VENDIM

Nr. 1039, datë 4.12.2013

PËR FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PUNËS DHE PËR CAKTIMIN E PËRFAQËSUESVE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË KËTË KËSHILL

 

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­it 200 të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Repub­likës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Këshilli Kom­bë­tar i Punës, në vijim KKP, është organ kon­sul­ta­tiv trepalësh me për­faqëus­es të Këshillit të Min­is­trave dhe të orga­ni­zatave të punëd­hënësve e të punë­mar­rësve.
  2. KKP-ja zhvil­lon këshillime, merr vendime me kon­sen­sus dhe i bën reko­mandimet përkatëse Këshillit të Min­is­trave, nëpër­m­jet min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  3. Orga­ni­zatat e punëd­hënësve e të punë­mar­rësve, si dhe admin­is­tra­ta pub­like duhet t’i vënë në dis­pozi­cion KKP-së të gjitha infor­ma­cionet dhe të dhë­nat e nevo­jshme, që kanë lid­hje me objek­tin e funk­sionim­it të këtij Këshilli, për zhvil­lim­in e këshillimeve.
  4. KKP-ja krye­so­het nga min­istri i Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe ka në për­bër­je, si për­faqë­sues të Këshillit të Min­is­trave, këta anë­tarë:

- Min­istrin e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë;

- Min­istrin e Finan­cave;

- Min­istrin e Shën­de­të­sisë;

- Min­istrin e Arsim­it dhe Sportit;

- Min­istrin e Drejtë­sisë;

- Min­istrin e Zhvil­lim­it Ekonomik, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes;

- Min­istrin e Zhvil­lim­it Urban dhe Tur­izmit.

Kan­di­datë të KKP-së, për­faqë­sues të Këshillit të Min­is­trave, janë zëvendës­min­is­trat përkatës.

  1. Kryetari i KKP-së ka këto detyra:
  2. a) të drej­to­jë mbled­hjet e KKP-së;
  3. b) të mira­to­jë rendin e ditës, raportin për­fundim­tar të mbled­hjeve, si dhe pro­gramin vje­tor të këtij Këshilli, pas mirëkup­ti­m­it me palët;
  4. c) të infor­mo­jë Këshillin e Min­is­trave për reko­mandimet e këtij Këshilli, si dhe për mendimet e orga­ni­zatave të punëd­hënësve e të punë­mar­rësve.
  5. Për­faqë­sue­sit e orga­ni­zatave të punëd­hënësve e të punë­mar­rësve, anë­tarë të KKP-së, cak­to­jnë përkatë­sisht kryetarët e palëve, të cilët janë edhe nënkryetarë të KKP-së.
  6. KKP-ja mblid­het në për­puth­je me pro­gramin e mirat­u­ar prej tij ose me kërkesën me shkrim të çdo pale, drej­tu­ar kryetar­it të Këshillit, sipas për­cak­tim­it të bërë në rreg­ul­loren e brend­shme të funk­sionim­it.
  7. Anë­tarët e KKP-së, për çësht­jet që do të disku­to­hen, kanë të drejtën e këshillim­it para­prak dhe e shpre­hin qën­drim­in e tyre nëpër­m­jet kryetar­it të palës ose anë­tar­it të ngarkuar nga kryetari përkatës, për çësht­je speci­fike.
  8. Pranë KKP-së kri­jo­hen dhe funk­siono­jnë komi­sionet e përher­shme e të spe­cial­izuara trepalëshe, si më poshtë vijon:
  9. a) Komi­sioni juridik;
  10. b) Komi­sioni i punësim­it, arsim­it dhe formim­it pro­fe­sion­al;
  11. c) Komi­sioni i pagave, pen­sion­eve dhe përkrah­jes sociale;

ç) Komi­sioni i kushteve të punës, shën­de­tit dhe sig­urim­it në punë;

  1. d) Komi­sioni i ekonomisë dhe i financës;
  2. dh) Komi­sioni i shan­seve të barabar­ta, aftë­sive të kufizuara dhe rin­isë.
  3. Komi­sionet e përher­shme e të spe­cial­izuara trepalëshe kanë për objekt të shqyr­to­jnë çësht­je për fushat e tyre të kom­pe­tencës dhe t’ia trans­me­to­jnë mendimet e për­fundimet e këshillimeve KKP-së, për:
  4. a) ori­en­timin dhe zba­timin e poli­tikave shtetërore në fushat e veprim­tarisë së tyre;
  5. b) pro­jek­tlig­jet dhe pro­jek­tvendimet e Këshillit të Min­is­trave, që kanë lid­hje me fushat e veprim­tarisë së tyre;
  6. c) çësht­jet për të cilat KKP-ja u është drej­tu­ar atyre për kon­sul­tim dhe mendim.

Për arrit­jen e objek­ti­vave, çdo komi­sion mund të angazho­jë spe­cial­istë të kual­i­fikuar.

  1. Komi­sionet e përher­shme e të spe­cial­izuara trepalëshe krye­so­hen nga kryetari dhe kanë në për­bër­je jo më shumë se 6 (gjashtë) anë­tarë. Për­bër­ja e tyre për­cak­to­het nga KKP-ja.
  2. Kryetarët e komi­sion­eve të përher­shme e të spe­cial­izuara trepalëshe cak­to­hen nga min­istri i Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë nga admin­is­tra­ta e kësaj min­istrie, sipas fushave që ata mbu­lo­jnë. Anë­tarët e komi­sion­eve, për­faqë­sues të insti­tu­cion­eve shtetërore, cak­to­hen nga tit­ullarët e tyre.
  3. Anë­tarët e komi­sion­eve, për­faqë­sues të orga­ni­zatave të punë­mar­rësve e punëd­hënësve (dy për secilën palë) propo­zo­hen nga nënkryetarët e palëve.
  4. Për funk­sion­imin e KKP-së, në struk­turën e Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë ngri­het sekre­tariati i KKP-së, i për­bërë nga tre sekre­tarë, respek­tivisht nga një për çdo palë të për­faqë­suar në këtë Këshill. Për emërim­in e sekre­tarëve të KKP-së mer­ret edhe mendi­mi i part­nerëve socialë.
  5. Bux­heti i pavarur i KKP-së për­bëhet nga:
  6. a) fon­di i dhënë nga bux­heti i shtetit;
  7. b) dona­cione dhe pro­jek­te të ndryshme, të ligjshme.
  8. Fon­di i dhënë nga bux­heti i shtetit për Këshillin Kom­bë­tar të Punës për­doret, krye­sisht, për për­bal­lim­in e shpen­z­imeve:
  9. a) të mbled­hjeve të KKP-së;
  10. b) të mbled­hjeve të komi­sion­eve të përher­shme e të spe­cial­izuara të tij;
  11. c) për funk­sion­imin e zyrave shtetërore të paj­tim­it;

ç) për orga­niz­imin dhe pjesë­mar­rjen në kon­fer­en­ca trepalëshe;

  1. d) të sem­i­nareve dhe aktiviteteve kual­i­fikuese trepalëshe.
  2. KKP-ja bën mira­timin para­prak të pro­jek­t­bux­hetit vje­tor dhe, nëpër­m­jet min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, ia propo­zon atë për mira­tim Këshillit të Min­is­trave.
  3. Vendi­mi nr. 730, datë 6.11.2003 i Këshillit të Min­is­trave “Për funk­sion­imin e Këshillit Kom­bë­tar të Punës dhe për cak­timin e për­faqë­suesve të Këshillit të Min­is­trave në këtë Këshill”, shfuqi­zo­het.
  4. Ngarko­het min­istri i Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për ndjek­jen e zba­tim­it të këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim