VENDIM

Nr. 522, datë 6.8.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me agjen­tët kimikë në punë”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET

LIDHUR ME AGJENTËT KIMIKË NË PUNË

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi dhe fusha e zba­tim­it

  1. Qël­li­mi i kësaj rreg­ul­lore­je është për­cak­ti­mi i kërke­save min­i­male për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet që shkak­to­hen apo mund të shkak­to­hen nga efek­tet e agjen­tëve kimikë të pran­ishëm në vendin e punës, ose si rezul­tat i çdo veprim­tarie të punës që përf­shin agjen­të kimikë.
  2. Rreg­ul­lor­ja zba­to­het në rastet kur agjen­tët kimikë të rrezik­shëm janë të pran­ishëm ose mund të jenë të pran­ishëm në vendin e punës, pa kufizuar në asnjë rast zba­timin e dis­poz­i­tave ligjore mbi agjen­tët kimikë të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin mbi mbro­jt­jen nga rreza­ti­mi dhe në legjis­la­cionin mbi mbro­jt­jen nga kancerog­jenët dhe mutag­jenët në vendin e punës.
  3. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het pa kufizuar zba­timin e legjis­la­cionit më shtrëngues dhe/ose më speci­fik që rreg­ul­lon trans­portin e mall­rave të rrezik­shme, si dhe mar­rëvesh­jet ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Repub­li­ka e Shqipërisë në këtë fushë.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Agjent kimik” është çdo ele­ment ose për­bër­je kimike, vetëm ose në for­më të përzi­er, siç ndod­het në gjend­jen natyrale ose siç prod­ho­het, për­doret ose çliro­het, për­shirë çlir­im­in si mbet­je, nëpër­m­jet çfarë­do veprim­tarie pune, prod­huar me qël­lim ose jo dhe hed­hur në treg ose jo;
  2. b) “Agjent kimik i rrezik­shëm” është:
  3. i) çdo agjent kimik që plotë­son kriteret për klasi­fikim si sub­stancë ose perzier­je e rrezik­shme sipas legjis­la­cionit në fuqi për sub­stan­cat dhe perzier­jet kimike, përveç atyre që plotë­so­jnë vetëm kriteret për klasi­fikim si të rrezik­shëm për mje­disin,
  4. ii) çdo agjent kimik i cili, pavarë­sisht se nuk plotë­son kriteret për klasi­fikim si i rrezik­shëm në për­puth­je me pikën b(i) të këtij neni, mundet që për shkak të vetive të tij fiziko-kimike, kimike ose tok­sikologjike, si dhe mënyrës se si për­doret ose është i pran­ishëm në vendin e punës, të paraqesë risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, duke përf­shirë çdo agjent kimik për të cilin është cak­tu­ar një vlerë kufi e ekspozim­it në punë;
  5. c) “Veprim­tari që përf­shin agjen­të kimikë”, është çdo punë në të cilën për­doren ose syn­o­het të për­doren agjen­tët kimikë, në çfarë­dol­loj pro­ce­si, duke përf­shirë prod­himin, për­punimin, rua­jt­jen, trans­portin, nxjer­rjen jashtë për­dorim­it dhe tra­j­timin e tyre, ose që rezul­ton nga një punë e tillë;

ç) “Vlerë kufi e ekspozim­it në punë” është, nëse nuk është speci­fikuar ndryshe, kufiri i mesa­tares së pon­deru­ar në kohë të përqen­drim­it të një agjen­ti kimik në ajër bren­da zonës së frymë­mar­rjes[2] së punë­mar­rësit në lid­hje me një peri­ud­hë kohore ref­er­ence speci­fike;

  1. d) “Vlerë kufi biologjike” është kufiri i përqen­drim­it në mje­disin biologjik të për­sh­tat­shëm të agjen­tit përkatës, metaboli­tit të tij ose të një indika­tori të efek­tit;
  2. dh) “Mbikëqyr­je shën­de­të­sore” është vlerësi­mi i gjend­jes shën­de­të­sore të një punë­mar­rësi në lid­hje me ekspoz­imin ndaj agjen­tëve kimikë speci­fikë në punë;
  3. e) “Rrezik” është vetia e qenë­sishme e një agjen­ti kimik me poten­cial për të shkak­tu­ar dëm;

ë) “Risk” është prob­a­biliteti që dëmi poten­cial të shfaqet në kushtet e për­dorim­it dhe/ose ekspozim­it.

Neni 3

Vler­at kufi të ekspozim­it në punë dhe vler­at kufi biologjike

  1. Vler­at kufi të ekspozim­it në punë janë për­cak­tu­ar në shto­jcën 1 dhe vler­at kufi biologjike për­cak­to­hen në shto­jcën 2. Këto vlera kufi janë të detyrueshme bren­da fushës së zba­tim­it të kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Min­is­tria përgjegjëse për shën­de­tës­inë mon­i­toron dhe propo­zon pranë Këshillit të Min­is­trave ndryshimin e vler­ave kufi të ekspozim­it në punë dhe vler­ave kufi biologjike dhe infor­mon për këto vlera orga­ni­zatat e punë­mar­rësve dhe të punëd­hënësve.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4

Për­cak­ti­mi dhe vlerësi­mi i riskut të agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm

  1. Punëd­hënësi për­cak­ton nëse agjen­të kimikë të rrezik­shëm janë të pran­ishëm në vendin e punës. Ai vlerë­son risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve që lindin nga këta agjen­të kimikë, duke mar­rë parasysh ele­men­tët e mëposhtëm:
  2. a) vetitë e rrezik­shme;
  3. b) infor­ma­cionin mbi sig­ur­inë dhe shën­detin të ofru­ar nga furnizue­si, përf­shirë tabelat e të dhë­nave të sig­urisë (SDS);
  4. c) nivelin, llo­jin dhe kohëzg­jat­jen e ekspozim­it;

ç) rrethanat e punës që përf­shi­jnë agjen­të të tillë, përf­shirë sas­inë e tyre;

  1. d) vler­at kom­bëtare kufi të ekspozim­it në punë ose vler­at kufi biologjike;
  2. dh) efek­tin e masave paran­daluese të mar­ra ose që duhen mar­rë;
  3. e) kur është e mundur, për­fundimet që nxir­ren nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore e kry­er.

Punëd­hënësi sig­uron infor­ma­cione sht­esë që nevo­jiten për vlerësimin e riskut nga furnizue­si ose nga burime të tjera lehtë­sisht të disponueshme. Kur është e për­sh­tat­shme, ky infor­ma­cion përf­shin vlerësimin speci­fik lid­hur me riskun për për­dorue­sit, të për­cak­tu­ar në legjis­la­cionin në fuqi për agjen­tët kimikë.

  1. Punëd­hënësi zotëron doku­mentin e vlerësim­it të riskut, dhe iden­ti­fikon masat paran­daluese dhe mbro­jtëse që janë mar­rë në për­puth­je me nenet 5 dhe 6 të kësaj rreg­ul­lore­je. Doku­men­ti i vlerësim­it të riskut mba­het i përditë­suar, veçanër­isht nëse ka pasur ndryshime të rëndë­sishme në rrethanat e ven­dit të punës ose nëse mbikëqyr­ja shën­de­të­sore e punë­mar­rësve tre­gon se kjo është e nevo­jshme. Vlerësi­mi i riskut doku­men­to­het në një for­më të për­sh­tat­shme në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe mund të përf­shi­jë një jus­ti­fikim nga ana e punëd­hënësit se natyra e risqeve të lid­hu­ra më agjen­tët kimikë, e bëjnë të panevo­jshëm një vlerësim të mëte­jshëm të deta­juar.
  2. Vlerësi­mi i riskut përf­shin edhe disa aktivitete të cak­tu­ara të ndër­mar­rjes ose veprim­tarisë së saj, të tilla si mirëm­ba­jt­ja, për të cilat parashiko­het se ka një risk për ekspoz­im të rëndë­sishëm, ose që mund të ketë efek­te të dëmshme për sig­ur­inë dhe shën­detin për arsye të tjera edhe pasi janë mar­rë të gjitha masat teknike.
  3. Në rastin e aktiviteteve që përf­shi­jnë ekspoz­imin ndaj disa agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm, risku vlerë­so­het mbi bazën e riskut që paraqitet nga të gjithë këta agjen­të kimikë të kom­bin­uar.
  4. Një aktivitet i ri që përf­shin agjen­të kimikë të rrezik­shëm fil­lon vetëm pasi të jetë kry­er vlerësi­mi i risqeve të kësaj veprim­tarie dhe pasi të jenë zbat­u­ar masat paran­daluese të iden­ti­fikuara.

Neni 5

Parime të përgjithshme për paran­dal­im­in e risqeve

  1. Për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në çdo aktivitet që përf­shin pran­inë e agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm, punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme paran­daluese, të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi, përf­shirë ato të për­cak­tu­ara në këtë rreg­ul­lore.
  2. Risqet për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në çfarë­dol­loj veprim­tarie që përf­shin agjen­të kimikë të rrezik­shëm elim­i­no­hen ose reduk­to­hen në min­i­mum nëpër­m­jet:
  3. a) pro­jek­tim­it dhe orga­nizim­it të punës në vendin e punës;
  4. b) ofrim­it të pajis­jeve të për­sh­tat­shme për punë me agjen­të kimikë dhe parashiki­mi i pro­ce­du­rave të mirëm­ba­jt­jes, të cilat sig­uro­jnë shën­detin dhe sig­ur­inë e punë­mar­rësve në punë;
  5. c) reduk­tim­it në min­i­mum të num­rit të punë­mar­rësve të ekspozuar, ose që mund të ekspo­zo­hen;

ç) reduk­tim­it në min­i­mum të kohëzg­jat­jes dhe inten­sitetit të ekspozim­it;

  1. d) masave higjieno-san­itare të për­sh­tat­shme;
  2. dh) reduk­tim­it të sasisë së agjen­tëve kimikë të pran­ishëm në vendin e punës në min­i­mu­min e kërkuar për llo­jin e punës në fjalë;
  3. e) pro­ce­du­rave të për­sh­tat­shme të punës, përf­shirë masat për tra­j­timin, rua­jt­jen dhe trans­portin e sig­urt bren­da ven­dit të punës të agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm dhe mbet­jeve që përm­ba­jnë agjen­të kimikë të tillë.
  4. Kur rezul­tatet e vlerësim­it të riskut nxjer­rin në pah një risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, zba­to­hen masat speci­fike të mbro­jt­jes, paran­dalim­it dhe mon­i­torim­it të për­cak­tu­ara në nenet 6, 7 dhe 10 të kësaj rreg­ul­lore­je.
  5. Kur rezul­tatet e vlerësim­it të riskut tre­go­jnë se, për shkak të sasive të një agjen­ti kimik të rrezik­shëm të pran­ishëm në vendin e punës, ka vetëm një risk të ulët për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve dhe masat e mar­ra në për­puth­je me pikat 1 dhe 2 të këtij neni janë të mjaftueshme për të zvogëlu­ar atë risk, atëherë dis­poz­i­tat e nen­eve 6, 7 dhe 10 të kësaj rreg­ul­lore­je nuk zba­to­hen.

Neni 6

Masa speci­fike të mbro­jt­jes dhe të paran­dalim­it

  1. Punëd­hënësi garan­ton që risku për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në punë nga një agjent kimik i rrezik­shëm të elim­i­no­het ose zvogëlo­het në min­i­mum.
  2. Zëvendësi­mi kry­het me për­parësi dhe është pro­ce­si nëpër­m­jet të cilit punëd­hënësi shmang për­dorim­in e një agjen­ti kimik të rrezik­shëm, duke e zëvendë­suar atë më një agjent kimik ose pro­ces, që në kushtet e për­dorim­it të tij nuk është i rrezik­shëm, ose është më pak i rrezik­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve, sipas rastit. Kur natyra e veçan­të e aktivitetit nuk lejon që risku të elim­i­no­het nëpër­m­jet zëvendësim­it, atëherë punëd­hënësi sig­uron që risku të reduk­to­het në min­i­mum nëpër­m­jet zba­tim­it të masave të mbro­jt­jes dhe të paran­dalim­it, në për­puth­je me vlerësimin e riskut, sipas këtij ren­di pri­or­i­tar:
  3. a) Pro­jek­ti­mi i pro­ce­seve të për­sh­tat­shme të punës dhe kon­trolleve teknike, si dhe për­dori­mi i pajis­jeve dhe mate­ri­aleve të për­sh­tat­shme për të shman­gur apo min­i­mizuar çlir­im­in e agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm;
  4. b) Zba­ti­mi i masave të mbro­jt­jes kolek­tive në burim­in e riskut, si ajri­mi i për­sh­tat­shëm, ose masa të tjera teknike dhe orga­ni­za­tive;
  5. c) Zba­ti­mi i masave të mbro­jt­jes indi­vid­uale, përf­shirë për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale, kur ekspoz­i­mi nuk mund të paran­dalo­het me mënyra të tjera. Kjo sit­u­atë nuk do të jetë e përher­shme.
  6. Masat e për­men­dura në pikën 2 të këtij neni shoqëro­hen, kur është e për­sh­tat­shme për natyrën e riskut, nga mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, siç për­cak­to­het në nenin 10 të kësaj rreg­ul­lore­je.
  7. Punëd­hënësi kryen rreg­ull­isht mat­je të agjen­tëve kimikë të rrezik­shëm, si dhe kur ka ndryshime në kushtet, të cilat mund të ndiko­jnë në ekspoz­imin e punë­mar­rësve ndaj agjen­tëve kimikë, në vendin e punës, sipas nevo­jës, në veçan­ti në lid­hje me vler­at kufi të ekspozim­it në punë, përveç rasteve kur ai provon përmes for­mave të tjera të për­sh­tat­shme të vlerësim­it se është arrit­ur paran­dal­i­mi dhe mbro­jt­ja e duhur sipas pikës 2 të këtij neni.
  8. Në çdo rast, punëd­hënësi vepron men­jëherë për të për­mirë­suar sit­u­atën duke zbat­u­ar masa paran­daluese dhe mbro­jtëse, nëse vlera kufi e ekspozim­it në punë dhe/ose vlera kufi biologjike është tejkalu­ar, duke mar­rë parasysh natyrën e atij kufiri.
  9. Punëd­hënësi, mbi bazën e vlerësim­it të riskut dhe parimeve të përgjithshme për paran­dal­im­in e risqeve, merr masa teknike dhe/ose orga­ni­za­tive, të për­sh­tat­shme me natyrën e aktivitetit, përf­shirë rua­jt­jen, tra­j­timin dhe veçimin e agjen­tëve kimikë të papa­jtueshëm, për të sig­u­ru­ar mbro­jt­jen e punë­mar­rësve kun­drejt rrez­iqeve që lindin nga vetitë fiziko-kimike të agjen­tëve kimikë. Punëd­hënësi merr masat e për­sh­tat­shme sipas këtij ren­di për­parësie:
  10. a) Për të paran­dalu­ar pran­inë në vendin e punës të përqen­drimeve të rrezik­shme të sub­stan­cave që mar­rin flakë ose sasive të rrezik­shme të sub­stan­cave kimik­isht jo të qën­drueshme, ose ku natyra e punës nuk e lejon këtë;
  11. b) Për të shman­gur pran­inë e burimeve të ndez­jes, të cilat mund të pro­voko­jnë zjarre dhe shpërthime, ose të kushteve të pafa­vor­shme, të cilat mund të bëhen shkak që sub­stan­cat ose përzier­jet e sub­stan­cave kimik­isht të paqën­drueshme të sjellin paso­ja fizike të dëmshme; dhe
  12. c) Për të zbu­tur efek­tet e dëmshme për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në rast zjar­ri ose shpërthi­mi si paso­jë e ndez­jes së sub­stan­cave që mar­rin flakë ose paso­jave fizike të dëmshme që lindin nga sub­stan­ca kimik­isht të paqën­drueshme ose përzier­ja e sub­stan­cave.
  13. Pajis­jet e punës dhe sis­temet mbro­jtëse të sig­u­ru­ara nga punëd­hënësi për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve janë në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi mbi pro­jek­timin, prod­himin dhe furniz­imin lid­hur me sig­ur­inë dhe shën­detin në punë. Masa teknike dhe/ose orga­ni­za­tive të mar­ra nga punëd­hënësi mar­rin në kon­sid­er­atë dhe janë në për­puth­je me kat­e­go­riz­imin në grupe të pajis­jeve sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit në fuqi lid­hur me pajis­jet dhe sis­temet e mbro­jt­jes të synuara për për­dorim në atmos­fera poten­cial­isht shpërthyese.
  14. Punëd­hënësi sig­uron kon­troll të mjaftueshëm të impianteve, pajis­jeve dhe makiner­ive, si dhe ofrim­in e pajis­jeve për kufiz­imin e shpërthimeve ose masave për çlir­im­in e pre­sion­it të shpërthim­it.

Neni 7

Masat për menax­himin e aksi­den­teve, inci­den­teve dhe emergjen­cave

  1. Punëd­hënësi har­ton pro­ce­du­ra si plane vepri­mi, dhe merr masa për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga aksi­den­tet, inci­den­tet ose emergjen­cat që kanë lid­hje me agjen­të kimikë të rrezik­shëm. Këto masa përf­shi­jnë ushtrime përkatëse të sig­urisë në inter­vale kohore të rreg­ull­ta dhe ofrim­in e pajis­jeve dhe mjedi­s­eve të për­sh­tat­shme të ndih­mës së parë.
  2. Në rastin e një aksi­den­ti ose inci­den­ti, punëd­hënësi vepron men­jëherë për të elimin­uar ose izolu­ar shkakun, për të zbu­tur efek­tet e tij dhe për të infor­muar punë­mar­rësit që kanë lid­hje me këtë sit­u­atë. Për të riven­do­sur sit­u­atën në nor­malitet:
  3. a) Punëd­hënësi zba­ton masa të për­sh­tat­shme për të për­mirë­suar sit­u­atën sa më shpe­jt të jetë e mundur;
  4. b) Në zonën e prekur lejo­hen të puno­jnë për kry­er­jen e riparimeve dhe punëve të tjera të nevo­jshme vetëm ata punë­mar­rës që janë të domos­doshëm dhe të for­muar;
  5. c) Këta punë­mar­rës pajisen me vesh­je mbro­jtëse, pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale dhe pajis­je dhe sis­teme të posaçme të sig­urisë, të cilat për­doren për sa kohë zgjat sit­u­a­ta. Kjo sit­u­atë nuk do të jetë e përher­shme.

ç) Per­son­at e pam­bro­j­tur nuk lejo­het që të qën­dro­jnë në zonën e prekur.

  1. Punëd­hënësi për­gatit infor­ma­cion për masat e emergjencës që përf­shin agjen­të kimikë të rrezik­shëm dhe e vë atë në dis­pozi­cion të shër­bimeve të brend­shme dhe të jashtme të emergjencës. Ky infor­ma­cion duhet të përf­shi­jë:
  2. a) Njof­timin para­prak mbi rrez­iqet përkatëse në punë, masat për iden­ti­fikimin e rrez­iqeve, masat paran­daluese dhe pro­ce­du­rat, në mënyrë që shër­bimet e emergjencës të mund të për­gatisin masat paran­daluese dhe pro­ce­du­rat e veta të kundër­përgjig­jes,
  3. b) Çdo infor­ma­cion të disponueshëm lid­hur me rrez­iqe speci­fike që kri­jo­hen ose mund të kri­jo­hen në kohën e një aksi­den­ti ose inci­den­ti, përf­shirë infor­ma­cionin sa u takon pro­ce­du­rave të har­tu­ara në për­puth­je me këtë nen.
  4. Punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar pran­inë e mjeteve par­ala­jmëruese dhe sis­te­meve të tjera të komu­nikim­it, të nevo­jshme për të sin­jal­izuar një risk të shtu­ar të sig­urisë dhe shën­de­tit dhe për të mundë­suar një reag­im të për­sh­tat­shëm, mar­rjen e hapave të men­jëher­shëm të kor­rigjim­it, ndih­mës, si dhe mundësimin e largim­it dhe shpë­tim­it men­jëherë nëse lind nevo­ja.

Neni 8

Informi­mi dhe formi­mi

  1. Punëd­hënësi sig­uron që punë­mar­rësve dhe/ose për­faqë­suesve të tyre t’u ofro­hen:
  2. a) Të dhë­na të sig­u­ru­ara nga vlerësi­mi i riskut dhe infor­ma­cione të tjera, sa herë që një ndryshim mad­hor në vendin e punës sjell një ndryshim të këtyre të dhë­nave;
  3. b) Të dhë­na për agjen­tët kimikë të rrezik­shëm që ndod­hen në vendin e punës, si: emër­ti­mi i tyre, rrez­iqet për sig­ur­inë dhe shën­detin, vler­at përkatëse kufi të ekspozim­it në punë dhe dis­pozi­ta të tjera ligjore;
  4. c) Formim dhe informim mbi masat paran­daluese të për­sh­tat­shme dhe veprime për t’u ndër­mar­rë në mënyrë që të rua­jnë veten e tyre dhe punë­mar­rësit e tjerë në vendin e punës;

ç) Akses në çdo tabelë të të dhë­nave të sig­urisë (SDS) të ofru­ar nga furnizue­si, sipas legjis­la­cionit në fuqi.

Infor­ma­cioni ofro­het në një mënyrë që i për­sh­tatet rezul­tatit të vlerësim­it të riskut dhe mba­het i përditë­suar, duke përf­shirë njof­timin me gojë, udhëz­ime për punë­mar­rës të veçan­të, formimin e punë­mar­rësve dhe infor­ma­cionin me shkrim në varësi të natyrës dhe shkallës së riskut.

  1. Në rastet kur kon­te­jn­erët dhe tuba­cionet me agjen­të kimikë të rrezik­shëm të për­dorur në punë nuk shën­jo­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin për etike­timin e agjen­tëve kimikë dhe shen­jat e sig­urisë në vendin e punës, punëd­hënësi sig­uron që përm­ba­jt­ja dhe natyra e përm­ba­jt­jes së kon­te­jn­erëve dhe tuba­cion­eve dhe rrez­iqet që lid­hen me sub­stan­ca kimike të rrezik­shme të pran­ishme të jenë qartë­sisht të iden­ti­fikueshme.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË NDRYSHME

Neni 9

Ndal­ime

  1. Për të paran­dalu­ar risqet për shën­detin nga ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj agjen­tëve kimikë dhe/ ose nga veprim­tari të cak­tu­ara që përf­shi­jnë agjen­të kimikë, prod­hi­mi, fab­riki­mi ose për­dori­mi në punë i agjen­tëve kimikë dhe veprim­tarive të për­cak­tu­ara në shto­jcën 3 ndalo­het në masën e për­cak­tu­ar në këtë shto­jcë.
  2. Min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë lejon për­jash­time nga kërke­sat e pikës 1 të këtij neni, rast pas rasti, vetëm në rrethanat e mëposhtme:
  3. a) për efekt të kërkim­it dhe tes­tim­it shken­cor, përf­shirë anal­izën;
  4. b) për veprim­tar­itë e synuara për eli­m­in­imin e agjen­tëve kimikë që janë të pran­ishëm në for­mën e nën-pro­duk­teve ose pro­duk­teve mbet­je;
  5. c) për prod­himin e agjen­tëve kimikë të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni për t’u për­dorur si pro­duk­te të ndër­m­jetme dhe për për­dorim­in e tyre si pro­duk­te të tillë.
  6. Në të gjitha rrethanat e pikës 2 të këtij neni, ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj agjen­tëve kimikë të për­men­dur në pikën 1 të këtij neni duhet të shmanget, veçanër­isht duke parashikuar që prod­hi­mi dhe për­dori­mi i agjen­tëve të tillë kimikë si ndër­m­jetës të kry­het sa më herët që të jetë e mundur vetëm në një sis­tem të mbyl­lur, i cili mundë­son që agjen­ti kimik i lart­për­men­dur të mer­ret në sas­inë e nevo­jshme për të mon­i­toru­ar pro­cesin ose për të bërë mirëm­ba­jt­je të sis­temit.
  7. Për lejimin e për­jash­timeve sipas pikës 2 të këtij neni, min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë i kërkon punëd­hënësit që të paraqesë doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  8. a) arsyen për kërkimin e për­jash­timeve;
  9. b) sas­inë e agjen­tit kimik për t’u për­dorur në vit;
  10. c) veprim­tar­itë dhe/ose pro­ce­set ose reak­sionet e përf­shi­ra;

ç) num­rin e punë­mar­rësve përgjegjës që mund të përf­shi­hen;

  1. d) masat para­prake të parashikuara për të mbro­j­tur sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve lid­hur me këtë pro­ces;
  2. dh) masat teknike dhe orga­ni­za­tive që duhet të mer­ren për të paran­dalu­ar ekspoz­imin e punë­mar­rësve.

Pas depoz­itim­it të të gjithë doku­menta­cionit përkatës dhe pas shqyr­tim­it të bërë nga spe­cial­istët përkatës, min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë ven­dos mira­timin ose jo të kërkesës së punëd­hënësit për lejimin e për­jash­timeve.

Neni 10

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Punëd­hënësi orga­ni­zon mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të për­sh­tat­shme për punë­mar­rësit për të cilët rezul­tatet e vlerësim­it sipas nen­it 4 të kësaj rreg­ul­lore­je tre­go­jnë se ka një risk për shën­detin e punë­mar­rësve, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore. Bazuar në rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, apliko­hen masat paran­daluese në vendin speci­fik të punës.
  2. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, kry­het kur:
  3. a) Ekspoz­i­mi i punë­mar­rësit ndaj një agjen­ti kimik të rrezik­shëm është i tillë që një sëmund­je e iden­ti­fikueshme ose efekt neg­a­tiv në shën­det mund të jetë i lid­hur me ekspoz­imin; dhe
  4. b) Sëmund­ja ose paso­ja mund të ndod­hë në rrethana të veçan­ta të punës së punë­mar­rësit; dhe
  5. c) Tekni­ka e shqyr­tim­it (e për­dorur gjatë mbikëqyr­jes shën­de­të­sore) paraqet risk min­i­mal për punë­mar­rësit.

Për më tepër, duhet të ketë tekni­ka të vlef­shme për diag­nos­tikimin e sëmund­jes ose të paso­jave në shën­det.

  1. Kur një vlerë kufi biologjike e detyrueshme është për­cak­tu­ar sipas shto­jcës 2 të kësaj rreg­ul­lore­je,

mbikëqyr­ja shën­de­të­sore është një kërkesë e detyrueshme për punën me agjentin kimik të rrezik­shëm në fjalë. Punë­mar­rësit infor­mo­hen për këtë kërkesë për­para se t’u cak­to­het detyra që përf­shin riskun e ekspozim­it ndaj agjen­tit kimik të rrezik­shëm të treguar.

  1. Për secilin punë­mar­rës që i nën­shtro­het mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, mba­hen dhe përditë­so­hen të dhë­nat indi­vid­uale të shën­de­tit dhe tregue­sit e ekspozim­it në kartelën indi­vid­uale të shën­de­tit në punë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë. Të dhë­nat indi­vid­uale të treguesve biologjikë mund të jenë pjesë e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore. Punë­mar­rësi me kërkesën e tij ka akses për të dhë­nat në kartelën e tij/saj të shën­de­tit në punë dhe shkallën e ekspozim­it. Kop­je të kartelës së shën­de­tit në punë i dorë­zo­hen autoritetit kom­pe­tent me kërkesë të tij.
  2. Deta­jet për mba­jt­jen, rua­jt­jen dhe për­dorim­in e të dhë­nave shën­de­të­sore, të dhë­nave të ekspozim­it dhe rezul­tat­eve të mon­i­torim­it biologjik janë të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, të mirat­u­ara nga min­is­tria përgjegjëse për shën­de­tës­inë. Të dhë­nat për shën­detin dhe ekspoz­imin ruhen në mënyrë të për­sh­tat­shme që të jetë i mundur kon­sul­ti­mi në një datë të mëvon­shme, bazuar në parim­in e kon­fi­den­cialitetit. Kur ndër­mar­r­ja pushon veprim­tar­inë, lista e punë­mar­rësve të ekspozuar dhe karte­lat e shën­de­tit në punë dorë­zo­hen pranë struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikën kom­bëtare në fuqi.
  3. Kur, si rezul­tat i mbikëqyr­jes shën­de­të­sore të kry­er nga një mjek ose një pro­fe­sion­ist i kujde­sit shën­de­të­sor në punë, një punë­mar­rës kon­sta­to­het me një sëmund­je të iden­ti­fikueshme ose efekt neg­a­tiv për shën­detin si paso­jë e ekspozim­it në punë ndaj një agjen­ti kimik të rrezik­shëm, ose kur kon­sta­to­het tejkali­mi i një vlere kufi biologjike të detyrueshme, punë­mar­rësi infor­mo­het nga mjeku ose per­sona të tjerë të kual­i­fikuar në mënyrë të për­sh­tat­shme për rezul­tatin që lid­het me atë per­son­al­isht përf­shirë infor­ma­cionin dhe këshillim­in lid­hur me çdo mbikëqyr­je shën­de­të­sore që ai duhet t’i nën­shtro­het pas për­fundim­it të ekspozim­it, dhe punëd­hënësi:
  4. a) rishikon vlerësimin e riskut;
  5. b) rishikon masat e parashikuara për të elimin­uar ose reduk­tu­ar riskun;
  6. c) merr parasysh këshillën e pro­fe­sion­is­tit të kujde­sit shën­de­të­sor në punë për zba­timin e masave të kërkuara për eli­m­in­imin ose reduk­timin e riskut, përf­shirë mundës­inë e cak­tim­it të punë­mar­rësit në një punë alter­na­tive, ku nuk ka risk për ekspoz­im të mëte­jshëm;

ç) sig­uron mbikëqyr­je të vazh­dueshme shën­de­të­sore dhe merr masa për rishikimin e gjend­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësve të tjerë që kanë qenë të ekspozuar në mënyrë të ngjashme, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë. Në raste të tilla mjeku i punës apo pro­fe­sion­isti i kujde­sit shën­de­të­sor në punë propo­zon që per­son­at e ekspozuar t’i nën­shtro­hen një ekza­min­i­mi mjekë­sor.

Neni 11

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose e për­faqë­suesve të tyre zhvil­lo­het në për­puth­je me ligjin nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

Neni 12

Udhëzue­sit prak­tikë

  1. Për zba­timin e kësaj rreg­ul­lore­je dhe bazuar në udhëzues ndërkom­bë­tarë, min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë mira­ton udhëzues prak­tikë jo të detyrueshëm, për një peri­ud­hë kohe 1-(një) vjeçare nga koha e hyr­jes në fuqi të kësaj rreg­ul­lore­je:
  2. a) Udhëzues prak­tik për për­cak­timin dhe vlerësimin e riskut, si dhe për rishikimin dhe rreg­ul­limet e nevo­jshme;
  3. b) Udhëzues prak­tik për masat paran­daluese të përgjithshme për të kon­trol­lu­ar riskun;
  4. c) Udhëzues prak­tik për masat speci­fike mbro­jtëse dhe paran­daluese për të kon­trol­lu­ar riskun;

ç) Udhëzues për mon­i­torim­in biologjik dhe mbikëqyr­jen shën­de­të­sore.

SHTOJCA I

VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT NDAJ AGJENTËVE KIMIKË NË PUNË (1)

“Vler­at kufi të ekspozim­it në punë” janë vlera të detyrueshme, të bazuara në shën­det, të cilat për­cak­to­jnë nivelet kufi të ekspozim­it, poshtë të cilave, si rreg­ull, nuk pritet të ketë paso­ja neg­a­tive lid­hur me çdo sub­stancë të dhënë, pas një ekspoz­i­mi ditor ose afat-shkurtër, gjatë gjithë viteve të punës.

 

Nr.

CAS (2) EMRI I AGJENTIT VLERAT KUFI TË EKSPOZIMIT Shën­im (3)
8 orë (4) Afat­shkurtër (5)
mg/m3 (5) ppm (6) mg/m3 ppm (7)
1 625–16‑1 Acetat terc-amili 270 50 540 100 -
2 112–07‑2 Acetat butok­si-2-etili 133 20 333 50 lëkurë
3 111–15‑9 Acetat etok­si-2-etili 11 2 - - lëkurë
4 123–92‑2 Acetat izopen­tili 270 50 540 100 -
5 626–38‑0 Acetat metil-1-butili 270 50 540 100 -
6 110–49‑6 Acetat metiok­si-2-etili - 1 - - lëkurë
7 108–65‑6 Acetat metok­si ‑2-metil-1-etili 275 50 550 100 lëkurë
8 628–63‑7 Acetat pen­tili 270 50 540 100 -
9 620–11‑1 Acetat pentili‑3 270 50 540 100 -
10 108–05‑4 Acetat vinili 17,6 5 35,2 10 -
11 67–64‑1 Ace­ton 1210 500 - - -
12 75–05‑8 Ace­toni­tril 70 40 - - lëkurë
13 64–19‑7 Acid acetik 25 10 - - -
14 64–18‑6 Acid formik 9 5 - - -
15 7697–37‑2 Acid nitrik - - 2,6 1 -
16 7664–38‑2 Acid orto­fos­forik 1 - 2 - -
17 88–89‑1 Acid pikrik 0,1 - - - -
18 79–09‑4 Acid pro­pi­onik 31 10 62 20 -
19 144–62‑7 Aci­di oksa­lik 1 - - - -
20 7664–93‑9 Aci­di sul­fu­rik (mjeg­ull) 0,05 - - - (10, 11)
21 107–18‑6 Alkol alilik 4,8 2 12,1 5 lëkurë
22 141–43‑5 Amino-2-etanol 2,5 1 7,6 3 lëkurë
23 7664–41‑7 Amo­ni­ak, anhidër 14 20 36 50 -
24 7440–22‑4 Argjend, met­a­lik 0,1 - - - -
25 Argjend, për­bër­je të tret­shme, si Ag 0,01 - - - -
26 26628–22‑8 Azid natri­u­mi 0,1 - 0,3 - lëkurë
27 Bar­i­um (për­bër­je të tret­shme, si Ba) 0,5 - - - -
28 7783–07‑5 Bihidrog­jen selenuri 0,07 0,02 0,17 0,05 -
29 80–05‑7 Bis­fenol A (pluhur i thithshëm) 10 - - - -
30 75–15‑0 Bisul­fur kar­boni 15 5 - - lëkurë
31 7726–95‑6 Brom 0,7 0,1 - - -
32 10035–10‑6 Bro­mur hidrog­jeni - - 6,7 2 -
33 78–93‑3 Butanon 600 200 900 300 -
34 111–76‑2 Butok­si-2-etanol 98 20 246 50 lëkurë
35 112–34‑5 (Butoksi-2-etoksi)-2- etanol 67,5 10 101,2 15 -
36 420–04‑2 Cianamid 1 0,58 - - lëkurë
37 110–82‑7 Cik­lo­hekzan 700 200 - - -
38 108–94‑1 Cik­lo­hekzanon 40,8 10 81,6 20 lëkurë
39 109–89‑7 Dietil­am­inë 15 5 30 10 -
40 75–34‑3 Diklor‑1,1‑etan 412 100 - - lëkurë
14 95–50‑1 Diklor‑1,2‑benzen 122 20 306 50 lëkurë
42 106–46‑7 Diklor‑1,4‑benzen 122 20 306 50 -
43 124–40‑3 Dimetil­am­inë 3,8 2 9,4 5 -
44 123–91‑1 Dioksan‑1,4 73 20 - -
45 124–38‑9 Diok­sid kar­boni 9000 5000 - - -
46 105–60‑2 Epsilon-Kapro­lak­tam (pluhur dhe avull) 10 - 40 - -
47 60–29‑7 Eter dieti­lik 308 100 616 200 -
48 115–10‑6 Eter dimeti­lik 1920 1000 - - -
49 1634–04‑4 Eter metil-terc buti­lik 183,5 50 367 100 -
50 140–88‑5 Eti­lakri­lat 21 5 42 10 -
51 75–04‑7 Etil­am­inë 9,4 5 - - -
52 100–41‑4 Etil­ben­zen 442 100 884 200 lëkurë
53 107–21‑1 Etileng­likol 52 20 104 40 lëkurë
54 110–80‑5 Etok­si-2- etanol 8 2 - - lëkurë
55 98–83‑9 Fenil-2-propen 246 50 492 100 -
56 108–95‑2 Fenol 8 2 16 4 lëkurë
57 7782–41‑4 Flu­or 1,58 1 3,16 2 -
58 7664–39‑3 Flu­o­rur hidrog­jeni 1,5 1,8 2,5 3 -
59 Flu­o­rure, inor­ganike 2,5 - - - -
60 7803–51‑2 Fos­finë 0,14 0,1 0,28 0,2 -
61 75–44‑5 Fos­g­jen 0,08 0,02 0,4 0,1 -
62 110–43‑0 Heptanon‑2 238 50 475 100 lëkurë
63 106–35‑4 Heptanon‑3 95 20 - - -
64 1305–62‑0 Hidroksid kalci­u­mi 5 - - - -
65 7580–67‑8 Hidrur litiu­mi 0,025 - - - -
66 78–78‑4 Izopen­tan 3000 1000 - - -
67 Kallaj (për­bër­jet inor­ganike, si Sn) 2 - - - -
68 7782–50‑5 Klor - - 1,5 0,5 -
69 75–45‑6 Klordi­flu­o­rmetan 3600 1000 - - -
70 75–00‑3 Klore­tan 268 100 - - -
71 67–66‑3 Klo­ro­form 10 2 - - lëkurë
72 7647–01‑0 Klorur hidrog­jeni 8 5 15 10 -
73 1319–77‑3 Kre­zol (gjithë izomerët) 22 5 - - -
74 Krom (II) inor­ganik dhe Krom (III) Për­bër­je inor­ganike (të patret­shme) 2 - - - -
75 7440–47‑3 Krom, Met­al 2 - - - -
76 1330–20‑7 Ksilen, izomere të përziera, i pastër 221 50 442 100 lëkurë
77 98–82‑2 Kumen 100 20 250 50 lëkurë
78 108–38‑3 m- Ksilen 221 50 442 100 lëkurë
79 108–67‑8 Mesi­tilen (Trimetil­ben­zenët) 100 20 - - (10)
80 67–56‑1 Metanol 260 200 - - Lëkurë
81 80–62‑6 Metil metakri­lat - 50 - 100 -
82 108–10‑1 Metil-4-pen­tanon‑2 83 20 208 50 -
83 110–12‑3 Metil-5-hekzanon‑2 95 20 - - -
84 541–85‑5 Metil-5-hep­tanon‑3 53 10 107 20 -
85 96–33‑3 Meti­lakri­lat 18 5 36 10 -
86 624–83‑9 Metili­zo­cianat - - 0,02 - -
87 107–98‑2 Metok­si-1-propanol ‑2 375 100 568 150 Lëku­ra
88 109–86‑4 Metok­si-2-etanol - 1 - - Lëkurë
89 111–77‑3 (Metok­si-2-etok­si)- 2- etanol 50,1 10 - - Lëkurë
90 34590–94‑8 (Metoksi-2-metiletoksi)-propanol 308 50 - - Lëkurë
91 Error! Ref­er­ence source not found.
92 Mërkuri dhe kom­ponimet dyva­lente inor­ganike përf­shirë oksidin e mërku­rit dhe klorurin e mërku­rit (matur si mërkur) 0,02 - - -  

(9)Error! Ref­er­ence source not found.

93 108–90‑7 Monok­lor­ben­zen 23 5 70 15 -
94 108–90‑7 Monok­lor­ben­zen 23 5 70 15 -
95 10102–43‑9 Monok­sid azoti 30 25 - - -
96 110–91‑8 Mor­folinë 36 10 72 20 -
97 127–19‑5 N,N‑Dimetilacetamid 36 10 72 20 Lëkurë
98 68–12‑2 N,N‑Dimetilformamid 15 5 30 10 Lëkurë
99 91–20‑3 Naf­tal­en 50 10 - - -
100 141–32‑2 n‑Butilakrilat 11 2 53 10 -
101 463–82‑1 Neopen­tan 3000 1000 - - -
102 110–54‑3 n‑Hekzan 72 20 - - -
103 142–82‑5 n‑Heptan 2085 500 - - -
104 54–11‑5 Nikot­inë 0,5 - - - Lëkurë
105 98–95‑3 Nitroben­zeni 1 0,2 - - Lëkurë
106 872–50‑4 n‑Metil pirolidon‑2 40 10 80 20 Lëkurë
107 95–47‑6 o‑Ksilen 221 50 442 100 Lëkurë
108 10026–13‑8 Pen­tak­lorur fos­fori 1 - - - -
109 109–66‑0 Pen­tan 3000 1000 - - -
110 1314–80‑3 Pen­ta­sul­fur difos­fori 1 - - - -
111 1314–56‑3 Pen­tok­sid difos­fori 1 - - - -
112 110–85‑0 Piper­az­i­na 0,1 - 0,3 - -
113 8003–34‑7 Piretrum (i pas­tru­ar nga lak­tonet sen­si­tizuese) 1 - - -
114 110–86‑1 Pirid­inë 15 5 - - -
115 106–42‑3 p‑Ksilen 221 50 442 100 Lëkurë
116 7440–06‑4 Platin, met­a­lik 1 - - - -
117 Plumb inor­ganik dhe për­bër­je të tij 0,15 - (8)
118 108–46‑3 Resor­cinë 45 10 - - Lëkurë
119 3689–24‑5 Sul­fotep 0,1 - - - Lëkurë
120 7783–06-04 Sul­fur hidrog­jeni 7 5 14 10 -
121 109–99‑9 Tetrahidro­fu­ran 150 50 300 100 Lëkurë
122 108–88‑3 Tolu­en 192 50 384 100 Lëkurë
123 121–44‑8 Tri­etil­am­inë 8,4 2 12,6 3 Lëkurë
124 71–55‑6 Triklor‑1,1,1- etan 555 100 1100 200 -
125 120–82‑1 Triklor‑1,2,4- ben­zen 15,1 2 37,8 5 Lëkurë
126 526–73‑8 Trimetil‑1,2,3‑benzen 100 20 - - -
127 95–63‑6 Trimetil‑1,2,4‑benzen 100 20 - - -

_________________

1 Kjo listë përf­shin vler­at kufi indika­tive të ekspozim­it në punë të ndod­hu­ra në direk­ti­vat e Bashkim­it Evropi­an 91/322/KEE, 2000/39/KE, 2006/15/KE dhe 2009/161/KE.

2 CAS, Num­ri i Regjistrit të Shër­bim­it të Abstrak­teve Kimike.

3 Fjala “Lëkurë” te kolona “Shën­im” për një “Vlerë kufi të ekspozim­it” tre­gon mundës­inë e një mar­rje­je të rëndë­sishme nëpër­m­jet lëkurës.

4 Matur ose llog­a­r­it­ur në lid­hje me një mesa­tare të pon­deru­ar në kohë për një peri­ud­hë refer­i­mi prej 8 orësh.

5 Vlerë kufi e ekspozim­it afat­shkurtër. Një vlerë kufi mbi të cilën nuk duhet të ndod­hë ekspoz­i­mi dhe është e lid­hur me një peri­ud­hë prej 5 min­u­tash, përveç rasteve kur është speci­fikuar ndryshe.

6 mg/mg3: miligram për metër kub ajër në 20°C dhe 101,3 KPa.

7 ppm: pjesë për mil­ion sipas volu­mit në ajër (ml/m3).

8 Kjo vlerë kufi për plumbin është e detyrueshme në vendet e Bashkim­it Evropi­an, sipas direk­tivës 98/24/ KE.

9 Gjatë mon­i­torim­it të ekspozim­it ndaj mërku­rit dhe për­bër­jeve të tij inor­ganike dyva­lente, duhet të mer­ren parasysh teknikat përkatëse të mon­i­torim­it biologjik që plotë­so­jnë Vler­at Kufi Indika­tive të Ekspozim­it në Punë.

10 Gjatë përzg­jed­hjes së një metode të për­sh­tat­shme për mon­i­torim­in e ekspozim­it, mer­ren parasysh kufizimet poten­ciale dhe inter­fer­en­cat që mund të shfaqen në pran­inë e për­bër­jeve të tjera të squ­fu­rit.

11 Mjeg­ul­la për­cak­to­het si frak­sion torak­si (frak­sion i grim­cave të inhalu­ara, që janë në gjend­je të kalo­jnë përtej laringut).

SHTOJCA II

VLERA KUFI BIOLOGJIKE TË DETYRUESHME DHE MASAT E MBIKËQYRJES SHËNDETËSORE

  1. Mon­i­tori­mi biologjik përf­shin mat­jen e nivelit të plumbit në gjak (PbGj) duke për­dorur spek­trometrinë e absorbim­it atom­ik ose një metodë që jep rezul­tate të njëvler­shme. Vlera kufi biologjike e detyrueshme është:

70 μg Pb/100 ml gjak.

  1. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore kry­het nëse:
  2. a) ekspoz­i­mi ndaj përqen­drim­it të plumbit në ajër është më i madh se 0,075 mg/metër kub, e llog­a­r­it­ur si një mesa­tare e pon­deru­ar në kohë për 40 orë në javë; ose
  3. b) niveli i plumbit në gjak te punë­mar­rësi është më i lartë se 40 μg Pb/100 ml gjak.
  4. Udhëz­ime prak­tike për mon­i­torim­in biologjik dhe mbikëqyr­jen shën­de­të­sore për­gatiten në për­puth­je me nenin 12 të kësaj rreg­ul­lore­je.

SHTOJCA III

NDALIME

Prod­hi­mi, fab­riki­mi ose për­dori­mi në punë i agjen­tëve kimikë dhe veprim­tarive që përf­shi­jnë agjen­tët kimikë të për­cak­tu­ar më poshtë janë të ndalu­ara. Ndal­i­mi nuk zba­to­het nëse agjen­ti kimik është i pran­ishëm në një agjent tjetër kimik, ose si pjesë për­bërëse e mbet­jeve, me kusht që përqen­dri­mi i tij të jetë më i ulët se kufiri i speci­fikuar.

Agjen­tët kimikë:

Nr. CAS 91–59‑8       ß‑Naftilamina dhe kripërat e saj (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92–67‑1       Amino-4-bife­nili dhe kripërat e tij (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92–87‑5       Ben­zid­i­na dhe kripërat e saj (mbi 0,1% m/m);

Nr. CAS 92–93‑3       Nitro-4-bife­nili (mbi 0,1%).

[1] Direk­ti­va e BE-së 98/24 KE, e datës 7 prill 1998, “Për mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe sig­urisë së punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me agjen­tët kimikë në punë”, (direk­ti­va e katërm­bëd­hjetë indi­vid­uale në kup­tim të nen­it 16(1) të direk­tivës 89/391/KEE) (Celex 31998L0024).

[2] Zona e frymë­mar­rjes, sipas përku­fizim­it të dhënë në stan­dard­in EN 1540 “është hem­is­fera me rreze 30 cm për­para fytyrës, me qendër në mes të vijës që bashkon veshët. Baza e hem­is­fer­ës është një plan që kalon përmes kësaj vije, majës së kokës dhe laringut. Ky për­shkrim teknik nuk apliko­het kur për­doret pajis­je mbro­jtëse res­pi­ra­tore.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim