PROMEMORJE
Drej­tu­ar: Kuven­dit të Shqipërisë
Lën­da: Për mira­timin e Pro­jek­ligjit “Për Ref­er­en­dumet”
Datë: 30 Tetor 2020
Të nderu­ar deputetë të Kuven­dit të Shqipërisë.

 

Ne, për­faqë­sue­sit e shoqërisë civile, bar­tim si të gjithë shqip­tarët, interesin legjitim që ven­di ynë të për­paro­jë dhe të bega­to­jë. Ne kon­sta­to­jmë se, pavarë­sisht shumë për­p­jek­jeve dhe sak­ti­fi­cave në këto 30 vite demokraci, pro­gre­si i arrit­ur nuk është në lartës­inë e aspi­ratave të shqip­tarëve.

 

Cilësia e demokracisë ka pësuar përke­qësim, edhe për shkak të sit­u­atave të kri­juara nga pan­demia glob­ale, e cila ka godi­tur dhe Shqipërinë. Shteti ligjor për­ball gjithash­tu sfi­da të shum­ta. Vendi­mar­r­ja poli­tike në Kuvend nuk i nën­shtro­het tan­imë kon­trol­lit gjyqë­sor kushtetues.

 

Kushte­tu­ta e vitit 1998 ka pësuar në 22 vitet e fun­dit ndryshime të dik­tu­ara nga intere­sat par­ti­ake, të cilat kanë vënë në sprovë bes­imin pub­lik tek qën­druesh­mëria e aktit themeltar të Repub­likës sonë për­bal­lë pre­sion­it poli­tik të ditës.

 

Edhe pse vetë Kushte­tu­ta e Shqipërisë u mirat­ua me Ref­er­en­dum në vitin 1998, asnjë ref­er­en­dum për të aprovuar (ose jo) ndryshimet e saj të mëvoshme nuk është thirrur nga Kuven­di. Pop­ul­li që mira­toi me ref­er­en­dum Kushte­tutën e tij, sot nuk lejo­het që ta prekë më atë. Ajo është bërë de-jure pronë ekskluzive e poli­tikanëve.

 

E drej­ta për ref­er­en­dum garan­to­het nga Kushte­tu­ta e Shqipërisë si for­më e ushtrim­it të drejt­për­drejtë të vendi­mar­rjes demokratike. Sipas nen­it 2, pika 2 të Kushte­tutës “Pop­ul­li e ushtron sovran­itetin nëpër­m­jet për­faqë­suesve të tij ose drejt­përsë­drejti”. Vendi­mar­r­ja direk­te nuk ka hyrë asnjëherë në veprim që nga koha e mira­tim­it të vetë Kushte­tutës, duke kri­juar një deficit demokratik në Repub­likën e Shqipërisë. Sa i takon për­faqë­suesve të pop­ul­lit, ata janë gjith­monë e më pak të tij dhe gjith­monë e më shumë të kryetarëve të partive.

 

Përveç mungesës së vull­netit për të aktivizuar mekanizmin demokratik ref­er­en­dar, pjesë e prob­lemit është padyshim munge­sa e një ligji për Ref­er­en­dumet në RSH. Në nenin 150, para­grafi 3, Kushtete­tu­ta për­cak­ton se: “Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit, si dhe vlef­sh­mëria e tij parashiko­hen me ligj”.

 

Kushte­tutëbërësi e ka ren­di­tur këtë instru­ment legjisla­tiv në kat­e­gor­inë e lig­jeve që mira­to­hen me 3/5 e gjithë anë­tarëve të Kuven­dit (neni 81 i Kushte­tutës). Sipas inter­pre­timeve të Gjykatës sonë Kushtetuese, lig­jet e parashikuara të voto­hen me 3/5 e të gjithë anë­tarëve të Kuven­dit kon­sidero­hen rezërve e shpre­hur e ligjvënësit (VGJK nr. 5, dt.5/2/2014). Deri sot, në vitin 2020, Kuven­di ka mirat­u­ar thua­jse çdo ligj që parashiko­het në nenin 81 të Kushte­tutës, përveç Ligjit për Ref­er­en­dumet. Rrjed­himisht, detyrat që Kushte­tu­ta i ka cak­tu­ar nuk janë bërë nga Kuven­di.

 

Të gjen­dur për­bal­lë këtyre rrethanave, grupimet më të fuqishme të shoqërisë civile u bënë bashkë në vitin 2016 për të mar­rë Nis­mën Kom­bëtare për Ref­er­en­dumet.

 

Në vitin 2018, pro­jek­tligji i kom­ple­t­u­ar me inpute nga shoqe­ria civile u kon­solid­ua dhe nga ekspertët më të mire. Pro­jek­tligji “Për Ref­er­en­dumet” u depoz­i­tua ne Kuvend ne sesion­in e parë të vitit 2020 dhe ka hyrë në pro­ce­durë par­la­mentare. Ai përm­ban parashikime mate­ri­ale dhe pro­ce­du­rale për mba­jt­jen e ref­er­en­dumeve në Repub­likën e Shqipërisë, si në niv­el qen­dror, ash­tu edhe në niv­el ven­dor.

 

Përmes kësaj Promem­o­r­je, ne inku­ra­jo­jmë Kuvendin që të pri­or­i­ta­ri­zo­jë në kalen­darin e punimeve të tij disku­timin dhe mira­timin e këtij pro­jekt-ligji të rëndë­sishëm bren­da këtij sesioni. Disku­timet dhe kon­sul­timet me të gjithë aktorët e intere­sit, për për­mirësimin e mëte­jshëm të pro­jekt-ligji duhen kon­sideru­ar si një shans për ti dhënë frymër­rjen e munguar Demokracisë Par­la­mentare dhe Demokra­sice së Drejt­për­drejtë, për të cilën kemi sot nevo­jë më shumë se kur­rë.

 

Ne, për­faqë­sue­sit e Shoqërisë Civile, i kërko­jmë Kuven­dit që, përmes një akti të vull­netit të mirë, të riku­per­o­jë shanset e hum­bu­ra në këto 22 vjet dhe të mira­to­jë pa hum­bur më shumë kohë pro­jek­tligjin “Për Ref­er­en­dumet”, tash­më në pro­ce­durë par­la­mentare.

 

promemorje infocip referendum

 

promemorje, referendum infocip 1promemorje infocip referendum 3

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim