Drej­tori Ekzeku­tiv i INFOÇIP, njëher­azi edhe autor krye­sor i pro­jek­ligjit për ref­er­en­du­min, hapi tryezën e dytë kom­bëtare duke fal­en­deru­ar të gjithë pjesë­mar­rësit për kon­tributin e tyre në kuadër të Nis­mës Kom­bëtare për Ref­er­en­du­min.

 

Gerti shella, infocip, referendumi, 8 maj 2018

Shel­la bëri një paraqit­je të pro­ce­sit kon­sultues që u mate­ri­al­izua me draftin e har­tu­ar që i paraqitej pjesë­mar­resvë në tryezën e oranizuar nga INFOCIP. Ai thek­soi se  detyrat e lena nga Tryeza e Pare Kom­betare ku u themelua Nis­ma Kom­betare per Ref­er­en­du­min jane per­bushur nga INFOCIP dhe prezan­to­hen sot para gjithe part­nereve te shoqerise civile.

 

Ai deta­joi në mënyrë speci­fike llo­jet e ismave refer­n­dare që parashikon pro­jek­tligji i har­tu­ar me inputet e part­nerëve dhe ekspertëve më të mirë që punuan me INFOÇIP.  Si autor krye­sor i pro­jek­tligjit te har­tu­ar, Shel­la ofroi shp­jegime te deta­juara mbi mod­elin mak­si­mal­ist te perzg­jed­hur, per te adresuar sa me mire per­mes ligjit per ref­er­en­dumet zgjid­hjen e prob­le­meve qe man­i­fe­ston demokra­cia hib­ride shqiptare. Në kup­ti­min e pro­jek­tligjit te har­tu­ar, ref­er­en­dumet e përgjithsh­më ren­diten sipas llo­jit të tyre, si më poshtë vijon:

 

 

  1. “Ref­er­en­dum kushtetues” është shpre­hje e drejt­për­drejtë e vull­netit pop­ul­lor për pra­n­imin ose refuz­imin e draftit të një kushte­tutë te re apo ndryshimeve të Kushte­tutës
  2. “Ref­er­en­dum kushtetues i drejt­për­drejtë” është ref­er­en­du­mi i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me ndryshimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di nuk shpre­het para­prak­isht me votë apo nuk ka dako­rtësi poli­tike për pro­jekt- amen­da­mentet kushtetuese të
  3. “Ref­er­en­dum kushtetues rat­i­fikues” është ref­er­en­dum i pergjithshëm i cili thirret nga Kuven­di për çësht­je që lid­hen me amendimin e Kushte­tutës, kur vetë Kuven­di ka votu­ar më parë dhe ka mirat­u­ar ligjin për amendimin kushtuese, por të cilin kërkon ta rat­i­fiko­jë më votë pop­ul­lore direk­te, për të sig­u­ru­ar një kon­sen­sus sa më të gjerë.
  4. “Ref­er­en­du­mi legjisla­tiv” është ref­er­en­du­mi i përgjithshëm i thirrur për një çësht­je legjisla­tive të rëndë­sisë së veçan­të, për të cilën Kuven­di ose Këshilli i Min­is­trave, në tagrin e insti­tu­cionit që ka nis­mën ligjvënëse, gjykon se vull­neti vendi­mar­rës është i pam­jaftueshëm për t’i dhënë legjitimitetin e synuar një pro­jek­ligji të cak­tu­ar apo kur vetë Kuven­di nuk arrin dot në vendim­mar­rje për këtë çësht­je me mekaniz­mat që disponon për shkak të qën­drimeve të papa­jtueshme të gru­peve vendim­mar­rëse.
  5. “Ref­er­en­dum shfuqizues” është pro­ce­si që mundë­son zba­timin e të drejtës kushtetuese që gëzo­jnë 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për shfuqiz­imin e një ligji përmes votës së drejt­për­drejtë në
  6. “Ref­er­en­du­mi i thjeshtë” është ref­er­en­du­mi i thirrur nga 50 mijë shte­tas me të drejtë vote për një çësht­je të rëndë­sisë së veçan­të, për çësht­je të të drej­tave të njeri­ut, të drej­tave civile dhe poli­tike,  ose çësht­je të tjera si  mirë-për­dori­mi  i  burimeve ujore dhe/ose pasurive naty­rore, çësht­je mjedis­ore, çësht­je të shën­de­tit pub­lik, etj.

 

 

Ndërko­hë pro­jek­tligji i ka kush­tu­ar rëndësi parashikimeve të deta­juara  për ref­er­en­du­min ven­dor. Neni 108 i Kushte­tutës së Shqipërisë për­cak­ton në para­grafin 4 se “Vetëqev­eris­ja në njësitë ven­dore ushtro­het nëpër­m­jet organ­eve të tyre për­faqë­suese dhe ref­er­en­dumeve ven­dore. Parimet dhe pro­ce­du­rat për zhvil­lim­in e ref­er­en­du­mit ven­dor parashiko­hen me ligj në për­puth­je edhe me nenin 151 para­grafi 2″.

 

Ligji 139/2015 “Për vetë qev­eris­jen ven­dore”, njeh të drejtën e zhvil­lim­it të ref­er­en­du­mit ven­dor. Konkretisht, neni 18 i ligjit 139/2015 parashikon ndër të tjera në para­grafin 2 se: “Këshilli­mi me pub­likun bëhet edhe nëpër­m­jet mar­rjes së nis­mës për orga­niz­imin e ref­er­en­dumeve ven­dore”.

 

Sa i takon Ref­er­en­du­mit Ven­dor, në kup­ti­min e këtij pro­jek­tligji, por edhe të ligjit organik 139/2015, “Për vetë qev­eris­jen ven­dore”, ai është një nga mekaniz­mat apo for­mat e vetqev­eris­jes ven­dore, ku banorët e një njësie të qev­eris­jes ven­dore shpre­hen me votim të drejt­për­drejtë për çësht­je që kon­sidero­hen me rëndësi për komu­nitetin, të cilat janë nën juridik­sion­in dhe autoritetin vendi­mar­rës të një­sive të qev­eris­jes ven­dore ku ata bano­jnë.

 

Hap këtu Pro­jekt-Ligjin e har­tu­ar, i hapur per inpute nga part­neret

 

Hap ketu prezan­timin ne Powr Point

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim