Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, shpal­li ne Dur­res, me date 12 Kor­rik 2013, rezul­tatet para­prake te Rapor­tit Mon­i­torues “Trans­paren­ca dhe Pjesë­mar­r­ja e Pub­likut në Vendi­mar­rjen e Këshillit Bashki­ak Dur­rës”, Ky raport har­to­het per te dytin vit rrad­hazi dhe eshte pjesw e mbeshtet­jes sw ofru­ar nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED me seli ne Wash­ing­ton D.C. Mon­i­tori­mi mat dhe vlerë­son për­puthshëmërinë e aktivitetit dhe funk­sionim­it të Keshillit Bashki­ak Dur­res me për­cak­timet e ligjit 8652 “Per Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar, sido­mos të nen­eve të grupuara në KREUN  VI të ligjit në fjalë. Peri­ud­ha që mbu­lon mon­i­torim zgjat 12 muaj, respek­tivisht 26 Kor­rik 2012- 12 Kor­rik 2013

I. Funksionimi i Keshillit Bashkiak (intensiteti i ushtrimit të mandatit)

Gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, Këshilli Bashkia Dur­res ka zhvil­lu­ar një aktivitet të reduk­tu­ar vendi­mar­rës, për arsye që mbeten për t’u shp­jeguar prej vetë atij para qyte­tarëve. Nga mon­i­tori­mi rezul­ton se përg­jatë 12 mua­jve, Keshilli është mbled­hur vetëm 3 herë në seancë plenare, respek­tivisht në datat 1 Tetor dhe 5 nën­tor 2012, dhe njëherë të fun­dit në dt 11 Janar 2013.  Qe nga kjo datë e deri më sot, këshilli nuk është mbled­hur më, duke bërë që të shkelet si fil­lim pika 2 e nen­it 31 të ligjit 8652, që për­cak­ton se Mbled­hjet e rad­hës të këshillit bashki­ak zhvil­lo­hen si rreg­ull jo më pak se një herë në muaj”.

 

Në datë 11 Prill 2013, Këshilli Bashki­ak Dur­rës kapërceu edhe lim­itin e fun­dit ligjor prej tre mua­jsh rrad­hazi pa u mbled­hur në seancë, duke kon­sumuar kësh­tu rrethanën e parashikuar ne ligj për  vet-shpërn­dar­jen e tij. Pika 8 e nen­it 31 për­cak­ton shpre­himisht se “Kur këshilli nuk mblid­het për shkak të mungesës së anë­tarëve të tij gjatë tre mua­jve, duke fil­lu­ar nga data e mbled­hjes së fun­dit të tij, këshilli quhet i vetësh­përn­darë. Vetësh­përn­dar­ja paso­het me zgjed­hje të reja për këshillin përkatës dhe sekre­tari i këshillit komu­nal ose bashki­ak, bren­da 10 ditëve nga për­fundi­mi i afatit 3‑mujor, njofton prefek­tin[1]“. Kjo rrethanë parashiko­het qartë edhe në nenin 38  “Shpërn­dar­ja e parakohshme e këshillit”, ku, në pikën 1 të tij, ger­ma “a“ thuhet shpre­himisht se Këshilli komu­nal ose bashki­ak shpërn­da­het para kohe me VKM kur nuk mblid­het për një peri­ud­hë të vazh­dueshme tremu­jore;

 

Gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, Këshilli Bashki­ak Dur­rës nuk ral­i­zoi dot as vendi­mar­rjet për Paketën Fiskale 2013 (tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore) dhe për Bux­hetin 2013 (pagat e admin­is­tratës, inves­timet pub­like, etj). Këto janë në fakt edhe dy vendi­mar­rjet më të rëndë­sishme vje­tore të tij. Mos-real­iz­i­mi i tyre çon gjithash­tu në shpërn­dar­jen e parakohshme të Këshillit Bashki­ak, siç parashikon nenin 38, para­grafi 1 ger­ma “b“, ku shpre­himisht thuhet se: Keshilli shpern­da­het me VKM kur nuk arrin të mar­rë vendim për mira­timin e bux­hetit bren­da tre mua­jve nga data e për­cak­tu­ar në nenin 19 të këtij ligji“.

 

Sot, në datë 12 Kor­rik  2013, mbushen gjithash­tu plot 6 muaj nga hera e fun­dit kur këshill­tarët kanë mar­rë pjesë në një mbled­hjetë këshillit (e fun­dit ka qenë në 11 Janar 2013). Neni 27 i ligjit 8652, në pikën 4, ger­ma “e“  për­cak­ton shpre­himisht se: Man­dati i këshill­tar­it, mbaron para afatit, me propoz­im të komi­sion­it të man­dat­eve kur: e) nuk merr në mbled­hjet e këshillit për një peri­ud­hë 6 mujore


II. Aktiviteti vendimarrës (vendimet dhe ligjshmëria e tyre).

Voti­mi i vendimeve
 
Gjatë 12-mujorit të dytë të ushtrim­it të man­datit, Këshilli Bashki­ak, Dur­rësit ka mirat­u­ar gjith­sej 70 vendime. Plot 38 prej tyre janë mar­rë në vitin 2012, kurse pje­sa tjetër i tako­jnë vitit 2013.   Shu­mi­ca dër­rmuese e vendimeve të Këshillit janë me karak­ter indi­vid­ual (66 gjith­sej).  Nga mon­i­tori­mi rezul­ton se këshill­tarët kanë bërë votim të hapur në të gjitha rastet, në kundër­sh­tim me para­grafin 1 të nen­it 33 të ligjit 8652, të ndryshuar. Kjo dis­poz­itë për­cak­ton shpre­himisht se “Aktet me karak­ter indi­vid­ual mira­to­hen kur­do­herë me votim të fshe­htë”.
 
Për peri­ud­hën e mon­i­toru­ar, vetëm 4 vendime (VKB) kanë karakater nor­ma­tiv. Në të katra rastet, voti­mi është bërë i hapur, kon­form për­cak­tim­it ligjor. Më i rëndë­sish­mi prej tyre është VKB nr.123 “Për Mira­timin e Pro­jekt-Plan­it të Përgjithshëm Ven­dor të Bashk­isë Dur­rës“. Për­para votim­it të këtij vendi­mi, Këshilli ndër­mori kon­sul­time me aktorë të intere­sit dhe pub­likun, kon­form detyrim­it që i ngarkon atij pika 1 e nen­it 35 të ligjit 8652. Taki­mi me pjesë­mar­rje masive (tek Hotel Adri­atik) u orga­nizua dhe u mbështet nga INFOÇIP me struk­tu­rat e veta në Dur­rës, në kuadër të part­ner­itetit me Këshillin Bashki­ak që vijon prej më shumë se dy vjetësh tash­më.

Vendime që mer­ren me tre të pes­tat
 
Ligji 8652, i ndryshuar, parashikon vetëm një rast vendi­mar­rje për të cilën nevo­jiten 3/5 e votave të të gjithë anë­tarëve të Këshillit, konkretisht “për rastet e parashikuara në nenin 32 shkro­n­ja “e“ e këtij ligji, ose e thënë ndryshe, në rastet kur Këshilli mira­ton tjetër­simin ose dhënien në për­dorim të pron­ave të tretëve. Gjatë 12 mua­jve që mbu­loi mon­i­tori­mi, Këshilli Bashki­ak ka mar­rë të pak­tën 5 vendime për tjetër­simin ose dhënien në për­dorim të pron­ave të tretëve. Në të gjitha këto raste voti­mi ka qenë pothua­jse unan­im dhe pika 4 e nen­it 33 te ligjit 8652 është respek­tu­ar. Ne rastin e këtyre vendimeve, neni 35, pika 1 e ligjit 8652 i ngarkon Këshillit detyrim­in për zhvil­lim­in e sean­cave të këshillim­it me bashkës­inë në secilin rast, fakt të cilin mon­i­tori­mi nuk e ka kon­stat­u­ar. Po ash­tu, në rastin e këtyre vendimeve, duhet edhe vlerë­suar me kujdes edhe mënyra e votim­it, e cila, sa kohë që ato janë për nga natyra VKB indi­vid­uale, duhet të jetë gjith­monë e fshe­htë. Edhe në këtë rast, Këshilli nuk e ka plotë­suar detyrim­in ligjor që buron nga pika 1 e Neni 33 të ligjit 8652.

Vendimet qarkul­luese
 
Pavarë­sisht se mbled­h­ja e fun­dit[2] u mba­jt në 11 Janar 2013, Këshilli ka mirat­u­ar me vendim qarkul­lues pas kësaj date nga nje vendim respek­tivisht ne 23 Janar, ne 28 Shkurt,ne 25 Mars dhe ne 26 Prill 201, (VKB për ndih­mën ekonomike dhe page­sat e paaftë­sisë). Një prak­tikë e tillë vendi­mar­rëse dhe pro­ce­du­ra që ndiqet në raste të tilla nuk parashiko­het në ndon­jë nga nenet e ligjit 8652, të ndryshuar . Kjo prak­tikë, e cila është ndjekur edhe në vitin 2012[3] nga Këshilli Bashki­ak Dur­rës, mbetet të kon­sidero­het ekstra – ligjore.

Pje­se­mar­r­ja qytetare
 
Gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, mbled­hjet e këshillit kane qenë janë të hapu­ra për pub­likun, në respekt të per­cak­timeve te nen­it 34 të ligjit 8652. Qyte­tarët, përf­shirë dhe ata të orga­nizuar nga INFOCIP janë lejuar nor­mal­isht të ndjekin mbled­hjet e këshillit në sal­lë. Pjesë­mar­r­ja më e mad­he vere­j­tur ka qenë ajo në mbled­hjen datës 11.01.2013 ku u mirat­ua edhe “Pro­jekt-Plan­it të Përgjithshëm Ven­dor të Bashk­isë Dur­rës (VKB nr.123, dt. 11.01.2013), kur në sal­lën e mbled­hjeve të Këshillit kishin ard­hur mbi 20 banorë të lag­jes nr.2 (zonë arke­ologjike e Kat­e­gorisë A). Ata i kerkuan drejper­drejt keshilltareve ne seance që PPV të parashikonte lejimin e ndër­tim­it të bane­save ose te pak­ten rikon­struk­sion e atyre ekzistuese edhe në Lag­jen 2, pavarë­sisht fak­tit se ajo eshte zonë arke­ologjike.
 
Infra­struk­tu­ra e sal­lën e mbled­hjeve të Këshillit Bashki­ak ka gjith­sesi mundësi të pak­ta ako­mod­i­mi për qyte­tarët. Është vënë re se edhe per­son­eli i admin­is­tratës së bashk­isë jo gjith­monë ka kar­rige të mjaftuesh­më për të ndjekur mbled­hjet në sal­lë. E njëj­ta sit­u­atë kon­sta­to­het edhe për gaze­tarët të cilët mbu­lo­jmë me mbled­hjeve të Këshilit Bashki­ak. Një sit­u­atë e tillë kom­pro­men­ton  mate­ri­al­iz­imin në prak­tikë të garan­cisë kushtetuese në RSH sipas së cilës “Kujt­do i jepet mundësia të ndjekë mbled­hjet e organ­eve të zgjed­hu­ra kolektive”(neni 23/3 i Kushte­tutës).
 
Njof­ti­mi i mbled­hjeve

Prak­ti­ka krye­sore e ndjekur nga Sekre­tariati i Këshillit Bashki­ak Dur­rës për njof­timin e mbled­hjeve ka qenë përmes konk­tak­tim­it me email dhe me tele­fon, të këshill­tarëve apo të per­son­ave të tjerë të intere­suar.  INFOÇIP, si dhe të ZTQ Dur­rës janë njof­tu­ar rreg­ull­isht përmes tele­fonit, tre katër ditë para, për mbled­hjet e Këshillit Bashki­ak. Kjo prak­tikë, edhe pse ka garan­tu­ar nor­mal­isht ndjek­jen në sal­lë të mbled­hjeve prej ekip­it mon­i­torues, ka lim­itet e veta objek­ti­va për të ofru­ar njof­timin e të të gjithë të intere­suarve të mund­shëm për të ndjekur mbled­hjet e Këshillit Bashki­ak, si ne kup­ti­min prak­tik, ash­tu edhe ate të  per­cak­tu­ar ne piken 2 te nen­it 34 të ligjit 8652.
 
Edhe pse jo një kërkese direk­te e ligjit 8652, i ndryshuar, një ndër mënyrat e mund­sh­më të njof­tim­it të mbled­hjeve mund të ishte ajo përmes inter­netit. Nga vëzhgi­mi sis­tem­atik që INFOÇIP i ka bërë faqes zyrtare të Inter­netit gjatë peri­ud­hës së mon­i­torim­it, nuk rezul­toi që ajo të jetë për­dorur për të pub­likuar njof­time lid­hur me datën, orën dhe axhendën e mbled­hjeve të Këshillit Bashki­ak. Sa i takon njof­tim­it per­mes medias, kjo prak­tike mbetet te ver­i­fiko­het ne mua­jt qe vijne, pasi deri ne Janar 2013, Dur­re­si nuk ka patur nje tele­vizion lokal, sin­jali i te cilit te per­dorej per nof­timine  bled­hjeve te keshillit.
 
Data, ven­di, ora dhe ren­di i ditës i mbled­hjes së Këshillit

Një tjetër për­cak­tim i nënit 34, pika 2, e ligjit 8652, të ndryshuar është edhe se “Njof­ti­mi përm­ban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbled­hjes” (fjalia e dytë e nen­it 34/2). Nga vlerësi­mi i të gjithë njof­timeve të shpërn­dara gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, rezul­ton se kjo kërkesë e ligjit ka qenë tërë­sisht e respek­tu­ar nga ana e sekre­tar­it te Këshillit Bashki­ak.
 
Pub­liki­mi i vendimeve
 
Neni 35 i ligjit 8652 i ndryshuar pëer­cak­ton shpre­himisht se “Vendimet e këshillit afishohen, në vende pub­like të cak­tu­ara nga këshilli, bren­da ter­ri­torit të komunës ose bashk­isë dhe, sipas mundë­sive, këshilli cak­ton edhe for­ma të tjera të pub­likim­it të tyre”. Që në fil­lim të punës tonë në Dur­rës, duke parë sit­u­atën shqetë­suese, ne dix­hital­izuam vendimet e Këshillit Bashki­ak Dur­rës që nga vitit 2007 e deri sot, duke i bërë ato të pub­likueshme dhe të aksesueshme on-line. Ne fil­lim të këtij viti, data­baza dix­hitale e vendimeve të Këshillit Bashki­ak u rihodh nga e para në një por­tal të ri online, www.vendime.al,  që ofron avan­tazhe maft të rëndë­sishme kra­ha­suar me sis­temin e vjetër të arkivim­it, sido­mos për­sa i takon gjet­jes së vendimeve online me fjalë kyçe nga cili­do intere­suar. Faq­ja e indi­vid­u­al­izuar për Dur­rësin në www.vendime.al është e linkuar në faqen zyrtare të bashk­isë Dur­rës. Sekre­tari i Këshillit Bashki­ak, në bashkëpunum me struk­tu­rat tana ven­dore në Dur­rës, kanë për­c­jell për pub­likim online në vendime.al të gjitha vendimet që ka nxjer­rë këshilli gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, në respekt të frymës së nen­it 35 të ligjit 8652.
 

III. Rekomandim parësor

Bazuar në të dhë­nat e mesipërme, INFOCIP kon­sta­ton se Këshilli Bashki­ak Dur­rrës ndod­het aktu­al­isht në kushtet e parashkikuara nga neni 38 i ligjit 8652, “Për orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e qev­eris­jes ven­dore”. Ky nen parashikon shpërn­dar­ja e parakohshme të Keshillit me VKM. ne rastet kur ai:
 
a) nuk mblid­het për një peri­ud­hë të vazh­dueshme tremu­jore;

b) nuk arrin të mar­rë vendim për mira­timin e bux­hetit bren­da tre mua­jve nga data e për­cak­tu­ar në nenin       19 të këtij ligji;

c)   kryen shkel­je të rën­da të Kushte­tutës ose lig­jeve
 
Konkretisht, Këshilli Bashki­ak Dur­rës, për shkak të mos-veprim­it ger­mat “a” dhe “b” të para­grafit 1 të këtij neni, konkretisht mos ‑mbled­hjen për tre muaj rrjesht në seance dhe mos-mira­timin e Bux­hetit 2013. Kjo e fun­dit mad­je është e pamundur të riku­per­o­het tash­më për shkak të të parës, edhe sikur këshilli të gjen­eronte tash­më pas zgjed­hjeve të përgjithshme vull­netin e nevo­jshëm për ta kalu­ar bux­hetin e qytetit edhe sikur vetëm for­mal­isht.
 
Po ash­tu, Këshilli, gjatë veprim­tarise se tij, sic ka kon­sat­u­ar edhe mon­i­tori­mi, ka anashkalu­ar disa dis­poz­i­tave ligjore, sido­mos sa i takon modaliteteve të votim­it të akteve nga Këshilli. Mbetet të vlerë­so­het ende nëse këto devi­jime ari­jnë të aktivi­zo­jnë edhe ger­mën “c” të para­grafit 1 të nen­it 38.
 
Po ash­tu, sot, në datë 12 Kor­rik  2013, mbushen gjithash­tu plot 6 muaj nga hera e fun­dit kur këshill­tarët kanë mar­rë pjesë në një mbled­hje të këshillit (mbled­h­ja e fun­dit ka qenë në dt 11 Janar 2013). Neni 27 i ligjit 8652, në pikën katër të tij, ger­ma “e“  për­cak­ton shpre­himisht se: Man­dati i këshill­tar­it, mbaron para afatit, me propoz­im të komi­sion­it të man­dat­eve kur: e) nuk merr në mbled­hjet e këshillit për një peri­ud­hë 6 mujore.

Si për­fundim, INFOÇIP reko­man­don:

 

  1. 1. Njo­hjen zyrtare nga autoritet eprore të vetë-shkrir­jes së Këshillit Bashki­ak (shpërn­dar­ja ngo organi kom­pe­tent), për shkak të mos-ushtrim­it të funk­sion­eve për peri­ud­ha të zgjatu­ra përtej afat­eve ligjore.

 

  1. 2. Thirrjen e zgjed­hjeve të reja për Këshilli Bashki­ak, Dur­rës në një kohë sa më të shpe­jtë të mund­shme, në për­puth­je me Kodin Zgjed­hor të Repub­likës së Shqiperise.

 

  1. 3. Në peri­ud­hën nga data e zgjed­hjeve e deri në kon­sti­tu­imin e këshillit të ri, këshilli i vet-shpërn­darë te ushtro­jë funk­sione të kufizuara dhe të bëjë vendi­mar­rje vetëm në raste të sit­u­atave emergjente, sic parashikon neni 31, pika 6 e ligjit 8652.

Pje­sa tjetër e reko­mandimeve që kanë të bëjmë krye­sisht me amendime të ligjit aktu­al 8652, do tju vihen në dis­pocion përmes Rapor­tit final qe boto­het se shpe­jti.

 

INFOCIP shpall raportin mon­i­torues per Keshillin Bashki­ak Dur­res, 2013 from Qen­dra CIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim