DURRES, 11.01.2013. — Këshilli Bashki­ak Dur­res mira­toi me shu­mice votash ‘Planin për Zhvil­lim­in Ven­dor dhe Rreg­ul­loren për Qytetin e Dur­rësit’. Ky vendim shumë i rëndë­sishëm u para­pri nga një seri disku­timesh me aktorë të intere­suar, orga­nizuar nga Bashkia Dur­rës. Disku­ti­mi final u orga­nizua nga Qen­dra ÇIP dhe dega e saj në Dur­rës në datë 15 Dhje­tor 2012, tek hotel Adri­atiku, në një aktivitet të bashkëren­d­uar me Këshillin Bashki­ak (lexo me shume rreth ketij taki­mi tek: http://www.infocip.org/al/?p=10071 ).  Të gjitha mate­ri­alet audio-video të këtij taki­mi dhe per­plas­jet e kon­cepteve te zhvil­lim­it te qytetit qe u per­vi­juan mes kreut te Keshillit Bashki­ak, Z Hami­ti  (i vet­mi me pro­fe­sion arkitekt ne Keshillin Bashki­ak Dur­res) dhe për­faqë­sue­sit të Stu­dios Pro­jek­tuese (z. Dr.Urb.Ing. Athana­sios Pag­o­nis, T.P.Development Group) nga ana tjeter,  iu vunë para­prak­isht në dis­pozi­cion keshilltareve dhe të gjithë të intere­suarve, përmes pub­likim­it online të even­tit, në faqen zyrtare të INFOCIP, e cila është e linkuar ne faqen e Bashk­isë Dur­rës.

 

Mbled­h­ja e Këshillit Bashki­ak zgjati për më shumë se 2 orë dhe u shoqërua me debate ndër­m­jet këshill­tarëve bashki­akë. Debati i këshill­tarëve u ndër­pre kur kryetari i bashkise Dur­res,  z. Dako kërkoi që per­faqe­sue­sit e studieos, por edhe këshill­tarët t’i jep­nin një përgjig­je banorëve të lag­jes 11, një zonë arke­ologjike kjo e kla­sit te pare, se perse pik­er­isht kjo lag­je ishte për­jash­tu­ar nga ky plan zhvil­li­mi.  Duke qenë një zonë arke­ologjike e kla­sit te pare (A) aty është e ndalu­ar me ligj ndër­ti­mi dhe zhvil­li­mi i objek­teve te nder­tim­it.  Banorët kërkuan me ngulm që edhe zona e tyre të tra­j­to­het me plan zhvil­li­mi dhe ndër­ti­mi duke vënë në duk­je gjend­jen e vështirë të bane­save ku aktu­al­isht ata jeto­jnë. Z. Athana­sios Pag­o­nis, për­faqë­sues i stu­dios pro­jek­tuese shp­je­goi se shqetësi­mi i banorëve është kon­stat­u­ar në vitin 2011 kur ky pro­jekt kishte për­fun­d­uar . Ai tha se pavarë­sisht kësaj, plani është har­tu­ar duke mba­j­tu­ar parasysh jo thjesht dhe vetem interesin ime­di­at te banoreve te lag­jes 11, por edhe interesin kom­bëtare, duke respek­tu­ar të gjitha lig­jet e shtetit shqip­tarë për zonat arke­ologjike.

 

Banoret e lag­jes 11, te cilet ishin prezent ne salle, se bashku me anetaret e e tjere te Trasparences Qytetare, Dur­res, struk­ture e INFOCIP. tashme e kon­solid­uar prej me shyume se dy vjetesh. Ata ngriten shqetes­imet e tyre para keshilltareve, duke kerkuar “leje” qoftë edhe per te rikon­struk­tu­ar shtepite e tyre,  pro­ces i cili tani per tani eshte gjithash­tu i pamundur per shkak te veçorise arke­ologjike te zones. Ky bal­lafiqim direkt mes nje pale te intere­suar dhe vendi­mar­re­seve ven­dore ne qytetin e Dur­re­sit, ne momentin e zhvil­lim­it te nje mbled­hje­je keshilli,  shenon edhe te parin e regjistru­ar ne keto tre vitete fun­dit.

Ne pergjig­je te ketij shqetes­i­mi, kreu i Këshillit Bashki­ak z. Indrit Hami­ti pohoi se për zgjid­hjen e qen­dueshme te ketij prob­le­mi, duhet të ndërmer­ret një ini­cia­tivë ligjore në bashkëpunim me pushtetin qen­dror, konkretisht me Min­istrine e Kul­tures,  për të zgjid­hur prob­lematikën e zon­ave A dhe B të shënuara me të kuqe, si zona arke­ologjike (të trashëgimise kul­tur­ore).

 

Z. Paju­ni, këshill­tar i djathtë,  tha se mbështet çdo ini­cia­tivë që do të ndërmer­ret nga Këshilli Bashki­ak dhe Bashkia Dur­rës për t’u mbled­hur dhe disku­tu­ar me për­faqë­sues të Min­istrisë së Tur­izmit, Kul­turës, Rin­isë dhe Sporteve dhe qyte­tarët durrsakë për të mar­rë një nis­më ligjore qe do te rreg­ul­lonte cesht­jen e zhvil­lim­it te bane­save në zonat arke­ologjike.

Edhe pse momen­ti i disku­tim­it te Plan­it te pergjithshem ven­dor, per­bente nje moment kul­mor ne vendi­mar­rjen e keshillit Bashki­ak, prezan­ti­mi i Plan­it nga Stu­dio Pro­jek­tuese u be me fjale te pergjithshme. Kishte pak infor­ma­cion ne prezan­timin e z. Athana­sios Pag­o­nis i cili te mundes­onte per keshilltaret (vendi­mar­resit e qytetit) kri­jimin e nje ide­je mbi Dur­resin e pas 10 vjeteve.

 

Shume nga te pran­ish­mit u ankuan se prezan­ti­mi i tij u be me nje gjuhe te pakuptueshme, te kamu­flu­ar pas ref­er­enceve ligjore ne fuqi. Edhe prezan­ti­mi ne Pow­er Point i paraqi­tur prej tij para keshilltareve, ishte i var­fer ne imazh dhe i paqarte sa i takon vizion­it qe mund te kri­jo­het mbi Dur­resin pas ketij studi­mi te pergjithesh ven­dor (urban­is­tik).

 

Kjo ka bërë që këshill­tarët bashki­akë t’a gje­jnë veten ngushtë kur i është dashur të disku­to­jnë rreth plan­it. Pro­jek­ti u mundë­suar nga Ban­ka Botërore, në kuadër të pro­jek­tit LAMP II, dhe është rezul­tat i një pune 4 vjeçare, nisur që në vitin 2008–2009.

 

Pik­er­isht kjo “mjeg­ull­na­je” ne prezan­timin e plan­it, pro­vokoi nje për­plas­je mes kryetar­it të Këshillit Bashki­ak, Idrit Hami­ti  dhe kreut të bashk­isë, Vangjush Dako. I pari kërkoi që Plani të ishte më i deta­juar, për t’i pre­rë rrugën abuzim­it me lejet e ndër­tim­it, të cilat admin­sitro­hen si pro­ce­dure nga kryetari i Bashk­isë. Z. Hami­ti tha se “është i domos­doshëm ekzis­ten­ca e një plani sa më të deta­juar, sipas të cilit do të shpë­tonte edhe admin­is­tratën e Bashk­isë për­bal­lë pre­sion­it të per leje ndër­ti­mi që shqyr­to­hen rast pas rasti, dhe jo kon­form një plani të para­cak­tu­ar.

 

Shiko foto nga aktiviteti

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim