V E N D I M

Nr. 692, datë 13.12.2001

 

PËR MASAT E VEÇANTA TË  SIGURIMIT DHE MBROJTJES SË SHËNDETIT NË PUNË

(ndryshuar me VKM nr.742, datë 6.11.2003)

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe nen­it 40 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.3.1996, me propoz­imin e Zëvendëskryem­i­nistrit dhe Min­istër i Punës dhe Çësht­jeve Sociale, Këshilli i Min­is­trave

V E N D O S I :

  1. Sig­uri­mi i jetës dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve të bëhet nëpër­m­jet zba­tim­it të masave të nevo­jshme për paran­dal­im­in e rrez­iqeve në punë.
  2. Punëd­hënësi, për të mbro­j­tur dhe sig­u­ru­ar jetën dhe shën­detin e punë­mar­rësit në punë është i detyru­ar:
  3. a) të shmangë rrez­iqet, duke vlerë­suar ato real­isht dhe në origjinë;
  4. b) të ven­dosë punë­mar­rësit në punë sipas:

- aftë­sive pro­fe­sion­ale;

- gjend­jes shën­de­të­sore të bazuar në viz­itën mjekë­sore, të kry­er nga spe­cial­istë, para pra­nim­it në punë;

- moshës;

- sek­sit.

  1. c) të mar­rë parasysh zhvil­lim­in e teknikës;

ç) të zba­to­jë masat që vënë mbro­jt­jen kolek­tive mbi ato indi­vid­uale;

  1. d) t’u japë punë­mar­rësve instruk­sionet e duhu­ra për mbro­jt­jen e shën­de­tit në punë dhe për njo­hjen dhe zba­timin e rreg­ullave të sig­urim­it teknik;
  2. dh) të ven­dosë në për­dorim­in e makiner­ive dhe të mekaniz­mave me shkallë rrezik­sh­mërie kolek­tive punë­mar­rës të pajisur me dësh­mi aftësie;
  3. e) të mar­rë në provë çdo muaj punë­mar­rësit e pakual­i­fikuar dhe çdo 3 muaj punë­mar­rësit e kual­i­fikuar për përvetësimin e rreg­ul­loreve të sig­urim­it teknik.

2/1. Punëd­hënësi sig­uron funk­sion­imin e shër­bim­it mjekë­sor, nëpër­m­jet mjekut të ndër­mar­rjes, në të gjitha sub­jek­tet që ushtro­jnë veprim­tari prod­huese, pri­vate ose shtetërore, ven­dase ose të hua­ja, juridike ose fizike.

2/2. Mjekët e ndër­mar­rjes pajisen me licencë pro­fe­sion­ale nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, në për­puth­je me vendimin nr.500, datë 23.11.1992 të Këshillit të Min­is­trave “Për dhënien e licen­cave për ushtrim­in e pro­fe­sion­it në fushën e mjekë­sisë, në pro­fe­sion të lirë pri­vat”, i ndryshuar.

2/3. Mjekët e ndër­mar­rjes mer­ren në punë si nëpunës të ndër­mar­rjes dhe varen drejt­për­drejt nga punëd­hënësi. Punëd­hënësi e njeh mjekun me detyrat e shër­bim­it shën­de­të­sor të ndër­mar­rjes dhe kërkon zba­timin e tyre, sipas legjis­la­cionit të punës. Mar­rëd­hëni­et ndër­m­jet punëd­hënësit dhe mjekut të ndër­mar­rjes për­cak­to­hen në bazë të kon­tratës së punës që lid­hin palët, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

2/4. Mjeku i ndër­mar­rjes ka këto detyra:

  1. a) Këshillon punëd­hënësin për prob­lemet e mbro­jt­jes në punë, për shmang­ien e aksi­den­teve dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, si dhe për të gjitha çësht­jet e mbro­jt­jes së shën­de­tit dhe sig­urisë në punë;
  2. b) vlerë­son çësht­je të fiziologjisë së punës, të prob­le­meve higjienike e san­itare, veçanër­isht të rit­mit e të kohës së punës, të orga­nizim­it të ven­dit të punës, të zhvil­lim­it dhe të mjedi­s­eve të punës;
  3. c) reko­man­don çësht­je të ndryshim­it të vendeve të punës për riin­te­grim­in e të gjym­tu­arve në pro­cesin e punës dhe të të sëmurëve me sëmund­je pro­fe­sion­ale, si dhe stu­dion shkaqet e aksi­den­teve në punë e të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, duke i propozuar punë­mar­rësit masat për shmang­ien e tyre;

ç) kon­trol­lon pra­n­imin në punë të punë­mar­rësve, në për­puth­je me raportin mjekë­sor të lëshuar nga komi­sioni medikoligjor, në bazë të aftë­sive shën­de­të­sore për pro­cesin konkret të punës, si dhe orga­ni­zon ekza­min­imin peri­odik, shën­de­të­sor, për të gjithë punon­jësit, një herë në 6 muaj;

  1. d) ndjek, në mënyrë të vazh­dueshme, të sëmurët kro­nikë, bën kon­sul­ta me mjekët e famil­jes dhe spe­cial­istët, si dhe ndërhyn te punëd­hënësi, që, në rast nevo­je, të bëjë ndër­rim­in e ven­dit të punës;
  2. dh) bashkëpunon me mjekun e sëmund­jeve pro­fe­sion­ale dhe repartet klinike të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, për diag­nozën dhe tra­j­timin e të sëmurëve me sëmund­je pro­fe­sion­ale;
  3. e) plotë­son regjistrin e paaftë­sisë së përkohshme në punë, të aksi­den­tit në punë dhe sëmund­jeve pro­fe­sion­ale, si dhe, në bashkëpunim me punëd­hënësin, denon­con pranë Inspek­toratit të Punës rastet e aksi­den­teve dhe të sëmund­jeve pro­fe­sion­ale.
  4. Punëd­hënësi duhet të vlerë­so­jë (të ketë parasysh) aftësitë pro­fe­sion­ale të punë­mar­rësve në fushën e sig­urim­it dhe të shën­de­tit kur u ngarkon detyrat, si dhe të garan­to­jë se vetëm punë­mar­rësit që kanë të dhë­na të mjaftueshme dhe të për­sh­tat­shme mund të futen në zonat me rrezik të madh dhe të veçan­të. Kriteret e vlerësim­it të aftë­sive pro­fe­sion­ale për­cak­to­hen në rreg­ul­loren e sig­urim­it teknik.
  5. Punëd­hënësi duhet t’i pajisë punë­mar­rësit me mjete mbro­jtëse, indi­vid­uale të për­sh­tat­shme për real­iz­imin e funk­sion­eve që kanë dhe të kujde­set për për­dorim­in e duhur të tyre, sipas natyrës së punës. Gjithash­tu, punëd­hënësi duhet të kujde­set që pajis­jet e punës të jenë të për­sh­tat­shme dhe të garan­to­jnë sig­urim­in e shën­de­tit të punë­mar­rësve gjatë për­dorim­it.
  6. Punëd­hënësi duhet të garan­to­jë që çdo punë­mar­rës të aftë­so­het dhe të for­mo­het pro­fe­sion­al­isht në fushën paran­daluese që në fil­lim të punës e në vazhdim, duke pasur parasysh ndryshimet e funk­sion­it që ai kryen ose në rastet kur futen teknologji të reja apo bëhen ndryshime në pajis­jet e punës. Formi­mi duhet të përqen­dro­het, veçanër­isht, në vendin e punës dhe në funk­sion të çdo punë­mar­rësi.
  7. Një herë në çdo muaj punëd­hënësi duhet të instruk­to­jë punë­mar­rësit për makiner­itë dhe teknologjitë e reja. Çdo punë­mar­rës duhet të ketë njo­huri për të respek­tu­ar rreg­ul­lat, duke mos rrezikuar veten dhe çdo per­son që ka pranë nga vepri­mi i lëndëve hel­muese, rry­ma elek­trike, zjar­ri ose nga godit­jet mekanike.
  8. Punëd­hënësi është i detyru­ar që:

- të ven­dosë në vende të duk­shme të sek­torëve të punës dhe të lex­ueshme nga punë­mar­rësit rreg­ul­lat e sig­urim­it teknik për dhënien e ndih­mës së parë dhe rreg­ul­lat për mbro­jt­jen në punë;

- të bëjë mat­je në mjedis­et e brend­shme të punës për nivelet e ndot­jes nga lëndët kimike, pluhuri, lagësh­tia, zhur­mat dhe t’i kra­ha­so­jë rezul­tatet me nor­mat e lejueshme.

  1. Kur punë­mar­rësit janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj një rreziku të rëndë, punëd­hënësi është i detyru­ar t’i njofto­jë men­jëherë punë­mar­rësit e cen­uar për pran­inë e këtij rreziku dhe të mar­rë masat e duhu­ra për paran­dal­im­in e tij.
  2. Shfuqizuar.
  3. Shfuqizuar.
  4. Punëd­hënësit janë të detyru­ar të mbro­jnë gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji ndaj agjen­tëve të dëmshëm, në për­puth­je me kërke­sat e rapor­tit mjekë­sor, të lëshuar nga mjeku spe­cial­ist. Kur paraqitet rrezik për sig­urim­in dhe shën­detin apo ndon­jë ndikim të mund­shëm mbi shtatzën­inë apo mbi qumështin e gjir­it të këtyre punë­mar­rësve, punëd­hënësi duhet të mar­rë masat e nevo­jshme për të shman­gur ekspoz­imin e këtij rreziku, për të për­mirë­suar kushtet e punës dhe për ndër­rim­in në një vend tjetër pune që ka më pak rrezik­sh­mëri nga lëndët kimike për shën­detin e nënës dhe të fëmi­jës.

12.Çdo punë­mar­rës ka detyrë të kujde­set për sig­urim­in dhe shën­detin në punë. Punë­mar­rësit, në për­puth­je  me formimin dhe me instruk­sionet e punëd­hënësit, duhet në mënyrë të veçan­të;

- të për­dorin, në mënyrë të për­sh­tat­shme, në për­puth­je me natyrën dhe rrez­iqet e parashikuara, mak­i­nat, aparatet, sub­stan­cat e rrezik­shme pajis­jet  e trans­portit dhe, në përgjithësi, të gjitha mjetet e tjera, me të cilat zhvil­lo­jnë  veprim­tar­inë e tyre;

- të për­dorin në mënyrë të vazh­dueshme mjetet dhe pajis­jet mbro­jtëse të dhë­na nga punë­mar­rësi.

12/1. Mar­r­ja në punë e mjekut është e detyrueshme për të gjitha sub­jek­tet, veprim­taria e të cilave klasi­fiko­het sipas vendimeve nr.459, datë 22.7.1998 “Për sub­stan­cat e rrezik­shme”, nr.419, datë 4.8.2000 “Për objek­tet e rrezik­shme” dhe nr.207, datë 9.5.2002 “Për për­cak­timin e punëve të vështi­ra ose të rrezik­shme” të Këshillit të Min­is­trave, pavarë­sisht nga num­ri i të punë­suarve.

12/2. Për sub­jek­tet që nuk përf­shi­hen në pikën 12/1 të këtij vendi­mi, mar­r­ja në punë e mjekut të ndër­mar­rjes është e detyrueshme për ato ndër­mar­rje, ku num­ri i të punë­suarve është jo më pak se 15 punon­jës.

12/3. Mjeku i ndër­mar­rjes mban përgjegjësi sipas ligjit për paso­jat, që mund të vijnë nga mosz­ba­ti­mi i detyrave të për­cak­tu­ara sipas pikës 2/4 të këtij vendi­mi.

  1. Kur inspek­tori i punës ver­i­fikon mosz­ba­timin e nor­ma­ti­vave për paran­dal­im­in e rrez­iqeve në punë dhe gjykon se kjo veprim­tari mund të sjel­lë paso­ja të rën­da urd­hëron ndër­pre­rjen e men­jëher­shme të punës.

Kjo masë i komu­niko­het punëd­hënësit, i cili men­jëherë vë në dijeni punë­mar­rësit.

Rifil­li­mi i punës pas ndër­pre­rjes bëhet nga inspek­tori i punës, kur shman­gen shkaqet që e sol­lën këtë ndër­pre­rje. Gjatë ndër­pre­rjes së punës punëd­hënësi është i detyru­ar t’i pagua­jë punë­mar­rësit në për­puth­je me dis­poz­i­tat e Kodit të Punës.

14.Vendimi nr.449, datë 17.10.1992 i Këshillit të Min­is­trave “Për rior­ga­niz­imin e shër­bim­it mjekë­sor në ndër­mar­rje”, shfuqi­zo­het.

  1. Ngarko­hen Min­is­tria e Punës dhe e Çësht­jeve Sociale dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Ilir Meta

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim