15 Dhjetor 2012. Keshilli Bashkiak Durres, në bashkepunim me Qendren per Çeshtjet e Informimit Publik, ÇIP, zhvilluan në ambjentet e Hotel “Adriatik”, diskutimin e hapur publik per Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV). Të pranishëm në këtë takim mjaft të rëndesishem ishin kreu i Këshillit Bashkiak Z. Indrit Hamiti, Drejtori i Zyrës së Urbanistikës ne Bashkinë e Durrësi, përfaqësues të tjerë të Administratës Bashkiake, palë të interesuara dhe qytetarë durrsakë, kryesisht anëtarë të Rrjetit të Transparencës Qytetre në Durrës, krijuar nga Qendra ÇIP.

 

Plani i Përgjithshëm Vendor përbën padyshim një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në ushtrimin e funksioneve vendimmarrëse të Këshillit Bashkiak. Diskutimi i tij me aktorët e interesuar dhe publikun është mbi të gjithë një detyrim ligjor për vetë Këshillin Bashkiak por edhe një detyrim që buron edhe nga ligji për urbanistikën. Ai zhvillohet per here te pare ne kete format ne Durres, ku protagonist eshte Keshilli Bashkiak, dhe jo administrata e Bashkise.

Plani i Përgjithshëm Vendor u prezantua nga përfaqësuesi i studios projektuese Dr.Urb.Ing. Athanasios Pagonis,përfaqësues i studios projektuese T.P.Development Group.

 

Debati ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë, Durrës u fokusuase në cilën pjesë Plani propozon trajtimin me PDV ( Plane të detajuara vendore) dhe për cilën pjesë direkt me leje zhvillimi. Propozimi që erdhi nga Studio Projektuese, me përfaqësues Z. Dr.Urb.Ing. Athanasios Pagonis, Studio T.P.Development Group në bashkëpunimme adminisratën e Bashkisë ishte që me PDV të trajtohen vetëm zonat informale, ndërkohë që pala tjetërpropozoi mbulimin e pjesës më të madhe të qytetit me plane të detajuara, me argumentin se këto zona kanë qenë pre e një zhvillimi të pabalancuar dhe se PDV si kompetencë e Këshillit Bashkiak garantojnë një zgjidhje me demokratike dhe një zhvillim mëharmonik. Debatet ne takimin e sotem nxoren ne pah diferenca te rendesishme ne konceptimin e PPV midis Admisnitrates se bashkise nga njera ane dhe Këshillit nga ana tjeter.

 

Një çështje shqetesuese që u diskutua nga arkitektet dhe urbanistet durrsake te pranishem ishte oponenca teknike e pamjaftueshmee projekt-planit si dhe ngritja e  së një komisioni Ad Hoc teknik pranë Këshillit Bashkiak për shqyrtimin paraprak të planit para aprovimit të tij përfundimtar. Ky proces i njohjes se detajuar te PPV nga vendimarrsit u konsideruar i nje rendesie te posacme, per te shmagur qe ne vendimarrje defekte te mundshme ne planifikimin e qytetit, apo per ti prere rrugen fenomeneve negative qe kane shoqeruar ne keto vitet e fundit zhvillimin kaotik urban te Durresit.

 

Planifikimi i territorit është sot një nga çështjet më të rëndësishme, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme te qytetareve durrsake. Plani i Përgjithshëm Vendorë, është dokumenti kryesor i planifikimit strategjik. Ai përfshin një përmbledhje të analizës, vizionit dhe propozimit të përdorimit të tokës, strukturat dhe shërbimet e infrastrukturës. Bazuar në PPV do të udhëhiqen në të ardhmen investimet publike dhe private nëqytet.

Konferenca u organizua si nje bashkepunim mes KëshillitBashkiak, Durrës.Qendres per Çeshtje te Informimit Publik dhe deges lokale te kesaj Qendre ne Durres, Zyrës për Transparencë Qytetare. Inisiativa mbeshtetet prej me shume se nje viti tashme prej National Endowment for Democracy, Washington DC, SHBA.

Shiko foto ketu

 

Qendra ÇIP dhe Keshilli Bashkiak Durres zhvillojne diskutimin publik per Planin e Pergjithshem Urban from INFOCIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim