05.11.2012 — Në mbled­hjen e rad­hës Këshill­tarët Bashki­akë te Dur­re­sit kanë mirat­u­ar real­iz­imin e bux­hetit  për vitin 2011, deta­jimin e bux­hetit për vitin 2012 të Bashk­isë, si dhe disa leje mjedis­ore të cilat kanë një impact të drejt­për­drejtë në amb­jent.

 

Mbled­h­ja ka kalu­ar në debate të nxe­hta ndër­m­jet këshill­tarëve të djathtë, të cilët nuk e kanë mirëprit­ur shpërn­dar­jen e fondeve të për­gat­i­tur nga admin­is­tra­ta e Bashk­isë Dur­rës. Granti i pakushtëzuar në shumën 117 206 100 lekë i cili i trans­fer­u­ar në SH.A. Ujës­jel­lësit, Dur­rës me vendim të Këshillit Bashki­ak ka bërë që fondet dhe kon­tribu­ti i Bashk­isë të rishiko­het. Si rezul­tat i zvogëlim­it të bux­hetit të bashk­isë drejt­për­drejt preket Këshilli i Qarkut Dur­rës, kon­tribu­ti i Bashk­isë për bane­sat sociale, fondet për rikon­struk­sion­in e shkol­lës J.Kukuzeli, si dhe fon­di i rez­er­vave të Bashk­isë. Znj. Eglan­ti­na Bek­teshi, Këshilltare bashki­ake dhe njëherësh Kryetare e Këshillit të Qarkut, Dur­rës kërkoi që fondet e Bashk­isë për Këshillin e Qarkut Dur­rës, të mos ndrysho­jnë për shkak se ajo mbart peshën krye­sore të fondeve për këtë insti­tu­cion. Por sipas nën/kryetarit të Bashk­isë Dur­rës, z. Ardian Çela nga pakësi­mi në tërësi i bux­hetit të Bashk­isë nuk mund të mbetet pa prekur edhe Këshilli i Qarkut.   Nga ky vendim fon­di do të shkur­to­het si më poshtë:

 

-    Fon­di rez­erve të pakë­so­het me 15 000 000 lekë

-     Kon­tribu­ti i Qarkut të pakë­so­het me 2 474 800 lekë

-     Kon­tribu­ti i Bashk­isë për Bane­sat sociale  73 431 300 lekë

-    Rikon­struk­sioni i shkolles “J. Kukuzeli” pakë­so­het me 26 300 000 lekë.

 

Sipas Këshill­tarëve të majtë bashki­akë, kali­mi i trans­fer­tës së pakushtëzuar për katër mujorin e fun­dit drejt SH.A. Ujës­jel­lësit, Dur­rës në for­më sub­ven­cioni  për energji elek­trike për furniz­imin e ujit të pijshëm është një padrejtësi që i bëhet Bashk­isë, e cila nuk e ka në varësi këtë insti­tu­cion.

 

Për të plotë­suar mungesën e bux­hetit u kërkua që të puno­hej më shumë në  mbled­hjen e tak­save.  Këshill­tarët e djashtë thanë se Bashkia ka një per­for­mancë të dobët në drej­tim të grum­bul­lim­it të të ard­hu­rave që vijnë nga vjel­ja e tak­save për biz­ne­set e ndryshme. Një ndër çësht­jet krye­sore të ren­dit të ditës ishte edhe mira­ti­mi i vendim­it për dhënien e titu­jve të pronë­sisë për famil­jet e stre­huara në ish – NPA, të për­sh­tatu­ra në amb­jente ban­i­mi, si edhe tra­j­ti­mi i famil­jeve që në bazë të pikëzim­it të Bashk­isë Dur­rës duhet të për­fi­to­jnë bane­sa me qera ose bane­sa sociale. Në mbled­hjen e Këshillit Bashki­ak për herë të parë u vu re një  pjesë­mar­rje e gjerë e qyte­tarëve durrsak të cilët mon­i­toru­an nga afër zhvil­lim­in e mbled­hjes. Në rendin e ditës, ishin parashikuar për shpre­hje mendi­mi dhe për mira­tim 32 pika të cilat u tra­j­tu­an gjatë mbled­hjes dhe u votu­an me shu­micë votash  nga këshill­tarët bashki­akë. Me shu­micë votash u mirat­u­an disa leje mjedis­ore për kom­pani të ndryshme të cilat oper­o­jnë në qytetin e Dur­rësit. Një fakt apo një deta­je që nuk u kalur lehtë­sishtë ishte dhe aprovi­mi nga ana e këshill­tarëve të të gjithë krahëve pa një “rishqyr­tim” më me deta­je të lejeve mjedis­ore pasi në shu­micën e rasteve bëhët fjalë për leje mjedis­ore të cilat kanë një impakt të drejtëpër­drejtë në jetën dhe në shëndëtin e qyte­tarëve Durrsakë në tërësi. Këshill­tari i LSI-së, Vasip Halebi jashtë ren­dit të ditës sol­li një prob­lematikë që i refer­o­hej 9 punon­jësve të Drej­torisë së Pastrim-Gjel­bër­mit të Komu­nales në zonën e Plazhit. Këshillatari i cili mbro­jti këtë çësht­je kërkoi që punon­jësit të mos largo­hen nga vendet e punës për shkak të shkur­timve, në të kundërt të gjen­det mundësia që ata të ripunë­so­hen në struk­tu­ra të tjera.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim