VENDIM

Nr. 64, datë 27.1.2016

PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE QË KANË FITUAR STATUSIN E JETIMIT

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­eve 4 e 8, të ligjit nr. 7995, datë 20.9.1995, “Për nxit­jen e punësim­it”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 8153, datë 31.10.1996, “Për sta­tusin e jetim­it”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Për­fitues të këtij pro­gra­mi janë punëkërkues të rinj, nën moshën 30 vjeç, të cilët kanë sta­tusin e jetim­it. Punëkërkue­sit do të për­fi­to­jnë formim nëpër­m­jet punës dhe punësim. Zyra përkatëse e punësim­it finan­con punëd­hënësin:
  2. a) Në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj për tra­jn­imin nëpër­m­jet punës, për çdo per­son, për një peri­ud­hë 3‑mujore;
  3. b) Për çdo punëkërkues të papunë të përf­shirë në pro­gram, me një pagesë pjesë­mar­rje­je në kurs, në masën 100 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di, për të gjithë kohëzg­jat­jen e tra­jnim­it. Zyra përkatëse e punësim­it kryen edhe derd­hjen e kon­tribu­tit për sig­urim­in nga aksi­den­tet në punë, në masën 0.3 për qind të pagës min­i­male, i cili derd­het në degën përkatëse;
  4. c) Për çdo punëkërkues të papunë me një financim mujor në masën 100 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di për 9 muaj dhe në masën 50 për qind të pagës min­i­male në shkallë ven­di, për çdo per­son, për 6‑mujorin pasard­hës, me kusht që kohëzg­jat­ja e kon­tratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 21 muaj.

ç)    Me një financim mujor, në masën 100 për qind të kon­tributeve të sig­urimeve të detyrueshme shoqërore dhe shën­de­të­sore, për një peri­ud­hë 15-mujore nga data e nën­shkrim­it të kon­tratës së punës. Ky financim bëhet nga zyra e punësim­it, sipas pro­ce­du­rave përkatëse.

  1. Ske­ma të fil­lo­jë të zba­to­het në vitin 2016 dhe kohëzg­jat­ja e saj të jetë 5 (pesë) vjet.
  2. Punëd­hënësit, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë përf­shir­jen në pro­gram deri në 50 për qind të num­rit mesa­tar të të sig­u­ru­arve në tre mua­jt e fun­dit.

Punëd­hënësit e rinj, per­sona juridikë apo fizikë, kanë të drejtë të kërko­jnë përf­shir­jen në pro­gram deri 40% të num­rit të punon­jësve të punë­suar.

  1. Punëd­hënësit, që apliko­jnë për këtë pro­gram, duhet të kenë një tra­jnues për deri 15 kur­san­të.
  2. Për të për­fi­tu­ar nga ky pro­gram, punëd­hënësi duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësim­it, ku ai zhvil­lon veprim­tar­inë, doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  3. a) Ekstrak­tin e Qen­drës Kom­bëtare të Regjistrim­it për regjistrim­in, si per­son juridik apo fizik;
  4. b) Num­rin e iden­ti­fikim­it të per­son­it të tat­ueshëm (NIPT-in);
  5. c) Vërte­timin për shly­er­jen e kon­tributeve për sig­urimet shoqërore e shën­de­të­sore, që lëshohen nga organi tati­mor përkatës, për aq kohë sa ushtro­jnë veprim­tar­inë, por jo më shumë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare, nga çasti i aplikim­it;

ç) Num­rin e llog­a­risë bankare;

  1. d) Vërte­timin nga dega e tatim-tak­save, ku per­soni juridik ushtron veprim­tar­inë, për shly­er­jen e detyrimeve tati­more për aq kohë sa kryen veprim­tar­inë, por jo më shumë se për një peri­ud­hë kohore njëv­jeçare nga çasti i aplikim­it. Për per­son­at juridikë apo fizikë, të cilët kanë detyrime ndaj organ­eve tati­more, por vërte­to­jnë se në momentin e aplikim­it në këtë pro­gram:
  2. i) kanë lid­hur mar­rëvesh­jet përkatëse për shly­er­jen e këtyre detyrimeve dhe janë të rreg­ullt në shly­er­jen e tyre;
  3. ii) kanë shly­er detyrimet, por kanë ende pa paguar gjo­bat;

iii) kanë shly­er detyrimet ose kanë ven­do­sur garan­ci bankare për shumën e plotë të detyrim­it, në për­puth­je me nenin 107, të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për pro­ce­du­rat tati­more në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe janë në pro­ces të ape­lim­it admin­is­tra­tiv dhe në pro­cese gjyqë­sore me organet tati­more.

Këta per­sona duhet të jenë të pajisur me vërte­timet e lëshuara nga organet tati­more, si dhe me doku­mentet përkatëse të pagesës së detyrimeve.

  1. dh) Bux­hetin anal­i­tik të tra­jnim­it;
  2. e) Infor­ma­cion për:
  3. i) num­rin e fuqisë punë­tore;
  4. ii) listën e të sig­u­ru­arve;

iii) nivelin e pagës së dhënë për çdo per­son;

  1. iv) pro­fe­sion­in, për të cilin do të tra­jno­hen punëkërkue­sit e papunë;
  2. v) dobinë social-ekonomike, që do të sjel­lë apliki­mi і këtij pro­gra­mi në zonën përkatëse, mbështe­tur në mundësitë reale, kapacitetet e lira që ofron sub­jek­ti, kushtet e punës e të tra­jnim­it, në për­puth­je me sipër­faqen, makiner­itë, pajis­jet etj.;
  3. vi) akte të inspek­tim­it në punë, të kry­era nga Inspek­torati Shtetëror i Punës.
  4. Punëd­hënësi, në bashkëpunim me zyrën përkatëse të punësim­it dhe në mbështet­je të të dhë­nave të doku­menta­cionit, të për­cak­tu­ar në pikën 4, të këtij vendi­mi, plotë­son for­mu­la­rin përkatës, sipas mod­elit të mirat­u­ar nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar і Punësim­it.
  5. Punëd­hënësit mund të apliko­jnë për pro­gramin në mënyrë elek­tron­ike apo pranë zyrave të punësim­it.
  6. Zyra përkatëse e punësim­it і paraqet këshillit ven­dor trepalësh, të ngrit­ur pranë saj, pro­jek­tet që kërko­hen të zba­to­hen aty ku ajo ushtron veprim­tar­inë. Këshilli ven­dor trepalësh shqyr­ton dhe vlerë­son dobinë social-ekonomike të pro­jek­teve të paraqi­tu­ra dhe і mira­ton ato në parim.
  7. Pasi pro­jek­tet të jenë mirat­u­ar, në parim, në këshillin ven­dor trepalësh, ato dër­go­hen për mira­tim nga zyra përkatëse e punësim­it, si më poshtë vijon:
  8. a) Zyra ven­dore e punësim­it, sipas rastit, ia dër­gon Zyrës Qen­drore të Punësim­it ose Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it;
  9. b) Zyra rajonale e Punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikue­sit janë per­sona fizikë;
  10. c) Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it mira­ton pro­jek­tet, kur aplikue­sit janë per­sona juridikë.
  11. Për zba­timin e pikës 8, të këtij vendi­mi, në zyrat rajonale të punësim­it dhe në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it ngri­hen komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve, me jo më pak se 5 per­sona.
  12. Mënyra e orga­nizim­it, vlerësim­it të pro­jek­teve dhe e funk­sionim­it të punës, si dhe për­bër­ja e komi­sion­eve për­cak­to­hen me rreg­ul­lore të këshillit admin­is­tra­tiv trepalësh të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it.
  13. Komi­sionet e mira­tim­it të pro­jek­teve në zyrën rajonale të punësim­it dhe Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, pas hed­hjes në sis­temin përkatës, ven­dosin mira­timin ose jo të pro­jek­tit bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  14. Për pro­jek­tet e mirat­u­ara, zyra përkatëse e punësim­it, në bashkëpunim me punëd­hënësin, plotë­so­jnë listën e punëkërkuesve të papunë, që do të përf­shi­hen në pro­gram, të cilët duhet të jenë të regjistru­ar në zyrat e punësim­it.
  15. Per­son­at punëkërkues të papunë, që kundër­sh­to­jnë ofer­tën e zyrës përkatëse të punësim­it për pjesë­mar­rjen në formim, si më sipër, hiqen nga lista e punëkërkuesve të papunë.
  16. Ndër­m­jet Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe punëd­hënësit nën­shkruhet një kon­tratë, ku për­cak­to­hen të drej­tat dhe detyrimet, në për­puth­je me pro­gramin për secilën palë.
  17. Kon­tratat lid­hen vetëm për vitin bux­hetor, për të cilin është mirat­u­ar pro­jek­ti.
  18. Për vazhdimin e pro­jek­tit në vitin pasard­hës do të lid­het një kon­tratë sht­esë, në për­puth­je me fondet e mirat­u­ara atë vit.
  19. Punëd­hënësit dhe punë­mar­rësit nën-shkru­a­jnë një kon­tratë indi­vid­uale për mësimin e pro­fe­sion­it, sipas për­cak­timeve të bëra në Kodin e Punës dhe në këtë vendim.
  20. Punëd­hënësi, në rastet e largim­it të punëkërkuesve të papunë që tra­jno­hen, mund të bëjë zëvendësimin e tyre, bren­da dy mua­jve të parë të zba­tim­it të pro­gramit.
  21. Ky zëvendësim bëhet nga zyra përkatëse e punësim­it, pas njof­tim­it nga punëd­hënësi.
  22. Në zba­tim të pikës 1 të këtij vendi­mi, lid­het kon­tra­ta indi­vid­uale, ndër­m­jet punëd­hënësit dhe punëkërkue­sit, si punë­mar­rës, ku për­cak­to­hen të drej­tat e detyrimet e palëve deri në për­fundim të pro­gramit.
  23. Një kop­je e kon­tratës së punës depoz­i­to­het në zyrën përkatëse të punësim­it, e cila ndjek zba­timin e kon­tratës deri në për­fundim të pro­jek­tit.
  24. Nëse punëd­hënësi nuk respek­ton kushtin e punësim­it pas formim­it në punë, atij i hiqet e drej­ta për të riap­likuar në pro­jek­te të nxit­jes së punësim­it.
  25. Nëse punëd­hënësi, në mënyrë të men­jëher­shme dhe pa shkaqe të arsyeshme, bën zgjid­hje të kon­tratës së punës për punë­mar­rësin e tra­jnuar, është i detyru­ar ta kthe­jë të gjithë financimin e mar­rë për punëkërkuesin e punë­suar, që nga data e parë e dhënies së tij, së bashku me intere­sat e llog­a­r­it­u­ra sipas nor­mës bazë të intere­sit të Bankës së Shqipërisë.
  26. Kon­tratat tip, sipas për­cak­timeve të dhë­na në pikat 14, 15 e 17, të këtij vendi­mi, har­to­hen nga Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it dhe janë të detyrueshme për t’u zbat­u­ar nga zyrat përkatëse të punësim­it.
  27. Zyra përkatëse e punësim­it har­ton dhe dër­gon, çdo muaj, në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, infor­ma­cion për zba­timin e pro­jek­teve, per­son­at e tra­jnuar, për­fitue­sit e pro­grameve të mbështet­jes me të ard­hu­ra, punëkërkue­sit e papunë etj.
  28. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it anal­i­zon efek­t­shmërinë e pro­gramit dhe për­gatit raporte vje­tore, bren­da datës 31 mars të vitit pasard­hës, të cilat ia paraqet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe Drej­torisë së Ndih­mës Shtetërore, në Min­istrinë e Zhvil­lim­it Ekonomik, Tur­izmit, Tregtisë dhe Sipër­mar­rjes.
  29. Shër­bi­mi Kom­bë­tar i Punësim­it i ruan të dhë­nat për skemën deri në 10 (dhjetë) vjet pas dhënies së fun­dit të ndih­mës indi­vid­uale.
  30. Pro­gra­mi vlerë­so­het në vitin pasard­hës nga ekspertë ose orga­ni­za­ta të pavaru­ra me për­vo­jë në këtë fushë dhe që kanë njo­huri për tre­gun e punës sipas pro­ce­du­rave përkatëse.
  31. Kos­to­ja dhe vlerësi­mi i këtij pro­gra­mi për­bal­lo­hen nga fondet vje­tore të bux­hetit të shtetit, zëri “Nxit­ja e punësim­it”, mirat­u­ar për Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  32. Ngarko­het Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim