“Trans­paren­ca dhe Pjesë­mar­r­ja e Pub­likut në Vendi­mar­rjen e Këshillit Bashki­ak Dur­rës” është pro­dukt i një nisme të re të ndër­mar­rë nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik. Objekt mon­i­tori­mi dhe vlerësi­mi në kuadër të këtij Studi­mi është aktiviteti dhe funk­sion­i­mi i Këshilli Bashki­ak, Dur­rës në dy aspek­te të për­cak­tu­ra qartë­sisht në ligj: garan­ti­mi i pjesë­mar­jes së pub­likut në vendi­mar­je dhe real­iz­i­mi prak­tik i pro­ce­sit vendi­mar­rës që kon­sis­ton në disku­timin para­prak, votimin dhe shpall­jen e vendimeve. Mon­i­tori­mi u real­izua falë mbështet­jes së rëndë­sishme të ofru­ar nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy (NED), me seli ne Wash­ing­ton D.C.

 

Peri­ud­ha të cilën mbu­lon ky mon­i­torim zgjat 12 muaj. Ajo fil­lon në 9 Gusht 2011 dhe për­fun­don në 6 Kor­rik 2012. Arsye­ja që kjo përi­ud­hë nuk mbu­lon një vit të plotë kal- endarik (1 Janar ‑31 Dhje­tor) por është shpën­darë në dy vite ka të bëjë me kon­sti­tu­imin me vonesë të Këshillit të ri Bashki­ak, Dur­rës, pas për­fundim­it të Zgjed­hjeve Ven­dore të 8 Majit, 2011. Ky kon­sti­tu­im u bë vetëm në mua­jin Gusht, 2011. Ndërkohë,12 mua­jt e parë të man­datit 2011–2015 të Këshillit të ri Bashki­ak u përm­byl­lën pikër­isht me mbled­hjen e datës 6 Kor­rik, 2012.

 

Risia e këtij mon­i­tori­mi është se për herë ai ndërthur një vlerësim të dyfishtë të së drejtës së pub­likut për pjesë­mar­rje në vendi­mar­rjen lokale dhe të detyrim­it të Këshillit Bashki­ak për të real­izuar vendi­mar­rjen të hapur dhe me pjesë­mar­rje kon­form dis­poz­i­tave relevante3 të ligjit 8652 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar4.

 

Për të real­izuar këtë vlerësim të dyfishtë, Qen­dra ÇIP dizen­joi një mjet metodologjik të posaçëm, të emër­tu­ar PROAKTIV, që për­faqë­son një ndër prur­jet më të rëndë- sishme të kësaj nisme. PROAKTIV (akro­n­im i mod­i­fikuar për: Pro­tokoll i Vlerësim­it të Trans­parencës Vendi­mar­rëse në Këshillin Bashki­ak përmes Pjesë­mar­rjes Aktive“ është sui-gener­is, që do të thotë se është kon- cep­tu­ar apo “qepur pas trupit” të legjis­la­cionit përkatës në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë, në rastin konkret ligji 8652 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar.

 

Në fokus të këtij mon­i­tori­mi është ekskluzivisht veprim­taria e Këshillit Bashki­ak, i cili ushtron funk­sionet e organ­it kolegjial vendi­mar­rës në niv­el ven­dor. Admin­is­tra­ta e Bashk­isë, si një organ i cen­tral­izuar monokratik, që drej­to­het nga kryetari i bashk­isë, nuk është objekt mon­i­tori­mi. Kjo përqas­je difer­en­cuese për­faqë­son një tjetër risi, nëse mba­het parasysh se deri më sot nuk i është kush­tu­ar kujdes ndar­jes dhe veçim­it të funk­sion­eve vendi­mar­rëse dhe atyre ekzeku­tive në niv­el ven­dor nga oper­a­torët e shoqërisë civile, në kon­tek­stin e mat­jes dhe vlerësim­it prej tyre të trans­parencës qev­erisëse.

 

ÇIP ka për­l­log­a­r­it­ur edhe nivelin e zbat­uesh­mërisë së dis­poz­i­tave rel­e­vante të ligjit organik 8652 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar nga vetë Këshilli Bashki­ak, Dur­rës. Konkretisht, objekt mat­je­je dhe vlerësi­mi në kuadër të këtij Rapor­ti është zba­ti­mi (imple­men­ti­mi) i nen­eve 33, 34 dhe 35 të ligjit në fjalë. Këto nene cak­to­jnë modalitetet e disku­tim­it para­prak (me pub­likun), votim­it, shpall­jes dhe hyr­jes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashki­ak. Zba­ti­mi i këtyre dis­poz­i­tave është kusht juridik dhe fak­tik për të ga- rantu­ar vendi­mar­rje trans­par­ente, pjesë­mar­rje të pub­likut në pro­cesin vendi­mar­rës si dhe për të garan­tu­ar akses të pub­likut në legjis­la­cionin ven­dor (njo­hje efek­tive me aktet e Këshillit Bashki­ak).

 

Rezul­tatet e për­l­log­a­r­it­jes së nivelit të zbat­uesh­mërisë së këtyre dis­poz­i­tave ofro­hen numerik­isht dhe në përqind­je. Kjo mat­je real­i­zo­het gjithash­tu për herë të parë në Shqipëri. Meto­da e zhvil­lu­ar dhe e për­dorur nga ÇIP, mund të shër­be­jë si mod­el edhe për aktorë të tjerë të intere­suar në për­l­log­a­r­it­jen objek­tive të nivelit të zba­tim­it të lig­jeve apo dis­poz­i­tave të veçan­ta që janë objekt i punës së tyre në niv­el të qev­eris­jes ven­dore.

 

Rapor­ti “Trans­paren­ca dhe Pjesë­mar­r­ja e Pub­likut në Vendi­mar­rjen e Këshil- lit Bashki­ak Dur­rës” pub­liko­het kur mbeten dhe më pak se një vit nga koha e cak­tu­ar për imple­men­timin e Strategjisë Ndërsek­to­ri­ale në Admin­is­tratën Pub­like, 2009–2013 (SNRAP). Pjesë e vizion­it qe- verisës, të shpre­hur në këtë doku­ment të rëndë­sishëm është “një admin­is­tratë që bazo­het në pro­cese vendi­mar­rëse trans­par­ente, përf­shirëse dhe të përgjegjshme ndaj pub­likut”. Gjet­jet e këtij rapor­ti ofro­jnë një mundësi më shumë për vlerësimin e real­izim­it të objek- tivave të shpre­hu­ra në kuadër të SNRAP, sido­mos sa i takon “pre­ce­seve vendi­mar­rëse trans­par­ente”.

 

Aktet zyrtare, si në niv­el qen­dror ash­tu edhe në atë ven­dor, janë një aset pub­lik me vlerë të pazëvendë­sueshme, dhe si të tilla ato duhet të jetë në për­dorim dhe të aksesueshme efek­tivisht prej të gjithëve. Në këtë kup­tim, mat­ja e nivelit të këtij aksesi është një tregues i drejpër­drejtë për vlerësimin e angazhimeve të mar­ra për­sipër tash­më si bren­da ven­dit (Ky Raport bëhet pub­lik gjithash­tu në një kohë kur qev­e­ria shqiptare i është bashkuar edhe nis­mave glob­ale që syn­o­jnë rrit­jen e trans­parencës në pro­cesin vendi­mar­rës, si- kurse është edhe Part­ner­iteti për Qev­eri- në e Hapur (Open Gov­ern­ment Part­ner­ship), nis­më të cilës Shqipëria iu bashkua më 2 Gusht 2011.)

 

Në kuadër të refor­mave që syn­o­jnë decen­tral­iz­imin, aksesi në legjis­la­cionin ven­dor merr një rëndësi të veçan­të në kon­tek­stin aktu­al. Organet e qev­eris­jes ven­dore, konkretisht Këshillat Bashki­akë / Komu­nalë, ushtro­jnë sot një veprim­tari vendi­mar­rëse me fushë të gjerë vepri­mi. Me kom­pe­ten­cat e larmishme që atyre iu janë njo­hur me ligj, organet e qev­eris­jes ven­dore mar­rin vendime të rëndësihme për ter­ri­torin dhe pro­nen, tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore, për mar­rje kredie dhe grantesh, etj. Vendime kaq të rëndë­sishme, me një impak të drejt­për­drejtë mbi pop­ul­latën dhe ter­ri­torin, duhet detyrim­isht të mba­hen nën vëzhgimin e vazh­dueshëm të pub­likut dhe aktorëve të spe­cial­izuar të shoqërisë civile. Kjo mbikqyr­je mund të real­i­zo­het si për­para pro­ce­sit vendi­mar­rës (përmes pjesë­mar­rjes së aktorëve të intere­suar dhe pub­likut), si gjatë pro­ce­sit të votim­it të pro­jekt akteve (mënyra e votim­it, kuo­ru­mi, etj) ash­tu edhe pas mar­rjes së vendim­it (përmes prefek­tit dhe/apo aktorëve të tjerë të spe­cilizuar apo të intere­suar).

 

Pro­movi­mi i një metode efikase, por edhe i një kul­ture të re kon­trol­li ligjor dhe demokratik të akteve që nxjer­rin Këshillat Bashki­ak, është një ndër objek­ti­vat e kësaj nisme të ndër­mar­rë nga Qen­dra ÇIP. Kjo e fun­dit, eksper­tizën e gjerë të aku­mu­lu­ar me mon­i­torim­in e botimeve zyrtare të insti­tu- cion­eve qën­drore kushtetuese, tash­më e shtrin suk­sesshëm edhe në niv­el ven­dore, duke tar­ge­t­u­ar organet vendi­marëse në qev­eris­jen lokale, duke shpre­suar se në këtë mënyrë mbush edhe një vakum të kri­juar në këto 12 vitet e fun­dit, që nga koha e hyr­jes në fuqi të ligjit 8652, dt. 31.7.2000 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin  e Qev­eris­jesVen­dore”, i ndryshuar.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim