Në sesion­in e ri par­la­men­tar të çelur në dt. 7 shta­tor 2020, Kuven­di ka perf­shire ne pro­ces legjisla­tiv Pro­jek­tligjin “Per Ref­er­en­du­min”. Ky pro­jek­tligj eshte har­tu­ar INFOCIP, ne kon­sul­tim me aktoret krye­sore te Shoqerise Civile dhe per­son­alitet e spikatu­ra te jetes pub­like ne vend. Nis­ma ligjore e INFOÇIP është depoz­i­tu­ar nga deputet­ja Rud­i­na Haj­dari dhe eshte mirat­u­ar nga Kryetari i Kuven­dit Gramos Ruçi. Pro­jek­tligji “Per Ref­er­en­dumet” mund te shkarko­het direkt nga faq­ja e Kuven­dit te Shqipërisë, bashke me rela­cionin perkates.

 

 

ligji per referendumet, infocip

Në vitin 2015, pas desh­tim­it te per­p­jek­jeve te shoqerise civile per te mba­j­tur nje ref­er­en­dum per çesht­jen sen­si­tive te impor­tit te mbet­jeve urbane, u be e qarte se mba­jt­ja e ref­er­en­dumeve nuk ishte thjesht nje mungese vull­neti poli­tik apo qever­i­tar, por mbi te gjitha ishte nje pamunde­si ligjore.

 

Mbi kete premise, INFOÇIP mori angazhimin pub­lik ne vitin 2016 per te har­tu­ar nje ligj per ref­er­en­dumet, te kon­sul­tu­ar me aktoret me te spikatur te shoqerise civile. Ligji per ref­er­en­dumet do te duhej te mate­ri­al­i­zonte ne prak­tike parimet kushtetuese si dhe te iden­ti­fikonte per­vo­jat me te mira dhe me te per­sh­tat­shme per kushtet e Shqiperise. Drafti­mi i pro­jek­tligjit “per Ref­er­en­dumet” per­fun­doi ne vitin 2018 dhe doku­men­ti u hap per inpute per­fundimtare tek part­neret e shoqerise civile.

 

Qel­li­mi i Pro­jek­tligjit “per Ref­er­en­dumet”  eshte cak­ti­mi i nor­mave dhe rreg­ullave per per­gatit­jen, zhvil­lim­in, admin­istrim­in dhe shpall­jen e rezul­tatit te ref­er­en­dumeve ne Repub­likes se Shqiperise. Pro­jek­tligji ka trans­pozuar me besnikeri parashikimet kushtetuese ne fuqi ne Repub­liken e Shqiperise sa i takon ref­er­en­dumeve. Ai ka mba­j­tur parasysh me menyre sub­stan­ciale reko­mandimet e meparshme te Komi­sion­it te Vene­cias si dhe vendimet/interpretimet  e Gjykates Kushtetuese.

 

Pro­jek­ligji eshte mak­si­mal­ist ne parashikimet qe permban, me syn­im zgjer­im­in e fush­es se veprim­it te demokracise direk­te. Drafti i har­tu­ar eshte nxi­tur nga nevo­ja e shtu­ar per t’i dhene nje frymemar­rje demokracise shqiptare, pa u influ­en­cuar domos­dosh­mer­isht nga ndon­je prak­tike jo fort e suk­sesshme e vendeve te tjera (si psh Italia e cila refer­o­het edhe nga Komi­sioni i Vene­cias ne opin­ion­in e tij).

 

Pro­jek­tligji “Per Ref­er­en­dumet” permban parashikime mate­ri­ale dhe pro­ce­du­rale, por edhe ref­er­en­cat perkatese ne Kodin Zgjed­hor si per mba­jt­jen e ref­er­en­dumeve te pergjithshshem, ash­tu edhe per ato ne niv­el te qev­eris­jes ven­dore ne planin e admin­istrim­it te pro­ce­sit zgjed­hor. Si ne draftin para­prak, ash­tu edhe ne for­matin aktu­al te kon­solid­uar nga INFOÇIP ne vitin 2019–2020, pro­jek­tligji difer­en­con dy kat­e­gori haze per ushtrim­in direkt te sovran­itetit te pop­ul­lit: ref­er­en­du­min e pergjthshem dhe ref­er­en­du­min ven­dor.

 

501A3863

 

Pro­jek­tligji është i struk­tu­ru­ar në 6 (gjashtë) Kre dhe konkretisht:

 

Kreu I —         Dis­pozi­ta të Përgjithshme

Kreu II —        Llo­jet e Ref­er­en­dumeve dhe Nis­më­tarët

Kreu  III —     Pro­ce­du­ra për thirrjen e Ref­er­en­dumeve

Kreu IV–       Admin­istri­mi i pro­ce­sit zgjed­hor për Ref­er­en­dumet

Kreu V–          Ref­er­en­du­mi Ven­dor

Kreu VI —      Organet përgjegjëse, Financi­mi dhe Anki­mi

 

Pro­jek­tligji “Për Ref­er­en­dumet” përm­ban 54 nene në tërësi dhe orga­ni­zo­het në 27 faqe for­mat A4, me font Times New Roman 12. Ligji është mate­r­i­al dhe pro­ce­dur­al. Pje­sa pro­ce­du­rale që ka të bëjë më admin­istrim­in e pro­ce­sit zgjed­hor për ref­er­en­du­min, numërim­in e votave dhe shpall­jen e rezul­tatit nuk për­shkruhet në këtë pro­jek­tligj por ref­er­e­het drejt­për­drejt në dis­poz­i­tat e Kodit Zgjed­hor të RSH. Pro­jek­tligji parashikon në dipoz­i­tat e fun­dit se me mira­timin edhe hyr­jen në fuqi të tij ligji pje­sa e Ref­er­en­dumeve në Kodin Zgjed­hor si dhe çdo akt tjetër ligjor ose nën­ligjor që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj shfuqi­zo­het.

 

Shkarko këtu pro­jek­tligjin “Për Ref­er­en­dumet”

 

Shkarko këtu rela­cionin e Pro­jek­tligjit “Për Ref­er­en­dumet”

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim