Pro­jek­tligji “Për Ref­er­en­dumet” në RSH është një ini­cia­tivë ligjore e Qen­drës për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP. Nis­ma mori dimen­sion kom­bë­tar në vitin 2016, pasi axhen­da legjisla­tive për har­timin e ligjit për ref­er­en­du­min sig­uroi mbështet­jen e gjithë sek­torit të shoqërisë civile. Pro­jek­tligji mori for­men e tij per­fundimtare në Qer­shor të vitit 2018. Fut­ja ne pro­ces par­la­men­tar u pezul­lua per shkak te krizes qe shkak­toi largi­mi i for­cave opoz­itare nga Kuven­di. Pro­jek­tligji per­fundim­tar mbeti gjith­sesi i afishuar per adop­tim si nisme ligjve­nese e deputeteve te rinj qe zune vendet e mbe­tu­ra bosh.

 

INFOÇIP mbështeti të gjithë pro­cesin e draftim­it të pro­jek­tligjit si dhe pro­cesin kon­sul­ta­tiv të real­izuar më aktorët e shoqërisë civile, KQZ, për­faqë­sues të Kuven­dit si dhe me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare. Drafti i parë ligjor  ligjor u për­gatit nga Dr. Ger­ti Shel­la dhe Prof. Dr. Mige­na Leskoviku. Draftet u për­mirë­suan përmes peer reviw dhe anal­izës së pavarur të ekspertëve të ndryshëm të fushës.  Disa nga ekspertët e mirën­jo­hur që punuan për këtë pro­jek­tligj janë Z. Vik­tor Gumi, Znj. Val­bona Pajo Bala, etj.

 

Tryeza e parë kon­sul­ta­tive u thirr në datë 15 Nen­tor 2016. Në të morën pjesë të gjithë për­faqë­sues të orga­ni­zatave krye­sore të shoqërisë civilë, kreu i sapozg­jed­hur i KQZ, Z. Denar Biba, për­faqë­sues të orga­ni­zave ndërkom­bë­tarë, qyte­tarë të angazhuar si dhe për­faqë­sues të for­cave poli­tike.  Në këtë tryezë të morën  pjesë për­faqë­sues nga AKIP  (Alean­ca Kundër Impor­tit të Pler­ave) të cilën në vitin 2013 morën nis­mën refer­n­dare për ndal­im­in e impor­tit të pler­ave në Shqipëri.

 

TRYEZA E PARE, NISMA KOMBETARE PER REFERNDUMIN, INFOCIP

 

Në tryezën e parë të kon­sul­tim­it, ky grupim u për­faqë­sua nga Znj. Kozara Kati. Të tjerë për­faqë­sues të sek­torit të shoqërisë civile të cilët u ftu­an nga INFOÇIP në këtë process të rëndë­sish­më kon­sul­ta­tiv ishin Prof.Dr. Aurela Anas­tasi, drej­tore e Qen­drës për Nis­ma Ligjore Qytetare, Mrs. Vjoll­ca Meçaj, si për­faqë­suese e bor­dit të Komitetit Shqip­tar të Helsinkit, si dhe shumë për­faqë­sues të tjerë të nderu­ar nga sek­tori i shoqërisë civile. Tryeza u adresuar edhe nga ish Pres­i­den­ti i Repub­likës, Z. Alfred Moi­siu. Në të morën pjesë edhe part­nerë të huaj nga pro­grame si SIDA Sue­di, Proga­mi Zvicer­ian për Mbështet­jen e Shoqërisë Civile), Del­e­ga­cioni i BE, Këshilli Europës etj.

 

Pro­jek­ligji i pasu­ru­ar me komentet e tryezes së parë kon­sul­ta­tive u prezan­tua në tryezën e dytë të mba­j­tur në for­mat Kon­fer­ence Kom­bëtare në dt. 8 maj 2018. INFOCIP paraqi­ti para pje­se­mar­resve te shumte te pran­ishme ne kete kon­sul­tim draftin e pare te hat­u­ar per t’u pasu­ru­ar me inpute ne tryeze (HAP DRAFT LIGJIN, VERSION PARAPRAK)

 

Në këtë kon­fer­ence morën pjesë edhe deputetë të Kuven­dit (Znj. Klotil­da Bush­ka, Znj. Kej­di Mehmeti). Po ash­tu morën pjesë për­faqë­sues poli­tikë dhe për­faqë­sues nga sek­tori i shoqërisë civile. Për kon­so­lidimin për­fundim­tar të draftin final punuan Dr. Ger­ti Shel­la dhe Vik­tor Gumi.

 

COVER REFERENDUMI 501A3863

 

I gjithë pro­ce­si kon­sul­ta­tiv i real­izuar nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, që nga 15 Nen­tori 2016 e deri në tryezën e dytë në 8 Maj 2018, është i doku­men­tu­ar në faqen zyrtare të orga­ni­za­tës, nën linkun: https://www.INFOÇIP.org/al/?cat=205/ .

 

Të gjitha sug­jerimet dhe reko­mandimet e disku­tan­tëve që morën pjesë në pro­cesin kon­sul­ta­tiv të thirrur nga INFOÇIP janë të doku­men­tu­ara në audio-video në kanalin e dedikuar në Youtube të ndër­tu­ar nga për këtë qël­lim: https://www.youtube.com/playlist?list=PLePO2iLt0NPt_dzTehKzHeLhJe-xdFfvu

 

Nje mod­el i doku­men­tim­it te sug­jer­imeve te parnereve mund te ndiqet me poshte, ne mate­ri­alin e regjistru­ar te Kon­fer­ences se Dyte Kom­betare te NISMES PER REFERENUMIN:

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim