Pas rreth 6 ore debatesh, Keshilli Bashki­ak ka mirat­u­ar bux­hetin e vitit 2012 për Bashk­inë e Dur­rësit. Ky bux­het u hap rrugën inves­timeve të rëndë­sishme pub­like në qytetit bregde­tar. Këshill­tarët e djathtë kane mundur te impono­jne ndryshime te ren­de­sishme ne pro­jek­tin e har­tu­ar nga admin­is­tra­ta e majte bashki­ake, e cila drej­to­het nga kryetari VAngjush Dako. Ky i fun­dit ka prezan­tu­ar vete para keshilltareve pje­sen me te mad­he te pro­jekt-bux­hetit 2012.

 

Nder ndryshimet qe ju bene pro­jek­tit te bashkise, më i rëndë­sish­mi ka qenë shti­mi i të ard­hu­rave si paso­jë e shkur­tim­it të disa zërave në pro­jekt-bux­het. Plani i te ard­hu­rave nga 1.720.973.061 leke behet 1.784.273.061 leke .

 

Çësht­je e nxje­htë disku­timesh ka qenë bux­heti për arsimin, i parashukuar fil­lim­isht 6% nga admis­ni­tra­ta e bashk­isë Dur­rës. Këshill­tarët e djtahtë kanë rit­ur inves­timet në bux­het për arsimin (rikon­struk­sion­in e shkollave) me rreth 51 mil­ion e 300 mijë lek. Kjo e con prak­tik­isht nga 6% në 10% zërin bux­hetor për arsimin. Kjo përkon pikë për pikë me kërkesën e arsim­tarëve durrsakë, me të cilën ata dolën nga taki­mi kon­sul­ta­tiv që orga­ni­zoi CIP dhe ZTQ në Dur­rës rreth dy jave para orga­nizim­it te kesaj mbled­hje­je.

Nga kjo sht­esë në bux­hetin për arsimin, rreth 25 milon lëke shko­jnë për rikon­struk­sion­in e shkol­lës “Sami Frashëri” , kurse 26 mil­ion e 300 mijë për rikon­struk­sion e shkol­lës Jan Kukuzeli. Kjo e fun­dit ofroi edhe mjedis­et e saj për organz­imin e disku­tim­it pub­lic për bux­hetin e arsim­it.

 

Në vija të përgjithshme, bux­heti bashki­ak i Dur­rësit nga rreth 1 mil­iard e 729 milon u rrit në 1 mil­iard e 784 mil­ion. Kjo rrit­je krye­si­ht shkon në inves­timet në ato fusha që u kërkuan nga qyte­tarët gjatë pro­gramit të kon­sul­timeve pub­like që u orga­nizua nga Këshilli Bashki­ak Dur­rës në bashkëpunim të ngushtë me CIP dhe ZTQ Dur­rës.

Në mënyrë të posaçme, rrit­ja deri në 10% e bux­hetit të arsim­it, për­faqë­son një his­tori suk­sesi të padiskutueshme të ndërveprim­it midis vendi­mar­rësve lokale dhe shoqërisë civile. Kryetari i Këshillit Bashki­ak, Indrit Hami­ti , u shpreh i kënaqur në për­fundim të seancës mara­totë për mira­ti­mi e Bux­hetit. Ai përgë­zoi dhe fal­en­deroi anë­tarët e ZTQ të pran­ishëm në sal­lën e mbled­hjeve të Këshillit “për këtë suk­ses të  për­bashkët”.

 

Pro­gra­mi i kon­sul­timeve të Këshillit Bashki­ak me komu­nitetin i prezan­tu­ar nga Qen­dra CPII është një risi e jetës pub­like në qytetin e dytë më të madh të ven­dit. Ajo cak­ton nëj stan­dart të ri, në respekt të plotë ndaj ligjit dhe ndaj qyte­tarëve.  Kul­mi­mi i këtij pro­ce­si padyshin që ka qenë mira­ti­mi me mjaft suk­ses i Bux­hetit 2012.

Gjatë këtyre 5 mua­jve të fun­dit, Qed­nra CPII dhe CTO në dur­rës orga­nizuan në bashkëpunim me Këshillin Bashki­ak kon­sul­timin pub­lic për Paketën Fiskale 2012, si dhe atë për Mje­disin, dhe për Arsimin në kuadër të bux­hetit 2012.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim