15 Dhje­tor 2012. Keshilli Bashki­ak Dur­res, në bashkepunim me Qen­dren per Çesht­jet e Informim­it Pub­lik, ÇIP, zhvil­lu­an në amb­jen­tet e Hotel “Adri­atik”, disku­timin e hapur pub­lik per Planin e Përgjithshëm Ven­dor (PPV). Të pran­ishëm në këtë takim mjaft të rën­de­sishem ishin kreu i Këshillit Bashki­ak Z. Indrit Hami­ti, Drej­tori i Zyrës së Urban­is­tikës ne Bashk­inë e Dur­rësi, për­faqë­sues të tjerë të Admin­is­tratës Bashki­ake, palë të intere­suara dhe qyte­tarë durrsakë, krye­sisht anë­tarë të Rrjetit të Trans­parencës Qyte­tre në Dur­rës, kri­juar nga Qen­dra ÇIP.

 

Plani i Përgjithshëm Ven­dor për­bën padyshim një moment jashtëza­kon­isht të rëndë­sishëm në ushtrim­in e funk­sion­eve vendim­mar­rëse të Këshillit Bashki­ak. Disku­ti­mi i tij me aktorët e intere­suar dhe pub­likun është mbi të gjithë një detyrim ligjor për vetë Këshillin Bashki­ak por edhe një detyrim që buron edhe nga ligji për urban­is­tikën. Ai zhvil­lo­het per here te pare ne kete for­mat ne Dur­res, ku pro­tag­o­nist eshte Keshilli Bashki­ak, dhe jo admin­is­tra­ta e Bashkise.

Plani i Përgjithshëm Ven­dor u prezan­tua nga për­faqë­sue­si i stu­dios pro­jek­tuese Dr.Urb.Ing. Athana­sios Pagonis,përfaqësues i stu­dios pro­jek­tuese T.P.Development Group.

 

Debati ndër­m­jet Këshillit Bashki­ak dhe Bashk­isë, Dur­rës u fokusuase në cilën pjesë Plani propo­zon tra­j­timin me PDV ( Plane të deta­juara ven­dore) dhe për cilën pjesë direkt me leje zhvil­li­mi. Propoz­i­mi që erd­hi nga Stu­dio Pro­jek­tuese, me për­faqë­sues Z. Dr.Urb.Ing. Athana­sios Pag­o­nis, Stu­dio T.P.Development Group në bashkëpunimme admin­is­ratën e Bashk­isë ishte që me PDV të tra­j­to­hen vetëm zonat infor­male, ndërko­hë që pala tjetër­propo­zoi mbu­lim­in e pjesës më të mad­he të qytetit me plane të deta­juara, me argu­mentin se këto zona kanë qenë pre e një zhvil­li­mi të pabal­an­cuar dhe se PDV si kom­pe­tencë e Këshillit Bashki­ak garan­to­jnë një zgjid­hje me demokratike dhe një zhvil­lim mëhar­monik. Debatet ne takimin e sotem nxoren ne pah difer­en­ca te ren­de­sishme ne kon­cep­ti­min e PPV midis Admis­ni­trates se bashkise nga njera ane dhe Këshillit nga ana tjeter.

 

Një çësht­je shqete­suese që u disku­tua nga arkitek­tet dhe urban­is­tet durrsake te pran­ishem ishte opo­nen­ca teknike e pam­jaftuesh­mee pro­jekt-plan­it si dhe ngrit­ja e  së një komi­sioni Ad Hoc teknik pranë Këshillit Bashki­ak për shqyr­timin para­prak të plan­it para aprovim­it të tij për­fundim­tar. Ky pro­ces i njo­hjes se deta­juar te PPV nga vendi­marrsit u kon­sideru­ar i nje ren­de­sie te posacme, per te shmagur qe ne vendi­mar­rje defek­te te mund­shme ne plan­i­fikimin e qytetit, apo per ti pre­re rru­gen fenomen­eve neg­a­tive qe kane shoqeru­ar ne keto vitet e fun­dit zhvil­lim­in kaotik urban te Dur­re­sit.

 

Plan­i­fiki­mi i ter­ri­torit është sot një nga çësht­jet më të rëndë­sishme, që ndikon në mënyrë të drejt­për­drejtë në jetën e përdit­shme te qytetareve durrsake. Plani i Përgjithshëm Ven­dorë, është doku­men­ti krye­sor i plan­i­fikim­it strategjik. Ai përf­shin një përm­bled­hje të anal­izës, vizion­it dhe propozim­it të për­dorim­it të tokës, struk­tu­rat dhe shër­bimet e infra­struk­turës. Bazuar në PPV do të udhëhiqen në të ardhmen inves­timet pub­like dhe pri­vate nëqytet.

Kon­fer­en­ca u orga­nizua si nje bashkepunim mes Këshillit­Bashki­ak, Durrës.Qendres per Çesht­je te Informim­it Pub­lik dhe deges lokale te kesaj Qen­dre ne Dur­res, Zyrës për Trans­parencë Qytetare. Inisia­ti­va mbeshtetet prej me shume se nje viti tashme prej Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, Wash­ing­ton DC, SHBA.

Shiko foto ketu

 

Qen­dra ÇIP dhe Keshilli Bashki­ak Dur­res zhvil­lo­jne disku­timin pub­lik per Planin e Pergjithshem Urban from INFOCIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim