët dhe qyte­tarët dhanë reko­mandime konkrete, të cilat do të përf­shi­hen në disku­timet e Këshillit Bashki­ak për bux­hetin 2012.

 

 

Në fjalën e tij të hap­jes, kryetari i Këshillit Bashki­ak, Indrit Hami­ti, nën­vi­zoi fak­tin që disku­timet për bux­hetin 2012 me aktorët e intere­suar fil­lo­jnë pikër­isht me një tryezë për mje­disin. Z. Hami­ti thek­soi se Këshilli bashki­ak Dur­rës syn­on që të bëhet jo vetëm pro­mo­tor i debatit me aktorët realë mjedis­orë në Dur­rës, por të ofro­jë mbështet­je konkrete për ta, përmes dizen­jim­it të një pro­gra­mi “core-fund­ing”, i cili do të stim­u­lo­jë insti­tutet kërki­more, bis­nesin mjedis­or dhe të gjithë aktorët e intere­suar, duke i dhënë për herë të parë një dimen­sion konkret mbështet­jes së nis­mave mjedis­ore në niv­el të vendi­mar­rjes lokale.

 

“Qyte­tarët kanë të drejtë të infor­mo­hen dhe të mar­rin pjesë në vendi­mar­rje”, me këto fjalë e fil­loi disku­timin e tij, Drej­tori Ekzeku­tiv i Qen­drës ÇIP, Ger­ti Shel­la. Ai thek­soi se risia e këtij taki­mi qën­dronte në bashkëpunimin e zyrës ÇIP me Këshillin Bashki­ak për të bërë disku­time pub­like mbi çësht­jet mjedis­ore, në prag të mira­tim­it të bux­hetit 2012.

 

Çësht­je të rëndë­sishme për disku­tim shtroi z. Bard­hyl Bal­teza, sipër­mar­rës në indus­trinë e ricik­lim­it, i cili foli për ndar­jen, për­punimin dhe ricik­lim­in e mbet­jeve urbane, si dhe kthimin e mbet­jeve në energji. Pozi­cioni kundër i z. Bal­teza për ndër­timin e një land­fil­li, nxi­ti debate mes gru­peve të intere­sit dhe për­faqë­suesve të Bashk­isë. Si për­fundim, palët ranë dako­rt për ngrit­jen e një part­ner­iteti mes sek­torit pub­lik dhe atij pri­vat për zgjid­hjen e çësht­jes së land­fil­lit.

 

Të gjithë pjesë­mar­rësit në takim dhanë propozimet e tyre, ku mund të veço­jmë sipër­mar­rësin e fushës së trans­porteve, z. Ardian Muka, i cili kërkoi që mjetet e bashk­isë të reduk­to­jnë mak­si­mal­isht ndot­jen përmes kalim­it nga naf­ta në bio diezel; pro­fe­sorin Adem Hyseni, që i shqetë­suar për ndër­timet pa krit­er në qytetin e Dur­rësit, kërkoi rifreskimin e hartës së rrezikut gje­ologjik; pro­fe­sorin Petrit Zor­ba, i Insti­tu­tit të Gjeoshken­cave, i cili përmes një prezan­ti­mi mbresëlënës, reko­man­doi shfry­tëz­imin përmes klimës së favor­shme të këtij qyteti, të energjive alter­na­tive, si diel­li apo valët e detit. Një aktor tjetër i rëndë­sishëm në këtë tryezë ishte dhe Agjen­sia Rajonale e Mje­dis­it, drej­tori i të cilës, z. Ramazan Kalia, kërkoi riv­i­tal­iz­imin e funk­sion­eve kon­trol­luese dhe vendi­mar­rëse të Këshillit Bashki­ak.

 

Në fund të takim­it, u mblod­hën të gjitha propozimet e ren­di­tu­ra nga ekspertët dhe gru­pet e intere­sit, të cilat do të zbard­hen nga Qen­dra ÇIP dhe Zyra për Trans­parencë Qytetare. Këto reko­mandime do t’i për­cillen për vlerësime të mëte­jshme këshill­tarëve Bashki­akë të qytetit të Dur­rësit, të cilët do t’i përf­shi­jnë në disku­timet për bux­hetin 2012 të Bashk­isë së këtij qyteti.

 

Ky aktivitet, i pari inder­mmarë ndon­jëherë direkt nga Këshi­il­li Bashki­ak syn­on ta for­co­je jo vetem funk­sion­in e tij vendi­mar­res, por edhe ate kon­trol­lues, per­mes iden­ti­fikim­it te nevo­jave bashkeko­hore për har­tim­it e pake­tave mjedis­ore te cilat duhet te per­cak­to­jne stan­dartet e vendi­mar­rjes mjedis­ore nga vendi­mar­resit lokale. Kjo tryezë cak­ton një stan­dart të ri jo vetëm në niv­el lokal, por edhe kom­bë­tar, ku rolin e kon­suk­tim­it me aktorët e intere­suar e kanë lua­j­tur  zakon­isht kryetarët e bashkive, edhe pse ata nuk janë vendi­mar­rës reale, aq më tepër në mira­timin e bux­hetit, e cila është në fakt pre­rog­a­tive absolute e këshillave bashki­akë.

 


 

 

Tryeza per Mje­disin, disku­ti­mi për Bux­hetit 2012 (Pj 1) Dur­res , dt.09.03.2012

from Qen­dra CIP on Vimeo.


 

Tryeza per Mje­dis­it, disku­ti­mi per Bux­hetin 2012, pj.2 dur­res 9.03.2012

from Qen­dra CIP on Vimeo.

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim