Disa ditë më parë, qyte­tarët e Dur­rësit mësuan se këshilli i tyre bashki­ak kishte pushuar se funk­sionuari. Njof­timin për ndar­jen e parakohshme nga jeta pub­like të par­la­men­tit të qytetit e dha INFOÇIP, një orga­ni­za­të e spe­cial­izuar në mbikqy­er­jen e pro­ce­seve vendi­marëse. Sipas saj, Këshilli kishte kapër­cy­er lim­itin ligjor prej tre mua­jsh rrad­hazi pa u mbled­hur në seancë qe ne date 11 Prill 2013, duke futur kësh­tu në veprim të pak­tën dy nene të Ligjit për Pushtetin Ven­dor (nr.8652, i ndryshuar), sipas të cilave “Kur këshilli nuk mblid­het gjatë tre mua­jve, nga data e mbled­hjes së fun­dit t, ai quhet i vetësh­përn­darë“

 

…Po sipas INFOÇP, Këshilli Bashki­ak Dur­rës nuk ral­i­zoi dot as vendi­mar­rjet për Paketën Fiskale 2013 (tak­sat ven­dore) dhe Bux­hetin 2013. Mos-real­iz­i­mi i tyre çon gjithash­tu në shpërn­dar­jen e parakohshme të Këshillit Bashki­ak , siç parashikon nenin 38, para­grafi 1 ger­ma “b“ e të njëjtit ligj, ku shpre­himisht thuhet: Keshilli shpern­da­het me VKM kur nuk arrin të mar­rë vendim për mira­timin e bux­hetit bren­da tre mua­jve nga data e për­cak­tu­ar në nenin 19 të këtij ligji“.

Bazuar mbi të njëjtën matem­atikë ligjore, edhe Këshilli Bashki­ak Tiranë, ka kapër­cy­er të njëjtin prag dhe të jetë nisur për në botën tjetër, atë që ligji e 8652 e em(o)rton “vet-shkrir­je”. Sipas drej­torit të INFOCIP, Ger­ti Shel­la, mbled­h­ja e fun­dit në seancë të rreg­ullt e Këshillit Bashki­ak të Tiranës është zhvil­lu­ar në 9 Prill 2013. “Kjo do të thotë se në datë 9 Kor­rik 2013 është kapër­cy­er afati prej tre mua­jsh që Këshilli nuk mblid­het dhe çdo vendi­mar­rje këtej e tut­je do ishte pa legjitimitet”.
 
Sit­u­a­ta në mini-bashk­itë e krye­qytetit, gjithash­tu të orga­nizuars sipas të njëjtës struk­ture, reflek­ton në disa prej tyre të njëtën dinamikë të rënies së lirë drejt vet-shkrir­jes, ku më e thek­suar është ajo e Mini-Bashk­isë 4. Këtu banorët “i luten zotit” që Këshilli, i par­larë nga orek­set poli­tike, të mblid­het dhe “t’ju falë” ndih­mën e për­mua­jshme ekonomike famil­jeve në nevo­jë.

Tek­sa kjo sit­u­atë “vet-shkrir­je­je” është kaq e pran­ishme në aksin met­ro­pol­i­tan Tiranë-Dur­rës, mund të hamendë­so­het se prob­le­mi mund të jetë prezent edhe në një pjesë të mirë të 63 bash­ki të tjera që ka Repub­li­ka e Shqipërisë. Një zot e di si mund të jetë sit­u­a­ta me këshillat në 309 komu­nat që ka Shqipëria anëm­banë saj, për të cilat, ligji 8652 nuk bën asnjë difer­encim nga pik­pam­ja e afat­eve.
 

Këshillat dhe Ligji, një mar­rd­hënie e lod­hur

Funk­sioni vendi­mar­rës në niv­el ven­dor real­i­zo­het nga këshillat bashkiakë/komunale. Këta janë par­la­mentet e qyteteve dhe ligji iu njeh kom­pe­ten­ca shumë të rëndë­sishme, si cak­ti­mi i tak­save dhe tar­i­fave ven­dore, mira­ti­mi i bux­hetit vje­tor, kre­di-mar­rje dhe grant-mar­rje në vlera të kon­siderueshme dhe, sig­ur­isht vendi­mar­jen mbi ter­ri­torin dhe pronat që i kanë kalu­ar në admin­istrim Pushteti Ven­dor. Kur lex­on për kom­pe­ten­cat që nen­it 32, i ligjit 8652, i jep këshillave, gjithkush mund të habitet se përse ne Shqipëri ka kaq shumë vemend­je për kryetarët e bashkive dhe kaq shumë shpër­fill­je ndaj këshillave. Nëse këshillat do të funk­sionon­in vërtet, krerët e bashkive do të duhej ta kon­sumonin man­datin duke lobuar një nga një këshill­tarët për çdo urd­hër që do tju duhej të fir­mosnin.  Admis­tra­ta do të lutej që Këshilli të mos ushtronte kon­trolle aq shpesh sa ia lejon ligji. Fatke­që­sisht, ajo që ndodh në realitet është një shfy­tyrim fla­grant i frymës së ligjit të pushtetit ven­dor. Ligji zvet­no­het sido­mos në rastet kur shu­mi­ca në këshill dhe kreu i bashk­isë i bashk­isë i përkasin të njëjtës for­cë poli­tike; në raste të tilla, këshilli është thjesht një shto­jce pa pikë per­son­alitetit e admin­is­tratës.
 
Një rast konkret që ilus­tron këtë shformim të frymës së ligjit është i ashtëqua­j­turi bux­hetim me pjesë­mar­je. Tek­sa janë kryetarë e bashkive që krekosen para kam­er­ave për kon­sul­time të bux­hetit me palët e intere­sit, pak kush e di që këtë funk­sion ligji ia ngarkon ekskluzivisht Këshillit Bashki­ak. Ky i fun­dit ka detyrim të pre­rë të ndër­mar­rë kon­sul­time para mira­tim­it të Bux­hetit, të paketës fiskale (tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore), tjetër­sim­it të pron­ave si dhe kur mira­ton nor­ma dhe stan­darte për qytetin dhe për Bashk­inë (neni 35, pika 1). Sipas neni 44, ger­ma “a”, “Kryetari i bashk­isë ushtron të gjitha kom­pe­ten­cat në kry­er­jen e funk­sion­eve të komunës ose bashk­isë, me për­jash­tim të atyre që janë kom­pe­tencë vetëm e këshillit përkatës”. Kjo do të thotë që kon­sul­timet pub­like, që janë kom­pe­tencë ligjore e këshillit bashkiak/komunal (neni 35), nuk mund të jenë në asnjë rrethanë atribut ligjor i kryetar­it të Bashk­isë (admin­is­tratës).
 
Këtij spek­tak­li injo­rance ligjore i bashko­hen me raste edhe dona­torë të huaj, të cilët, edhe pse vijnë në Shqipëri të pro­mo­jnë kul­turën e zba­tim­it të ligjit, nxisin ekza­k­të­sisht të kundërtën tek­sa finan­co­jnë hapur nis­ma extra-ligjore si ato të kon­sul­timeve të udhëhe­qura nga krerët e bashk­isë dhe jo nga Këshillat Bashki­akë (sig­ur­isht faji që kjo ndodh është edhe i Këshillit, i cili s’ka gojë  të flasë as për vetveten, e jo më për qyte­tarët).  Edhe më e rëndë paraqitet mar­rd­hë­nia e këshillave me kërke­sat e ligjit për pro­ce­durës e vendi­mar­rjes. Kjo e fun­dit nor­mo­het me kujdes nga nenet 33, 34 dhe 35 të ligjit 8652. Në vlerësimet e bëra prej INFOCIP në 2012-ën në dy prej bashkive më të për­paru­ar në vend, ato të Kor­cës dhe të Dur­rësit, rezul­tonte se zbat­uesh­mëria mesa­tare e këtyre nen­eve nga Këshilli ishte 44% për Korçën dhe 49% për Dur­rësin.  Sa i takon votim­it, ka  një kërkesë në ligj e cila, për aq sa është e rëndë­sishme, aq edhe injoro­het hap­tazi nga këshill­tarët. Konkretisht, ligji kërkon pre­rë që vendimet indi­vid­uale (99% e vendimeve që merr Këshilli janë të tilla) të mira­to­hen kur­do­herë me votim të fshe­htë (neni 33/1). Sipas INFOÇIP, në asnjë rast kjo kërkesë e ligjit nuk respek­to­het, me për­jash­tim të mbled­hjes së parë ndosh­ta kur zgjid­hen krerët drejtues. Voti­mi i fshe­htë i vendimeve është garan­cia numër 1 që këshill­tarët do t’i binden ndërgjeg­jes së tyre qytetare dhe jo asaj par­ti­ake, një­soj si vota e fshe­htë e qyte­tarëve në votime është garan­ci që demokra­cia të mos shfor­mo­het nga pre­sionet e pushtetit.
 

Infla­cioni i decen­tral­izim­it?

Drej­tori i INFOÇIP, Ger­ti Shel­la thotë se në këto kushte, ose ligji duhet grisur dhe duhet rishkru­ar nga e para, ose këshillat duhen ribërë nga e para me njerëz që kanë një min­i­mum aftësie të lex­o­jnë dhe të kup­to­jnë kërke­sat e ligjit. Aktu­al­isht sit­u­a­ta është e tillë sa që dik­ton një kon­troll të rrep­të për të gjithë këshillat bashki­akë nga organi epror. Qev­e­ria qen­drore nuk mund të kër­cëno­jë për shkarkim nga detyra vetëm krerët e bashkive dhe të mbyl­lë sytë për­bal­lë sit­u­atës skan­daloze të keq-funk­sionim­it të këshillave. Ligji aktu­al për pushtetin ven­dor ka mbi 13 vjet që jep efek­tet e tij dhe nuk duhet shumë shkol­lë për të kup­tuar se, të ushtru­ara prej këshill­tarëve bashkikë apo komu­nale, apo prej kryetarëve të bashkive apo komu­nave, ato kanë qenë shkatër­rimtare, sido­mos për ter­ri­torin dhe finacat pub­like. Këto 13 vjet (çfarë shifer ters) kanë qenë vitet kur komu­narët e kthyen kor­rup­sion­in në art dhe kumu­nat në çifliqe, ku krye­bashki­akët e ngritën abuz­imin në sis­tem duke nxjer­rë qytetet jashtë sis­temit, ku kaosi urban serviret si vizion dhe abuz­i­mi fjal­grant si mirëqev­eris­je. Të gjitha këto kanë patur sig­ur­isht “bekimin” e këshillave, dhe sig­ur­isht edhe “nderimet e fun­dit”, kur dëmi ka qenë i pak­thyeshëm. Në këto 13 vite kur në fuqi është ligji 8652, qël­li­mi i ligjivënësit për të sjel­lë qev­eris­jen më pranë qyte­tarëve nuk është ver­i­fikuar, të pak­tën për të mirë. Fry­ma e ligjit ose është keqkup­tuar ose është keqpër­dorur dhe në këto kushte nuk ka më dileme. Dece­tral­iz­i­mi në Shqipëri, pavarë­sisht se vlerë­so­het nga gjuha e drun­jtë e part­nerëve qever­i­tarë dhe dona­torëve, është një his­tori dësh­ti­mi në sytë e qyte­tarëve.  Një refren infla­cioni që përsëritet: më tepër decen­tral­iz­im (ose komu­narë) seç duhet, si më parë kur kishte më tepër monar­ki se ç’duhej, më tepër komu­nizëm, me tepër kap­i­tal­izëm, më tepër lig­je.… deri në zhvleft­ësim.
 

Ekstrakt nga rapor­ti mon­i­torues i INFOÇIP

Nga mon­i­tori­mi rezul­ton se përg­jatë 12 mua­jve të fun­dit, Keshilli Bashki­ak Dur­rës është mbled­hur vetëm 3 herë në seancë, respek­tivisht në 1 Tetor dhe 5 nën­tor 2012, dhe njëherë të fun­dit në dt 11 Janar 2013.  Qe nga kjo datë e deri më sot, këshilli nuk është mbled­hur më, duke bërë që të shkelet si fil­lim pika 2 e nen­it 31 të ligjit 8652, që për­cak­ton se “Mbled­hjet e rad­hës të këshillit bashki­ak zhvil­lo­hen si rreg­ull jo më pak se një herë në muaj”.

Në datë 11 Prill 2013, Këshilli Bashki­ak Dur­rës kapërceu edhe lim­itin e fun­dit ligjor prej tre mua­jsh rrad­hazi pa u mbled­hur në seancë, duke kon­sumuar kësh­tu rrethanën e parashikuar ne ligj për  vet-shpërn­dar­jen e tij. Pika 8 e nen­it 31 për­cak­ton shpre­himisht se “Kur këshilli nuk mblid­het për shkak të mungesës së anë­tarëve të tij gjatë tre mua­jve, duke fil­lu­ar nga data e mbled­hjes së fun­dit të tij, këshilli quhet i vetësh­përn­darë. Vetësh­përn­dar­ja paso­het me zgjed­hje të reja për këshillin përkatës dhe sekre­tari i këshillit komu­nal ose bashki­ak, bren­da 10 ditëve nga për­fundi­mi i afatit 3‑mujor, njofton prefek­tin “. Kjo rrethanë parashiko­het qartë edhe në nenin 38  “Shpërn­dar­ja e parakohshme e këshillit”, ku, në pikën 1 të tij, ger­ma “a“ thuhet shpre­himisht se Këshilli komu­nal ose bashki­ak shpërn­da­het para kohe me VKM kur nuk mblid­het për një peri­ud­hë të vazh­dueshme tremu­jore;
 
Gjatë peri­ud­hës nën mon­i­torim, Këshilli Bashki­ak Dur­rës nuk ral­i­zoi dot as vendi­mar­rjet për Paketën Fiskale 2013 (tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore) dhe për Bux­hetin 2013 (pagat e admin­is­tratës, inves­timet pub­like, etj). Këto janë në fakt edhe dy vendi­mar­rjet më të rëndë­sishme vje­tore të tij. Mos-real­iz­i­mi i tyre çon gjithash­tu në shpërn­dar­jen e parakohshme të Këshillit Bashki­ak , siç parashikon nenin 38, para­grafi 1 ger­ma “b“, ku shpre­himisht thuhet se: Keshilli shpern­da­het me VKM kur nuk arrin të mar­rë vendim për mira­timin e bux­hetit bren­da tre mua­jve nga data e për­cak­tu­ar në nenin 19 të këtij ligji“.
 
Në datë 12 Kor­rik  2013, u mbushen gjithash­tu plot 6 muaj nga hera e fun­dit kur këshill­tarët kanë mar­rë pjesë në një mbled­hjetë këshillit (e fun­dit ka qenë në 11 Janar 2013). Neni 27 i ligjit 8652, në pikën 4, ger­ma “e“  për­cak­ton shpre­himisht se: Man­dati i këshill­tar­it, mbaron para afatit, me propoz­im të komi­sion­it të man­dat­eve kur: e) nuk merr në mbled­hjet e këshillit për një peri­ud­hë 6 mujore
 

Si për­fundim, INFOÇIP reko­man­don:

Njo­hjen zyrtare nga autoritet eprore të vetë-shkrir­jes së Këshillit Bashki­ak (shpërn­dar­ja ngo organi kom­pe­tent), për shkak të mos-ushtrim­it të funk­sion­eve për peri­ud­ha të zgjatu­ra përtej afat­eve ligjore.

Thirrjen e zgjed­hjeve të reja për Këshilli Bashki­ak, Dur­rës në një kohë sa më të shpe­jtë të mund­shme, në për­puth­je me Kodin Zgjed­hor të Repub­likës së Shqiperise.
 
Në peri­ud­hën nga data e zgjed­hjeve e deri në kon­sti­tu­imin e këshillit të ri, këshilli i vet-shpërn­darë te ushtro­jë funk­sione të kufizuara dhe të bëjë vendi­mar­rje vetëm në raste të sit­u­atave emergjente, sic parashikon neni 31, pika 6 e ligjit 8652.

 

Marre nga Revista JAVA,  nr. 78, E Shtune, 20 Kor­rik
© 2013 JAVA.

http://www.revistajava.al


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim