Një nga risitë e Pro­jek­tligjit “Per Ref­er­en­dumet” të har­tu­ar nga INFOCIP dhe part­neret e sek­torit te Shoqërisë civile  është heq­ja e barës finan­cia­re të orga­nizim­it të ref­er­en­dumeve gru­peve nis­mëtare. Kjo Barre i ngarko­het nga ky pro­jek­tligj bux­hetit të instu­tu­cion­eve pub­like.  Parashikimet e der­i­tan­ishme qe gjen­den ne Kodin Zgjed­hor ngarkonin me bar­rë finan­cia­re grupin nis­më­tar të ref­er­en­du­mit, të cilët duhet të për­bal­lonin me shpen­zimet e tyre mbled­hjen e fir­mave dhe fushatën ref­er­en­dare.

 

Pari­mi i barazise dhe aksesit te barabarte ne bux­hetin e shtetit per nis­ma ligjore eshte aplikuar nga INFOCIP ne kete nisme ligjve­nese.  Konkretisht nëse ref­er­en­du­mi kushtetues apo ai kon­sul­ta­tiv, që real­i­zo­hen me ini­cia­tive të Kuven­dit apo Këshillit të Min­is­trave për­bal­lo­hen 100% nga bux­heti i shtetit që nga nis­ma e deri në shpall­jen e rezul­tatit, i njëjti parim apliko­het edhe për ref­er­en­dumet e ini­ci­uara nga gru­pet e qyte­tarëve apo sub­jek­te të tjera jo-qever­itare të legjitimuara për inicimin e tyre.

 

NISMA PER REFEREDNUMIN SOLUTIONS

Gru­pet nis­mëtare të ref­er­en­dumeve, të cilat janë kon­tak­tu­ar nga INFOÇIP në fazën e kon­sul­tim­it të këtij pro­jekt-ligji, përveç bar­ri­er­ave ligjore dhe burokratike, janë për­bal­lur edhe me kos­to direk­te finan­cia­re për legjitim­imin e pro­ce­sit. Kjo rrethanë e padrejtë, ka dobë­suar edhe më tej  aksesin  e  tyre  në  të  drejtën  ref­er­en­dare dhe shkon në kundër­sh­tim me frymën e kushte­tutës e cila pro­movon ushtrim­in e sov­fan­itetit të pop­ul­lit përmes demokracisë direk­te. Në këtë pro­jek­tligj, bar­ra finan­cia­re për nis­jen e fazës për­gati­tore të një pro­ce­si ref­er­en­dar sub­ven­ciono­het 100% nga shteti, duke afir­muar parim­in e barazisë së armëve dhe mos-diskri­m­inim­it në vendi­mar­rjen pub­like.

 

Hartue­sit e këtij pro­jekt-ligji kanë pran­uar  premisën se nis­më­tarët e një ref­er­en­du­mi, për nga vetë natyra e këtij të fun­dit, i shër­be­jnë një intere­si të lartë pub­lik dhe jo inter­est per­son­al apo par­ti­ak. Rrjed­himisht, kos­tot e nis­mës së tyre duhet të mbu­lo­hen nga fonde pub­like dhe jo nga paratë e bux­hetit të tyre famil­jar, sic ka qënë prak­ti­ka diskrim­in­uese deri më sot.

 

Çdo shte­tas shqip­tar, bren­da apo jashtë ven­dit, me të drejtë vote, që plotë­son kushtet për të qenë zgjed­hës, ka të drejtë të mar­rë pjesë në ref­er­en­dum. Shteti, përmes insti­tu­cion­eve dhe finan­cave pub­like, garan­ton që shte­t­a­sit shqip­tarë në ref­er­en­dum të shpre­hin vull­netin e tyre në mënyrë të drejpër­drejtë, me votim të lirë e të fshe­htë. Kjo është një pasqyrim i drejt­për­drejtë i për­cak­timeve kushtetuese që përm­ban neni 8 i saj, para­grafi 2, sipas të cilit “Repub­li­ka e Shqipërisë mbron të drej­tat e shte­tasve shqip­tarë me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të vet”. E drej­ta për të ushtru­ar sovran­itetin drejt­përsë­drejti është një e drejtë kushtetuese dhe rrjed­himisht një e drejtë e garan­tu­ar përmes këtij pro­jek­tligji.

 

Për të mundë­suar efek­tivisht të drejtën e mar­rjes pjesë në ref­er­en­dum të çdo shte­tasi shqip­tar me të drejtë vote, pro­jek­tligji refer­on tek nëshkri­mi elek­tron­ik, si një realitet ligjor në Repub­likën e Shqipërisë. Nën­shkrimet për një nis­më ref­er­en­dare mund të mblid­hen edhe në rrugë elek­tron­ike, online përmes por­tal­it që mundë­so­het për këtë qël­lim sipas për­cak­timeve ligjore në fuqi. Grupi Nis­më­tar i ref­er­en­du­mit, në për­puth­je me stan­dartet ligjore në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë për nën­shkrim­in elek­tron­ik dhe ofrue­sit e këtij shër­bi­mi, ka të drejtë të kërko­jë për­dorim­in e këtij shër­bi­mi pa pagesë nga Autoriteti përkatës, sipas parashikimeve që përm­ban ligji Ligji Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nën­shkrim­in elek­tron­ik”, i ndryshuar.

 

firma digitale

 

Ofrue­sit e shër­bim­it të çer­ti­fikim­it për mbled­hjen e nën­shkrimeve elek­tron­ike online duhet të garan­to­jnë mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale  dhe  iden­ti­fikimin  e  nën­shkrimeve. Mbled­h­ja e nën­shkrimeve online është pa pagesë. Në çdo rast,  pas një nën­shkri­mi online në por­tal­in përkatës, sis­te­mi mundë­son print­imin e një çer­tifi­cate që e provon këtë nën­shkrim. Aktu­al­isht Shqipëria ka bërë pro­gres të ndjesh­më në për­dorim­in e palt­for­mave online për të ofru­ar shër­bime pub­like. Komi­sioni Europi­an ka pub­likuar për vitin 2019 raportin vje­tor “e Gov­ern­ment Bench­mark”, mat­ja e per­for­mancës së e‑Qeverisjes, ku Shqipëria është vlerë­suar si e para në rajonin e Bal­lka­n­it për Qev­eris­jen Elek­tron­ike.

 

Ky raport vlerë­son për­dorim­in e teknologjisë së infor­ma­cionit dhe komu­nikim­it në sek­torin pub­lik. Vlerësi­mi bëhet mbi zhvil­lim­in e shër­bimeve pub­like online  me  në qendër qyte­tarin, trans­parencën e ofrim­it të tyre dhe përf­shir­jen e te ash­tuqua­j­tu­rave ‘key enablers’, të cilat masin para-kushtet teknike dhe orga­ni­za­tive për ofrim­in e shër­bimeve elek­tron­ike si iden­ti­fiki­mi elek­tron­ik dhe ndërvepri­mi mes sis­te­meve.

 

Duke shtrirë aplikimin e këtyre shër­bimeve edhe për mundësimin e pro­ce­seve refer­n­dare, Shqipëria kon­soli­don pozi­cion e saj dhe ka poten­cialit të bëhet një vend lid­er në rajon sa i takon për­dorim­it të teknologjisë për të rrit­ur demokra­tiz­imin dhe pjesë­mar­rjen.

 

Në sfondin e për­vo­jës së pan­demisë COVID 19, për­dori­mi i sis­te­meve online është një domos­dosh­mëri sa i takon pro­ce­sit të mbled­hjes së fir­mave nga qyte­tarët për të legjitimuar përmes nëshkrim­it elek­tron­ik mar­rjen e nis­mës ref­er­en­dare. Në vlerësimin e INFOÇIP, nën­shkri­mi elek­tron­ik është mjet i rëndë­sishëm për të lehtë­suar apo garan­tu­ar aksesin në të drejtën refer­n­dare të shte­tasve shqip­tarë.

 

Nga një inter­pre­tim ad-hoc i nen­it 2 të Kushte­tutës, zgjed­hësit nuk kanë të drejtë të shtro­jnë në ref­er­en­dum çësht­je që lid­hem me tak­sat dhe detyrimet finan­cia­re të shtetit. Vetë-tak­si­mi, në kup­ti­min e këtij ligji, është e një e drejtë poz­i­tive, që nuk inter­fer­on me të drejtën e organ­it për­faqë­sues, por përkun­drazi e plotë­son atë. Ref­er­en­du­mi për çësht­je të vetë-tak­sim është një pro­ces thel­lë­sisht demokratik dhe i legjitimuar në një numër të vendeve të BE, sido­mos në niv­el të ref­er­en­dumeve ven­dore. Mod­eli polak që ka mba­j­tur më shumë parasysh ky pro­jek­tligj në draftimin e tij e parashikon këtë të drejtë refendare.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim