Qen­dra INFOCIP, ne bashkepunim me Keshillin Bashki­ak, Dur­res orga­nizuan kon­sul­timin pub­lik “Per Bux­hetin e Arsim­it, 2012”. Në takim morën pjesë kryetari i këshillit bashki­ak, Indrit Hami­ti, nënkryetari i Bashk­isë Dur­rës, Ardian Çela, drej­tori i drej­torisë arsi­more të Dur­rësit, Fil­ip Gjon­caj, pothuaj të gjithe drej­torët e shkollave në qytetin e Dur­rësit (gjithësej 90 pjesë­mar­rës).

 

Taki­mi u orga­nizua jo pa qël­lim në sal­lën e kon­certeve të Shkol­lës Artis­tike “Jan Kukuzeli”. Kjo shkol­lë, edhe pse për­faqë­son tra­ditën më të her­shme në edukimin e brez­it të ri në Dur­rës, sot për­bal­let me nevo­ja urgjente për financime nga bux­heti  I bashk­isë për rikon­truk­sion­in e god­inës mjaft të amor­tizuar. Këto dem­time të rën­da jo pa qël­lim ishin në sfondin e cdo disku­tan­ti që mori fjalën.

 

Kryetari i Këshillit Bashki­ak në Dur­rës, Z Hami­ti, fal­en­deroi Qen­drën ÇIP për orga­niz­imin e këtij taki­mi që ai e cilë­soi shumë të rëndë­sishëm. “Tryeza për Arsimin që zhvil­lo­jmë sot merr një kup­tim të veçan­të. Përvecse mesuesve dhe eduka­torëv të tyre, cësht­jet e arim­it i intere­so­jnë në rad­hë të parë fëmi­jëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pran­ishëm në këtë sal­lë, duke shënuar një stan­dart të ri të pjesë­mar­rjes së vetë atyre në vendi­mar­rjen pub­like që i prek ata drejpër­drejt, sikurse është arsi­mi”, tha z. Hami­ti.

Kurse, drej­tori ekzeku­tiv i ÇIP, Ger­ti Shel­la tha në fjalën e tij se: “Pa nje bux­het te studi­uar mire dhe te disku­tu­ar me vete admin­is­tra­toret e arsim­it, mesue­sit, dhe nxënësit, nuk mund te kri­jo­hen kushte opti­male per te patur nje edukim sa me cile­sor”.

 

Në një takim u shkëm­byen rep­li­ka midis kryetar­it të Këshillit Bashki­ak, Indrit Hami­ti dhe nënkryetar­it të Bashk­isë, Ardian Çela. Ky i fun­dit është për­bal­lur edhe me “sul­min” e pothuaj të gjithë drej­torëve të shkollave, të pran­ishëm në këtë takim. Kjo pasi ata nuk janë dako­rd me shifrën prej 6 për qind të bux­hetit vje­tor që Bashkia u ka ako­r­d­uar shkollave. Krerët e shkollave parashtru­an kërke­sa emergjente, të cilat kërko­jnë me çdo kusht financime nga bux­heti vje­tor i Bashk­isë. Por, nënkryetari i Bashk­isë, Çela u sug­jeroi atyre që këto kërke­sa t’ia dër­go­jnë qev­erisë. “Jemi në vit krize”. Kjo ishte fraza që përsëri­ti disa herë Çela gjatë bal­lafaqim­it me për­faqë­sue­sit e Arsim­it. Sipas tij, edhe qev­e­ria qen­drore nuk ka ako­r­d­uar më shumë se sa 3 për qind të bux­hetit të shtetit, kësh­tu që Bashkia nuk do ta mar­rë parasysh kërkesën e drej­torëve të shkollave për rrit­je të bux­hetit vje­tor për arsimin.

 

Drej­tori Ekeku­tiv i qen­drës CIP, Ger­ti Shel­la, e kra­ha­soi shifren 6 përqind të parashkikuar në pro­jekt bux­het me një notë të mjerueshme. “Nxënësit e Dur­rësit nuk lufto­jnë për  6‑ta”, por  për 10-ta, edhe  kur është kohë krize”, tha Shel­la. Pothu­jse nga të gjithë për­faqë­sue­sit e tjerë të Këshillit Bashki­ak që mernin pjesë në këtë takim, u tha hap­tas se shifra 6 për qind është e pam­jaftueshme për nevo­jat e arsim­it në Dur­rës dhe se do ten­to­het me të gjitha mënyrat që ajo të rritet në bux­hetin final që do të mira­to­jë Këshilli Bashki­ak pas pak ditësh. “Një arsim cilë­sor nuk mund të real­i­zo­het pa një bux­het cilë­sor”, u shpreh kreu i Këshillit Bashki­ak, Indrit Hami­ti, duke lënë të hapur sfidën me admin­is­tratën e majtë të Bashk­isë së Dur­rësit. Ai ka kërkuar urgjen­tisht pub­likimin e draft-bux­hetit nga Bashkia, në mënyrë që palët të nji­hen gjerë­sisht me parashikimet për zëra të ndryshëm, dhe të gjen­det mënyra përmes shkur­tim­it të zërave të panevo­jshme që të ako­r­do­hen fondet e kërkuar nga drej­torët e arsim­it në qytetin bregde­tar.

 

Ky takim për arsimin pothua­jse përm­byl­li një seri mjaft të rëndë­sishme takimesh pub­like që ka orga­nizuar Këshilli Bashki­ak me palët e intere­suara në kuadër të disku­tim­it të Pro­jek­t­bux­hetit 2012, para se ai të voto­het nga këshilli. Hami­ti ka falën­deru­ar për ndih­mësen mjaft poz­i­tive të ofru­ar nga Zyrën për Trans­parencë Qytetare, Dur­rës, e cila i ka ofru­ar një part­ner­itet të rëndë­sishëm Këshillit Bashki­ak në këtë drej­tim. Ai thek­soi se kete tra­ditë të re të kri­juar Këshilli Bashkik do të dijë ta zhvil­lo­jë më tej në të ardhmen

 
 

 

Tryeza per Arsimin. Dur­res pj 1 from Qen­dra CIP on Vimeo.

 

 

Tryeza per Arsimin. Dur­res pj 2 from Qen­dra CIP on Vimeo

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim