1. Per Referendumin e Pergjithshëm

 

E drej­ta për ref­er­en­dum garan­to­het nga Kushte­tu­ta e Repub­likës së Shqipërisë si for­më e ushtrim­it të drejt­për­drejtë të vendi­mar­rjes demokratike. Sipas nen­it 2, pika 2 të Kushte­tutës “Pop­ul­li e ushtron sovran­itetin nëpër­m­jet për­faqë­suesve të tij ose drejt­përsë­drejti”.

 

Në nenin 150, para­grafi 3, Kushtete­tu­ta për­cak­ton se: “Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit, si dhe vlef­sh­mëria e tij parashiko­hen me ligj”. Rreth 22 vjet pas mira­tim­it te Kushte­tutes, Shqipëria ende nuk ka një ligj për ref­er­en­dumet.

 

Ligji për ref­er­en­dumet është ren­di­tur ndër lig­jet që kon­didero­hen rez­ervë e shpre­hur e Kuven­dit, të cilat mira­to­hen me 3/5 e gjithë anë­tarëve të Kuven­dit (neni 81, Ger­ma “ç” i Kushte­tutës). Detyrat e Kushte­tutëbërësit për Kuvendin, nuk janë përm­bushur prej këtij të fun­dit dhe kjo kon­sidero­het një mangësi e pro­ce­sit ligjvëns sa i takon lig­jeve që ref­er­e­on direkt Kushte­tu­ta.

 

I vet­mi ref­er­en­dum demokratik i zhvil­lu­ar me suk­ses në Repub­likën e Shqipërisë pas ndryshim­it të sis­temit në vitet ’90 është ai që rat­i­fikoi ligjin kushtetues të mirat­u­ar nga Kuven­di në vitin 1998. Kushte­tu­ta aktuale, edhe për shkak të veçorisë së mira­tim­it të saj, i ka dedikuar një kapit­ull të posaçëm ref­er­en­dumeve. Pje­sa e 11 e saj i dediko­het  tërë­sisht mënyrës së aktivizim­it të të drejtës ref­er­en­dare dhe përm­ban për­cak­time të qar­ta për rolin e insti­tu­cion­eve në mundësimin e demokracisë direk­te përmes ref­er­en­du­mit.

 

Aktu­al­isht, në kor­pusin e brend­shëm legjisla­tiv ekzis­to­jnë vetëm disa dis­pozi­ta spo­radike në Kodin Zgjed­hor mbi pro­cesin ref­er­e­nar, të cilat më shumë i kanë pen­guar se sa i kanë mundë­suar ini­cia­ti­vat ref­er­en­dare kur ato janë kërkuar nga shte­t­a­sit shqip­tarë me të drejtë vote për çësht­je me interes të lartë pub­lik.

 

Refendumet janë gjithash­tu një for­më e ushtrim­it të demokracisë direk­te në nivelin e qev­eris­jes ven­dore. Sipas Kushte­tutës së RSH, “vetëqev­eris­ja në njësitë ven­dore ushtro­het nëpër­m­jet organ­eve të tyre për­faqë­suese dhe ref­er­en­dumeve ven­dore. Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit ven­dor parashiko­hen me ligj…” Në vitin 2015 Kuven­di mira­toi ligjin 139/2015 “Për vetëqev­eris­jen ven­dore” në të cilin ka trans­pozuar dis­poz­itën kushtetuese për ref­er­en­du­min ven­dor në një nga parashikimet që përm­ban neni 18, para­grafi 2 i këtij ligji.

 

Ligji 139/2015, i ndryshuar megjithatë nuk deta­jon asnjë pro­ce­durë për mënyrën se si mund të mba­hen ref­er­en­dumet në niv­el të qev­eris­jes ven­dore. Edhe vetë Pushteti ven­dor nuk  ka deta­juar përmes pro­ce­sit auton­o­my vendi­mar­rës rreg­ul­lore të posaçme që të deta­jo­jnë dhe/ose mundë­so­jnë një process ref­er­en­dar në niv­el të qev­eris­jes ven­dore.

 

Aktorët e shoqërisë civile e kanë kon­stat­u­ar disa herë si një mision të pamundur aktiviz­imin e instru­men­tit ref­er­en­dar në niv­el ven­dor për çësht­je që kanë patur ndjesh­mëri apo interes të lartë pub­lik (ngrit­ja e imp­jan­tit të petro­lif­er­ës në Vlorë etj). Çdo ini­cia­tivë e ndër­mar­rë për ref­er­en­dum ven­dor ka dësh­tu­ar në Repub­likën e Shqipërisë. Në të gjithë his­tor­inë e saj si shtet, Shqipëria nuk ka zhvil­lu­ar asnjë ref­er­en­dum ven­dor.

 

Në vitin 2015, pas dësh­tim­it të për­p­jek­jeve të shoqërisë civile për të mba­j­tur një ref­er­en­dum për çësht­jen sen­si­tive të impor­tit të mbet­jeve urbane, u bë e qartë se mba­jt­ja e ref­er­en­dumeve nuk ishte thjesht një çësht­je vull­neti poli­tik apo qever­i­tar, por mbi të gjitha ishte një pamundësi ligjore. Mbi këtë premisë, INFOÇIP mori angazhim pub­lik në vitin 2016 për të har­tu­ar një ligj për ref­er­en­dumet, të kon­sul­tu­ar me aktorët më të spikatur të shoqërisë civile. Ligji për ref­er­en­dumet do të duhet të të mate­ri­al­i­zonte në prak­tikë parimet kushtetuese si dhe të reflek­tonte për­vo­jat më të mira dhe më të për­sh­tat­shmë për kushtet e Shqipërisë.

 

Drafti­mi i pro­jek­tligjit “për Ref­er­en­dumet” për­fun­doi në vitin 2018. Qël­li­mi i tij është cak­ti­mi i nor­mave dhe rreg­ullave për për­gatit­jen, zhvil­lim­in, admin­istrim­in dhe shpall­jen e rezul­tatit të ref­er­en­dumeve në Repub­likës së Shqipërisë. Pro­jek­tligji ka trans­pozuar me besnikëri parashikimet kushtetuese në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë sa i takon ref­er­en­dumeve. Ai ka mba­j­tur parasysh më mënyrë sub­stan­ciale reko­mandimet e mëparshme të Komi­sion­it të Vene­cias.

 

Pro­jek­ligji është mak­si­mal­ist në parashikimet që përm­ban, me syn­im zgjer­im­in e fushës së veprim­it të demokracisë direk­te. Drafti i har­tu­ar është nxi­tur nga nevo­ja e shtu­ar për t’i dhënë një frymë­mar­rje demokracisë shqiptare, pa u influ­en­cuar domos­dosh­mër­isht nga ndon­jë prak­tikë jo fort e suk­sesshme e vendeve të tjera (si psh Italia e cila refer­o­het edhe nga Komi­sioni i Vene­cias në opin­ion­in e tij).

 

Pro­jek­tligji “Për Ref­er­en­dumet” përm­ban parashikime mate­ri­ale dhe pro­ce­du­rale, por edhe ref­er­en­cat përkatëse në Kodin Zgjed­hor si për mba­jt­jen e ref­er­en­dumeve të përgjithshshëm, ash­tu edhe për ato në niv­el të qev­eris­jes ven­dore në planin e admin­istrim­it të pro­ce­sit zgjed­hor.

 

Si në draftin para­prak, ash­tu edhe në for­matin aktu­al të kon­solid­uar nga INFOÇIP, pro­jek­tligji difer­en­con dy kat­e­gori bazë për ushtrim­in direkt të sovran­itetit të pop­ul­lit: ref­er­en­du­min e përgjthshëm dhe ref­er­en­du­min ven­dor.

 

Ref­er­en­dum i përgjithshëm është ref­er­en­du­mi që zhvil­lo­het në një ditë në të gjithë ter­ri­torin e Repu­bikës së Shqipërisë dhe rezul­tati i tij ka fuqi detyruese të përgjithshme. Ref­er­en­du­mi ven­dor është një nga mekanizmat/format e vetqev­eris­jes ven­dore, ku banorët e një njësie të qev­eris­jes ven­dore shpre­hen me votim të drejt­për­drejtë për çësht­je që kon­sidero­hen  me rëndësi komu­nitetin të cilat janë nën juridik­sion­in dhe autoritetin vendi­mar­rës të një­sive të qev­eris­jes ven­dore ku ata bano­jnë.

 

Si ref­er­en­dumet e përgjithshme edhe ato ven­dore mund të ini­cio­hen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nis­mën ref­er­en­dare e ka si rreg­ull organi për­faqë­sues në niv­el qën­dror (Kuven­di) dhe ven­dor (këshilli bashki­ak ose këshilli i qarkut).

 

Për ref­er­en­dumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, pop­ul­li ka të drejtë përmes 50 mijë zgjed­hësve të kërko­jë shfuqiz­imin e një ligji si dhe t’i kërko­jë Pres­i­den­tit të Repub­likës që çësht­je të një rëndësie të veçan­të të voto­hen direkt në pop­ull. Në respekt të opin­ion­it të Komi­sion­it të Vene­cias, që mban datën 27 Shta­tor 1999, rëndësi e veçan­të e një çësht­je për­cak­to­het a‑priory dhe a‑fortiory nga kap­ja e pragut prej 50 mijë fir­mash nis­mëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elek­torat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthith­jes së votës së  emi­grantëve  në vendet e tyre të rezi­dencës sug­jero­jnë se dhë­nia e mira­tim­it (con­sent-it) para­prak të 50 mijë shte­tasve më të drejtë vote për mba­jt­jen e një ref­er­en­dum është tregues i mjaftuesh­më se çësht­ja e shtru­ar për ref­er­en­dum ka “rëndësi të veçan­të”.

 

Në kup­ti­min e këtij pro­jek­tligji, ref­er­en­dumet e përgjithsh­më ren­diten sipas llo­jit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Ref­er­en­dum kushtetues” është shpre­hje e drejt­për­drejtë e vull­netit pop­ul­lor për pra­n­imin ose refuz­imin e draftit të një kushte­tutë te re apo ndryshimeve të Kushte­tutës
  2. “Ref­er­en­dum kushtetues i drejt­për­drejtë” është ref­er­en­du­mi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me ndryshimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di nuk shpre­het para­prak­isht me votë apo nuk ka dako­rtësi poli­tike për pro­jekt- amen­da­mentet kushtetuese të
  3. “Ref­er­en­dum kushtetues rat­i­fikues” është ref­er­en­dum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me amendimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di ka votu­ar më parë dhe ka mirat­u­ar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta rat­i­fiko­jë më votë pop­ul­lore direk­te, për të sig­u­ru­ar një kon­sen­sus sa më të gjerë.
  4. “Ref­er­en­du­mi legjisla­tiv” është ref­er­en­du­mi i përgjithshëm i thirrur për një çësht­je legjisla­tive të rëndë­sisë së veçan­të, për të cilën Kuven­di ose Këshilli i Min­is­trave, në tagrin e insti­tu­cionit që ka nis­mën ligjvënëse, gjykon se vull­neti vendi­mar­rës është i pam­jaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një pro­jek­ligji të cak­tu­ar apo kur vetë Kuven­di nuk arrin dot në vendim­mar­rje për këtë çësht­je me mekaniz­mat që disponon për shkak të qën­drimeve të papa­jtueshme të gru­peve vendim­mar­rëse.
  5. “Ref­er­en­dum shfuqizues” është pro­ce­si që mundë­son zba­timin e të drejtës kushtetuese që gëzo­jnë 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për shfuqiz­imin e një ligji përmes votës së drejt­për­drejtë në
  6. “Ref­er­en­du­mi i thjeshtë” është ref­er­en­du­mi i thirrur nga 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për një çësht­je të rëndë­sisë së veçan­të, për çësht­je të të drej­tave të njeri­ut, të drej­tave civile dhe poli­tike,  ose çësht­je të tjera si  mirë-për­dori­mi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive naty­rore, çësht­je mjedis­ore, çësht­je të shën­de­tit pub­lik, etj.

 

 

2. Per Referendumin Vendor

 

Sa i takon Ref­er­en­du­mit Ven­dor, në kup­ti­min e këtij pro­jek­tligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qev­eris­jen ven­dore”, ai është një nga mekaniz­mat apo for­mat e vetqev­eris­jes ven­dore, ku banorët e një njësie të qev­eris­jes ven­dore shpre­hen me votim të drejt­për­drejtë për çësht­je që kon­sidero­hen me rëndësi për komu­nitetin, të cilat janë nën juridik­sion­in dhe autoritetin vendi­mar­rës të një­sive të qev­eris­jes ven­dore ku ata bano­jnë.

 

Neni 108 i Kushte­tutës së Shqipërisë për­cak­ton në para­grafin 4 se “Vetëqev­eris­ja në njësitë ven­dore ushtro­het nëpër­m­jet organ­eve të tyre për­faqë­suese dhe ref­er­en­dumeve ven­dore. Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit ven­dor parashiko­hen me ligj në për­puth­je edhe me nenin 151 para­grafi 2″.

 

Ligji 139/2015 “Për vetë qev­eris­jen ven­dore”, njeh të drejtën e zhvil­lim­it të ref­er­en­du­mit ven­dor. Konkretisht, neni 18 i ligjit 139/2015 parashikon ndër të tjera në para­grafin 2 se: “Këshilli­mi me pub­likun bëhet edhe nëpër­m­jet mar­rjes së nis­mës për orga­niz­imin e ref­er­en­dumeve ven­dore”.

 

Pavarë­sisht garan­cive kushtetuese dhe ligjore, kuadri mundë­sues është deri tani i mangët për të mos thënë in-ekzis­tent në Shqipëri. Ligji 139/2015 i ka lënë diskre­cion këshillave bashki­akë të parashiko­jnë në rreg­ul­loren e fun­sionim­it të tyre nor­mat e zhvil­lim­it të këtij pro­ce­si. Kjo kon­sidero­het një mangësi e rëndë­sishme e ligjit 139/2015 pasi normi­mi i këtij pro­ce­si duhet të buro­jë pikër­isht prej vetë ligjit organ­ic, siç e kërkon Kushte­tu­ta aktuale në fuqi. Për me tepër, rreg­ul­loret e këshillave, për nga vetë natyra e tyre ten­to­jnë të jenë të larmishme si në for­mulime ash­tu edhe në koherencë ligjore dhe nuk garan­to­jnë një stan­dart të unifikuar të mba­jt­jes së refendu­mit ven­dor.

Pro­jek­tligji për Ref­er­en­dumet në RSH i har­tu­ar nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik në kon­sul­tim të gjerë më të gjithë aktorët e shoqërisë civile, KQZ dhe me për­faqë­sues të Kuven­dit, por edhe të qev­eris­jes ven­dore, e mbush këtë vakum legjisla­tiv duke për­cak­tu­ar nor­ma dhe rreg­ul­la të qar­ta për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­min në niv­el të qev­eris­jes ven­dore.

Në niv­el të qev­eris­jes ven­dore, për të kon­fir­muar nis­mën për mba­jt­jen e një ref­er­en­du­mi ven­dor nevo­jiten fir­mat e jo më pak se: 5 % të banorëve me të drejtë vote në niv­el bashkie, sipas regjistrim­it më të fun­dit në Rregjistrin e Gjend­jes Civile që admin­istro­het nga organi kom­pe­tent; ose 5% të banorëve me të drejtë voti­mi në niv­el qarku, sipas regjistrim­it më të fun­dit në Rregjistrin e Gjend­jes Civile që admin­istro­het nga organi kom­pe­tent.

Në vlerësimet e ekspertëve që bashkëpunuan me INFOÇIP, mod­eli polak ofron një epër­si për kushtet e Shqipërisë, kra­hasimisht me mod­elet legjisla­tive të vendeve të tjera. Eshtë fakt se në një pjesë të kon­siderueshme vetë Refor­ma Admin­is­tra­tive Ter­ri­to­ri­ale që u ndër­mor në vitin

 

2014, por edhe ligji për vetë qev­eris­jen ven­dore që u mirat­ua në vitin 2015, kanë mod­e­lim nga për­vo­ja e suk­sesshme e kësaj reforme në Poloni, vend anë­tar i BE.

Pro­jek­tligji “Për ref­er­en­dumet” mbart disa risi të rëndë­sishme lid­hur me çësht­jet që mund të shtro­hen për ref­er­en­dum ven­dor, sido­mos në nivelin e parë të qev­eris­jes ven­dore dhe konkretisht:

  • rior­ga­niz­imin e ndar­jes admin­is­tra­ti­vo-ter­ri­to­ri­ale me ose pa ndryshim kufi­jsh të një­sive të qev­eris­je ven­dore
  • mënyrën e zgjid­hjes së çësht­jeve të një rëndësie të veçan­të që prekin nje­site e qev­eris­jes ven­dore, të cilat përf­shi­hen bren­da kufi­jve, detyrave dhe kom­pe­ten­cave të organ­it për­faqë­sues vendi­mar­res të kësaj njësie;
  • vetë­tak­si­mi i banorëve për qël­lime pub­like, bren­da kufi­jve të detyrave dhe kom­pe­ten­cave të organ­eve të një­sive të qev­eris­jes ven­dore .
  • vendi­mar­r­ja direkt për çësht­je thel­bë­sore me natyrë shoqërore, ekonomike, mjedis­ore apo kul­tur­ore që for­mo­jnë këtë njësi të qev­eris­jes ven­dore;
  • shpërn­dar­jen e parakohshme të organ­it për­faqë­sues vendi­mar­rës të një­sisë të qev­eris­jes ven­dore

 

Lid­hur me pikën e fun­dit, banorët me të drejtë të një­sisë së qev­eris­jes ven­dore janë të legjitimuar nga ky ligj të kërko­jnë shkarkimin me ref­er­en­dum të të zgjed­hurve të tyre ven­dorë. Nis­ma për shkarkimin me ref­er­en­dum të organ­it për­faqë­sues ven­dor mund të legjiti­mo­het nëse ai shkel hap­tazi përmes vendimeve që merr prem­timet e bëra pub­like në fushatën zgjed­hore. “Shu­micë” kon­sidero­het shkel­ja e më shumë se 1/3 së total­it të prem­timeve zgjed­hore të doku­men­tu­ara. Nis­ma për shkarkimin me ref­er­en­dum të organ­it për­faqë­sues mund të mer­ret edhe në rastet kur vendi­mar­rje me impakt mbi shën­detin e banorëve të asaj NJQV apo mbi mje­disin, refu­zo­het të kon­sul­to­hen, apo kur rezul­tati i kon­sul­timeve nuk mer­ret në kon­sid­er­atë në vendi­mar­rjen për­fundimtare të organ­it për­faqë­sues. Shkak për nis­jen e një ref­er­en­du­mi për shkarkimin e këshillit është edhe refuz­i­mi për të mar­rë parasysh 2 peti­cione rrad­hazi për një çësht­je të cak­tu­ar, për të cilat kanë nëshkru­ar jo më pak se 5% e shte­tasve më të drejtë votë në atë NJQV.

 

 

Ref­er­en­du­mi për çësht­je të vetë-tak­sim është një pro­ces thel­lë­sisht demokratik dhe i legjitimuar në një numër të vendeve të BE, sido­mos në niv­el të ref­er­en­dumeve ven­dore. Ref­er­en­du­mi për vetë-tak­simin e banorëve mund të thirret nga organi për­faqë­sues ose nga 5% e banorëve me të drejtë votë në niv­el Bashkie apo Qarku.

 

Edhe në rastin e ref­er­en­dumeve ven­dore ky ligj dal­lon dy kat­e­gori bazë:

  • Ref­er­en­dum që nisen/thirren nga organi për­faqë­sues, sipas rastit këshilli bashki­ak apo këshilli i qarkut;
  • Ref­er­en­dume që buro­jnë nga nis­ma e një grup qyte­tarët apo orga­ni­zatash të shoqërisë

Ky difer­encim  është i domos­doshëm për të afir­muar qël­lim­in e nis­mës ref­er­en­dare, e cila, në një vend me kul­turë të pakët në këtë drej­tim, mund të kri­jonte kon­fuzion. Për çësht­jet që

 

lid­hen me shpërn­dar­jen e parakohshme të organ­it për­faqë­sues të një­sisë së qev­erisies ven­dore, si në rastin e kryetar­it të bashk­isë apo edhe në  rastin  e  Këshillit  Bashkiak/te Qarkut, ven­doset vetëm me anë të ref­er­en­du­mit që orga­ni­zo­het vetëm me nis­mën e qyte­tarëve ose orga­ni­zatave të shoqërisë civile. Par­titë poli­tike nuk legjiti­mo­hen të mar­rin nis­mën për një ref­er­en­dum të tillë, pasi ato kon­sidero­hen palë në kon­flik intere­si.

 

Ref­er­en­du­mi ven­dor është i vlef­shëm, nëse në të ka mar­rë pjesë të pak­tën 30% e per­son­ave me të drejtë vote. Ref­er­en­du­mi për shkrir­jen e parakohshme të këshillit bashki­ak apo për shkarkimin e kryetar­it të bashk­isë për­para mbarim­it të man­datit, është i vlef­shëm nëse në të mar­rin pjesë jo më pak se 50% e num­rit të përgjithëm të listës së zgjed­hësve në atë njësi të vetqveris­jes ven­dore dhe ne favor kanë votu­ar 2/3 e num­rit të pjesë­mar­rësve. Rezul­tati i ref­er­en­du­mit është poz­i­tiv, kur në favor të njërës prej alter­na­ti­vave të propozuara për çësht­jen e parashtru­ar në ref­er­en­dum, është dhënë më shumë se gjys­ma e votave të vlef­shme. Rezul­tati i ref­er­en­du­mit në rang bashkie për vetë­tak­simin e banorëve për qël­lime pub­like është poz­i­tiv, nëse në favor të vetë­tak­sim­it janë dhënë më shumë se 50% e votave të vlef­shme.

 

3.  Instutucionet përgjegjëse

 

KQZ është insti­tu­cioni krye­sor përgjeg­jes për admin­istrim­in e ref­er­en­du­mit të përgjithshëm. Sa kohë që imp­liko­het një pro­ces zgjed­hor, autorët e këtij pro­jek­tligji e kanë parë të arsyeshme që të KQZ të këtë një rol aktiv në për­gatit­jen, zhvil­lim­in dhe admin­istrim­in e rezul­tatit të ref­er­en­du­mit të ven­dor. KQZ është insti­tu­cion përgjegjës sa i takon admin­istrim­it dhe mbarë­va­jt­jes së pro­ce­sit zgjed­hor deri në shpall­jen e rezul­tatit të ref­er­en­du­mit pas numerim­it të votave. Ndërko­hë që këshilli bashkiak/i qarkut është gjithasht per­son juridik përgjegjës së bashku me  grupin nis­më­tar në niv­el ven­dor për nis­mën ref­er­en­dare.

 

Për­vo­ja e vendeve të ndryshme flet për një lar­mi’ mod­e­lesh në  këtë  drej­tim.  Në  disa vende europi­ane, organi që admin­istron zgjed­hjet (në rastin e Shqipërisë KQZ) nuk ka një rol të posacëm në zhvil­lim­in e ref­er­en­dumeve lokale. Në mod­elin zvicer­ian apo polak ref­er­en­dum ven­dor mund të orga­ni­zo­hen direkt nga organi i një­sisë së qev­eris­jes ven­dore. Megjithatë, në kushtet kur Shqipëria ështe ende duke imple­men­tu­ar një pro­ces decen­tral­iz­i­mi, roli i KQZ në drej­tim të admin­istrim­it të ref­er­en­dumeve ven­dore kon­sidero­het i rëndë­sishëm për mbarë­va­jt­jen e tyre dhe garan­timin e legjitimitetit të rezul­tatit.

 

4.      Risitë kryesore të projekt-ligjit

 

Një nga risitë e këtij pro­jek­tligji është është heq­ja e barës finan­cia­re të orga­nizim­it të ref­er­en­dumeve gru­peve nis­mëtare dhe kali­mi i kësaj barre në bux­hetin e instu­tu­cion­eve pub­like. Parashikimet e der­i­tan­ishme ngarkonin me bar­rë finan­cia­re grupin nis­më­tar të ref­er­en­du­mit, të cilët duhet të për­bal­lonin me shpen­zimet e tyre mbled­hjen e fir­mave dhe fushatën ref­er­en­dare.

 

Konkretisht nëse ref­er­en­du­mi kushtetues apo ai kon­sul­ta­tiv, që real­i­zo­hen me ini­cia­tive të Kuven­dit apo Këshillit të Min­is­trave për­bal­lo­hen 00% nga bux­heti i shtetit që nga nis­ma e deri në shpall­jen e rezul­tatit, i njëjti parim apliko­het edhe për ref­er­en­dumet e ini­ci­uara nga gru­pet e qyte­tarëve apo sub­jek­te të tjera jo-qever­itare të legjitimuara për inicimin e tyre.

 

Gru­pet nis­mëtare të ref­er­en­dumeve, të cilat janë kon­tak­tu­ar nga INFOÇIP në fazën e kon­sul­tim­it të këtij pro­jekt-ligji, përveç bar­ri­er­ave ligjore dhe burokratike, janë për­bal­lur edhe me kos­to direk­te finan­cia­re për legjitim­imin e pro­ce­sit. Kjo rrethanë e padrejtë, ka dobë­suar edhe më tej  aksesin  e  tyre  në  të  drejtën  ref­er­en­dare dhe shkon në kundër­sh­tim me frymën e kushte­tutës e cila pro­movon ushtrim­in e sov­fan­itetit të pop­ul­lit përmes demokracisë direk­te. Në këtë pro­jek­tligj, bar­ra finan­cia­re për nis­jen e fazës për­gati­tore të një pro­ce­si ref­er­en­dar sub­ven­ciono­het 100% nga shteti, duke afir­muar parim­in e barazisë së armëve dhe mos-diskri­m­inim­it në vendi­mar­rjen pub­like.

 

Hartue­sit e këtij pro­jekt-ligji kanë pran­uar  premisën se nis­më­tarët e një ref­er­en­du­mi, për nga vetë natyra e këtij të fun­dit, i shër­be­jnë një intere­si të lartë pub­lik dhe jo inter­est per­son­al apo par­ti­ak. Rrjed­himisht, kos­tot e nis­mës së tyre duhet të mbu­lo­hen nga fonde pub­like dhe jo nga paratë e bux­hetit të tyre famil­jar, sic ka qënë prak­ti­ka diskrim­in­uese deri më sot.

 

Çdo shte­tas shqip­tar, bren­da apo jashtë ven­dit, me të drejtë vote, që plotë­son kushtet për të qenë zgjed­hës, ka të drejtë të mar­rë pjesë në ref­er­en­dum. Shteti, përmes insti­tu­cion­eve dhe finan­cave pub­like, garan­ton që shte­t­a­sit shqip­tarë në ref­er­en­dum të shpre­hin vull­netin e tyre në mënyrë të drejpër­drejtë, me votim të lirë e të fshe­htë. Kjo është një pasqyrim i drejt­për­drejtë i për­cak­timeve kushtetuese që përm­ban neni 8 i saj, para­grafi 2, sipas të cilit “Repub­li­ka e Shqipërisë mbron të drej­tat e shte­tasve shqip­tarë me ban­im të përkohshëm ose të përher­shëm jashtë kufi­jve të vet”. E drej­ta për të ushtru­ar sovran­itetin drejt­përsë­drejti është një e drejtë kushtetuese dhe rrjed­himisht një e drejtë e garan­tu­ar përmes këtij pro­jek­tligji.

 

Për të mundë­suar efek­tivisht të drejtën e mar­rjes pjesë në ref­er­en­dum të çdo shte­tasi shqip­tar me të drejtë vote, pro­jek­tligji refer­on tek nëshkri­mi elek­tron­ik, si një realitet ligjor në Repub­likën e Shqipërisë. Nën­shkrimet për një nis­më ref­er­en­dare mund të mblid­hen edhe në rrugë elek­tron­ike, online përmes por­tal­it që mundë­so­het për këtë qël­lim sipas për­cak­timeve ligjore në fuqi. Grupi Nis­më­tar i ref­er­en­du­mit, në për­puth­je me stan­dartet ligjore në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë për nën­shkrim­in elek­tron­ik dhe ofrue­sit e këtij shër­bi­mi, ka të drejtë të kërko­jë për­dorim­in e këtij shër­bi­mi pa pagesë nga Autoriteti përkatës, sipas parashikimeve që përm­ban ligji Ligji Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nën­shkrim­in elek­tron­ik”, i ndryshuar.

 

Ofrue­sit e shër­bim­it të çer­ti­fikim­it për mbled­hjen e nën­shkrimeve elek­tron­ike online duhet të garan­to­jnë mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale  dhe  iden­ti­fikimin  e  nën­shkrimeve. Mbled­h­ja e nën­shkrimeve online është pa pagesë. Në çdo rast,  pas një nën­shkri­mi online në por­tal­in përkatës, sis­te­mi mundë­son print­imin e një çer­tifi­cate që e provon këtë nën­shkrim.

 

Duke shtrirë aplikimin e këtyre shër­bimeve edhe për mundësimin e pro­ce­seve refer­n­dare, Shqipëria kon­soli­don pozi­cion e saj dhe ka poten­cialit të bëhet një vend lid­er në rajon sa i takon për­dorim­it të teknologjisë për të rrit­ur demokra­tiz­imin dhe pjesë­mar­rjen.

 

 

Nga një inter­pre­tim ad-hoc i nen­it 2 të Kushte­tutës, zgjed­hësit nuk kanë të drejtë të shtro­jnë në ref­er­en­dum çësht­je që lid­hem me tak­sat dhe detyrimet finan­cia­re të shtetit. Vetë-tak­si­mi, në kup­ti­min e këtij ligji, është e një e drejtë poz­i­tive, që nuk inter­fer­on me të drejtën e organ­it për­faqë­sues, por përkun­drazi e plotë­son atë. Ref­er­en­du­mi për çësht­je të vetë-tak­sim është një pro­ces thel­lë­sisht demokratik dhe i legjitimuar në një numër të vendeve të BE, sido­mos në niv­el të ref­er­en­dumeve ven­dore. Mod­eli polak që ka mba­j­tur më shumë parasysh ky pro­jek­tligj në draftimin e tij e parashikon këtë të drejtë refendare.

 

5.      Procesi Konsultativ i Projekligjit

 

Pro­jek­tligji “Për ref­er­en­dumet në Repub­likën e Shqipërisë” është një ini­cia­tivë e Qen­drës për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP e ndër­mar­rë në vitin 2016. INFOÇIP ka mbështe­tur të gjithë pro­cesin e draftim­it të pro­jek­tligjit si dhe pro­cesin kon­sul­ta­tiv të real­izuar më aktorët e shoqërisë civile, KQZ, për­faqë­sues të Kuven­dit si dhe me orga­ni­zatat ndërkom­bëtare. Drafti ligjor u për­gatit nga Dr. Ger­ti Shel­la, Prof. Dr. Mige­na Leskoviku, dhe u kon­solid­ua me ndih­mën e ekspertëve të pavaru­rur pas cdo faze kon­sul­ti­mi. Ekspertët që punuan për këtë pro­jek­tligj janë Z. Vik­tor Gumi, Znj. Val­bona Pajo Bala, etj.

 

Tryeza e parë kon­sul­ta­tive u thirr në datë 15 Nen­tor 2016. Në të morën pjesë të gjithë për­faqë­sues të orga­ni­zatave krye­sore të shoqërisë civilë, kreu i sapozg­jed­hur i KQZ, Z. Denar Biba, për­faqë­sues të orga­ni­zave ndërkom­bë­tarë, qyte­tarë të angazhuar si dhe për­faqë­sues të for­cave poli­tike.  Në këtë tryezë të morën  pjesë për­faqë­sues nga AKIP  (Alean­ca Kundër

 

Impor­tit të Pler­ave) të cilën në vitin 2013 morën nis­mën refer­n­dare për ndal­im­in e impor­tit të pler­ave në Shqipëri. Në tryezën e parë të kon­sul­tim­it, ky grupim u për­faqë­sua nga Znj. Kozara Kati. Të tjerë për­faqë­sues të sek­torit të shoqërisë civile të cilët u ftu­an nga INFOÇIP në këtë process të rëndë­sish­më kon­sul­ta­tiv ishin Prof.Dr. Aurela Anas­tasi, drej­tore e Qen­drës për Nis­ma Ligjore Qytetare, Mrs. Vjoll­ca Meçaj, si për­faqë­suese e bor­dit të Komitetit Shqip­tar të Helsinkit, si dhe shumë për­faqë­sues të tjerë të nderu­ar nga sek­tori i shoqërisë civile. Tryeza u adresuar edhe nga ish Pres­i­den­ti i Repub­likës, Z. Alfred Moi­siu. Në të morën pjesë edhe part­nerë të huaj nga pro­grame si SIDA Sue­di, Proga­mi Zvicer­ian për Mbështet­jen e Shoqërisë Civile), Del­e­ga­cioni i BE, Këshilli Europës etj.

 

Pro­jek­ligji i pasu­ru­ar me komentet e tryezes së parë kon­sul­ta­tive u prezan­tua në tryezën e dytë të mba­j­tur në for­mat Kon­fer­ence Kom­bëtare në dt. 8 maj 2018. Në këtë kon­fer­ence morën pjesë edhe deputetë të Kuven­dit (Znj. Klotil­da Bush­ka, Znj. Kej­di Mehmeti). Po ash­tu morën pjesë për­faqë­sues poli­tikë dhe për­faqë­sues nga sek­tori i shoqërisë civile. Për kon­so­lidimin për­fundim­tar të draftin final punuan Dr. Ger­ti Shel­la dhe Vik­tor Gumi.

 

I gjithë pro­ce­si kon­sul­ta­tiv i real­izuar nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, që nga 15 Nen­tori 2016 e deri në tryezën e dytë në 8 Maj 2018, është i doku­men­tu­ar në faqen zyrtare të orga­ni­za­tës, nën linkun: https://www.INFOÇIP.org/al/?cat=205/ . Të gjitha sug­jerimet dhe reko­mandimet e disku­tan­tëve që morën pjesë në pro­cesin kon­sul­ta­tiv të thirrur nga INFOÇIP janë të doku­men­tu­ara në audio-video në kanalin e dedikuar në Youtube të ndër­tu­ar nga për këtë qël­lim: https://www.youtube.com/playlist?list=PLePO2iLt0NPt_dzTehKzHeLhJe-xdFfvu

 

 

6.      Struktura e Projektligjit

 

Pro­jek­tligji është i struk­tu­ru­ar në 6 (gjashtë) Kre dhe konkretisht:

 

Kreu I —        Dis­pozi­ta të Përgjithshme

Kreu II —       Llo­jet e Ref­er­en­dumeve dhe Nis­më­tarët

Kreu  III —    Pro­ce­du­ra për thirrjen e Ref­er­en­dumeve

Kreu IV–      Admin­istri­mi i pro­ce­sit zgjed­hor për Ref­er­en­dumet

Kreu V–        Ref­er­en­du­mi Ven­dor

Kreu VI —     Organet përgjegjëse, Financi­mi dhe Anki­mi

 

Pro­jek­tligji “Për Ref­er­en­dumet” përm­ban 54 nene në tërësi dhe orga­ni­zo­het në 27 faqe for­mat A4, me font Times New Roman 12. Ligji është mate­r­i­al dhe pro­ce­dur­al. Pje­sa pro­ce­du­rale që ka të bëjë më admin­istrim­in e pro­ce­sit zgjed­hor për refer­n­du­min, numërim­in e votave dhe shpall­jen e rezul­tatit nuk për­shkruhet në këtë pro­jek­tligj por ref­er­e­het drejt­për­drejt në dis­poz­i­tat e Kodit Zgjed­hor të RSH. Pro­jek­tligji parashikon në dipoz­i­tat e fun­dit se me mira­timin edhe hyr­jen në fuqi të tij ligji pje­sa e Ref­er­en­dumeve në Kodin Zgjed­hor si dhe çdo akt tjetër ligjor ose nën­ligjor që bie në kundër­sh­tim me këtë ligj shfu

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim