Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOCIP dhe struk­tu­ra e saj mbështetëse në Dur­rës zhvil­lu­an ditën e mërkurë, dt 24 Kor­rik një sem­i­nar-tra­jnues me gaze­tarët krye­sorë lokalë në Dur­rës. Tema e tra­jnim­it ishte “Roli i Medias lokale në mon­i­torim­in e Këshillit Bashki­ak”. Syn­i­mi i sem­i­nar­it ishte ofri­mi i njo­hurive ligjore për gazetërët me syn­im mbikqyr­jen sa më pro­fe­sion­ale të aktivitetit dhe funk­sionim­it te keshillit bashki­ak.
 

Një sem­i­nar i tillë, siç u pohua nga gazetaret pjesë­mar­res, rreth 23 gjith­sej, zhvil­lo­hej për herë të parë mbi këtë tem­atike në qytetin e Dur­rësit. Ai u kon­cep­tua nga INFOÇIP në kuadër të aktiviteteve të mbështe­tu­ra ne kete qytete nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, me seli në Wash­in­ton D.C.
 

Të pran­ishëm në këtë aktivitet ishin të gjithë gaze­tarët e medi­ave krye­sore kom­bëtare të cilët rapor­to­jnë nga Dur­rësi (Top Chan­nel, TV KLAN, Ora NEWS, NEWS24, VIZION PLUS, etj). Po ash­tu, në këtë sem­i­nar morën pjesë edhe reporterët e të përdit­shme krye­sore në vend, si Gaze­ta Panora­ma, Gaze­ta Shqip, Gaze­taë Shqiptare etj. Po ash­tu, të pran­ishëm ishin për­faqë­sues nga të gjitha medi­at lokale të Dur­rësit, përf­shi atë tele­vizive, të shkru­ar dhe online.
 

Lek­torë në këtë aktivitet, për të për­c­jel­lë eksper­tizën e tyre ishin Ger­ti Shel­la, ekspert ne cesht­jet e trans­parences dhe te informim­it, Alek­sander Cipa, ish kry­ereda­tor i disa prej te perdit­shmeve me te ren­de­sishme ne vend dhe njeko­he­sisht pro­fe­sor i gaze­tarise ne disa prej uni­ver­siteteve me te mira ne vend, njeko­he­si­ht edhe drejtue i Union­it te Gazetareve te Shqiperise, Endrit Sha­bani, pro­fe­sor i se drejtes ne Uni­ver­sitetin “Luarasi” dhe njeko­he­sisht ekspert i shoqerise civile ne fushen e mon­i­torimeve.
 

Tem­at e tra­jte­save kishin per qel­lim te ofronin nje ekspoze te plote para gazetareve lokale te te gjitha detyrimeve dhe pergjeg­je­sive ligjore qe keshillat kane ne ushtrim­in e funk­sion­eve te tyre vendi­mar­rese, me fokus te posacem afatet dhe vendi­mar­rjen e hapur.
 

Ne fund, pas mbled­hjes se reko­mandimeve, pje­se­mar­resve iu shpern­dane cer­ti­fikatat e tra­jnim­it nga INFOCIP. Ky aktivitet i hap rruge nje part­ner­iteti te ri strategjik ne dur­res te INFOCIP me medi­an lokale per te vital­izuar edhe me shume funk­sionet kon­trol­luese qe shoqe­ria civile ne sin­ergji me aktoret medi­atike mund te lua­jne per nje mbikqyr­je sa me pro­fe­sion­ale dhe te plote te vendi­mar­rjes se Keshillit Bashki­ak.

 

Shiko me shume foto nga aktiviteti

 

Pjese ne Audio Video nga Aktiviteti

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim