VENDIM

Nr. 709, datë 26.8.2015

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË NË BORDIN E MJETEVE LUNDRUESE TË PESHKIMIT”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­eve 142–147 e 401,   shkro­n­ja “a”, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të nen­it 42, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Trans­portit dhe Infra­struk­turës dhe min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë në bor­din e mjeteve lun­druese të peshkim­it”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi dhe është pjesë për­bërëse e tij.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Trans­portit dhe Infra­struk­turës, Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, Min­is­tria e Bujqë­sisë, Zhvil­lim­it Rur­al dhe Admin­istrim­it të Ujërave dhe të gjitha sub­jek­tet me per­son­alitet juridik për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 2 (dy) vite pas botim­it.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR  KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË PUNË NË BORDIN E MJETEVE LUNDRUESE TË PESHKIMIT

2015

SEKSIONI I

QËLLIMI DHE PËRKUFIZIME

Neni 1

Objek­ti

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë për punë­mar­rësit që puno­jnë në bor­din e mjeteve lun­druese të peshkim­it që mba­jnë fla­murin shqip­tar.
  2. Dis­poz­i­tat e ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, janë plotë­sisht të zbat­ueshme në fushën e për­men­dur në pikën 1, pa cen­uar dis­poz­i­tat më shtrënguese dhe/ose speci­fike të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 2

Përku­fiz­ime

  1. Për efekt të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e mposhtëm kanë këto kup­time:

“Mjet lun­drues”, çfarë­dol­loj mjeti lun­drues peshki­mi, i ri apo ekzistues;

“Mjet lun­drues peshki­mi”, çdo mjet lun­drues i regjistru­ar në Regjistrin e Mjeteve Lun­druese, të kri­juar dhe të mba­j­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme Detare dhe në Regjistrin e Ani­jeve të Peshkim­it (RAP), të drej­torisë që mbu­lon peshkimin, në zba­tim të legjis­la­cionit në fuqi, që lun­dron me fla­murin shqip­tar, për­doret apo syn­o­het të për­doret për shfry­tëz­imin e burimeve të peshkim­it për qël­lime tregtare, përf­shirë mjetet lun­druese mbështetëse, mjetet lun­druese për­punuese të peshkut, mjetet lun­druese të përf­shi­ra në trans­bor­dim dhe mjetet lun­druese trans­portuese, të pajisura me mjete për trans­portimin e pro­duk­teve të peshkut;

“Mjet i ri lun­drues”, mjet lun­drues peshki­mi me gjatësi ndër­m­jet pin­guleve prej 15 metrash apo më shumë dhe për të cilin, në datën e hyr­jes në fuqi të kësaj rreg­ul­lore­je apo pas saj:

  1. i) ka një kon­tratë për ndër­timin apo për kry­er­jen e ndryshimeve mad­hore;
  2. ii) kjo kon­tratë daton për­para datës së hyr­jes në fuqi të kësaj rreg­ul­lore­je, e cila real­i­zo­het tre apo më shumë vjet pas kësaj date;

iii) në mungesë të një kon­trate ndër­ti­mi:

- është shtru­ar kili;

- fil­lon ndër­ti­mi i iden­ti­fikueshëm i një mjeti lun­drues të veçan­të;

- mon­ti­mi ka fil­lu­ar, duke përf­shirë të pak­tën 50 tonë ose 1% të masës së vlerë­suar të të gjithë mate­ri­alit struk­tur­or, cila­do që është më e vogël.

“Mjet lun­drues ekzistues”, çdo mjet lun­drues peshki­mi me një gjatësi ndër­m­jet pin­guleve prej 18 metrash ose më shumë, i cili nuk është një mjet i ri lun­drues peshki­mi;

“Punë­mar­rës”, çdo per­son, sipas përku­fizim­it në ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, që kryen një punë në bor­din e mjeteve lun­druese të peshkim­it, përf­shirë per­son­at që tra­jno­hen dhe prak­tikan­tët, por duke për­jash­tu­ar per­son­elin mbështetës në tokë, që kryen punë në bor­din e një mjeti lun­drues në mol, si dhe pilotët e por­tit;

“Pronar” ose “Pronar i mjetit lun­drues”, çdo per­son, sipas përku­fizim­it në ligjin nr. 9254, datë 15.7.2004, “Për ader­im­in e Repub­likës së Shqipërisë në Kon­ven­tën e Kombeve të Bashkuara “Për kushtet e regjistrim­it të ani­jeve””;

“Për­dorues i mjetit lun­drues”, pronari ose çdo per­son tjetër, si menax­heri apo çarterue­si bare­boat, i cili ka mar­rë përgjegjës­inë për oper­im­in e mjetit lun­drues nga pronari i mjetit lun­drues, ka rënë dako­rd për mar­rjen e kësaj përgjegjësie, si dhe ka mar­rë për­sipër të gjitha detyrimet e kësaj rreg­ul­lore­je;

“Kapiteni”, çdo per­son që ka komandën e mjetit lun­drues dhe mban përgjegjësi, sipas për­cak­timeve të nen­it 138, pikat 1, 2, 3 e 4, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar në Repub­likën e Shqipërisë”;

“Inspek­tim”, vizita e tru­pave inspek­tuese kom­pe­tente në bord, për të kon­trol­lu­ar kërke­sat min­i­male për sig­ur­inë dhe për shën­detin në punë të punë­mar­rësve, sipas për­cak­timeve në ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar.

SEKSIONI II

DETYRAT E PËRDORUESVE TË MJETEVE LUNDRUESE TË PESHKIMIT DHE KAPITENËVE TË TYRE

Neni 3

Dis­pozi­ta të përgjithshme

  1. Për efekt të sig­urisë dhe të shën­de­tit të per­son­ave në punë, për­dorue­si i mjetit lun­drues:
  2. a) sig­uron që mjeti lun­drues të për­doret pa rrezikuar sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, në veçan­ti në kushte mete­o­rologjike të parashikueshme, pa cen­uar përgjegjës­inë e kapiten­it;
  3. b) merr parasysh risqet e mund­shme për punë­mar­rësit, sipas për­cak­timeve të pikës 4, të nen­it 8, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar;
  4. c) sig­uron har­timin e një rapor­ti të deta­juar për çdo ngjar­je në det, e cila ndikon ose mund të ndiko­jë mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në bord, raport i cili u dër­go­het autoriteteve kom­pe­tente për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe merr masa për doku­men­timin e deta­juar me kujdes në ditarin e ani­jes.

Rapor­ti nën­shkruhet nga kapiteni, pronari, për­dorue­si apo agjen­ti dhe përm­ban emrin e ani­jes, num­rin e IMO-së, portin e regjistrim­it, vendin ku ndod­het ani­ja, rrethanat në të cilat ka ndod­hur dëmi apo lëndi­mi dhe shkaqet e mund­shme të tij.

Neni 4

Mjetet e reja lun­druese të peshkim­it

Për­dorue­si sig­uron që mjeti i ri lun­drues të jetë në për­puth­je me kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë, të për­cak­tu­ara në shto­jcën I, të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 5

Mjetet lun­druese ekzistuese të peshkim­it

Për­dorue­si sig­uron për­sh­tat­jen e mjetit lun­drues ekzistues të peshkim­it për plotësimin e kërke­save min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit, sipas shto­jcës I të kësaj rreg­ul­lore­je, bren­da një afati kohor prej jo më shumë se 24 muaj nga data e mira­tim­it, me për­jash­tim të kërke­save që zba­to­hen vetëm për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it.

Neni 6

Riparimet kap­i­tale ose shndër­rimet dhe ndryshimet mad­hore

Në rastet kur mjeti lun­drues u nën­shtro­het riparimeve kap­i­tale, shndër­rimeve ose ndryshimeve mad­hore, këto duhet të jenë në për­puth­je me kërke­sat përkatëse min­i­male, të për­cak­tu­ara në shto­jcën I të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 7

Pajis­jet dhe mirëm­ba­jt­ja

  1. Pa cen­uar përgjegjës­inë e kapiten­it, për­dorue­si i mjetit lun­drues, për të rua­j­tur sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve:
  2. a) sig­uron që mjeti lun­drues dhe pjesët e pajis­jet e tij, veçanër­isht, ato të për­men­dura në shto­jcën I, të kësaj rreg­ul­lore­je, të mirëm­ba­hen teknik­isht dhe që çdo defekt i zbu­lu­ar, që mund të ndiko­jë mbi sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, të riparo­het sa më shpe­jt të jetë e mundur;
  3. b) merr masa për të sig­u­ru­ar që mjeti lun­drues dhe të gjitha pjesët dhe pajis­jet të pas­tro­hen rreg­ull­isht, për të rua­j­tur stan­dard­in e për­sh­tat­shëm të higjienës;
  4. c) mban në bor­din e mjetit lun­drues një numër të mjaftueshëm të pajis­jeve të për­sh­tat­shme për shpë­timin e jetës dhe të mbi­jetesës, në gjend­je të mirë pune;

ç) përm­bush kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit, lid­hur me mjetet e shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës, që ndod­hen në shto­jcën II të kësaj rreg­ul­lore­je;

  1. d) merr parasysh kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit, në lid­hje me pajis­jet e shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës, të parashikuara në shto­jcën III;
  2. dh) përm­bush kërke­sat e parashikuara në shto­jcën III, të kësaj rreg­ul­lore­je, lid­hur me pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale që duhet të jenë në bord, pa cen­uar dis­poz­i­tat e vendim­it nr. 563, datë 3.7.2013, të Këshillit të Min­is­trave, “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit për për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale”.
  3. Për­dorue­si i mjetit lun­drues, për të mbro­j­tur sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, i sig­uron kapiten­it mjetet e nevo­jshme për t’i dhënë mundësi atij që të përm­bushë detyrimet që i ngarko­hen nga dis­poz­i­tat e kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 8

Informi­mi i punë­mar­rësve

  1. Në për­puth­je me nenin 12, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, kapiteni ose per­soni i autor­izuar prej tij infor­mon me shkrim dhe në mënyrë ver­bale punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre për të gjitha masat që janë mar­rë tash­më dhe do të mer­ren për sig­ur­inë dhe shën­detin në bor­din e mjetit lun­drues.
  2. Infor­ma­cioni i ofru­ar, në për­puth­je me pikën 1, të këtij neni, duhet të jetë i kuptueshëm për punë­mar­rësit.

Neni 9

Formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Në zba­tim të nen­it 19, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, për­dorue­si i mjetit lun­drues u sig­uron punë­mar­rësve formim të për­sh­tat­shëm, veçanër­isht, në for­mën e udhëz­imeve të sak­ta, të kuptueshme dhe në një gjuhë që ata e kup­to­jnë, lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin në bor­din e mjeteve lun­druese dhe, veçanër­isht, për paran­dal­im­in e aksi­den­teve.
  2. Formi­mi, i për­men­dur në pikën 1, përf­shin, në mënyrë të veçan­të, mbro­jt­jen ndaj zjar­rit, shuar­jen e zjar­rit, për­dorim­in e pajis­jeve të shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës dhe, për punon­jësit përkatës, për­dorim­in e pajimeve të peshkim­it dhe të pajis­jeve tërhe­qëse dhe për­dorim­in e llo­jeve të ndryshme të shen­jave, përf­shirë sin­jalet me duar.
  3. Kurset e formim­it përditë­so­hen kur kjo kërko­het nga ndryshimet e veprim­tarive në bord.

Neni 10

Formi­mi i veçan­të i per­son­ave që mund të drej­to­jnë mjetin lun­drues

Në zba­tim të nen­it 145, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar të Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, për­dorue­si i mjetit lun­drues i sig­uron çdo per­soni, i cili mund të drej­to­jë mjetin e lun­drim­it, formim të veçan­të, për:

  1. a) paran­dal­im­in e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe aksi­den­teve në bord, si dhe masat që duhet të ndërmer­ren në rast të një aksi­den­ti;
  2. b) sta­bilitetin dhe mirëm­ba­jt­jen e mjetit lun­drues në të gjitha kushtet e parashikueshme të ngarkim­it dhe gjatë opera­cion­eve të peshkim­it;
  3. c) lun­drim­in dhe komu­nikimin me radio, përf­shirë edhe pro­ce­du­rat.

Neni 11

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose e për­faqë­suesve të tyre në disku­timet për çësht­jet e mbu­lu­ara nga kjo rreg­ul­lore kry­het në për­puth­je me nenin 11, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar.

Neni 12

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore dhe ekza­minimet mjekë­sore

  1. Punëd­hënësi sig­uron mbikëqyr­jen shën­de­të­sore për të gjithë punë­mar­rësit që puno­jnë në bor­din e një mjeti lun­drues peshki­mi, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikat përkatëse për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore.
  2. Çdo punë­mar­rës që punon në bor­din e një mjeti lun­drues peshki­mi duhet të jetë i pajisur me cer­ti­fikatë të vlef­shme mjekë­sore, e cila dësh­mon aftës­inë e tij shën­de­të­sore për të kry­er detyrat e tij. Kjo cer­ti­fikatë lëshohet nga organi kom­pe­tent për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore dhe ekza­minimet shën­de­të­sore. For­mati dhe përm­ba­jt­ja e cer­ti­fikatës shën­de­të­sore për detarët duhet të jetë në për­puth­je me kërke­sat përkatëse të legjis­la­cionit në fuqi.
  3. Cer­ti­fika­ta mjekë­sore është e vlef­shme për një peri­ud­hë jo më shume se dy vjet nga data e lëshim­it të saj, përveç rasteve kur punë­mar­rësi është nën moshën 21 vjeç, rast në të cilin peri­ud­ha mak­si­male e vlef­sh­mërisë është jo më shumë se një vit.
  4. Punëd­hënësi i sig­uron punë­mar­rësit, për të cilin vlerësi­mi i riskut tre­gon një risk për shën­detin e tij, mbikëqyr­je shën­de­të­sore, sipas nivelit të riskut, llo­jit dhe shkallës së dëm­tim­it.
  5. Në raste urgjente, organi kom­pe­tent për lëshimin e cer­ti­fikatës mjekë­sore mund të lejo­jë që një punë­mar­rës të puno­jë në një mjet lun­drues peshki­mi për një peri­ud­hë kohe të kufizuar dhe të speci­fikuar, derisa të mund të mer­ret një cer­ti­fikatë mjekë­sore, me kusht që punë­mar­rësi të zotëro­jë një cer­ti­fikatë mjekë­sore që ka skad­uar së fund­mi.
  6. Punë­mar­rësve që u është refuzuar cer­ti­fika­ta ose kanë pasur një kufiz­im të ven­do­sur mbi aftës­inë e tyre për të punuar, u jepet mundësia për ankim, në për­puth­je me nenin 143, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar të Repub­likës së Shqipërisë”.
  7. Të dhë­nat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, përf­shirë kon­kluzionet mbi aftës­inë për të punuar për çdo punë­mar­rës, doku­men­to­hen dhe përditë­so­hen nga mjeku i punës, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore në punë dhe për mbro­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale, në një mënyrë që lejon kon­sul­timin e tyre të mëvon­shëm. Punë­mar­rësi, me kërkesë të tij/saj, ka akses te të dhë­nat e kartelës së tij/saj të shën­de­tit në punë. Kop­jet e kartelave shën­de­të­sore në punë u vihen në dis­pozi­cion autoriteteve kom­pe­tente, sipas kërkesës, duke rua­j­tur çdo kon­fi­den­cialitet.

SEKSIONI III

MEKANIZMI I KONTROLLIT,INSPEKTIMI

Neni 13

  1. Mjetet lun­druese të peshkim­it janë sub­jekt i inspek­tim­it nga tru­pat inspek­tuese, sipas për­cak­timeve të nen­eve 39 dhe 40, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.
  2. Inspek­timet në lid­hje me respek­timin e kësaj rreg­ul­lore­je mund të kry­hen edhe në det.

Neni 14

  1. Nga hyr­ja në fuqi e kësaj rreg­ul­lore­je, pas inspek­tim­it, sipas nen­it 14, të kësaj rreg­ul­lore­je, autoriteti kom­pe­tent mund të kërko­jë bllokimin e mjetit lun­drues të peshkim­it që nuk respek­ton dis­poz­i­tat e nen­eve 4 deri 7, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Nëse tru­pat inspek­tuese kon­sta­to­jnë shkel­je të kërke­save të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për inspek­timin në punë, lëshohet një akt inspek­ti­mi dhe i kërko­het me shkrim kap­i­taner­isë së por­tit ndal­i­mi i dal­jes së mjetit lun­drues të peshkim­it në det, deri në plotësimin e detyrave të cak­tu­ara në aktin e inspek­tim­it.
  3. Gjatë ushtrim­it të inspek­tim­it, sipas dis­poz­i­tave të kësaj rreg­ul­lore­je, bëhet çdo për­p­jek­je për të shman­gur ndal­im­in e paligjshëm apo vonesën e mjetit lun­drues të peshkim­it.
  4. Në rast të ndalim­it apo vonesës së paligjshme, për­dorue­si i mjetit lun­drues ka të drejtë për kom­pen­sim për çdo hum­b­je apo dëm të pësuar, në për­puth­je me dis­poz­i­tat ligjore të Kodit të Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive.

Neni 15

Shfry­tëzue­si i mjetit lun­drues ose për­faqë­sue­si i tij në Shqipëri ka të drejtën e ankim­it admin­is­tra­tiv kundër vendim­it të ndalim­it apo të ven­dos­jes së gjobës admin­is­tra­tive, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

SEKSIONI IV

DISPOZITA TË TJERA

Neni 16

Për zba­timin e kësaj rreg­ul­lore­je dhe në bazë të udhëz­imeve ndërkom­bëtare, min­istritë përgjegjëse për trans­portin detar, për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe për shën­de­tës­inë, har­to­jnë man­uale shp­jeguese për masa të veçan­ta mbro­jtëse dhe paran­daluese në lid­hje me sig­ur­inë dhe shën­detin në mjetet lun­druese të peshkim­it.

Neni 17

Sank­sionet

Në rast të shkel­jes së dis­poz­i­tave të përf­shi­ra në këtë rreg­ul­lore zba­to­hen sank­sionet e për­cak­tu­ara në nenin 43, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar.

SHTOJCA I

KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT PËR MJETET LUNDRUESE

Shën­im para­prak

Detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen sa herë kjo dik­to­het nga karak­ter­is­tikat e ven­dit të punës, veprim­taria, rrethanat ose një risk i veçan­të në bor­din e një mjeti lun­drues të peshkim­it.

Për mjetet lun­druese ekzistuese të peshkim­it detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen për aq sa lejo­jnë karak­ter­is­tikat struk­tur­ore të tyre, sa herë që kërko­het nga tiparet e ven­dit të punës, aktiviteti, rrethanat ose një risk në bor­din e një mjeti lun­drues ekzistues të peshkim­it.

  1. Aftësia lun­druese dhe qën­druesh­mëria në det

1.1. Mjeti lun­drues duhet të mba­het në gjend­je të për­sh­tat­shme për të lun­dru­ar në det dhe të jetë i pajisur siç duhet me mjete, në për­puth­je me qël­lim­in dhe për­dorim­in e tij.

1.2. Infor­ma­cioni lid­hur me qën­druesh­mërinë e mjetit lun­drues duhet të jetë i disponueshëm në bord dhe të jetë i aksesueshëm për per­son­in në shër­bimin roje.

Për mjetet lun­druese ekzistuese të peshkim­it, të dhë­nat për qën­druesh­mërinë e mjetit lun­drues, kur ato ekzis­to­jnë, duhet të jenë të disponueshme në bord dhe duhet të jenë të arrit­shme për per­son­in në shër­bimin roje.

Gjithash­tu, duhet të zba­to­hen edhe dis­poz­i­tat e pikës 2, të nen­it 211, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar të Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

1.3. Të gjitha mjetet lun­druese duhet të jenë mjaftueshëm të qën­drueshme, kur janë të padëm­tu­ara, në kushtet e shër­bim­it për të cilat ato janë des­tin­uar. Kapiteni merr masa paran­daluese, të nevo­jshme për të rua­j­tur një qën­druesh­mëri të mjaftueshme të mjetit lun­drues. Udhëzimet e dhë­na lid­hur me qën­druesh­mërinë e mjetit lun­drues duhet të respek­to­hen me rig­orozitet.

  1. Instalimet mekanike dhe elek­trike

2.1. Instalimet elek­trike pro­jek­to­hen dhe ndër­to­hen në mënyrë që të mos paraqesin ndon­jë rrezik dhe sig­uro­jnë:

- mbro­jt­je për ekuipazhin dhe mjetin lun­drues nga rrez­iqet elek­trike;

- funk­sion­imin e duhur të të gjitha pajis­jeve të nevo­jshme për të mirëm­ba­j­tur ani­jen në kushte nor­male opera­cionale dhe jetë­sore, pa iu drej­tu­ar furnizim­it me energji për raste emergjente;

- funk­sion­imin e pajis­jeve elek­trike thel­bë­sore për sig­ur­inë në të gjitha rastet e emergjen­cave.

2.2. Duhet të sig­uro­het burim i energjisë elek­trike për rastet e emergjen­cave.

Përveç rasteve të mjeteve lun­druese të hapu­ra, ai duhet të ven­doset jashtë lokalit të motorit dhe, në të gjitha rastet, duhet të mba­het në gjend­je pune, në mënyrë që në rastin e një zjar­ri apo avarive të tjera të instal­imeve krye­sore elek­trike, të sig­uro­jë funk­sion­imin e njëkohshëm për pak­tën tri orë të:

- sis­temit të komu­nikim­it të brend­shëm, detek­torëve të zjar­rit dhe sin­jaleve të  emergjencës;

- dri­tave të lun­drim­it dhe ndriçim­it të emergjencës;

- instalim­it të radios;

- pom­pave elek­trike të zjar­rit për emergjen­cat, kur janë të pran­ishme.

Nëse buri­mi i energjisë elek­trike për rastet e emergjencës është një bateri aku­mu­la­tore dhe buri­mi krye­sor i energjisë elek­trike ndër­pritet, bate­ria aku­mu­la­tore duhet të lid­het automatik­isht në pan­elin elek­trik të emergjencës dhe të furni­zo­jë me energji, për një peri­ud­hë të pandër­pre­rë prej të pak­tën 3 orësh, sis­temet e për­men­dura në para­grafin e mësipërm.

Pan­eli krye­sor elek­trik dhe pan­eli elek­trik i emergjencës duhet, për aq sa të jetë e mundur, të instalo­hen në mënyrë të tillë që të mos ekspo­zo­hen njëko­hë­sisht ndaj ujit apo zjar­rit.

2.3. Pan­elet elek­trike shën­jo­hen në mënyrë të qartë; kutitë e sig­ure­save dhe mba­jtëset e sig­ure­save kon­trol­lo­hen në inter­vale të rreg­ull­ta, për të sig­u­ru­ar që po për­doret klasi­fiki­mi kor­rekt i sig­uresës.

2.4. Lokali i baterive ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

2.5. Pajis­jet ndih­mëse elek­tron­ike për lun­drim­in testo­hen në mënyrë të shpeshtë dhe mirëm­ba­hen siç duhet.

2.6. Të gjitha pajis­jet e për­doru­ra për ngrit­jen ver­tikale testo­hen dhe ekza­mino­hen në inter­vale të rreg­ull­ta, sipas legjis­la­cionit përkatës në fuqi.

2.7. Të gjitha pjesët e mekanizmit të tërhe­q­jes, të ngrit­jes ver­tikale dhe pajis­jet e tjera të lid­hu­ra me to, duhet të mirëm­ba­hen në gjend­je të mirë teknike dhe pune.

2.8. Në rastet kur instalo­hen impiantet frig­oriferike dhe sis­teme të ajrit të kom­pre­suar ato duhet të mirëm­ba­hen siç duhet dhe të ekza­mino­hen në inter­vale të rreg­ull­ta.

2.9. Pajis­jet e gatim­it dhe ato shtëpi­ake që për­dorin gazra të rën­da duhet të për­doren vetëm në hapësira të ajro­sura mirë dhe duhet pasur kujdes për të shman­gur çdo aku­mulim të rrezik­shëm të gaz­it.

Bom­bo­lat që përm­ba­jnë gazra të ndezshme dhe gazra të tjera të rrezik­shme duhet të shëno­hen në mënyrë të qartë, sa i takon përm­ba­jt­jes së tyre dhe të mbushen në kuver­ta të hapu­ra.

Të gjitha valvu­lat, rreg­ul­la­torët dhe tubat e pre­sion­it që dalin nga bom­bo­lat duhet të mbro­hen nga dëm­ti­mi.

  1. Instal­i­mi i radios

Instal­i­mi i radios duhet të lejo­jë kon­tak­tin gjatë gjithë kohës, me të pak­tën një sta­cion bregde­tar ose tokë­sor, duke mar­rë në kon­sid­er­atë kushtet nor­male për përhap­jen e valëve të radios.

  1. Rrugët dhe dal­jet e emergjencës

4.1. Rrugët dhe dal­jet që mund të për­doren si rrugë e dal­je të emergjencës, duhet të mba­hen të lira, të jenë lehtë­sisht të dal­lueshme gjatë gjithë kohës dhe të nxjer­rin, sa më drejt­për­drejt të jetë e mundur, në kuvertën e hapur ose në një zonë të sig­urt dhe që atje në mjetin e mbi­jetesës, në mënyrë që punë­mar­rësit të mund të evakuo­hen nga vendet e tyre indi­vid­uale të punës ose zonat ku jeto­jnë me shpe­jtësi dhe në mënyrë sa më të sig­urt të jetë e mundur.

4.2. Num­ri, vend­ndod­h­ja dhe për­masat e rrugëve dhe dal­jeve që mund të për­doren si rrugë e dal­je të emergjencës, varen nga për­dori­mi, pajis­jet dhe për­masat e vendeve të punës dhe zon­ave të jetesës dhe nga num­ri mak­si­mal poten­cial i per­son­ave të pran­ishëm.

Dal­jet që mund të për­doren si dal­je të emergjencës dhe të cilat janë të mbyl­lu­ra, duhet të jenë lehtë­sisht të ope­rueshme në çdo sit­u­atë emergjence nga çdo punë­mar­rës ose nga skuadrat e shpë­tim­it.

4.3. Dyert e emergjencës dhe dal­jet e tjera të emergjencës duhet të jenë mjaftueshëm të qën­drueshme ndaj motit dhe të papëshkrueshme nga uji, për vend­ndod­hjen dhe funk­sion­in e tyre të veçan­të.

Dyert dhe dal­jet e tjera të emergjencës duhet të jenë të qën­drueshme ndaj zjar­rit, si paretet ndarëse.

Ky detyrim zba­to­het vetëm për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it.

4.4. Rrugët dhe dal­jet e emergjencës duhet të tre­go­hen me shen­ja, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e vendim­it nr. 1012, datë 10.12.2010, të Këshillit të Min­is­trave, “Për sin­jal­is­tikën në kantier dhe vendin e punës”.

Shen­ja të tilla duhet të ven­dosen në pika të për­sh­tat­shme dhe t’i rezis­to­jnë kohës.

4.5. Rrugët dhe hapësir­at e largim­it, si dhe dal­jet e emergjencës që kërko­jnë ndriçim, duhet të pajis­jen me ndriçim, për raste emergjen­cash, me inten­sitet të mjaftueshëm, në rast të një avarie të ndriçim­it.

  1. Zbu­li­mi dhe shuar­ja e zjar­rit

5.1. Në varësi të për­masave dhe të për­dorim­it të mjetit lun­drues, pajis­jeve që ai përm­ban, vetive fizike dhe kimike të sub­stan­cave të pran­ishme dhe num­rin mak­si­mal, poten­cial, të per­son­ave të pran­ishëm në bord, mjedis­et e jetesës dhe vendet e mbyl­lu­ra të punës, përf­shirë lokalin e motorit dhe vendin ku mba­het peshku, nëse është e nevo­jshme, duhet të pajisen me mjete të për­sh­tat­shme kundër zjar­rit dhe, sipas nevo­jës, me detek­torë të zjar­rit dhe sis­teme të alar­mit.

5.2. Pajis­jet e fik­jes së zjar­rit duhet të mba­hen gjith­monë në vendin e tyre të duhur, të mirëm­ba­hen në gjend­je të mirë pune dhe të jenë në dis­pozi­cion për për­dorim të men­jëher­shëm.

Punë­mar­rësit duhet të jenë në dijeni të vend­ndod­hjes së pajis­jeve kundër zjar­rit, mënyrën se si ato funk­siono­jnë dhe si duhet të për­doren.

Pra­nia e mjeteve të shuar­jes së zjar­rit dhe pajis­jeve të tjera por­ta­tive kundër zjar­rit duhet të kon­trol­lo­het gjith­monë, për­para se mjeti lun­drues të niset.

5.3. Pajis­jet kundër zjar­rit, të ope­ru­ara man­u­al­isht, duhet të jenë lehtë­sisht të aksesueshme e të thjesh­ta për t’u për­dorur dhe duhet të tre­go­hen nëpër­m­jet shen­jave, në për­puth­je me dis­poz­i­tat e vendim­it nr. 1012, datë 10.12.2010, të Këshillit të Min­is­trave, “Për sin­jal­is­tikën në kantier dhe vendin e punës”.

Shen­ja të tilla duhet të ven­dosen në pikat e duhu­ra dhe t’i rezis­to­jnë kushteve atmos­ferike.

5.4. Sis­temet e zbu­lim­it të zjar­rit dhe sis­temet e alar­mit duhet të testo­hen rreg­ull­isht dhe të mirëm­ba­hen siç duhet.

5.5. Stërvit­jet për shuar­jen e zjar­rit duhet të kry­hen në inter­vale të rreg­ull­ta.

  1. Ajri­mi i vendeve të mbyl­lu­ra të punës

Sig­uro­het ajër i freskët dhe i mjaftueshëm në vendet e mbyl­lu­ra të punës, duke pasur parasysh meto­dat e për­doru­ra të punës dhe kërke­sat fizike për punë­mar­rësit.

Në rastet kur për­doret një sis­tem ajri­mi mekanik, ai duhet të mirëm­ba­het në kushte të mira.

  1. Tem­per­atu­ra e zon­ave të punës

7.1 Tem­per­atu­ra në zonat e punës duhet të jetë e për­sh­tat­shme për trupin e njeri­ut gjatë orëve të punës, duke pasur parasysh meto­dat e punës që për­doren dhe kërke­sat fizike që u janë ven­do­sur punë­mar­rësve dhe, kur këto zona ekzis­to­jnë, kushtet reale apo poten­ciale të motit në zonën ku oper­on mjeti lun­drues.

7.2. Tem­per­atu­ra në mjedis­et e jetesës, hapësir­at higjieno-san­itare, dhomat e ngrënies dhe dhomat e ndih­mës së parë, kur këto zona ekzis­to­jnë, të jenë të për­sh­tat­shme për qël­lim­in e veçan­të të këtyre mjedi­s­eve.

  1. Ndriçi­mi natyral dhe arti­fi­cial i vendeve të punës

8.1 Vendet e punës duhet, sa më shumë të jetë e mundur, të mar­rin ndriçim natyral, të mjaftueshëm dhe të jenë të pajisura me ndriçim arti­fi­cial të për­sh­tat­shëm për opera­cionet konkrete të peshkim­it, pa vënë në rrezik sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve apo pa rrezikuar mjetet e tjera lun­druese.

8.2. Instalimet për ndriçimin e mjedi­s­eve të punës, shkallëve, shkallëve ver­tikale dhe rrugëve të kalim­it duhet të ven­dosen në mënyrë të tillë që llo­ji i ndriçim­it të sig­u­ru­ar të mos paraqesë asnjë risk për aksi­dente për punë­mar­rësit dhe asnjë pengesë për lun­drim­in e mjetit lun­drues.

8.3. Vendet e punës, në të cilat punë­mar­rësit janë të ekspozuar ndaj risqeve në mënyrë të veçan­të, në rast të një avarie të ndriçim­it arti­fi­cial, duhet të pajisen me ndriçim për raste emergjen­cash, me inten­sitet të mjaftueshëm.

8.4. Ndriçi­mi për rastet e emergjencës duhet të mirëm­ba­het në gjend­je pune dhe të testo­het në inter­vale të rreg­ull­ta.

  1. Kuver­tat, paretet ndarëse dhe paretet ver­tikale

9.1. Hapësir­at që janë të aksesueshme nga punë­mar­rësit duhet të jenë jo të rrëshqit­shme ose kundër rrëshqit­jes, të jenë të pajisura me mjete për të paran­dalu­ar rëni­et dhe të mos kenë penge­sa, për sa është e mundur.

9.2. Vendet e punës që përm­ba­jnë vende indi­vid­uale të punës duhet të jenë mjaftueshëm të papër­shkueshme nga zëri dhe të izolu­ara, duke pasur parasysh llo­jin e detyrave të përf­shi­ra dhe aktivitetin fizik të punë­mar­rësve.

Për mjetet lun­druese ekzistuese ky detyrim zba­to­het vetëm për sa të jetë e mundur.

9.3. Sipër­faqet e kuver­tave, pareteve ndarëse dhe ver­tikale në zonat e punës duhet të jenë të tilla që të mund të pas­tro­hen ose të rinovo­hen në një stan­dard të për­sh­tat­shëm të higjienës.

  1. Dyert

10.1. Duhet të sig­uro­hen mekaniz­ma, në mënyrë që dyert të mund të oper­o­hen gjatë gjithë kohës nga bren­da, pa pajis­je të veçan­ta.

Dyert duhet të jenë të ope­rueshme nga secila anë kur vendet e punës janë në për­dorim.

10.2. Dyert dhe, në veçan­ti, dyert rrëshqitëse, kur këto duhet të për­doren, duhet të funk­siono­jnë në mënyrë sa më të sig­urt që të jetë e mundur për punë­mar­rësit, veçanër­isht, në kushte të këqi­ja të motit dhe të detit.

  1. Rrugët e qarkul­lim­it, zonat e rrezikut

11.1. Rrugët e kalim­it, kor­ri­doret dhe hapësir­at boshe, pje­sa e jashtme e sal­lonit mbi kuvertën e sipërme dhe të gjitha rrugët e qarkul­lim­it, në përgjithësi, duhet të pajis­jen me bar­ri­era mbro­jtëse, shufra për t’u kapur dhe litarë shpë­ti­mi ose mjete të tjera të garan­tim­it të sig­urisë së punon­jësve gjatë aktiviteteve në bord.

11.2. Nëse ka një risk që punon­jësit mund të bien nga pjesët e hapu­ra në kuvertë ose nga një kuvertë në një tjetër, duhet të sig­uro­het mbro­jt­je e për­sh­tat­shme, kur­do­herë që është e mundur.

Për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it bar­ri­er­at mbro­jtëse duhet të jenë, të pak­tën, një metër të lar­ta.

11.3. Aksesi në instal­ime mbi kuvertë, për qël­lime opera­cionesh ose mirëm­ba­jt­je­je, duhet të jetë i tillë që të garan­to­jë sig­ur­inë e punë­mar­rësve.

Për të paran­dalu­ar rëni­et duhet të sig­uro­hen bar­ri­era mbro­jtëse ose pajis­je të ngjashme të mbro­jt­jes së lartë­sisë, të për­sh­tat­shme.

11.4. Para­petet ose mjetet e tjera të ven­do­sura për të paran­dalu­ar rënien e per­son­ave jashtë bor­dit duhet të mba­hen në gjend­je efikase.

Para­petet duhet të pajisen me por­ta zhblloki­mi ose pajis­je të tjera të ngjashme, për t’i dhënë mundësi ujit që të kul­lo­jë me shpe­jtësi.

11.5. Ram­pa e kiçit, pje­sa e sipërme e ram­pës, duhet të jetë e pajisur me një portë ose mjete të tjera të sig­urim­it të saj, me të njëjtën lartësi sa dall­gëpritëset apo mjetet e tjera ngji­tur me të, për të mbro­j­tur punë­mar­rësit nga risku i rënies në ram­pë.

Kjo portë ose pajis­je tjetër, duhet të hapet dhe mbyl­let lehtë­sisht dhe duhet të hapet vetëm për të hed­hur rrjetën ose për ta tërhe­qur atë bren­da.

Për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it, kjo portë apo mjete të tjera, duhet të hapet dhe të mbyl­let lehtë­sisht, mundë­sisht me anë të teleko­mandës, dhe duhet të hapet për hed­hjen e rrjetës apo për ta tërhe­qur atë bren­da.

  1. Struk­tu­ra e vendeve indi­vid­uale të punës

12.1. Zonat e punës duhet të mba­hen të lira, të mbro­hen nga deti dhe, sa më shumë të jetë e mundur, të ofro­jnë mbro­jt­je të për­sh­tat­shme për punë­mar­rësit kundër rënieve në ani­je ose rënieve jashtë bor­dit.

Zonat e manovrim­it duhet të kenë hapësirë të mjaftueshme, si në aspek­tin e lartë­sisë ash­tu edhe në aspek­tin e sipër­faqes.

12.2. Nëse motorët koman­do­hen nga lokali i motorit, ata duhet të koman­do­hen nga një zonë e veçan­të, e papër­shkueshme nga zëri, e izolu­ar nga dhoma e motorit, në vetvete, dhe të jenë të aksesueshëm, pa kalu­ar përmes kësaj të fun­dit.

Ura e komandim­it kon­sidero­het të jetë një zonë që plotë­son kërke­sat e mësipërme.

12.3. Koman­dat për mekanizmin e tërhe­q­jes duhet të instalo­hen në një zonë aq të mad­he sa t’u kri­jo­jë mundësi punë­mar­rësve që të puno­jnë lirisht.

Mekaniz­mi i tërhe­q­jes duhet, gjithash­tu, të ketë pajis­je sig­urie të për­sh­tat­shme për rastet e emergjen­cave, përf­shirë hapësir­at e ndalim­it në raste emergjen­cash.

12.4. Drejtue­si i vinçit duhet të ketë një pam­je të mjaftueshme të vinçit dhe të punë­mar­rësve të tjerë në punë.

Nëse vinçi kon­trol­lo­het nga ura, drejtue­si i tij duhet, gjithash­tu, të ketë një pam­je të qartë të punë­mar­rësve në punë, drejt­për­drejt ose nëpër­m­jet ndon­jë mjeti tjetër të për­sh­tat­shëm.

12.5. Një sis­tem i sig­urt i komu­nikim­it duhet të për­doret ndër­m­jet urës dhe kuvertës së punës.

12.6. Duhet të ruhet një vështrim i mpre­htë, gjith­monë, dhe ekuipazhi duhet të para-lajmëro­het për ndon­jë rrezik të afërt nga deti shumë i trazuar që afro­het gjatë opera­cion­eve të peshkim­it apo kur në kuvertë kry­hen punë të tjera.

12.7. Kon­tak­ti me kavot e cimat dhe me pjesë të lëvizshme të pajis­jeve duhet të min­i­mi­zo­het, duke instalu­ar pajis­je mbro­jtëse.

12.8. Duhet të instalo­hen mekaniz­ma koman­dues për masat në lëviz­je, veçanër­isht, mbi peshkarex­hat, si:

- pajis­je për të bllokuar tim­o­nët e tratës;

- pajis­je për të kon­trol­lu­ar lëviz­jen lëkundëse të pjesës fun­dore të rrjetës ku mba­hen peshqit.

  1. Mjedis­et e jetesës

13.1.Vendndodhja, struk­tu­ra, papër­shkue-shmëria nga zhur­mat, mjetet e izolim­it dhe struk­tu­ra e mjedi­s­eve e pajis­jeve të jetesës së punë­mar­rësve, kur këto ekzis­to­jnë, si dhe mjetet për akses në to, duhet të jenë të tilla që të ofro­jnë mbro­jt­je të për­sh­tat­shme nga moti e deti, drid­h­ja, zhur­ma dhe aro­mat e pakënd­shme nga pjesë të tjera të mjetit lun­drues, që kanë të ngjarë të shqetë­so­jnë punë­mar­rësit gjatë peri­ud­hës së tyre të çlod­hjes.

Në rastet kur pro­jek­ti­mi, për­masat dhe/ose qël­li­mi i mjetit lun­drues e lejon, mjedis­et e jetesës së punë­mar­rësve duhet të jenë të ven­do­sura në mënyrë që të min­i­mi­zo­hen efek­tet e lëviz­jes dhe të rrit­jes së shpe­jtë­sisë.

Duhet të mer­ren masat e duhu­ra, për sa është e mundur, për të mbro­j­tur joduhan­pirësit nga shqetësimet që shkak­to­hen nga pir­ja e duhan­it.

Për mjetet ekzistuese lun­druese të peshkim­it, mjedis­et e jetesës së punë­mar­rësve duhet të jenë të tilla që të min­i­mi­zo­hen zhur­ma, drid­h­ja, efek­tet e lëviz­jes e rrit­jes së shpe­jtë­sisë dhe erërat e pakënd­shme nga pjesë të tjera të mjetit lun­drues. Ndriçim i për­sh­tat­shëm duhet të jetë i instalu­ar në mjedis­et e jetesës.

13.2. Mjedis­et e jetesës së punë­mar­rësve duhet të ajrosen vazhdimisht, për të sig­u­ru­ar një furniz­im të vazh­dueshëm me ajër të freskët dhe për të paran­dalu­ar kon­den­simin.

Në mjedis­et e jetesës duhet të sig­uro­het ndriçim i për­sh­tat­shëm, me:

- ndriçim nor­mal, të përgjithshëm dhe të mjaftueshëm;

- ndriçim të reduk­tu­ar, të përgjithshëm, për të shman­gur shqetësimin e punë­mar­rësve kur ata janë duke u çlod­hur;

- ndriçim lokal, në secilin shtrat.

Ky detyrim zba­to­het vetëm për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it.

13.3. Kuzhi­na dhe ven­di i ngrënies, kur këto ekzis­to­jnë, duhet të kenë për­masa të mjaftueshme, të jenë të ndriçuara dhe të ajro­sura mirë dhe të mund të pas­tro­hen lehtë­sisht.

Të sig­uro­hen frig­oriferë ose pajis­je të tjera për rua­jt­jen e ushqimeve në tem­per­aturë të ulët.

Për mjetet lun­druese ekzistuese të peshkim­it kuzhi­na dhe ven­di i ngrënies, kur këto ekzis­to­jnë, duhet të kenë për­masa të mjaftueshme, të jenë të ndriçuara dhe të ajro­sura mjaftueshëm dhe të jenë të lehta për t’u pas­tru­ar.

  1. Mjedis­et dhe pajis­jet san­itare

14.1 Në mjetet lun­druese me mjedise jetese, dhomat e dusheve, me ujë të nxe­htë dhe të fto­htë të rrjedhshëm, lava­manët e tualetet duhet të pajis­jen e instalo­hen siç duhet dhe zonat përkatëse duhet të ajrosen mirë.

Për mjetet lun­druese ekzistuese të peshkim­it, në mjedis­et e jetesës duhet të instalo­hen lava­manë dhe, nëse është e mundur, një dush dhe zonat përkatëse duhet të ajrosen siç duhet.

14.2. Çdo punë­mar­rës duhet të ketë mundësi të për­dorë një vend ku ai mund të mba­jë vesh­jet e tij.

Ky detyrim zba­to­het vetën për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it.

  1. Ndih­ma e parë

Në të gjitha mjetet lun­druese duhet të ketë pajis­je të ndih­mës së parë, në për­puth­je me kërke­sat e nen­it 145, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Për Kodin Detar të Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

  1. Shkallë ver­tikale dhe shtig­jet e ako­modim­it

Një shkallë ver­tikale apo shteg i ako­modim­it ose pajis­je të tjera të ngjashme, që sig­uro­jnë mjete të për­sh­tat­shme dhe të sig­ur­ta për ngjit­jen në mjetin lun­drues, duhet të jenë të disponueshme.

  1. Zhur­ma

Duhet të mer­ren të gjitha masat e duhu­ra teknike për të reduk­tu­ar nivelin e zhur­mës në vendet e punës dhe në mjedis­et e jetesës, për aq sa është e mundur, duke mar­rë parasysh për­masat e mjetit lun­drues.

Ky detyrim zba­to­het vetëm për mjetet e reja lun­druese të peshkim­it, duke mar­rë parasysh kërke­sat e vendim­it nr. 842, datë 3.12.2014, të Këshillit të Min­is­trave, “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe të shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me zhur­mën në vendin e punës””.

SHTOJCA II

KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT PËR PAJISJET E SHPËTIMIT TË JETËS

DHE TË MBIJETESËS

Shën­im para­prak

Detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen për aq sa lejo­jnë karak­ter­is­tikat e ven­dit të punës, veprim­taria, rrethanat ose një risk në bor­din e një mjeti lun­drues.

  1. Mjetet lun­druese duhet të mba­jnë pajis­je të mjaftueshme të shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës, përf­shirë mjete të për­sh­tat­shme të nxjer­rjes së punë­mar­rësve nga uji dhe shpë­timin me radio, në veçan­ti një fen­er radio, që tre­gon pozi­cionin për raste emergjen­cash, me një mekanizëm lëshi­mi hidro­sta­tik, duke mar­rë parasysh num­rin e per­son­ave në bord dhe zonën në të cilën oper­on mjeti lun­drues.
  2. Të gjithë artiku­jt e pajis­jeve të shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës duhet të mba­hen në vendet e tyre të për­cak­tu­ara, të mirëm­ba­hen në gjend­je të mirë pune dhe të jenë të disponueshëm për për­dorim të men­jëher­shëm.

Ata duhet të kon­trol­lo­hen nga punë­mar­rësi për­para se mjeti lun­drues të largo­het nga por­ti dhe gjatë udhë­tim­it në det.

  1. Pajis­jet e shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës duhet të inspek­to­hen në inter­vale të rreg­ull­ta.
  2. Të gjithë punë­mar­rësit mar­rin formimin e duhur dhe udhëz­ime të për­sh­tat­shme lid­hur me për­bal­lim­in e një sit­u­ate emergjente.
  3. Nëse gjatësia e mjetit lun­drues është më e mad­he se 45 metra ose nëse në të ndod­hen pesë ose më shumë punë­mar­rës, duhet të sig­uro­het një vend grum­bul­li­mi, me udhëz­ime të qar­ta për secilin punë­mar­rës, që duhet të zba­to­hen në rast të një emergjence.
  4. Grum­bul­limet e punë­mar­rësve për stërvit­jen për mbi­jetesë, duhet të kry­hen çdo muaj, në port dhe/ose në det.

Këto stërvit­je duhet të sig­uro­jnë që punë­mar­rësit të kenë një kup­tim të plotë dhe të stërviten, lid­hur me detyrat që ata duhet të krye­jnë, sa i takon manip­ulim­it dhe vënies në punë të të gjitha pajis­jeve të shpë­tim­it të jetës dhe të mbi­jetesës.

Punon­jësit duhet të jenë for­muar lid­hur me mon­timin dhe oper­im­in e pajis­jeve radio-por­ta­tive, kur ka të tilla në bord.

SHTOJCA III

KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE TË SHËNDETIT NË LIDHJE ME PAJISJET MBROJTËSE INDIVIDUALE

Shën­im para­prak

Detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen sa herë kjo dik­to­het nga karak­ter­is­tikat e ven­dit të punës, veprim­taria, rrethanat ose një risk në bor­din e një mjeti lun­drues.

  1. Në rastet kur risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve nuk mund të shman­gen apo të kufi­zo­hen në mënyrë të mjaftueshme, nëpër­m­jet mjeteve kolek­tive ose teknike të mbro­jt­jes apo nëpër­m­jet masave, meto­dave ose pro­ce­du­rave të orga­nizim­it të punës, punë­mar­rësit duhet të pajisen me pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale.
  2. Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale, në for­mën e vesh­jeve ose të ven­do­sura mbi vesh­jen, duhet të jenë me ngjyra të ndrit­shme, në kon­trast me mje­disin detar dhe të jenë të duk­shme në mënyrë të qartë.

[1]Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave përafron plotë­sisht Direk­tivën e Këshillit 93/103 /KE, të datës 23 nën­tor 1993, në lid­hje me kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit në punë në bor­din e mjeteve lun­druese të peshkim­it (Direk­ti­va e trem­bëd­hjetë indi­vid­uale në kup­tim të nen­it 16 (1) të Direk­tivës 89/391/KEE).

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim