22.12.2012. Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik bëri pub­like ne Dur­res gjet­jet e rapor­tit mon­i­torues për Këshillin Bashki­ak Dur­rës. Gjet­jet e rapor­tit u prezan­tu­an nga Z. Ger­ti Shel­la nën pran­inë e Kreut të Këshillit Bashki­ak Dur­rës, Z. Indrit Hami­ti. Objek­ti i mon­i­torim­it dhe i vlerësim­it është aktiviteti dhe funk­sion­i­mi i Këshilli Bashki­ak, Dur­rës i cili ushtron funk­sionet e organ­it kolegjial vendi­mar­rës në niv­el ven­dor. Ky raport mat dhe vlerë­son dy detyrime të rëndë­sishme ligjore të Këshillit Bashki­ak, Dur­rës si:

 

1. garan­timin e pjesë­mar­jes së pub­likut në vendi­mar­je dhe

2. real­iz­imin e pro­ce­seve vendi­mar­rëse që bazo­hen në kërke­sat e ligjit sa i takon disku­timin para­prak, votim­it & shpall­jes së vendimeve.

 

ÇIP ka për­l­log­a­r­it­ur për herë të parë nivelin e zbat­uesh­mërisë së nen­eve së nen­eve 33, 34 dhe 35 të ligjit organik 8652 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar. Zba­ti­mi i dis­poz­i­tave të këtyre nen­eve është një kusht juridik dhe fak­tik për të garan­tu­ar vendi­mar­rje trans­par­ente, pjesë­mar­rje të pub­likut në vendi­mar­rje dhe akses efek­tiv në legjis­la­cionin vendor.Periudha të cilën mbu­lon ky mon­i­torim është 12 muaj (9 Gusht 2011 — Kor­rik 2012). Prob­lematikat e iden­ti­fikuara në raportin e bërë sot pub­lik për Këshillin Bashki­ak Dur­rës, u shpal­lën nën pran­inë e Kreut të Këshillit Bashki­ak Z. Indrit Hami­ti, së bashku me disa reko­mandime që mund t’i shër­be­jnë këtij insti­tu­cioni në të ardhmen.

 

Në fjalën e tij Z. Indrit Hami­ti fal­en­deroi Qen­drën ÇIP për përzg­jed­hjen e Këshillit Bashki­ak Dur­rës si objekt mon­i­tori­mi dhe vlerësi­mi si dhe uroj që në të ardhmen të shto­het gama e eksper­tizës në këtë drej­tim. “ Gjatë vitit 2013 objek­tivi ynë është të restau­ro­jmë rolin auditues të këshillit bashki­ak duke i orjen­tu­ar energjitë në dy drej­time, së pari në për­pil­im­in e një kalen­dari pune të sekre­tari­atit dhe komi­sion­eve të këshillit në këtë fushë dhe së dyti në sta­bi­liz­imin e indika­torëve për sek­torë të cak­tu­ar në mënyrë që kon­kluzionet e audi­tit­mit të jenë sa më të matëshme”, tha Z. Hami­ti duke shtu­ar se, në këtë kon­tekst do të mundo­he­mi që në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile të vje­lim eksper­tizën e nevo­jshme për për­pil­im­in e startegjisë së luftës kundër kor­rup­sion­it në admin­is­tratë

 

Qen­dra ÇIP në bashkëpunim me Këshillin Bashki­ak Dur­rës kanë kri­juar një data­bazë për të gjithë vendimet e Këshillit Bashki­ak në faqen zyrtare të Bashk­isë Dur­rës. Kjo data­bazë i vjen në ndih­më gjithash­tu edhe Këshillit Bashki­ak dhe të gjithë të intere­suarve pa pagesë dhe në çdo kohë. Boti­mi i Rapor­tit me tit­ull “ Trans­paren­ca dhe pjesë­mar­r­ja e pub­likut në vendi­mar­rjen e Këshillit Bashki­ak Dur­rës” është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, si dhe në faqen zyrtare të Bashk­isë Dur­rës. Për njo­hje të mëte­jshme rapor­ti do t’i dorë­zo­het të gjithë këshill­tarëve bashki­ak. Mon­i­tori­mi u real­izua falë mbështet­jes së rëndë­sishme të ofru­ar nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy (NED), me seli ne Wash­ing­ton D.C.

 

Shkarko te plote Raportin Mon­i­torues

Shiko fotot nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim