VENDIM

Nr. 521, datë 6.8.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PUNËN ME PAJISJE ME EKRAN SHFAQËS”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për punën me pajis­je me ekran shfaqës”, sipas tek­stit bashkëlid­hur këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PUNËN ME PAJISJE

ME EKRAN SHFAQËS

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male për sig­ur­inë dhe shën­detin për punën me pajis­je me ekran shfaqës.
  2. Rreg­ul­lor­ja zba­to­het për të gjitha sub­jek­tet dhe vendet e punës, bren­da fushës së zba­tim­it të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, ku zhvil­lo­het një veprim­tari pune ose formim, pavarë­sisht mënyrës së orga­nizim­it, llo­jeve të pronë­sisë, ose arsyet pse zhvil­lo­het puna ose formi­mi në vendin e punës.
  3. Kjo rreg­ul­lore nuk zba­to­het për:
  4. a) pajis­jet me ekran shfaqës në kabi­nat e shofer­ëve ose kabi­nat e kon­trol­lit për autom­jetet ose makiner­itë;
  1. b) pajis­jet me ekran shfaqës në bor­din e mjeteve të trans­portit;
  2. c) pajis­jet me ekran shfaqës të cilat janë krye­sisht për për­dorim pub­lik;

ç) pajis­jet “por­ta­tive” me ekran shfaqës jo me për­dorim të zgjatur në një vend indi­vid­ual pune;

  1. d) mak­i­nat llog­a­r­itëse, pajis­jet numëruese të par­ave dhe çfarë­do pajis­je që ka një ekran shfaqës të vogël të të dhë­nave ose të mat­jes, të nevo­jshëm për për­dorim­in direkt të pajis­jes;
  2. dh) mak­i­nat e shtyp­it me pro­jek­timin tradi­cional, të njo­hu­ra si “mak­i­na shtypi me dritare”.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Pajis­je me ekran shfaqës” është çdo ekran shfaqës, që reflek­ton shkro­n­ja, num­ra, shen­ja ose figu­ra, pavarë­sisht pro­ce­sit të shfaq­jes që për­doret;
  2. b) “Ven­di indi­vid­ual i punës” është një tërësi ele­mentesh, që përf­shin pajis­jet me ekran shfaqës, që mund të shoqëro­hen me tastierë, ose pajis­je për hed­hjen e infor­ma­cionit dhe/ose soft­ware-in, i cili për­cak­ton ndër­faqen oper­a­tor-mak­inë, pajis­jet ndih­mëse fakul­ta­tive, pajis­jet e jashtme duke përf­shirë tele­fonin, modemin, print­erin, mba­jtësen e doku­menteve, kar­ri­gen dhe tryezën e punës ose sipër­faqen e punës, si dhe mje­disin e punës për­reth tij.
  3. c) “Punë­mar­rës në punë me pajis­je me ekran shfaqës” është çdo punë­mar­rës, siç përku­fi­zo­het në ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, i cili për­dor rreg­ull­isht pajis­je me ekran shfaqës, jo më pak se 4 orë në ditë pune.

ç) “Ergono­mia” është një disi­plinë, e cila foku­so­het te parimet e pro­jek­tim­it të ele­menteve të sis­temit të punës, përf­shirë objek­tet, pro­ce­set dhe kushtet e punës, që t’i për­sh­tat­en njeri­ut, me qël­lim zvogëlim­in e sforcim­it fizik, pare­hatisë dhe risqeve.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSVE

Neni 3

Anal­iza e vendeve indi­vid­uale të punës

  1. Punëd­hënësi kryen një anal­izë të vendeve indi­vid­uale të punës, për të vlerë­suar kushtet e sig­urisë dhe shën­de­tit për punë­mar­rësit, veçanër­isht lid­hur me risqet e mund­shme për shikimin, lod­hjen fizike dhe men­dore.
  2. Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për të kor­rigjuar kushtet e punës dhe për të zvogëlu­ar ose elimin­uar risqet e gje­tu­ra, mbi bazën e vlerësim­it të për­men­dur në pikën 1, duke mar­rë parasysh efek­tet sht­esë dhe/ose të kom­bin­uara të risqeve të kon­stat­u­ara.
  3. Punëd­hënësi ndërmerr hapa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që ven­di indi­vid­ual i punës të plotë­so­jë kërke­sat e për­cak­tu­ara në shto­jcën 1 të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 4

Puna e përdit­shme

Punëd­hënësi plan­i­fikon veprim­tar­itë e punë­mar­rësit në mënyrë të tillë që, puna me ekran shfaqës, të ndër­pritet rreg­ull­isht, nëpër­m­jet pushimeve ose ndryshimeve të veprim­tarisë, për të zvogëlu­ar ngarkesën e punës me ekran shfaqës.

Neni 5

Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre për të gjitha aspek­tet e sig­urisë dhe shën­de­tit mbi vendin e tyre indi­vid­ual të punës, lid­hur me pajis­jet me ekran shfaqës, veçanër­isht për masat e për­cak­tu­ara në nenet 3, 5 dhe 7, si dhe për çdo masë të sig­urisë dhe shën­de­tit të mar­rë në për­puth­je me këtë rreg­ul­lore.
  2. Punëd­hënësi sig­uron formim të për­sh­tat­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin indi­vid­ual të punës lid­hur me pajis­jet me ekran shfaqës, për­para fil­lim­it të punës dhe sa herë që orga­niz­i­mi i ven­dit indi­vid­ual të punës ndryshon në mënyrë thel­bë­sore.

Neni 6

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Në për­puth­je me nenin 13 të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për kon­sul­timin dhe pjesë­mar­rjen e punë­mar­rësve në lid­hje me punën me pajis­je me ekran shfaqës, rezul­tatet e anal­izës së vendeve të punës dhe masat që duhet të mer­ren, për të zvogëlu­ar dhe elimin­uar aspek­tet neg­a­tive të punës.

Neni 7

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Mbro­jt­ja e syve dhe e shikim­it të punë­mar­rësve.
  2. a) Punëd­hënësi sig­uron për punë­mar­rësit një test të për­sh­tat­shëm të syve dhe shikim­it nga një spe­cial­ist i fushës.

- për­para fil­lim­it të punës me ekrane shfaqëse,

- më pas, në inter­vale të rreg­ull­ta, min­i­mu­mi 1 herë në 3 vjet,

- nëse paraqesin vështirësi të shikim­it, që mund të jenë për shkak të punës me ekrane shfaqëse.

  1. b) Punëd­hënësi sig­uron ekza­min­im oftal­mologjik për punë­mar­rësit kur rezul­tatet e testit të për­men­dur në pikën 1.a të këtij neni tre­go­jnë se kjo është e nevo­jshme.
  2. c) Nëse rezul­tatet e testit të për­men­dur në pikën 1.a, ose të ekza­minim­it të për­men­dur në pikën 1.b të këtij neni, tre­go­jnë se është e nevo­jshme dhe nëse pajis­jet kor­rigjuese për për­dorim nor­mal nuk mund të për­doren, punëd­hënësi pajis punë­mar­rësin me pajis­je kor­rigjuese spe­ciale, të për­sh­tat­shme për punën në fjalë.
  3. Nëse punë­mar­rësi paraqet ndon­jë prob­lem shën­de­të­sor, në lid­hje me punën me ekran shfaqës, punëd­hënësi sig­uron një ekza­min­im shën­de­të­sor të sis­temit musku­lo-skeletik, neu­rologjik dhe të venave.
  4. Masat e mar­ra në bazë të këtij neni, në asnjë rrethanë, nuk mund t’i ngarko­jnë punë­mar­rësit me kos­to finan­cia­re sht­esë.

SHTOJCË

KËRKESA MINIMALE

Koment para­prak

Detyrimet e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen për të arrit­ur objek­ti­vat e kësaj rreg­ul­lore­je, në mënyrë që:

- ele­men­tët e nevo­jshëm të pajis­jeve me ekran shfaqës, të jenë të pran­ishëm në vendin indi­vid­ual të punës; dhe

- kërke­sat bazë ose karak­ter­is­tikat e punës me pajis­je me ekran shfaqës të mos e pen­go­jnë zba­timin e kësaj rreg­ul­lore­je.

Për­sh­tat­jet teknike me kërke­sat e kësaj rreg­ul­lore­je duhet të mar­rin parasysh pro­gresin teknik.

  1. PAJISJET
  2. a) Koment i përgjithshëm

Për­dori­mi i pajis­jes me ekran shfaqës, në vendin indi­vid­ual të punës, nuk paraqet risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

  1. b) Ekrani shfaqës

Shen­jat në ekran janë me kon­ture dhe for­ma të qar­ta, me për­masa të për­sh­tat­shme dhe me hapësirë të mjaftueshme ndër­m­jet shen­jave dhe vijave.

Imazhi në ekran është i qën­drueshëm, pa drid­hje ose for­ma të tjera të paqën­druesh­mërisë.

Ndriçi­mi dhe/ose kon­trasti ndër­m­jet shen­jave dhe sfon­dit janë lehtë­sisht të ndryshueshme nga punë­mar­rësi dhe lehtë­sisht të për­sh­tat­shme me kushtet e ambi­en­tit.

Ekrani është lehtë­sisht i rro­tul­lueshëm dhe i anueshëm për t’iu për­sh­tatur nevo­jave të punë­mar­rësit.

Është i mundur për­dori­mi i një baze të ndarë për ekranin, ose një tavo­line, që mund të për­sh­tatet.

Ekrani nuk ka shkëlqim dhe reflek­tim ver­bues që mund të shkak­to­jë pare­hati për punë­mar­rësin.

Dis­tan­ca opti­male e të par­it, ndër­m­jet syrit të punë­mar­rësit dhe deta­jit të vëzhguar në ekran, varet nga për­masa e deta­jit dhe ekran­it shfaqës dhe është ndër­m­jet 500–700 mm. Dis­tan­ca e të par­it nuk duhet të jetë më e vogël se 400 mm.

  1. c) Tastiera

Tastiera është e anueshme dhe e ndarë nga ekrani në mënyrë që punë­mar­rësi të gje­jë pozi­cion të rehat­shëm pune duke shman­gur lod­hjen e duarve ose krahëve.

Hapësira për­bal­lë tastierës është e mjaftueshme për të ofru­ar mbështet­je për duart dhe krahët e punë­mar­rësit.

Tastiera ka sipër­faqe jo reflek­tuese për të shman­gur shkëlqimin ver­bues.

Dizen­ji­mi dhe për­masat e buton­ave të tastierës lehtë­so­jnë për­dorim­in e saj.

Sim­bo­let në buto­nat e tastierës janë me kon­trast të mjaftueshëm dhe të lex­ueshme nga pozi­cioni nor­mal i punës.

ç) Tryeza e punës ose plat­for­ma e punës

Tryeza ose syp­ri­na e punës kanë sipër­faqe të mjaftueshme, me gjatësi të pak­tën 1200 mm dhe me gjerësi të pak­tën 750 mm, me reflek­tim të ulët dhe lejo­jnë ven­dos­je të për­sh­tat­shme të ekran­it, tastierës, doku­menteve dhe pajis­jeve të lid­hu­ra.

Mba­jtës­ja e doku­menteve është e qën­drueshme dhe e për­sh­tat­shme dhe pozi­ciono­het në mënyrë që të min­i­mi­zo­jë nevo­jën për lëviz­je të pare­hat­shme të kokës dhe të syve.

Hapësira e punës është e mjaftueshme për punë­mar­rësin për të gje­tur një pozi­cion pune të rehat­shëm dhe për të ndryshuar pozi­cionin e këm­bëve. Hapësira poshtë pjesës ku puno­het ka lartësi prej të pak­tën 650 mm, gjerësi 500–800 mm dhe thel­lësi prej 750 mm.

  1. d) Kar­ri­gia e punës

Kar­ri­gia e punës është e qën­drueshme dhe i lejon punë­mar­rësit lir­sh­mëri lëviz­je­je dhe pozi­cion të rehat­shëm.

Nden­jës­ja ka lartësi të ndryshueshme prej 400 deri 520 mm, thel­lësi prej 350 deri 500 mm dhe gjerësi rreth 480 mm.

Mbështetës­ja e nden­jës­es është e ndryshueshme në lartësi dhe në pjer­rësi.

Është e për­sh­tat­shme që nden­jës­ja të jetë e pajisur me mbështetëse për çlod­hjen e krahëve, me lartësi rreth 270 mm mbi nden­jësen, gjerësi min­i­male prej 70 mm dhe dis­tan­ca ndër­m­jet vendeve për çlod­hjen e krahëve prej 500 mm.

Mbështetëse për këm­bët ofro­het për çdo punë­mar­rës sipas kërkesës së tij. Mbështetës­ja për këm­bët ka lartësi dhe pjer­rësi të ndryshueshme nga 5o deri 15o, gjatësi min­i­male prej 450 mm, gjerësi min­i­male prej 300 mm dhe sipër­faqe jo rrëshqitëse.

  1. MJEDISI
  2. a) Kërke­sa të hapësirës

Hapësira e ven­dit indi­vid­ual të punës është jo më pak se 12 m³ për per­son dhe pro­jek­to­het në mënyrë të tillë që të ofro­jë lehtësi për ndryshimin e pozi­cionit dhe kry­er­jen e lëviz­jeve të punë­mar­rësit.

  1. b) Ndriçi­mi

Ndriçi­mi i mje­dis­it të punës dhe/ose ndriçi­mi i ven­dit indi­vid­ual të punës sig­uro­het në nivele nga 300 deri 700 luks dhe me kon­trast të për­sh­tat­shëm ndër­m­jet ekran­it dhe mje­dis­it në sfond, duke mar­rë parasysh llo­jin e punës dhe nevo­jat e shikim­it të për­dorue­sit.

Shkëlqi­mi i mund­shëm ver­bues shqetë­sues dhe reflek­timet në ekran ose pajis­je të tjera paran­dalo­hen nëpër­m­jet për­sh­tat­jes së ven­dit të punës dhe ven­dit indi­vid­ual të punës me pozi­cionimin dhe karak­ter­is­tikat teknike të burimeve arti­fi­ciale të dritës.

  1. c) Reflek­timet dhe shkëlqi­mi ver­bues

Vendet indi­vid­uale të punës pro­jek­to­hen në mënyrë të tillë që burimet e dritës, si dritaret dhe pjesë të tjera të hapu­ra, sipër­faqet ndarëse të tej­duk­shme ose që lejo­jnë kalim­in e dritës dhe instalimet, ose muret e ngjy­ro­sura me ngjyra të shn­drit­shme, të mos shkak­to­jnë shkëlqim ver­bues të drejt­për­drejtë dhe as reflek­time shpërqën­druese mbi ekran.

Dritaret pajisen me sis­tem të për­sh­tat­shëm mbu­li­mi të ndryshueshëm për të zbu­tur dritën e diel­lit, që bie mbi vendin indi­vid­ual të punës.

ç) Zhur­ma

Gjatë mobilim­it të ven­dit ose vendeve indi­vid­uale të punës, mer­ret parasysh që zhur­ma e eme­t­u­ar nga pajis­jet të mos kalo­jë vlerën prej 60dB(A) në vendin indi­vid­ual, për të mos shpërqen­dru­ar vëmend­jen ose vështirë­suar komu­nikimin.

  1. d) Tem­per­atu­ra

Pajis­jet që i përkasin ven­dit ose vendeve indi­vid­uale të punës nuk prod­ho­jnë nxe­htësi të tepërt, që mund të shkak­to­jë pare­hati për punë­mar­rësit. Tem­per­atu­ra opti­male është 22–27o C dhe tem­per­atu­ra e pranueshme 18–30o C.

  1. dh) Rreza­ti­mi

Rreza­ti­mi, me për­jash­tim të pjesës së duk­shme të spek­trit elek­tro­mag­netik, është në nivele të papër­fill­shme nga pikë­pam­ja e mbro­jt­jes së sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve.

  1. e) Lagësh­tia

Niveli i lagështisë mba­het në nivele të pranueshme, ndër­m­jet 30–70%.

3.NDËRFAQJA E OPERATORIT/ KOMPJUTERIT

Në pro­jek­timin, përzg­jed­hjen, autor­iz­imin dhe mod­i­fikimin e soft­ware-it dhe në pro­jek­timin e detyrave, që përf­shi­jnë për­dorim­in e pajis­jeve me ekran shfaqës, punëd­hënësi merr parasysh parimet e mëposhtme:

  1. a) software‑i është i për­sh­tat­shëm për detyrën;
  2. b) software‑i është i lehtë për t’u për­dorur dhe, kur është e për­sh­tat­shme, i adaptueshëm me nivelin e njo­hurive ose për­vo­jën e punë­mar­rësit; asnjë pajis­je kon­trol­luese sasiore ose cilë­sore nuk mund të për­doret pa dijen­inë e punë­mar­rësve;
  3. c) sis­temet i japin infor­ma­cion punë­mar­rësit mbi ecur­inë e punës së tyre;

ç) sis­temet paraqesin infor­ma­cion në një for­mat dhe në një ritëm të për­sh­tat­shëm për punë­mar­rësit;

  1. d) parimet e ergonomisë së soft­ware-it zba­to­hen, në veçan­ti, për për­punimin e të dhë­nave njerë­zore.
  2. dh) pajis­jet e kon­trol­lit sasior dhe cilë­sor nuk mund të për­doren pa informimin para­prak të punë­mar­rësit.

[1]. Direk­ti­va e Këshillit 90/270 KE, e datës 29 maj 1990, “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për punën me pajis­je me ekrane shfaqës” (direk­ti­va e pestë indi­vid­uale në kup­tim të nen­it 16 (1) të direktivës89/391/KEE) (Celex 31990L0270).

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim